Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje dorashke per "kaloresin"

Publikuar me : 16.05.2010 Ne : Politike - 203 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Zhvillimet e diteve te fundit, edhe pse nuk kane arritur ta zgjidhin krizen politike qe mban peng vendin, kane arritur ne nje pike ku mund te shpresohet nga nderkombetaret dhe nga opozita eshte shprehur moduli i zgjidhjes dhe tani pritet vetem pergjigjja e partise qeverisese.


Eshte ajo qe fillimisht nuk e kishte fort per zemer vete opozita, e cila ngulmonte te hapja e te gjitha dokumenteve qe kane kutite dhe verifikimin e cdo vote te hedhur ne 28 qershor 2009, pervec atyre per te cilat ka marre vendim Kolegji Zgjedhor.


Behet fjale per hapjen kutive dhe marrjen e materialeve zgjedhore dhe sipas eksperteve te fushes, duke pasur parasysh numrin e madh te tyre, perzgjedhja duhet bere me short per te disa kampione te dokumenteve te zgjedhjeve parlamentare.


Eshte pak a shume ajo qe beri Prokuroria e qarkut te Fierit me materialet zgjedhore te qendres 3052 ne fshatin Ruzhdie, pas padise se komisionereve te subjektit politik te PS-se, ku sipas konkluzioneve te hetimit dhe te akt-ekspertimit ishin konsumuar te gjitha veprat penale te mundshme nga komisioneret e PD-se, te mjafta per te nxjerre te pavlefshem dhe te manipuluar procesin zgjedhor ne kete qender votimi. Zgjidhjen e pranuar dje nga kryetari i PS-se, Rama, po e mban ende peng kryetari i PD-se Berisha.


Per hetimin e zgjedhjeve mbi 200 deputete dhe mbeshtetes te PS-se prej 16 ditesh jane ne greve urie ne bulevard poshte zyres se tij dhe mijera protestues dy here kane rrethuar seline e qeverise apo kane bllokuar rruget kombetare per te shprehur indinjaten ndaj qendrimit refraktar te qeverise se tij.


I vetequajtur kalores pak muaj me pare, ne drejtim te z. Berisha eshte hedhur dorashka e duelit per te verteten e sfides se fundit zgjedhore te 11 muajve me pare, per te cilat komuniteti nderkombetar, beri nje sy qorr dhe nje vesh te shurdher, megjithese shenjat ishin parathene.


Zyra e OSBE-se dhe ODIHR-i sollen ne Shqiperi me shume vezhgues se asnjehere tjeter, duke mbuluar shumicen e qendrave kryesore te votimit dhe me pas ato te numerimit te votave, sepse sic thuhej, zgjedhjet ishin nje test i rendesishem per Shqiperine dhe per qeverine.


Por perfaqesuesja e zyres se ODIHR, Audrey Glover, nuk u pranua nga z. Berisha dhe qeveria e tij, per shkak se 13 vite me pare, zyra e drejtuar prej saj kishte thene gjithcka ndodhi me zgjedhjet skandaloze te 26 majit 1996, nje klonim te te cilave, Z. Berisha tashme si kryeminister do ta bente me zgjedhjet e 28 qershorit 2009.


Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch, ishte deshmitari okular i procesit me te fundit zgjedhor ne Shqiperi per te cilin, ne raportin final te OSBE/ODIHR-it, pjesa me kritike ishte ajo e numerimit te votave, ku thuhej se ne dy te tretat e qendrave te numerimit te votave, pra ne 22 nga 66 te tilla numerimi ishte i keq ose shume i keq.


Hetimi prej nje komisioni hetimor parlamentar, me shumice anetaresh nga opozita dhe te drejtuar po nga ajo do te kishte tagrin per te hetuar materialet zgjedhore, pra ato te jane brenda neper kuti, pa perfshire fletet e votimit dhe ne rast parregullsish do te ishte Komisioni i Venecias, ai qe do te vendoste hapjen e kutive me probleme.


Ngurrimi i z. Berisha eshte i perligjur, me akuzat e opozites dhe raportin e OSBE/ODIHR-it, per manipulime skandaloze ne shumicen e qendrave te votimit, vecanerisht ne zonat rurale dhe ne bastionet e PD-se, ku opozita e pati shume te veshtire te menaxhonte kontrollin e procesit te votimit. Pak e shume si ne Ruzhdie.


Ekspertimi i materialeve zgjedhore nga ana e Policise Shkencore, te dhenat nga Ministria e Brendshme dhe deshmite e personave te implikuar kete procesin elektoral, treguan se ne qendren e votimit numer 3052, manipulimi nisi me lenien e zgjedhesve per te votuar ne menyre te hapur dhe ne emer te zgjedhesve te tjere, me falsifikimin nga ana e komisionereve te listes se zgjedhesve, duke shenuar perbri emrave, numra serie te dokumenteve te identifikimit si pasaporta dhe karta e identitetit te falsifikuara, ne nje qender me vetem 592 zgjedhes ishin falsifikuar firmat, numrat e serive, te kartave te identitetit dhe pasaportave te 376 zgjedhesve.


Opozita mbron me force idene se keshtu ka ndodhur ne shumicen e qendrave te votimit ne Shqiperi, cka ndikoi seriozisht ne rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve. OSBE/ODIHR-i vuri ne dyshim numerimin ne 22 qendrat e numerimit te votave. Keto vertetohen me shkresat zyrtare qe jane brenda ne kutite e zgjedhjeve te 28 qershorit.


Per kaloresin Berisha dorashka eshte hedhur si nga opozita qe po sakrifikon ne greve urie, ashtu edhe nga nderkombetaret e lodhur nga zgjedhjet pa zgjidhje te Shqiperise. Pritet vetem pergjigjja e tij.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit