FIER/ Ylli Zeqaj eshte qelluar me thike ndersa ishte ne banesen e tij. Policia prangosi Luljeta Zeqajn dhe te birin
FIER - Vret ish-bashkeshortin me thike me ndihmen edhe te djalit te saj vetem 16-vjecar, teksa perfundon ne pranga. Ylli Zeqaj, banor i lagjes Apolonia ne qytetin e Fierit eshte gjetur ne banesen e tij, teksa ne trup kishte plage thike.
Ngjarja mesohet te kete ndodhur diten e premte, nderkohe qe trupi eshte gjetur mengjesin e se dieles. Policia ka shoqeruar ish-bashkeshorten e viktimes, dy djemte e tij, si dhe persona te tjere, te cilet jane marre ne pyetje per te zbuluar me teper lidhur me ngjarjen, nderkohe qe vetem ne oret e vona te mbremjes se kaluar deklaroi emrat e autoreve.
Ngjarja
Ylli Zeqaj banonte ne lagjen Apolonia, ne katin e pare te nje pallati. Mesohet se ai kishte nxjerre per shitje apartamentin ndersa prej nje viti ishte ndare nga bashkeshortja e tij me te cilen kishte dy djem. Mengjesin e se dieles djali i tij i vogel, rreth ores 10 30 te mengjesit te se dieles ka shkuar ne shtepi e me pas eshte drejtuar per tek shtepia e gjyshes se vet, se ciles i ka treguar se ka gjetur te atin te zhytur ne nje pellg gjaku. Me pas ata jane rikthyer ne banese.
Ka qene pikerisht nena e viktimes ajo qe ka njoftuar me tej te afermit, si dhe policine lidhur me vdekjen e te birit. Mberritja e mjekut ligjor ne banesen ku ndodhej trupi i 48-vjecarit ka bere qe te zbulohej se vdekja ishte shkaktuar si rrjedhoje e nje plage te thelle thike ne trupin e Zeqajt.
Hetimet
Burime nga policia bejne te ditur se viktima kishte pasur gjate gjithe kohes grindje me ish-gruan e tij. Shkak per kete ishte fakti qe ai kishte nxjerre njoftim per te shitur shtepine, gje per te cilen ish-bashkeshortja nuk ishte dakord. Kjo e fundit pas ndarjes banonte ne lagjen 1 Maji te Fierit ndersa dy djemte rrinin me babane e tyre, i cili punonte me meditje te persona te tjere.
E marre ne pyetje ish-bashkeshortja eshte shprehur se ajo kishte komunikuar ne telefon me te pasi kishte mesuar se Zeqaj po bente punime duke ndare me mur njeren dhome. Mesohet se ajo i ka kerkuar qe te mos bente asnje punim pa dijenine e saj. Dje ne mengjes ai eshte gjetur i vdekur me nje shenje te thelle plage ne trup.
Ne oret e vona te pasdites nga ana e bluve u be e ditur se nga autopsia kishte rezultuar se 48-vjecari ishte vrare me thike dhe se vrasja dyshohet te kete ndodhur diten e premte. Ne pyetje u moren dy djemte e viktimes, ish-bashkeshortja, si dhe te njohur te 48-vjecarit. Ne oret e vona te se dieles, u vendos arrestimi i gruas 45-vjecare Luljeta Zeqaj dhe i djalit te vogel te viktimes, vetem 16 vjec.
Sipas policise, pas nje sherri te ndodhur ne banese, ne bashkepunim me njeri-tjetrin ata kane vrare me thike kryefamiljarin. Krimi brenda familjes eshte kthyer ne nje plage per shoqerine shqiptare. Te shtunen nje burre ne Shkoder vrau bashkeshorten dhe vajzen.