Drejtuesit e shtetit, nepunesit e larte, perfshi ministra e politikane pergjithesisht te pergojuar (nga mediat apo ne menyre te ndersjelle) per abuzime, shpejtuan keto dite te beheshin personazhe ne kremtimet per 100-vjetorin e shenjtores Nene Tereza. Sigurisht, ceremonite zyrtare dhe gezimi per vleresimin e kesaj figure madheshtore, jane te natyrshme.
Ngjarja meriton kujdesin dhe vemendjen me te madhe. Por, gjithsesi, zelli i papare i zyrtareve te larte shqiptare dhe oborrtareve te tyre, njefaresoj bie ere. Me e pakta, le te bejme nje paralele midis veprimtarise se madheshtores se vogel Nene Tereza dhe ketyre lepurusheve.
Gruaja e shenjte fali gjithe jeten e saj per ta pare boten pak me te mire. Ajo ishte nje mireberese e palodhur, nuk kishte ndot te perkedhelte edhe duart e koken e nje lebrozi.
Nene Tereza nuk recitonte teori e konflikte, nuk shante e as nemte kend; ajo ishte nje veprimtare e palodhur e Zotit, nderonte dhe mbronte cdo te varfer dhe te pamundur.
Krejt ndryshe na vjen pamja e te pareve te shtetit dhe te administrates, sidomos ketu te ne. Grabites te pasurive kombetare; shkaterrues te kesaj pasurie permes pjesemarrjes ne privatizime me kosto qesharake; autore apo frymezues ne lloj-lloj aferash dhe historish te dyshimta.
Me tej, njerez medioker dhe fjaloses te rendomte; ne te shumten e kohes, sharjet dhe ulerimat kane per zanat. Dhe as qe mund te ndodhe ndryshe, sepse sic thote nje fjale e urte Ndergjegjja flet, interesi ulerin...
Por ja, kremtimet per Nene Terezen, jane nje rast i mire per tiu thene te tjereve Shikoni si e nderojme ne mireberjen, paqen, dashurine mes njerezve; shikoni sa te thjeshte dhe te perkore jemi, tamam si Nene Tereza.
E te e te tjera, do te thoshte mbase Dritero Agolli. Sigurisht, ata u shiten edhe njehere si te miret e botes, u perpoqen te lajne mekatet; rastin do ta perdornin me doemos per te bere demagogji si perfaqesues te popullit dhe te interesave kombetare.
Nje detaj i kesaj demagogjie. Ne pankarten qe lajmeron keto kremtime, te Muzeu Kombetar, eshte shume me i madh e me i dukshem emri i kryeministrit te perkohshem Sali Berisha, se sa emri i nobelistes dhe madheshtores Nene Tereza.
Ani. Keshtu kane bere ne kohen e tyre edhe monarke te tjere dhe oborrtaret e tyre ua kane krehur bishtin, per te lepire ndonje kocke. Keshtu ka qene jete e mot. Mbase keshtu do te jete gjithnje. (Kete e konfirmon edhe miku im Edmond Tupe ne shkrimin Sistemi D, kur permes humorit te zi flet me te drejte per zhdukjen e species se idealisteve.)
Le te vazhdojme me krahasimin e pamjeve. Realitetin dramatik dhe me shume halle te ketij vendi, e shohin dhe e ndjejne te gjithe. Edhe pse nje pjese e madhe, per fat te keq edhe e intelektualeve dhe kolegeve te tjere, heshtin (duke lepire edhe ata kocken).
Por te paret e shtetit dhe te administrates, bene cmos qe ca dite te kishim nje tjeter realitet. Ishte e natyrshme qe ata ti perdornin keto kremtime. Ishte e natyrshme te visheshin sa me bukur dhe te dilnin ne plan te pare, bashke me oborrtaret e tyre kockelepires.
Por te gjithe e dine se sa larg botes se Nene Terezes jane ata. Nje sere ceshtjesh i implikojne ne pista te erreta, qe nga ngjarjet e vitit 97-te, ceshtja Remzi Hoxha, privatizimet ne kurriz te pasurise kombetare, Gerdeci, e keshtu me tej.
Ja nje tjeter detaj domethenes. Perpara disa kohesh, u be gurguleja per nje shesh diku ne qender te kryeqytetit, ku pas nje konflikt, nje minister - qe per fat te keq ka qene dikur edhe gazetar - doli e na tha se aty do te behet nje lulishte. Shkoni dhe shikoni diku prane stacionit te autobuseve per Kombinat se cvend i peshtire ka katandisur ne mes te Tiranes kjo lulishtja e premtuar. Si shume premtime te tjera.
Keto dite, ka plasur nje tjeter histori, me lepurusha dhe lepurushe, histori komike, ne te cilen persona te veshur me pushtet dalin e justifikohen se nuk kane abuzuar ose kane abuzuar shume pak dhe se nuk eshte ndonje problem te kesh shtate a tete biznese, sigurisht te dhuruara permes politikes. Harrojne te mjeret se po vete e kane hapur gojen corap ne lidhje me termin konflikt interesi, gjera qe keta i pertypin dhe i ripertypin si tiu vije mbare.
Jo! Nuk kane asgje te perbashket me Nene Terezen, qe sot kaq shume po mundohen ta nderojne; sepse genjejne, dhunojne, bile edhe vrasin dhe pastaj fshehin identitetin dhe thone Une nuk jam une.
Keta te pushojne nga puna per te punesuar miqte dhe militantet, qofshin edhe gdhe e pa shkolle, edhe pse mund te kesh halle e njerez te semure perqark. Keta vetem keshtu dine ti ndertojne institucionet dhe marredheniet me njerezit, prandaj na shkojne pune kaq mbare; prandaj kane dale jashte kontrollit ceshtja e pronave dhe papunesia, sado qe perpiqen ti kamuflojne; prandaj kemi nje kaos ne rruget e vendit, sidomos te kryeqytetit, ku smerr vesh i pari te dytin, ku nuk dihet kush tregton, kush rri kot, kush vjedh; prandaj cdo dite percjellim ne varreza apo humbasim ne menyra te tjera qytetare te pambrojtur, shpesh vajza e djem te rinj; nje masaker e heshtur, e pakuptueshme, aq sa eshte per tu kujtuar vargu emblematik i poeteshes se njohur Ahmatova ...se nuk dallohet Kush eshte njeri, e cili bishe.
Kete realitet nuk e ndryshojne dot keta shtiranjake, (keto dite kremtues plot buje te pervjetorit te Nene Terezes - simbol i miresise dhe i paqes).