Edicioni i trete i Festivalit Nderkombetar te Filmit qe mbahet ne Durres me 29 gusht-4 shtator, eshte ne pergatitjet e fundit.
Drejtoresha artistike e Festivalit, Anila Varfi, tregon se cfare te rejash kane seksionet ne konkurrim dhe jashte konkurrimit, nje program qe ajo e ka ngritur duke hulumtuar prurjet e dy viteve te fundit ne kinemane evropiane dhe ballkanike.
Detaje nga Vizione bashkekohore dhe Bote Ballkanike, qe jane dy seksionet konkurruese, do te shpallen 10 dite para hapjes se festivalit. Varfi thote se nuk do te kete asnje film shqiptar ne gare, por eshte menduar nje seksion kushtuar te rinjve, qe mendohet si nje investim per kinemane e te ardhmes ne Shqiperi.
I quajtur Short Albanian Film Student, ky seksion eshte ndertuar me prodhimet filmike te studentet te filmit ne tri akademite shqipfolese te Shqiperise, Kosoves, e Maqedonise.
Per here te pare hapet seksioni I Filmit Dokumentar, i profilizuar ne dokumentarin portret. Sa per te permendur O Lucky Malcolm (2006) i Jan Harlanit, kushtuar aktorit Malcolm Mcdoeell; Milos Forman What doesnt kill you (2009) i regjisorit Milos Smídmajer, apo dokumentari I fundit per Lord Bajron ne Shqiperi me protagonist Rupert Evrett. Retrospektiva nga Arkivi i Filmit Shqiptar prezanton disa vepra me te cilat u behet homazh skenaristit Dhimiter Xhuvani dhe aktorit Agim Qirjaqi, qe u ndan nga jeta kete vitin e fundit.
Seksioni Takime te aferta i kushtohet kinemase franceze dhe prezantimi me kete kinema behet me te ftuar speciale dhe filma me sukses boteror. La Vie en Rose (2007) i regjisorit Oliver Dahan me te cilin hapet Festivali me 29 gusht. Le père de mes enfants, 2009) i Mia Hansen-Løve.
Dhe projeksion i vecante, baleti Borebardha me koreografi te artistit me origjine shqiptare, Angjelin Preljocaj. Drejtoresha e festivalit, Anila Varfi, zbulon hollesi per te ftuarit, ngjarjet speciale te festivalit dhe ndihmen qe ky edicion do ti jape te rinjve shqiptare. Amfiteatri i Durresit pret dy femra te bukura te ekranit aktoren franceze Fanny Ardant dhe protagonisten e filmit Shamikuqja Türkan Soray, e cila vjen me rastin e restaurimit te pelikules se filmit qe e beri te njohur ne vendin tone ne vitet shtatedhjete.Znj. Varfi, jemi perpara edicionit te trete te Festivalit. Çfare shenohet si ngjarje speciale?
Ky edicion, me seksionin e tij Takime te aferta sjell ne fokus kinemane dhe kulturen franceze. Kjo eshte arsyeja pse festivali hapet me La Vie en Rose (2007) te Oliver Dahan.
Vjen per here te pare ne pelikule 35 mm. Ne kete seksion shfaqet jashte Le père de mes enfants, 2009 i Mia Hansen-Løve. Kemi te pranishem ne shfaqjen e filmit aktorin kryesor Louis-De Lencquesaing. Si shfaqje speciale ne teater vjen Borebardha (Blanche-Neige, 1984) me regji te Angjelin Preljocajt. Pervec bukurise se filmit, kostumeve te realizuara nga Jean-Paul Gaultier, ndihemi krenare qe prezantohet regjia e artistit me origjine shqiptare. Festivali i ka kushtuar rendesi cdo vit artisteve qe kane kontribuar ne kinematografine shqiptare. Retrospektiva u kushtohet shkrimtarit dhe skenaristit Dhimiter Xhuvani dhe aktorit Agim Qirjaqi. Festivali u ben homazh, te dy u ndane nga jeta kete vit, dhe I nderon me cmime karriere. Kjo do te behet qysh ne ceremonine e hapjes.
Çfare prurjesh kane seksionet kryesore te konkurrimit? Shpallja e tyre do te behet pak vone, sic e kerkon rregullorja e festivalit. Mund te them se do te jene 10 filma ne seksionin Vizione bashkekohore dhe 7 ne Bote ballkanike. Dua te vecoj nje sere filmash qe jane zgjedhur per tematiken shqiptare qe trajtojne ose per spunton qe kane marre nga ndonje motiv shqiptar. E kam fjalen per filmin shume te komentuar
nga shqiptaret ne bote Dosja K. te regjisorit Jan Verheyen. Presim ne Durres ardhjen e nje prej aktoreve protagonist, ndoshta edhe aktorin shqiptar Blerim Destani. Kujtoj se filmi Hi dhe gjak (2009) i aktores franceze Fanny Ardant, eshte bazuar ne nje nga veprat e shkrimtarit tone, Ismail Kadare. Ne seksionin e filmit Ballkanit prezantohet dhe e kemi te pranishem ne Durres, regjisorin serb Srdjan Karanovic me filmin Besa (2009).
Por kemi edhe prurje shume te mira nga kinemaja turke. Sa per te permendur filmin Kosmos (2010) te Reha Erdem, shfaqur ne Berlinalen e fundit. Kete edicion hapim dy seksione tereja me rendesi per te ardhmen e festivalit Short Albanian Film Studentsdhe Filmi Dokumentar.Ndalemi pak tek te rinjte. Po kompensoni boshllekun qe festivali ka nga mungesa e filmit shqiptar?
Short Albanian Film Students fokusohet ne punet e studenteve te Akademive shqipfolese, te Shqiperise, Maqedonise dhe Kosoves. Studentet ftohen te konkurrojne dhe ne te njejten kohe do te gjykojne per punet e njeri-tjetrit. Mendohet qe ata te jene pjese e nje forumi dhe te ndajne ide rreth cilesise, regjise, muzikes, te gjithe elementet perberes te nje filmi. Me 4 shtator, ne diten e fundit te festivalit votojne hapur per filmat qe jane ne program. Ky seksion i eshte dedikuar teresisht talenteve te reja dhe perpiqet te gjeje rrugen qe ata te promovohen.
Studenti fitues ne Short Albanian Film Student do te jete i ftuar special ne Forum Berlinale. Mendoni se prurjet e te rinjve do tI pergjigjen ketij angazhimit tuaj pozitiv? Shpresoj qe ta kuptojne kete mundesi. Eshte momenti me i mire per te krijuar nje trampoline per seksionin e filmit te shkurter shqiptar te studenteve.
Çfare mund te zbuloni per te ftuarit? Eshte nje kenaqesi e madhe dhe nje ndihme e madhe per Festivalin e Durresit, qe do te jete e pranishme aktorja Fanny Ardant. Ndihemi te nderuar qe ajo ka konfirmuar ardhjen e saj.
Do te permendja per te gjithe dashamiresit e kinemase emrin e nje te ftuare te mrekullueshme, gruan e bukur qe sjell kinemane turke ne Shqiperi, Türkan ªoray, protagonisten e filmit Shamikuqja. Regjisori polak Krzysztof Zanussi vjen dhe vleresohet me cmimin e karrieres qe festivali i Durresit jep per njeregjisor me kontribute ne kinemane evropiane. Ai do te zhvilloje nje dialog me auditorin per karrieren e tij. Jane te fuar serish Jan Harlan dhe Henning Lohner te cilet po na japin nje ndihme te cmuar per te rinjte.
Ata do tbejne disa trajnime me studentet per regjine, muziken filmike dhe produksionin. Nje tr
ajnim praktik, per kameren dhe montazhin nga Katia De Vidas dhe per aktrimin nga Louis-De Lencquesaing. Sic e shihni, duam te bejme dicka per te rinjte shqiptare ne fushen e kinemase. Pjesemarrja e publikut ka qene nje shqetesim ne edicionet e kaluara. Çfare keni menduar per ta fituar kete publik?
Kerkojme te bejme nje lufte, apo nje perpjekje publicitare permes partnereve tane mediatike sa me shume te mundemi per te rritur numrin e pjesemarresve. Per te gjithe dashamiresit e kinemase qe jetojne ne Tirane do te kete ne sherbim nje autobus me nje orar te caktuar per ti sjelle ne Durres. Ka filluar te kete nje fryme kunder festivaleve te filmit, ndoshta me te drejte.
Vertet qe Festivali i Durresit po shenon nje rritje e tregon struktura, programi, te ftuarit, investimi per te rinjte. Por cfare i garanton atij te ardhme te qendrueshme? Festivalet ne Shqiperi duhet te rriten profesionalisht. Mendoj se ketu qendron gjithe problemi. Kete vit Festivalit i Durresit ka hedhur nje hap tjeter dhe jo me larg se pese vite ne premtojme te jete ne guiden e festivaleve nderkombetare.
Çqendrim kane mbajtur kete vit institucionet shteterore? Ministria e Kultures mbeshtet per here te pare festivalin, pavaresisht se mbeshtetja eshte modeste, 1.500.000 leke. Ajo mbeshtet cmimin e madh evropian, cmimin ballkanik dhe cmimin per studentet.
Qendra Kombetare Kinematografike e mbeshtet festivalin, edhe ajo me nje vlere modeste, prej 2.200.000 leke. Por dhurata nuk gjykohet. Kemi edhe mbeshtetjen vendore e Bashkise se Durresit.
EDITH PIAF
Eshte filmi La Vie en Rose qe mban titullin e kenges se famshme te Edith Piafit, qe hap festivalin e Durresit. Ky film i kushtohet asaj, artistes se madhe frenge te shekullit te kaluar qe pati jete te jashtezakonte. Portretizimin e Piafit, regjisori Olivier Dahan ia besoi aktores Marion Cotillard dhe loja e saj u vleresua me 2008 me cmimet me te medha te mundshme per nje aktore Oscar, BAFTA, César dhe Golden Globe