Projektligji i ri i miratuar vetem pak dite me pare, u jep liri kazinove te vendosin ruleta, ne kembim te taksave te larta
Qeveria i njeh vetes te drejten e percaktimit te vendeve te kazinove dhe dhenies se licencave
TIRANE - Qeveria ndryshon ligjin per Kazinote dhe lojerat e fatit, duke u dhene edhe nje here mundesine kazinove te vogla, qe te rikthejne ruletat ne kembim te tatimeve shume te larta. Kjo ndodh ne nje kohe kur varferia shtohet me ritme marramendese dhe *ethet e arit* kane bere qe, ne Shqiperi, te lulezojne mijera kazino te ndryshme.
Ne janar te ketij viti, qeveria i boshatisi kazinote elektronike nga ruletat, duke ia dhene ekskluzivitetin kazinose se madhe, e cila ka paguar edhe licencen nje miliarde leke. Por, ligji i ri parashikon hapjen serish te ruletave te vogla, me kusht qe ato te paguajne tatime ne shuma te medha. Keshtu, per nje rulete, e cila ka mesatarisht, nga tete deri ne dhjete pozicione, kazinoja duhet te paguaje nje tarife fikse prej nje milione lekesh ne muaj dhe 80 mije leke ne muaj per cdo pozicion. Ne total kazinoja duhet te paguaje per nje rulete 1.8 milione leke te reja.
Mijera pikat te lojerave te fatit dhe kazinote elektronike, do te mbikeqyren nga nje njesi speciale e qeverise. Ajo do te kete si detyre kontrollin e te gjitha pikave te lojerave te fatit dhe kazinove, si dhe mbledhjen e taksave te tyre. Sipas projektligjit, te gjitha shoqerite e miratuara, duhet te derdhin ne buxhetin e shtetit 0.5% te xhiros vjetore, por jo me pak se 1.5 milione leke te reja ne vit per kazinote elektronike dhe dy milione per kazinote e tjera. Projektligji parashikon edhe krijimin e basteve on-line, duke krijuar servere te dedikuar. Por keto servere, duhen ne zona te mbrojtura dhe te ruhen 24 ore nga kamera te tipit CCTV.
Per sa u takon kazinove elektronike, te cilat jane teper te perhapura ne Shqiperi, projektligji parashikon qe duhet te kene me shume se 10 makina te ndryshme. Kapitali themeltar i saj duhet te jete jo me i vogel se 10 milione leke dhe te paguaje cdo vit nje takse prej nje milione lekesh. Ky ndryshim ne ligj, ka favorizuar kompanite e vogla, te cilat tashme mund te vendosin sa makina dhe ruleta qe te duan ne sallonet e tyre. Per nje salle duhet te paguhet taksa mujore prej 400 mije lekesh te reja, e shoqeruar edhe me 20 mije leke per cdo makine.
Nje ndryshim ne kete ligj eshte bere per llotarite kombetare. Aty eshte parashikuar qe licenca per lotari te tipit *Keno* ose *Bingo*, te jepet vetem nje dhe ajo te kete periudhe 10-vjecare. E njejta periudhe eshte parashikuar edhe per kazinote e medha. Por, personi qe fiton te drejten per nje kazino te madhe, duhet te paguaje menjehere nje miliarde leke, nese ndodhet ne Tirane dhe 300 milione, nese ndodhet ne zona turistike.
Kapitali themeltar i shoqerise nuk mund te jete me i vogel se 1.2 miliarde leke te rinj, pervec nje miliarde qe duhet te paguhen ne shtet. Vendet ku mund te hapen kazinote perzgjidhen vetem nga Keshilli i Ministrave dhe nje person nuk mund te hape me shume se nje kazino. Bastet sportive duhet te paguajne ne shtet 10 per qind te xhiros dhe nga ana tjeter duhet tu paguaje lojtareve, jo me pak se 50 per qind te shumes se vene ne loje.