Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Neser, takimi historik me Bush

Publikuar me : 20.07.2008 Ne : Rajoni - 202 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Pas takimit me Sekretaren Rajs, Presidenti dhe Kryeministri i Kosoves do te priten edhe nga Presidenti i SHBA

Neser, Presidenti dhe Kryeministri i Kosoves do te priten ne nje takim vertet historik dhe shume domethenes nga Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Fatmir Sejdiu dhe Hashim Thaçi, pas takimit te dy diteve me pare me Sekretaren e Shtetit, Kondolesa Rajs, do te jene te ftuarit e Presidentit Bush, i cili pritet te theksoje edhe nje here mbeshtetjen e fuqishme te shtetit te tij per Kosoven, si shtetin me te ri ne bote.

Me pare, drejtuesit e larte te Kosoves u takuan me Sekretaren Rajs, e cila shprehu angazhimin dhe mbeshtetjen amerikane per shtetin e ri. "Kosova ka nje te ardhme te ndritur dhe pavaresine e saj do ta njohin edhe shtete te tjera", ka deklaruar ajo.

Me takimin me Sekretaren Rajs, lideret kosovare kane filluar viziten e pare zyrtare ne shtetin qe ka perkrahur me shumti lirine dhe pavaresine e Kosoves. Por vizita e tyre ne SHBA do te kulmoje me takimin ne Shtepine e Bardhe, me Presidentin amerikan, Xhorxh Bush. Gjate se premtes, Sejdiu dhe Thaçi jane pritur edhe ne Departamentin Amerikan te Mbrojtjes.

"Isha e nderuar te takohem me Presidentin Sejdiu dhe Kryeministrin Thaçi, ne viziten e tyre te pare ne Uashington, si lidere te nje Kosove te pavarur", ka thene Rajs, ne nje konference te perbashket per media ne Departamentin e Shtetit, ku ishin vendosur edhe flamuj te Kosoves. "Teksa u fotografuam si delegacion, thashe qe ky eshte nje moment historik, dhe me te vertete eshte nje moment historik. Jam shume e gezuar qe jam ketu me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosoves se pavarur", ka theksuar Sekretarja amerikane. Ajo ka pergezuar udheheqesit kosovare "per progresin ne Kosove, ne muajt e pare te pavaresise, perfshire mbrojtjen per komunitetin serb dhe zbatimin e Planit te Ahtisarit".

Sekretarja Rajs ka theksuar qendrimin amerikan se pavaresia e Kosoves nuk mund te zhbehet, megjithese ka te pakenaqur me lindjen e shtetit te ri. "Ata qe nuk kane deshiruar te shohin nje Kosove te pavarur do ta kuptojne se do te kete dhe ka Kosove te pavarur, dhe do te vazhdoje te jete (e pavarur)". Ajo ka thene se mbi 40 shtete kane njohur zyrtarisht Kosoven, shumica e Bashkimit Evropian, shumica e NATO-s, shumica e Keshillit te Sigurimit, por po ashtu edhe shtete te Azise dhe Lindjes se Mesme. "Dhe e di se do te kete me shume. Ka shtete qe nuk e kane njohur Kosoven zyrtarisht, por kane marredhenie shume te mira me Kosoven, veçanerisht shtetet ne rajon, shtetet fqinje", ka thene ajo.

Pasi ka permendur ndihmen e SHBA-se per Kosoven, me mbi nje miliard dollare ndihma gjate dekades se fundit, dhe me 400 milione dollare ne Konferencen e Donatoreve, diplomatja amerikane ka premtuar se ndihma amerikane nuk do te mungoje as ne te ardhmen. "SHBA do te vazhdojne te ndihmoje Kosoven", ka thene Sekretarja Rajs, duke shtuar se Kosova do te kete nje mik te fuqishem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. "E ardhmja e Kosoves do te jete shume e ndritshme. Ka nje popull te vendosur, nje udheheqje te vendosur, dhe ka miq te vendosur". Rajs ka shprehur besimin se Kosova do te vazhdoje te perqendrohet ne ndertimin e demokracise shumetnike, ne mbrojtjen e te drejtave te pakicave, ne mbrojtjen e lirise fetare, ne ndertimin e institucioneve qe mund te sigurojne mireqenie ekonomike per te gjithe qytetaret. "Popullin e Kosoves e pret nje rruge e gjate per ndertimin e shoqerise demokratike", ka theksuar Rajs.

Sekretarja amerikane ka porositur Beogradin se SHBA deshiron te kete marredhenie te mira me lidershipin serb, duke theksuar se "e ardhmja e Serbise dhe Kosoves eshte ne Evrope, ne identitetin e tyre evropian, ne shtepine e tyre evropiane, ne zbatimin e reformave te nevojshme dhe arritjen e stabilitetit per te qene pjese e te ardhmes se Evropes". Dy lideret kryesore te vendit - Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi - ne fjalen e tyre ne konferencen e perbashket kane falenderuar Shtetet e Bashkuara te Amerikes per ndihmen e madhe dhene Kosoves ne te gjitha proceset ku ka kaluar vendi. Presidenti ka thene se roli i SHBA-se ka qene vendimtar ne arritjen e lirise dhe pavaresise se Kosoves, ndersa Kryeministri ka thene se kosovaret perulen perpara qeverise dhe popullit amerikan.


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjerman

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Rajoni - Lexuar : 26 here.
Merkel ne Kine, kerkon hapesira per biznesmenet gjermanKancelarja gjermane Angela Merkel nisi sot një vizitë katër ditore në Kinë. Gjatë vizitës së saj në Kinë Merkel do të bisedojë edhe për çështjen e të drejtave të njeriut dhe për disidentët. Ajo pritet t`i paraqesë partnerëve të saj në Pekin pikëpamjet e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ndërsa një tjetër çështje që do të bisedohet është edhe ekonomia. “Kërkojmë që kompanitë gjermane, përfaqësuesit e sektorit të ekonomisë që më shoqërojnë mua...Lexo te gjithe artikullin »


» 79 te vdekur nga temperaturat nen zero
» Sulmi ndaj burses se Londres, 4 persona pranojne akuzat
» Pakistan, pluhur antraksi per kryeministrin
» Erdogan Evropa, raciste dhe islamofobe
» 74 te vdekur, tre dite zie ne Egjipt
» “Censura” e Twitterit, pritet pozitivisht ne Tajlande
» Afganistan, nuk lind djale, e vret burri
» Samiti i BE-se, Greqia mbetet problemi kryesor
» Sarkozi propozon takse per transaksionet financiare
» Sulme kunder Al Kaedes, 15 viktima ne Jemen

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit