Edhe une qe mendoj se jam komuniste e vendosur nuk do te kisha bere aq shume per njerezit sa cka bere Nene Tereza. Nexhmije Hoxha, gruaja e ish-udheheqesit komunist te Shqiperise, nuk gjen fjalet e duhura per te vleresuar perkushtimin e humanistes se madhe shqiptare. Pati fatin te ishte nder te parat qe e priste Nenen Terezen ne viziten e pare ne Shqiperi, ne gusht 1989, pak muaj para se ne vend te nisnin ndryshimet e para, sic ishte rihapja e qendrave te kultit qe ishin mbyllur dhunshem ne 1967. Pas presidentit Ramiz Alia, ne cilesine e kryetares se Frontit, Nexhmije Hoxha do te ishte mikpritesja e bamireses se madhe dhe per ta nderuar kishte menduar te shtronte nje dreke ne vilen numer 31, shtepia e ish-udheheqesit komunist per gati dy dekada.
Sot 21 vite pas, ka kujtim disa fotografi te ruajtura nga e bija, Pranvera, sepse te sajat jane marre nga arkivi i shtetit, pasi familja Hoxha u perzu dhunshem nga vila 31, mbas renies se rregjimit komunist. Zonja Hoxha kujton forcen e madhe te gruas trupvogel, syte e saj me shkelqim te forte, respektin qe impononte dhe sidomos kembet e saj te zbathura, te regjura nga vitet dhe puna e panderprere ne sherbim te njerezve. Pas takimit, biografja e Nene Terezes i kishte lene nje liber dhe ndersa shihte luften e saj me lebrozet dhe mbledhjen e kufomave rrugeve te Indise, kishte thene me vete ato qe perserit edhe sot se nuk do ta kishte bere ate qe Nene Tereza kishte sakrifikuar jeten e saj. Por megjithe kete vleresim, zonja Hoxha, ashtu si dhe presidenti Ramiz Alia para saj, e kishin refuzuar kerkesen e saj per te hapur ne atdhe qendrat e njohura te bamiresise anekend globit dhe per te cilat kishte marre dhe cmimin Nobel ne 1979. Nje vendim qe edhe pas dy dekadash mbrohet ende, sepse sic thote zonja Hoxha, ato qendra i kishte ngritur shteti dhe nuk mund te pranonin thjesht per ti bere qejfin.
Si erdhet deri te takimi i gushtit 1989?
Pikesepari, desha te them se me rastin e festimeve per 100 vjetorin e lindjes se Nene Terezes, mezi e zune ne goje nje takim te sajin me Ramiz Aline, i cili e priti i pari, pastaj dhe takimin me mua. Por cuditerisht sot po mohohet gati edhe kjo vizite, madje Berisha tha kete here se ajo i kishte kerkuar te falur qe nuk ka patur mundesi te vinte ne Shqiperi. Fakti eshte qe ajo ne kohen tone, ka ardhur, ka vizituar vendin dhe kemi shkembyer edhe bisedime. Jane dy arsye qe me shtyjne mua te bejme dicka, nje qe eshte 100 vjetori dhe kjo eshte nje date jubilare dhe e dyta eshte se e kane mohuar fare, si takim.
Kush e kerkoi takimin?
Ishte Nene Tereza ajo qe i kerkoi presidentit Ramiz Alia qe te vinte ne Shqiperi, me qellim qe te hapte nje shtepite e motrave te saj, Fondit te Bamiresise qe kishte ngritur. Ajo u pranua te vinte ne Shqiperi dhe neve dhame urdher, si shtet dhe si parti, sepse une isha kryetare e Frontit, qe te rregullohej nje cike varri i nenes dhe motres se saj, ne varrezat e Sharres. Une e njihja shume mire motren e saj, Age Bojaxhiun. Ajo ishte me mua ne Institutin Femnor, ishte dy vite me e madhe se une, por kishim shoqeri sepse ishte nje vajze krejt ndryshe nga Nene Tereza qe njoha me vone. Agia ishte nje vajze topolake, e shendetshme, faqekuqe, e mbushur dhe shume gazmore dhe e mbaj mend shume mire. Pastaj u ndame, na ndau lufta dhe nuk beja ndonje lidhje, dhe historia e Nene Terezes nuk dihej ne Shqiperi.
Pra Nene Tereza erdhi dhe takimin e pare e beri me Ramiz Aline, ku ajo i kerkoi qe te hapte shtepine e misionareve te saj. Por Ramizi i tha se shtepite e femijeve i kemi, ne Tirane, Shkoder, kemi edhe shtepi riedukimi te moshave te ndryshme. Nuk mbaj mend nese vizitoi ndonje shtepi te tille. Njekohesisht ajo kerkoi qe te takohej edhe me mua, edhe si gruaja e Enver Hoxhes, por edhe si kryetare e Frontit. Me thane Po prite, dhe ate qe smund tia japim ne asaj, per tia permbushur ate deshire, do tia shperblejme me pritjen e ngrohte, afersine si shqiptare qe eshte. Une e prita ne shtepi, ne nje pritje gati edhe zyrtare, bashke me vajzen, Pranveren. Ne shenje afersie une shtrova nje dreke per te ne shtepine tone, te vila 31. Ne dreke ajo ishte e shoqeruar vetem nga nje moter, nje nga Kosova. Aty, pervec te tjereve, ishte edhe Jorgo Melica, kryetar i Komitetit te Marredhenieve me jashte, qe e shoqeronte bamiresen. Gjate vizites ne Tirane ajo vajti edhe te varrezat Deshmoret e Kombit dhe atje vuri nje buqete me lule te varri i Enver Hoxhes, fakt qe eshte fshehur prej shume vitesh. Ne fakt kur erdhi ne shtepi, ne sallonin e pritjes, mbi oxhak ishte nje portret i madh i Enverit dhe ajo pyeti kush eshte ky burre?. I thashe se eshte im shoq dhe nderhyri Jorgo Melica, duke i thene se Eshte ai qe i vure buqeten e luleve te varrezat.
Pse ajo nuk e dinte se ku kishte vene tufen e luleve?
Jo jo, por me kuptimin qe eshte po ai, pra bashkeshorti im.
Vendosja e luleve mbi varrin e Enver Hoxhes ishte e diktuar nga protokolli i shtetit, apo Nene Tereza e dinte se kush ishte njeriu qe po nderonte?
Normal qe e dinte se ai kishte qene shefi i shtetit. Bile kur u ngrit bashkoi duart si katoliket apo indianet dhe i kendoi nje versete ne anglisht. Bashke me te ishte edhe perkthyesja, me duket australiane, qe ishte edhe biografja e saj dhe ma perktheu dhe ishte si nje lloj bekimi per te vdekurit. Nene Tereza me ngriti te njejten gje qe kishte biseduar me Ramiz Aline, hapjen e qendrave te bamiresise. I thashe qe ne keto i kemi, i fola per emancipimin e gruas ne Shqiperi, per te motren qe e kisha njohur ne Institutin Femnor.
Si ju duk Nene Tereza?
Ishte nje grua qe te linte nje pershtypje shume te forte, me vete imazhin e saj. Te ngjallte respekt. Sepse ishte nje grua qe ia kishte kushtuar veten te varferve, te vuajturve dhe te shtypurve. Pastaj kur e shihje dukej aq e mjeruar ne veshjen e saj. Mua me mbeten syte te kembet e saj, te zbathura me sandale te thjeshta dhe me rripa dhe kembet e saj ishin me te regjura se te nje fshatares tone me te humbur e me te vuajtur. Keshtu qe ajo te krijonte nje pershtypje te thelle nderimi dhe te sakrifices njerezore. Ne fytyre, megjithese ishte ne moshe i kishte tiparet e mira, por vete jeta e saj e tregonte, nje grua te forte, te sjellshme. Syte e saj kishin nje drite te thelle vendosmerie, ata shkrepetinin dhe nuk ishin si ato syte e embel dhe te fikur te nje murgeshe. Tregonin shume force dhe per nje jete me mundime. Mbaj mend ne dreke te vila 31, se sa autoritet kishte Nene Tereza te motra nga Kosova, qe ishte nje vajze e re. Une per ti pritur sa me mire kisha nxjerre ca gatime tradicionale shqiptare, gjera te thjeshta, te cilat Nene Tereza nuk i ngau shume. Kisha bere pra ca gjera te vendit dhe motra nga Kosova, i lutej Nene Terezes qe te hante nje embelsire, tipike sic e bejme ne dibranet, sheqerpare, por ajo i thoshte te mos e jepte vehten.
Per cfare biseduat ne dreke?
Biseduam per ceshtjen e gruas, gjendjen si ka qene dhe cfare ndryshimesh. Folem edhe per motren e saj. Ne dreke kisha ftuar edhe artisten Marie Paluca Kraja. Une i kisha mbajtur perhere afer artistet si Marie Krajen qe ishte diplomuar ne Vjene, Tefta Tashkon ne Paris, apo Jorgjie Trujen ne Itali. Nene Tereza nuk fliste shume per punen qe bente. Nuk e tregonte. Por tregonte se cfare bente. Fjala vjen, thoshte se Une pavaresisht se seicili ben punen e vet dhe nxjerr fitimet e veta, une nga ata dua dhe marr ate qe me duhet mua qe te ndihmoj te varferit. Prandaj kur jam ne aeroplan dhe na bien ushqimin, une u them stuardesave qe te mbledhin te gjitha mbeturinat e ushqimit dhe te mi japin mua. Dhe kete thoshte se e bente ne cdo vend, ku te mundte, sepse kishte njerez qe nuk kishin per te ngrene as ato mbeturina. Nga ajo qe pashe, dhe nga leximi i librit qe me dha biografja e saj australiane, mua me dukej se sa te veshtire e kishte patur Nene Tereza ne luften e saj ndaj lebrozes. Kam pare edhe nje film per kete. Dhe tjetra ishte mbledhja e kufomave ne trotuaret e Kalkutes. Une ne mbarim te ketij libri kam thene Nuk e kam per turp te them qe megjithese jam komuniste dhe mendoj se jam e tille dhe e vendosur, une nuk e bej dot ate qe bente Nene Tereza. Pra kam nderimin me te madh, pra si njeri meritonte respekte dhe eshte shume me humaniste se ne dhe nderohet si e tille.
Çfare ju tha per Shqiperine Nene Tereza?
Jo nuk diskutuam per kete teme. Edhe ne nuk ia vinim ne dukje qe ti je shqiptare. E tha kete kur mori cmimin Nobel. Me tha se i vinte keq se nuk e fliste shqipen, packa se e kuptonte.
Ju tha per kerkesen qe kishte bere per te ardhur ne Shqiperi per te pare motren dhe nenen e semure dhe qe ishte refuzuar?
Jo une nuk e di dhe as nuk e ngriti kete. Fundja te une nuk vinin keto lajme.
Pra nuk ishte e zemeruar me regjimin qe nuk e kishte lene te vinte ne atdhe?
Jo, jo , kjo duhet ditur. Te Nene Tereza nuk kishte zemerim, ajo nuk mbante inate. Fakti qe vuri nje tufe lule te Enver Hoxha, fakti qe takohej me mbreter dhe mbreteresha, tregon se ajo takohej me te gjithe ata qe e ndihmonin ne punen pune dhe objektivin e saj, qe te ndihmonte te varferit. Inate mbajne politikanet e sotem, qe ne kundershtim me parimet e saj, principet per jeten dhe thone sot se u pranua a su pranua.
Ju vjen keq sot qe gati me teper se dy dekada i thate jo Nene Terezes per hapjen e shtepive te bamiresise ne Shqiperi?
Jo, jam e bindur se serish Jo do ti thoja, sepse ne i kishim ato shtepi per jetimet apo per te pamundurit. Ne atehere femijet nuk i kishim neper rruge si sot. Nuk jam penduar fare. Nuk mund ti benim ato qendra thjesht sa per qejf. Megjithate une i ruajta kontaktet me te. Mbaj mend kur ishte semure, i kam bere nje leter nga burgu, te cilen nuk e di nese e kane derguar autoritetet. Une do te doja qe ti ishin plotesuar deshirat ne ane te tjera, por keshtu ishin marredheniet ne ate kohe. Ajo ishte perfaqesuese e Kishes Katolike dhe regjimi yne ishte i tille. Pse do te duhej nje shtepi bamirese kot, kur i tille ishte nje shtet? Duheshin bere gjera qe kishin logjike te beheshin.
Pastaj eshte ana tjeter qe ndodh sot. P.sh. eshte shume qesharake sot qe te shtrosh darke per 600 vete per nder te Nene Terezes, kur ajo po te ishte gjalle do te vinte te mblidhte ato cfare kishin mbetur per tua shperndare te varferve. Me mire tua kishte derguar keto fonde shtepive te Nene Terezes, apo te kishte ndermarre ndonje fushate bamiresie.
Kujtimet e Muhamet Kapllanit dhe Marie Krajes per viziten e pare ne Tirane
Nene Tereza mund te shikonte shume larg dhe shume thelle
Vizita e pare e humanistes se madhe shqiptare ne atdhe ishte cilesuar private. Sipas ish-ministrit te Jashtem te asaj kohe, Muhamet Kapllani, pas vizites se pare ne gusht 1989, Nene Tereza do te rikthehej ne atdhe me nje vizite zyrtare ne dhjetor 1990, ne mars 1991 e ne gusht 1992. Kapllani kujtonte se para vizites se marsit 1991 Nene Tereza i riperseriste kerkesen per hapjen e nje qendre bamiresie. Ndersa duke kujtuar viziten e pare Kapllani arsyetonte se regjimi kishte dy synime. Nga njera ane te tregonte se dicka po ndryshonte per mire ne vendin me te izoluar komunist, drejt liberalizimit dhe gjithashtu ti tregonte botes se ne vend kishin nisur disa reforma te vogla. Ish-ministri i Jashtem do te shprehej per syte e Nene Terezes se Nene Tereza mund te shikonte shume larg dhe shume thelle, gje qe e bente te jashtezakonshme.
Artistja e Popullit, Marie Kraja do ta kujtonte me shume mall takimin e pare me Nene Terezen. Takimi i pare me Nene Terezen, ishte teper prekes, shkuam direkt e ne varrezat ku preheshin ato qe e vuajten madheshtine e saj, nena dhe motra, tregonte ajo. Po gezohem qe i nderoni te vdekurit, paska varreza shume te bukura citohet ti kete thene vete Nene Tereza, kengetares se madhe. Komshijte, qe vone e kishin mesuar emrin e saj, cuditeshin kur shihnin gruan e vogel e me famen e madhe, qe shkelte ne rrugicen e tyre, me kembet e zbathura ne sandalet me nje gisht, si te Krishtit, shprehej artistja e madhe, qe kujtonte se Nene Terezes nuk i beri pershtyje shtepia e saj e vogel, por fakti se, pse jeton ketu nje artiste kaq e madhe.
Marie Kraja, e cilesuar ambasadore e muzikes shqiptare, rrefente se u njoh me Agen, motren e Terezes kur gjysherit e tyre, i prezantuan ne qytetin e Shkodres. Nga familja e Nene Terezes kam njohur nenen dhe motren e saj dhe nepermjet tyre njoha dhe shenjtoren e madhe, shprehej Marie Kraja. Me kujtohet letra e pare qe i dergoi Nene Tereza se emes si dhe nje fotografi te vogel, e veshur me petkun e bardhe ne mes te indianeve Çeshte kjo, tha e ema qe spo e njihte te bijen. Ajo duke kujtuar nje takim te dyte me Nene Terezes ne nje nga spitalet e Tiranes ku ishte shtruar ne vitin 1991, kujtonte se, erdhi e me vizitoi, kishte sy engjellore, dhe me shume se asnjehere e ndjeva forcen e tyre ne ato caste. Kur vdiq nuk qava, vetem u luta, O Nene Tereza, Ti, qe shkove ne Qiell na e jep bekimin ketu, tregonte artistja e madhe qe nderroi jete dy vjet pas Nene Terezes, ne nentor 1999.
Deshmia e vellait te Nene Terezes
Lazer Bojaxhiu Na ndaluan te ishim ne varrimin e nenes
Me i drejtperdrejte ne rrefimin e tij ka qene Lazer Bojaxhiu, vellai i misionares te nderuar me cmimin Nobel per paqen. Ne nje interviste te botuar ne revisten italiane Gente ne dhjetor 1979, ai zbulonte dramen e te motres, e cila si dhe ai nuk kishin patur mundesi qe te perqafonin edhe nje here nenen plake ne shtratin e vdekjes. Per vite te tere ia kam respektuar kete deshire permbajtje dhe ia kane respektuar sidomos politikanet te cileve Nene Tereza u fliste per nenen e saj duke u kerkuar te benin dicka. Dhe keta ishin Kenede-t dhe De Gole-t. Asnjeri nuk ia doli dot. Ja, shkruaje kete motres te vogel e te perulur e cila u pat ardhur ne ndihme miliona te braktisurve, ajo qe u ka dhene dashurine dhe solidaritet njerezor aq shume njerezve te deshperuar, u ndalua ti qendroje mbi krye te shtratit te vdekjes nenes se vet. Dhe kjo grua e gjore vdiq e deshperuar duke shtrenguar ne kraharor nje fotografi te vjeter te njomur me lote. Shkruaje keshtu vdesin ne nje vend komunist, ne Shqiperi. Lazer Bojaxhiu, ish oficer ne ushtrine italiane, ishte denuar me vdekje si kriminel ne atdhe dhe ashtu si dhe Nene Tereza nuk mundi te merrte pjese ne funeralin e te emes, qe vdiq ne Tirane ne 1974, ne moshen 83-vjecare.