Arkitekture / Nje vendim i papergjegjshem arkitektesh e urbanistesh po kthen filozofine e kioskave. Nderhyrja ne Sheshin Italia, nje nga me te rendesishmit e Tiranes, eshte nje atentat qe profesionistet po i bejne kryeqytetit m
Ne Sheshin "ITALIA" jane realizuar nje pjese e punimeve per nje objekt. Jane betonuar gjithe kolonat e tre kateve. Sipas tabeles shpjeguese te vendosur, behet fjale per nje "Kompleks Rekreativ 3 kate plus bodrum" qe e nderton shoqeria BELAVIS SH.P.K.
Mbas artikullit tim te dates 17 shkurt, botuar ne "Shekulli", punimet u pezulluan.
Ne biseden qe pata me Kryetarin e Bashkise, Edi Rama, me tha se ai ka qene kunder ketij objekti i cili eshte edhe kunder Planit Francez te Qendres.
Meqenese eshte rasti i nje veprimi te rende, shume flagrant, kunder planifikimit urban te qytetit, mendova ta analizoj me me hollesi.
Vendimi i KRT-se se Tiranes eshte i dates 13.06.2002. Pra, objektit i eshte dhene drita jeshile, dhe prej ketu fillojne gjithe problemet.
Çudia e pare eshte kur lexoj se pronar i truallit eshte zoti Shpetim Dama.
Kjo eshte e pabesueshme! Si eshte e mundur dhe kush ia ka kthyer kete parcele ne mes te sheshit ketij personi?
Po ta shikojme me kete logjike, pronar duhet te kete edhe fusha e "Qemal Stafes", edhe shatervani ne mes te Sheshit "Nene Tereza". Bile pronar duhet te kete pasur edhe lulishtja ne Sheshin "Skenderbe".
Dhe atehere duhet tju kthehen pronareve?
Po pse nuk ju kthehet toka pronareve te parcelave ne Kamez, Sauk apo Bathore, te okupuara nga te tjere?
Po si nuk e kerkoi ne kohen kur u ndertua nga italianet?
Si eshte e mundur, shpronesojme per Rrugen e Kombit ne Kukes dhe ne mes te Tiranes pronarit i kthehet parcela?
Kjo me ngjan si dhenia ne pronesi e parkut tek vellezerit Frasheri ku u ndertuan Kullat ose si dhenia e territorit te Parkut te madh ku u ndertua Shkolla Willson.
Ne gjithe boten shtetet vene dore mbi trojet private per hir te hapesires publike, vetem ketu kthehet mbrapsht, nga hapesire publike ne private.
Çudia e dyte eshte guximi i kerkeses per te ndertuar aty.
Dhe veprimi aspak i moralshem eshte i arkitekteve qe e kane pranuar kete detyre projektimi, duke e ditur fort bukur se aty nuk duhet ndertuar. Dhe nuk mund te mendonin per te ndertuar sepse aty eshte nje SHESH, domethene nje HAPESIRE e lire qe askush nuk ka te drejte ta zere.
Si mund te prishet harmonia keshtu? Si mund te guxojme, duke qene profesioniste, te behemi atentatore te nje kryeqyteti? Çfare parimesh, normash morale dhe profesionale kemi parasysh? Cila KRT e nje kryeqyteti evropian mund ta bente kete veprim? Si eshte e mundur qe KRT-ja e aprovoi? Kush ishin keta anetare te KRT-se?
Bashkia e Tiranes duhet patjeter te beje transparence te plote per kete rast, sepse ishte ky vendim i KRT-se qe futi ceshtjen ne nje maratone gjyqesore te panevojshme.
Si eshte e mundur qe shkallet e gjyqesorit marrin nje vendim aprovimi kur ky rast eshte krejtesisht i paster si drita e diellit?
A mund te gjendet nje rast tjeter korrupsioni me flagrant dhe me i dukshem se sa ky?
Si mund te ndertohet ne mes te nje SHESHI, te nje prej shesheve me te rendesishem te kryeqytetit?
Tani, paradoksalisht, ky objekt eshte bere me i rendesishmi dhe me i fokusuari ne ate shesh.
Arkitektet tane punojne si qorra, na japin vetem ca fasada dhe ca planimetri dhe nuk dine fare se si keto objekte qendrojne ne hapesire! Pastaj na dalin jo ato qe parashtrojne ne KRT, po ca monstra qe nuk i ka pare kush.
Gjeja me e rende eshte se objekti demton rende "Sheratonin".
Dalengadale ky hotel (si njehere e nje kohe Dajti ) zuri vendin me te rendesishem ne jeten publike te kryeqytetit. Aty behen konferenca, takime delegacionesh, pritje e percjellje personalitetesh shteterore, kulturore e sportive. Hoteli ka zevendesuar edhe Pallatin e Brigadave ne shume raste, ne pritje presidentesh e kryeministrash. "Sheratoni" keshtu ka nje funksion shteteror.
Dhe tani na del nje palo objekt, REKREACJONI me demek, domethene kafene, (se nuk ka nja dhjete a njezet aty rrotull).
Me tmerron fakti se si eshte e mundur qe FILOZOFIA E KIOSKAVE te kthehet prape.
Si nuk veme mend asnjehere? Ku e gjejme kete guxim? Si nuk kemi ndergjegje dhe pike turpi?
Dua te besoj qe ky objekt do te rishqyrtohet, do te anulohet dhe do te prishet.
Perndryshe do te jete turpi i mijevjecarit te ri.