Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje keshille per te plotesuar kushtet per vizat brenda dites

Publikuar me : 28.05.2010 Ne : Politike - 163 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Komisioni Europian ka miratuar sot perfundimisht rekomandimet per liberalizimin e vizave per Bosnjen dhe Shqiperine, duke e kushtezuar ato me tri kushte nga kater blloqe gjithsej qe Shqiperia ende nuk i ka plotesuar.


Ato jane strategjia per te riatdhesuarit, lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit dhe zbatimi me efikasitet i ligjit antimafia.


Pavaresisht fishekzjarreve qe u ndezen ne Tirane nga qeveria dhe opozita, ne te vertete, te tria kushtet, edhe pse ne dukje teknike, kane nje lidhje te forte me vullnetin politik per te qeverise Shqiperine.


Keto nuk jane kushte, te cilat Shqiperia nuk i ka plotesuar ende se nuk ka mundesi financiare apo se ka mangesi ligjore. Keto jane tri kushte qe kane te bejne pikerisht me vullnetin politik te qeverise, i cili dikton mosplotesimin e tyre.


Keto tri kushte ne duhet ti kishim plotesuar nje vit me pare, qe ne janarin e kaluar, te kishim filluar te leviznim pa viza, ashtu si serbet, malazezet dhe maqedonasit. Nuk i plotesuam. Mund ti kishim plotesuar deri ne 27 maj, pra deri me sot, dhe sot te shpallej vendimi.


Nuk i beme perseri. Tashme na e kane lene ti plotesojme deri ne vjeshte, me qellim qe ne nje nga tri mbledhjet e Ministrave te Jashtem te BE, ne tetor, nentor apo dhjetor te merret vendimi. Degjova kryeministrin Berisha qe filloi te riangazhohet per te qindten here per keto pika.


Ne te vertete, sa here angazhohet, aq here na kujton se eshte fajtor per izolimin e shqiptareve. Ka nje keshille te vetme qe keto tri kushte te plotesohen brenda dites e jo brenda 6 muajve.


Strategjia per te riatdhesuarit, eshte nje kusht teknik qe ka te beje me papergjegjesine per te shkruar nje projekt, i cili behet edhe brenda dites, ndaj nuk duhet te diskutojme fare per te. Pika me e nxehte, qe po na mban ende te izoluar, eshte lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit.


Komisioni Europian ka theksuar ne progresraportin e tij se ne Shqiperi po krijohet kultura e mosndeshkueshmerise se zyrtareve te larte apo njerezve te lidhur me pushtetin. Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, ka thene dy dite me pare se krimi i organizuar ka mbeshtetje politike.


Nese Sali Berisha e ka seriozisht se do te ndihmoj shqiptaret qe tu liberalizohen vizat, mjafton te beje disa gjeste simbolike dhe ne brenda dites e kemi plotesuar kete kusht.


Mjafton qe nje mengjes kur del nga shtepia, ai te marre me vete djalin dhe vajzen dhe ti dorezoje para prokurores se pergjithshme.


Djali te deshmoje para drejtesise, se clidhje ka me fabriken e Gerdecit, clidhje ka me Rrahman Selmanllarin ne kete histori, cilat jane bizneset e perbashketa te tij me Selmanllarin dhe Delijorgjin, si ka lobuar ai ne emer te pushtetit te babait per kontraten vdekjeprurese dhe pastaj te shkoje para gjykates per te marre verdiktin e drejtesise.


Vajza te shkoje para zonjes Ina Rama ti thote ta rihape dosjen e mbyllur me dhune per hetimin e sekserit te familjes Damir Fazllic, te deshmoje si ka marre perfaqesine e tij ligjore, si ka ndihmuar ate duke perdorur pushtetin e babait te bleje toka te lira ne Porto-Romano, me qellim ndertimin e nje TEC-i me vone, si ka tentuar te fitoje 3 per qind te ketij investimi duke garantuar investitorin per firmen e babait te saj si kryeminister, si ka ndihmuar me lidhjet e saj qe Fazllic te fitoje shumicen e tendereve te energjise elektrike ne kohen qe KESH drejtohej nga Gjergj Bojaxhiu dhe pastaj te kaloje para drejtesise.


Pasi te mbarojne femijet, te qendroje dhe vete dy ore para zonjes Rama, ti kerkoje ta rihape dosjen e rruges Rreshen-Kalimash, ti kerkoje te jape deshmine e tij per ate vendim fatal, i cili po varros financat publike ne Shqiperi, te tregoje lidhjet e tij me Tarek Sraah, te cilit i ka dhene mbi 1 miliard euro per nje rruge 60 km, dhe pastaj te shkoje para drejtesise pa imunitet.


Kur te shkoj ne Gjykate te Larte e presin dhe disa padi penale per shpifje, te cilat po i mbyll duke kercenuar here gruan e Fullanit dhe here gjyqtare te tjere te kapur prej tij. Le te ballafaqohet dhe me ato akuza dhe pastaj te rikthehet ne shtepi.


Le ta garantojme nje moment ne emer te drejtesise se do ta leme ne gjendje te lire dhe nuk do ta arrestojne pa u shpallur vendimi i gjyqit, sic ka arrestuar ai dikur Fatos Nanon.


Pasi te mbaroje pune me femijet, te nxjerre pak llogarit e fondacioneve bamirese te Liri Berishes, te beje transparencen e vrasesve dhe krimineleve qe derdhin aty para per te blere lirine e tyre dhe bizneset e paligjshme, ti bej ato publike dhe te shikojme se cfare kane perfituar ata qe shkojne ne mbremjet e bamiresise dhe derdhin mijera euro qe nuk deklarohen askund.


Kur te kete mbaruar gjithe kete proces transparence, le ti beje nga nje telefon Lulzim Bashes dhe Fatmir Mediut te shkojne dhe ata si dhe familja e tij para drejtesise.


Nese e gjithe kjo qe them, do te ndodhe neser ne mengjes, ju siguroj se pasneser Brukseli do te na i quaje te plotesuar edhe kushtin e luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit edhe kushtin e zbatimit me efikasitet te ligjit antimafia. Dhe pasneser mund te kemi pa asnje dileme vendimin per liberalizimin e vizave pa asnje kusht.


Gjithe skenaret e tjere, qe Berisha ti mbushe mendjen perendimit se po lufton mafian dhe krimin e organizuar, duke marre kontrollin mbi gjyqesorin dhe duke futur nen terror Gjykaten e Larte dhe per nje padi penale flagrante ndaj tij per shpifje, do te jete mundim i kote. Sali Berisha nuk eshte aq i lire sa te luftoje krimin e organizuar, korrupsionin dhe te hetoje pastrimin e parave.


Ai duhet te arrestoje djalin, vajzen, gruan dhe pjesetare te tjere te familjes se tij politike. Na i jepni qe sot keto viza, nese doni te ndihmoni shqiptaret. Mos na lini ne dore te atyre qe i kane edhe vizat edhe parate edhe pushtetin edhe vullnetin politik per te mos i plotesuar kurre ato kushte.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit