Nje stacion televiziv boshnjak
ka transmetuar pamje filmike
te cilat pretendojne se shfaqin
kriminelin e luftes ne kerkim, Radko
Mlladiç, qe jeton i lire ne Serbi. Videoja,
me nje kohezgjatje prej nje ore, tregon
Mlladiçin teksa kenaqet duke luajtur
me bore ne nje resort skish, se bashku
me familjen dhe kjo pavaresisht se
eshte nje nga njerezit me te kerkuar
ne planet ne lidhje me krimet qe ka
kryer ne luften e Bosnjes. Pamjet
filmike te papara me pare, disa prej
tyre te filmuara vetem disa muaj me
heret, gjithmone sipas pretendimit te
stacionit televiziv, duket se bien ndesh
me kembenguljen e Serbise se ajo po
ben gjithe sa ka mundesi qe te vere ne
pranga te shumekerkuarin Mlladiç.
Rrjeti televiziv i Sarajeves e shfaq
Mlladiçin ne nje lagje te Beogradit dhe
nen shoqerine e disa oficereve te larte
te ushtrise serbe. Sipas stacionit, pamjet
filmike qe kane nje gjatesi prej rreth nje
ore, jane filmuar gjate dimrit te kaluar
ne vende te ndryshme. Ne disa prej
tyre, Mlladiç eshte edhe me pjesetaret
e familjes. 67-vjeçari i shumekerkuar
ndodhet ne arrati qe nga viti 1995, kur
Gjykata e Hages nxori nje flete-arresti
me akuzat per krime kunder njerezimit
gjate luftes se Bosnjes. Ai akuzohet edhe
per masakren e Srebrenices. Ka pasur
gjithmone shume dyshime per te dhe
mundesine e pranise se tij ne Serbi,
ku ai konsiderohet ende nga shume
njerez si hero. Nga pamjet, Mlladiç
duket qe ka rene ndjeshem ne peshe,
por jo ne fytyre. Serbet jane pergjigjur
menjehere, duke vene ne dyshim
faktin se behet fjale per nje video te
vitit 2008. Bashkimi Europian e ka bere
kapjen e Mlladiçit si nje parakusht per
anetaresimin e Serbise ne Bashkimin
Europian.