Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ngrohja globale po shkrin akullnajat e maleve Ande

Publikuar me : 04.12.2008 Ne : Kuriozitete - 1188 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ngrohja globale po ben qe akullnajat ne Malet e Andeve te zvogelohen me shpejtesi te papare. Ne Ekuador, shkrirja e akullnajave kercenon uzinat e energjitikes dhe sistemet e ujrave qe mbeshteten tek uji i akullnajave.

Nje here ne muaj, punonjesit e ujesjelesit bejne udhetimin e veshtire ne vullkanin Antizana. Tekniket duhet te vizitojne me shume se dhjete stacione per te mbledhur informacione rreth akullnajave masive te Andeve dhe per ujin qe rrjedh prej tyre. Diego Paredes eshte teknik i kompanise se sherbimeve EMAAP. Ai thote se *matjet behen cdo pese minuta. i hedhim informacionet ne kompjuterat tane dhe i perdorim ato per te matur nivelin e ujit*.

Tekniket duan te dine se sa precipitim eshte shtuar ne akullnaja dhe sa uje nga shirat dhe akull i shkrire rrjedh ne ujesjelles. Mbajtja e nje ekuilibri eshte kritike per te ardhmen e Kuitos. *Akullnaja eshte nje rezervuar gjigand qe na furnizon cdo vit. Ne kemi shume aktivitete monitorimi qe ajo te mos shteroje*.

Hidrocentralet prodhojne energjine nga lumenjte qe furnizohen nga akullnaja. Popullsia ne rritje e Kuitos ka krijuar probleme per furnizimin me uje. Por nje shqetesim edhe me i madh eshte nese ngrohja globale do te shteroje akullnajat e Andeve. Bernard Francou eshte ekspert me Institutin francez per Studime te Zhvillimit. *Kur akullnajat shkrijne, ne fillim ka nje dyndje te furnizimit me uje nga akulli i shkrire. Pra ka me shume uje por me pas akullnajat zvogelohen dhe fillon efekti i kundert: uji pakesohet*, u shpreh ai.

Anetare te grupit te tij po punojne me eksperte vendas per te pare ndikimin e ngrohjes globale mbi akullnajat si Antizana ne afersi te Kotopaksit. Pervec matjeve te ujit, grupi perdor fotografi satelitore te akullnajave. Informacionet tregojne se temperaturat e larta po e bejne efektin e tyre. *Nje akullnaje prane Kuitos eshte zvogeluar 30-40 perqind gjate 30 vjeteve te fundit, dhe studime te tjera tregojne se e njejta gje ka ndodhur ne akullnajen Kotopaksi. Po ti krahasosh fotografite e vitit 1956 me tani sheh se akullnajat po zvogelohen*.

Studimet tregojne te njejten gje per akullnajat ne Bolivia dhe Peru. Disa shkencetare paralajmerojne se ato mund te zhduken teresisht pas 30 vjetesh.

Ne Ekuador, ekspertet jane te shqetesuar se temperaturat relativisht te larta shtojne rreziqet per ekosistemet e lartesive te medha. Zonat qe dikur ishin te ftohta jane tani strehe e fermave dhe bagetive. Aktivitetet e reja bujqesore mund te kercenojne ambjentet delikate ne Ande thote Jorge Nunez, ne Ministrine e Ambjentit ne Ekuador. *Perparesia jone yne eshte te ruajme burimet ujore pasi pa uje nuk ka ushqim. Ne duhet te mbrojme ekosistemet per te siguruar furnizimin me uje nga akullnajat*.

Ndersa Banka Boterore po financon eksperte si Nunez per te ndjekur ndikimin e ngrohjes globale dhe shkrirjen e akullnajave ne Ande. Nje symin eshte edukimi i drejtuesve qeveritare dhe publikut ne pergjithesi per seriozitetin e problemit. *Sigurimi i furnizimit me uje eshte nje nga problemet me te medha qe do te rezultoje nga ndryshimet klimatike, duke ndikuar mbi miliona njerez. Eshte shume e rendesishme per te edukuar popullaten per te mos e shperdoruar ujin*. Nunez gjithashtu thote se mos shperdorimi i ujit eshte dicka qe njerezit kudo duhet ta kene parasysh per te ruajtur rezervat e kufizuara te planetit tone.


Komente
nga : milot
Koment publikuar ne daten 15.08.2010
ishalla nuk shkrihen shpejt, duhet more me bo diqka allahu na ndihmoft

nga : aroilda
Koment publikuar ne daten 02.02.2010
o ju *** ropt ju male koti na fusni naj mal te bukur o huta

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit