PS Te mbajme nje minute heshtje per viktimat, por hetimin duhet ta beje Kosova. PD Humbet nje shans tjeter
TIRANE - Parlamenti miratoi dje me 69 vota pro dhe 3 abstenime komisionin hetimor qe do te kete si objekt shqyrtimi masakren e Tivarit te ndodhur ne vitin 1945. Por debatet ne Kuvend nuk mund te mungonin edhe gjate ketij procesi.
Kreu i grupit te Partise Socialiste, Gramoz Ruci. kerkoi nga deputetet e djathte nje minute heshtje ne nderim te viktimave. Nje gje e tille u kundershtua nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo kerkoi qe me pare deputetet e majte duhet te depozitonin ne sekretari propozimin per nje minute heshtje.
Nderkohe, deputeti Ruci ne emer te grupit socialist kundershtoi ngritjen e nje komisioni hetimor nga parlamenti shqiptar dhe u kerkoi deputeteve te mazhorances qe te mos bejne politike me jeten e personave te masakruar. Sipas kreut te grupit parlamentar socialist, ngjarja e 65 viteve me pare ka ndodhur jashte territorit te Republikes se Shqiperise dhe i takon autoriteteve te shtetit te ri te Kosoves qe nisin nje proces hetimi.
Bashkekombesit tane, me se fundi, kane nje shtet te tyre, ne te cilin kane gjithe sovranitetin te organizojne dhe te ndermarrin nisma dhe te vendosin per fatin e shtetasve te tyre, qofte per historite e vjetra, apo per ato te reja. Ju kerkoj te mos beni politike me jeten e te masakruarve te kombit tone, deklaroi Ruci. Socialistet apeluan per veprime te matura, pasi ne rast te kundert do te kete pasoja per vendin.
Mos merrni veprime te pamatura qe minimumi mjegullojne dhe maksimumi shfajesojne nga pergjegjesite historike dhe penale te kombeve dhe shteteve te tjera qe historikisht ne shekullin e kaluar kane qene armiq te shtetit shqiptar dhe te kombit shqiptar.
Prandaj, do tju beja edhe njehere apel qe per inat te vjehrres komuniste te mos flini me mullixhiun serb. Ne nuk mund tju ndjekim ne marrine tuaj politike, - theksoi kryetari i grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci.
Ndersa kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, tha se PS humbi nje tjeter shans te arte per tu distancuar nga e shkuara. Nuk mund te kerkosh te mbash nje minute heshtje per te nderuar kujtimin e viktimave te pafajshme, te nje mizorie te pashembullt ne historine e Europes, duke mos pranuar qe te hetosh per ate ngjarje.
PD nuk ka cti thote me shqiptareve lidhur me qendrimin e saj ndaj regjimit te dikurshem, sepse e ka thene qe diten e krijimit te saj.
Partia Socialiste sot kishte nje rast te arte per te bere per here te pare ne jeten e vet nje distancim nga e shkuara, por per fat te keq ajo e humbi serish shansin, - u shpreh kreu i grupit parlamentar demokrat.
Socialistet nuk moren pjese ne votimin e per ngritjen e komisionit hetimor per masakren e Tivarit, ku ne perfundim te votimit kete radhe ishin deputetet e djathte qe mbajten nje minute heshtje.
Pikat e projektvendimit per ngritjen e komisionit hetimor
I. Ngrihet komisioni hetimor i Kuvendit per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per te realizuar zbardhjen e fakteve, rrethanave dhe pergjegjesive te Masakres se Tivarit -195.
II. Objekti i punes se komisionit hetimor eshte
a) Hetimi per zbardhjen e plote te ngjarjeve dhe pergjegjesive te individeve, ideatoreve, ekzekutuesve, ndihmesve dhe bashkepunuesve - per masakren e Tivarit.
b) Hetimi i plote i ngjarjeve qe paraprine masakren e Tivarit dhe rolin e individeve te perfshire ne secilen prej tyre.
c) Zbardhjen e plote te se vertetes historike per masakren e Tivarit 1945 dhe nxjerrja e pergjegjesive shteterore dhe individuale, te personave qe me veprimet apo mosveprimet e tyre kontribuuan ne kryerjen e saj.
d) Hetimin e plote te fakteve dhe dokumentacionit te qendrimit te shtetit shqiptar ne vitet 1945-1990 ne lidhje me kete masaker, perpjekjeve per zbardhjen dhe/ose fshehjen e se vertetes per te dhe rolin e strukturave shteterore dhe individuale te kohes ne raport me te.
III. Komisioni hetimor parlamentar perbehet nga 13 deputete. Kryetari i perket Partise Demokratike.