|
Ngadaleson kreu, Tirana bllokohet ne Ballsh
Publikuar me : 05.10.2008 Ne :
Sport - 310 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Kreu i kategorise njeh
xhiron e ngadalte te tij
ne javen e gjashte te ketij
sezoni. Bylis eshte emri
i barrikades se pakalueshme per
Tiranen, Elbasani mundet ne
Kavaje ndersa Shkumbini bie
viktime e euforise dhe i dorezohet
nje humbjeje dramatike ne
fushen e tij ndaj Lushnjes. Kurse
Partizani, pas humbjes ne Vlore,
tani prek fundin e tabeles dhe
njekohesisht zyrtarizon krizen
e thelle qe e ka perfshire ne kete
sezon, ku duket se objektivi jetik
i tyre do te duhet te jete mosrenia
ne kategorine inferiore.
Bylis - Tirana 0:0
Tirana, skuadra qe ka demonstruar
forcen ne kryesimin e
tabeles ne pese javet e para, eshte
bllokuar dje ne nje barazim 0-0
ne transferten ndaj Bylist. Bardheblute
ndane me ballshiotet
nga nje pike, ne nje ndeshje, ku
mungoi goli i shumepritur dhe
kjo per merite te vendasve, ku
trajneri Hysen Dedja duket se ka
bere te ndihet dora e tij. Slishkoviç
nuk ka pasur sherbimin e Dabulles
dhe te Liles, ndersa Memelli
nuk ka fuqi te mposhte portierin
e ballshioteve. Megjithate ky barazim
nuk i ka kushtuar shume
ne tabelen e renditjes, ku ruan
distancen e ndjekesve edhe fale
rezultateve te rivaleve.
Shkumbini - Lushnja 1:2
Ështe Lushnja ajo qe perfiton
ne nje ndeshje dramatike ne
Peqin, duke i shkaktuar Shkumbinit
humbjen e pare sezonale
ne shtepi. Miqte triumfojne me
rezultatin 2-1. Turdiu kaloi ne
avantazh vendasit me nje 11-
metersh ne minuten e 16 dhe
ne minuten e 60 del me karton
te kuq pas nje nderhyrjeje te
ashper ne dem te Bubeqit. Ka
qene ky i fundit, ai qe kishte
barazuar me pare rezultatin ne
1-1 ne minuten e 44. Pas kartonit
te kuq te Turidut, lushnjaret
e shfrytezojne ne maksimum
epersine numerike ndaj vendasve
dhe ne minuten e 78‘ fitojne
nje 11-metersh, qe do te kthehej
ne gol nga Gentian Çela. Lushnja
mund te kishte thelluar fitoren,
ndersa Nora humbi ne minutat
shtese rastin me te mire per te
barazuar. Shkumbini humbet
keshtu edhe vendin e dyte ne
tabele, duke u parakaluar nga
Vllaznia (11) dhe Dinamo (10),
po aq sa Shkumbini, por qe pozicionohet
i katerti.
Besa - Elbasani 1:0
Besa mund Elbasanin ne
Kavaje, duke fiksuar humbjen
e pare te verdhebluve ne kete
sezon. Ka mjaftuar nje gol i Kulit
ne minuten e 63-te te kesaj ndeshjeje
nga pika e 11-metershit,
qe kavajasit te shijonin fitoren
e pare ne edicionin 2008-2009.
Ndersa trajneri Ilir Daja triumfoi
keshtu ndaj "se kaluares" se tij,
Elbasanit, qe e beri te famshem
ne Superlige, kur i dhuroi edhe
titullin kampion te Shqiperise.
Behet fjale per nje ndeshje te
ndezur, e cila ka pare vendasit
me kembengules, ndersa miqte
te rrezikshem ne kundersulme.
Nuk kane munguar raste per
shenim ne te dyja portat, por
ndeshja u vendos nga nje episod:
11-metershi i dhene ne dem
te Elbasanit pas nderhyrjes se
parregullt te Vrapit, qe ndali depertimin
e Prognit ne zone. Kuli
nuk gabon dhe me pas kavajasit
ruajne kete rezultat deri ne fund.
Kjo humbje e zbret Elbasanin nje
vend me poshte ne renditje me
pike te barabarta me Flamurtarin
(9 pike).
Dinamo - Vllaznia 1:1
Barazimi 1-1 ka qene verdikti
i perballjes me te forte mes rivaleve
ne luften per titull, Dinamos
dhe Vllaznise, e zhvilluar ne
"Selman Stermasi". Blute kane
kaluar te paret ne avantazh me
ane te nje autogoli te Smajlit, qe
devijoi drejt portes se Grimes nje
gjuajtje te Almuçajt ne minuten e
15. Per barazimin e shkodraneve
ka menduar Dhembi, i cili ne
minuten e 59‘ ka kthyer ne gol
nje aksion te gjate me kombinime
Sinani-Boadu. Ndeshja per asnje
moment nuk u ngrit mbi nivelin
mesatar dhe te dyja skuadrat
bene shume pak per te merituar
me shume. Ky eshte barazimi i
katert per skuadren e Daliç ne
kete sezon. Me piket e ndara
midis tyre, te dyja skuadrat kane
arritur te ngjiten ne tabele, ku
Vllaznia e shikon veten te dyten
me 11 pike, ndersa Dinamo ne
vendin e trete me 10 pike.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 85 here.
Nuk ishte e thëne që edhe kësaj radhe takimi mes Skënderbeut dhe Flamurtarit të mbyllej pa problem. Madje ky takim i luajtur në Pogradec ka prodhur gjithçka, gola, përmbysje rezultati, gjakosje, të gjyqtarit anësor, pasivitet të vlonjatëve në fushë. Deri në momentin e golit të dytë të korçarëve, gjithçka dukej në rregull, por goli i kontestuar solli goditjen e gjyqtarit nga ana e tifozëve me një send. Takimi u ndërpre për 15 minuta. Vlonjatët me anë të shefit Geri...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Skandal, tifozet korcare gjakosin gjyqtarin!
» Kampionati i mundjes ne Fier?
» Çipi Shpresojme qe FSHF-ja te mos beje harakiri!
» Tjeter skandal perfshin FIFA-n!
» Roshi, “raketa” shqiptare tek Kelni!
» Bufon, me i mire se yjet e pornografise
» Mesi Jam atdhetar, mos me akuzoni!
» Kampione absolute
» Berluskoni Ibrahimovic vlen 150 milione euro!
» Boateng i demtuar! Fajin e ka Melisa Sata?!
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|