Publikuar me : 07.02.2010 Origjina : Gazeta Shekulli Lexuar : 101 here.
'
EMIGRANTET/ Ne Greqi eshte paraqitur projektligji, me shume me teper ndryshime sec u trumbetua. Italia paraqet "marreveshjen e integrimit" me emigrantet
Dy shtetet fqinje dhe me me teper emigrante shqiptare, tashme kane vendosur qe ti ndryshojne rregullat per nenshtetesine dhe lejet e qendrimit. Pavaresisht shpresave per me shume liri, ne te dyja rastet, qeveria greke dhe ajo italiane kane vendosur ti shtrengojne kriteret per emigrantet Greqia
Te dy prinderit emigrante duhet te jene banore te ligjshem dhe do te nevojiten gjashte vjet shkolle. Brezi i dyte i emigranteve te cilet shpresojne te marrin nenshtetesine greke, sipas ligjit te ri te propozuar nga qeveria, do te kene ligje me te ashpra sesa u trumpetuan ne fillim.
PASOK-u paraqiti projektligjin e rishikuar ne parlament dhe ku shpejt u vu re se disa nga kushtet per te marre nenshtetesine jane shtrenguar qe ne kohen kur filloi konsultimi me publikun dhe kur u perfol se marrja e nenshtetesise ishte shume e lehte. Sipas kritereve te reja, nje femije i lindur ne Greqi me prinder emigrante, duhet qe prinderit e tij te kene qendruar ligjerisht per 5 vjet aty para se te fitoje nenshtetesine, nderkohe qe me pare mjaftonte qe te ishte i ligjshem vetem njeri prej prinderve. Gjithashtu, femija duhet te provoje se ka kryer gjashte vjet arsimim ne shkollat greke ne krahasim me tre vjet qe u propozua fillimisht. Nje ndryshim i madh nga plani fillestar eshte se aplikuesit duhet te kene dhe letra rekomandimi nga tre shtetas greke. Ligji i propozuar gjithashtu do te lejoje brezin e dyte te emigranteve te votojne ne zgjedhjet lokale dhe te jene keshilltare bashkiake pasi te fitojne nenshtetesine dhe te provojne se kane aftesi te mira te greqishtes. Ministria e Brendshme ben te ditur se ky projektligj do te lejoje 250 000 vete qe te votojne ne zgjedhje pasi te fitojne nenshtetesine. Ministri i Brendshem, Janis Ragusis, u shpreh se ligji do te zbatohet per cdo emigrant qe ka qene i ligjshem qe nga janari i vitit 2005. Pavaresisht kritereve te rrepta te projektligjit te ri, Demokracia e Re serish kritikoi per tolerime. "Çdo kriter i propozuar nga qeveria per emigrantet eshte ne nivelin me te ulet ne Evrope per te fituar nenshtetesine", u shpreh zedhenesi Panos Panajotopulos. Nderkohe, keshilli i kishes greke u shpreh se nuk besonte se projektligji do te ndikonte efektshem per zgjidhjen e problemit te emigracionit ne vend. Italia
Brenda 24 muajve, nje ekstrakomunitar duhet te mesoje italishten, te mesoje Kushtetuten, te regjistrohet ne sistemin shendetesor dhe ti dergoje femijet ne shkolle. Nese do tia dale mbane, do te fitoje 30 piket e nevojshme. Nese do ti afrohet kesaj shifre, do te perfitoje edhe nje vit shtese. Nese mbetet ne zero, do te debohet. Kush denohet, edhe jo ne forme te prere, me nje denim jo me pak se tre muaj do ti hiqen te gjitha piket dhe do te largohet nga Italia. Ky eshte sistemi qe pas dy muajsh pritet te hyje ne fuqi ne Itali per emigrantet ne rastet qe ata duhet te marrin lejen e qendrimit. Nje sistem i tille pikesh eshte propozuar nga ministri i Brendshem dhe ai Puneve dhe Çeshtjeve Sociale ne Itali. Ministrat e cilesuan ate si nje "marreveshje integrimi". "Kemi diskutuar rregulloren, - u shpreh ministri i Brendshem Maroni, duke u bazuar ne nje "marreveshje integrimi" me emigrantin ne momentin e dhenies se lejes se qendrimit. Ne marreveshje perkufizohen objektiva te qarte qe duhen arritur ne dy vitet e vlefshmerise se lejes. Me pas do te jete nje vleresim prej nje paneli lidhur me arritjen e ketyre objektivave. Nese do te jene arritur, do te behet rinovimi i lejes, ne te kundert, do te debohet". Ministri Maroni u shpreh se kjo do te kontribuoje per te arritur objektivin e njohjes se gjuhes italiane, punes dhe shtepise. Marreveshja e integrimit do te zbatohet vetem per lejet e reja te qendrimit dhe sdo te kete asnje kosto per emigrantin. "Gjithcka do te jete ne ngarkim te Ministrise se Brendshme, - tha ai. - Do te kemi keshtu nen kontroll organizimin dhe do te garantojme nje standard per gjithe vendin". Marreveshja eshte fryt i punes se specialisteve te Ministrise se Brendshme dhe te Puneve Sociale dhe qe se shpejti do te hyje ne fuqi. Marreveshja nenkupton nje karte per emigrantin i cili duhet te arrije 30 pike ne dy vjet. Pas dy vjetesh shteti do ti jape nje zgjatje prej nje viti dhe nese akoma nuk ka arritur te marre piket minimale, nuk do ti jepet leja e qendrimit. "Marreveshja thekson pergjegjesite, te drejtat dhe detyrimet e personit. Parashikon detyrimin per tu nenshkruar ne sherbimin shendetesor, te mesoje gjuhen italiane dhe te siguroje nje edukim te vazhdueshem per femijet e tij",- tha ministri i Brendshem.
Karitasi venecian kundershton
Por nje vendim i tille kundershtohet nga Karitasi venecian. "Eshte e gjitha pa kuptim, - shprehet Don Dino Pistolato, i Karitasit. - Eshte si te thuash nese me sherben, hajde, nese jo, rri ne shtepine tende. Keshtu kur je ketu, duhet te punosh dhe me pas te zhdukesh". Eshte si arsyetimi i mekatarit qe se sheh te huajin si nje person me nevojat dhe endrrat e veta, por vetem si nje vegel e dobishme apo e demshme. Nderkohe qe jemi perballe personave qe largohen nga lufta dhe varferia, me shpresen e nje jete me te mire per veten dhe femijet. Eshte ketu per te fituar para, jo per te studiuar. Por edhe nese, kur do te mund te studionte? Te shtunen dhe te dielen? Ne cdo rast, per tu ambientuar emigrantet kane nevoje per kohe, - thote Don Pistolato, - kohe e cila eshte ne varesi te kombesise, nivelit kulturor, punes. Nuk mund te konsiderohen te gjithe njesoj. Ku jemi, tek lojerat, qe me nje numer pikesh fiton nje cmim? Dhe pastaj, jam vertet kurioz te shoh nese keto "kredite" eshte me e lehte ti humbesh apo ti fitosh".
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 92 here.
'
TIRANE - Gjate vizites se saj ne Turqi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar nje takim edhe me Presidentin e Turqise, Abdullah Gyl. Ky i fundit u shpreh se Turqia inkurajon ambicien e Shqiperise per integrim ne Bashkimin Europian, sikurse mbeshtet anetaresimin e saj ne NATO. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vizites ne nje vend me lidhje te forta historike dhe miqesore.
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 36 here.
'
TIRANE- Qytetaret tashme do te kene nje arsye me shume per te marre dhe ruajtur faturen per cdo blerje apo shpenzim tjeter te bere. Ne fund te vitit cdo konsumator do te plotesoje nje deklarate tatimore ne te cilen pasqyrohen te ardhurat dhe shpenzimet e tij vjetore.
Duke u bazuar ne kete deklarate organet tatimore marrin persiper kompensimin e qytetareve nese ndodh qe ai ka paguar me shume taksa nga cfare i takon.
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 86 here.
'
Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari, theksoi se nje kategori farmacistesh keqperdorin profesionin. Problem, sidomos ne spitale
Urdhri i Farmacisteve
Farmacisti eshte garanti i fundit i dhenies se barit tek i semuri, sepse ai ka per detyre te korrigjoje dhe gabimet qe i shpetojne syrit te mjekut. Por, ne fakt, pikerisht me kete kategori bluzash te bardha ndeshen nje sere problemesh, si kequshtrimi dhe...
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Krimi - Lexuar : 399 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te...
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Kulture - Lexuar : 72 here.
'
Fale tyre, prej dy dekadash tashme, ekonomia e Shqiperise shtrihet ne Greqi, ne Itali, ne thellesi te Europes, deri matane oqeanit Atlantik dhe nuk vdes.
Jane emigrantet zgjatimi i kesaj ekonomie pa fizionomi; jane te larguarit me viza dhe pa viza, kryesisht pa viza, ne nje ikje qe nuk ka shoqe ne histori, me "anijet" e ambasadave te huaja, me anijet e flotes tregtare, me skafe, me not, me toke, me zvarritje, me marshime te gjata neper male, naten, diten,...
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Kuriozitete - Lexuar : 99 here.
'
STRASBURG- Ne diten e dyte te takimeve me personalitete te larta ne Strasburg, lideri socialist Edi Rama ka zhvilluar nje takim me zevendespresidentin e pare te Parlamentit Europian, Giovanni Pittella.
Ne kete takim, Rama ka marre mbeshtetjen e Pittelles per perpjekjen e opozites per hetimin e zgjedhjeve parlamentare.
Me poshte intervista e Pittelles:
Mbi te gjitha i shpreha Edi Rames mbeshtetjen e plote...
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 383 here.
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka bere te ditur dje se te dielen Kosoven do ta vizitoje ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Kete njoftim Thaçi e beri ne mbledhjen e qeverise, nderkohe qe ftoi popullin e Kosoves te dale dhe t‘i beje nje pritje madheshtore mikut te madh te Kosoves.
Klinton vjen te dielen per te marre pjese ne inaugurimin e shtatores se tij, e cila do te zbulohet ne sheshin qe mban emrin e ish-presidentit amerikan - per nder te kontributit...
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 398 here.
Spanja dhe Barcelona dominojne listen me nga gjashte futbolliste
Zbulohet kandidatet per çmimin "Lojtari me i Mire ne Bote" te FIFA-s per vitin 2009. Te gjithe futbollistet qe jane perfshire ne listen e vogel me 23 emra luajne ne ligat me te rendesishme europiane. "Qeveria" e futbollit boteror publikoi yjet qe do te jene ne gare per trofeun prestigjioz, vetem nje jave pasi "France Football" beri te ditur kandidatet per "Topin e Arte"....