Jeta e vertete e njeriut fillon me shkollen, me hapat e para ne rrugen e dijes, me lindjen e
koncepteve te jeteses ne bashkesi, te atyre te respektit te miqesise, te shoqerise, te dashurise, jo vetem ndaj vlerave morale e intelektuale qe nxe femija apo i riu, por dhe ndaj tafermit, shoqes, shokut, mesuesit, mjedisit te studimit apo te lodrave. Keto koncepte mbeten gjithe jeten edhe se ajo shpesh i pergenjeshtron ata, nguliten ne nenshtresen e formimit te personalitetit dhe individualitetit te gjithsecilit.
Njeriu ka mall, nje mall te perjetshem, te rikthehet tek ta edhe se tashme ata perbejne vetem boten e kujtimeve vetjake, qe i ngjan nje ishulli te gjelber, te vetmuar mes detit te problemeve te shumta te familjes, shendetit, bindjeve politike, apo veprimtarise se cfaredo lloji qe ploteson kuadrin e jetes se perditshme.
Ky mall, kjo deshire per tu rikthyer, jo vetem me mendime e zemer, por edhe me pranine fizike ne nje dite te gjysme qindvjecari te shkuar qe shenon daten 25 qershor 1960, u bene shkas qe, ne qytetin e Lushnjes, tek kinoteatri Vace Zela, me 29 maj, te mblidheshin rreth 25 burra e gra, te gjithe gjysher e gjyshe, me floket e thinjur e me idene se per nje dite do te arratiseshin nga jeta e perditshme, per tu strehuar ne te shkuaren tashme te larget. Ishin ish maturantet e mesuesit e tyre te vitit 1960, maturantet e pare te qytetit myzeqar.
I bashkonte, vec deshires per te pare njeri tjetrin mbas vitesh te gjata shkeputjeje, edhe vetedija e krenaria e vleres se grupit te tyre, kenaqesia se i perkisnin klases me cilesore te historise se gjimnazit, nje vleresim ky, i bere zyrtarisht nga autoritetet e shkolles dhe tarsimit te rrethit, ne nje tjeter takim torganizuar prej tyre kater vjet me pare, ne festimin e 50 - vjetorit te hapjes se gjimnazit te pare ne rrethin e Lushnjes.
Kete here takimi nuk ishte zyrtar, ishte nje ide e lindur tek njeri prej maturanteve, i larguar ne Itali qe prej 20 vitesh, ide qe pati miratimin entuziast te nje shoqeje qe jeton ne Greqi, e cila pati meriten te kontaktoje me telefon te gjithe ish shoqet e shoket e klases se bashku me mesuesit, duke koordinuar veprimet qe do te conin ne diten e takimit, qe u organizua ne hollesi nga shoket qe ishin ne qytet.
Por, me gjithe karakterin privat te takimit, nuk mungoi ndihmesa e shkolles, e institucionit aktual, e drejtorise, e trupit arsimor dhe e nxenesve qe i priten paraardhesit e tyre te nje gjysme shekulli me pare me tufa me lule. Ishin skena shume prekese, nje takim brezash aq te ndryshem nga njeri tjetri, mbasi aq te ndryshme ishin kohet qe i rriten e i formuan, aq e ndryshme ishte Shqiperia e sotme nga ajo e vitit 1960.
Te ardhurit e moshuar ishin ata qe uleshin ne bankat e kesaj shkolle gjysme qindvjecari me pare me peshen e kohes mbi supe, te asaj qe kalon ne menyre te pakthyeshme, si ujet e lumit qe rrjedh nen nje ure.
Ishin po ata njerez, po ata karaktere, natyra, po ata tipare qe koha i pjek, i staxhionon, por nuk i ndryshon, sepse ne thelb ata i perkasin se perjetshmes, asaj te vecante qe cdo qenie njerezore mbart ne vetvete, duke vertetuar larmine por edhe te perbashketen qe bejne dallimin por i japin edhe kuptimin shoqerise njerezore.
Ne sallen e mesuesve te gjimnazit te sotem u zhvillua nje takim i ngrohte. Folen drejtori z. Skender Gega, ish drejtori i gjimnazit te pare z. Shefqet Karaj, pershendeti ish-profesori z. Niko Deda, u kujtuan ata nxenes e mesues qe nuk ishin me ne kete jete, por qe mbeten gjithmone pasuri e kujteses se pergjithshme dhe objekt respekti e dashurie vellazerore. Drejtori foli per te shkuaren e te tashmen e shkolles, per vlerat e trasheguara te matures se pare, por edhe per sukseset bindese te viteve te fundit.
Dukej si nje vazhdim stafete brezash, qe pershkohej nga nje fill i padukshem, por gjithmone i pranishem deshira per te mesuar, per te ecur ne rrugen e dijes, ajo ambicie fisnike (faleminderit prof. Shefqeti) per te qene ne rreshtin e pare, nepermjet rezultateve e merites.
Nese kishte nje respektim e vleresim te merites ne vitet e matures se pare, nje dukuri e rralle jo vetem per ate epoke, nga lartesia e kohes ajo merr permasa vertete madheshtore. Koha tregoi se ajo klase, si pak te tjera, ishte nje amalgame dhuntish natyrore e vullneti per pune.
Jo me kot te gjithe ata qe, nga bankat e saj, shkuan per studime te larta shkelqyen e u kthyen profesioniste tafte e njerez me dinjitet. Ata qe u penalizuan nga koha e regjimi pa mundesi studimi ruajten dinjitetin edhe ne punet me te rendomta.
Nderrimi i koheve prej tyre nxori ne skene, shkrimtare e poete si H. Jacellari, Gj. Markagjoni, K. Fishta, I Shehu, A. Kolgjini, deputete si Gj. Markagjoni e I.Shehu, biznesmene si A. Toshkezi. Nate klase rrinin bashke nxenes tinternuar, pinjoj te familjeve te medha te Shqiperise para komuniste, e djem e vajza komunistesh apo pa parti.
Ne teori ajo duhet tishte nje arene ku do te duhej te shpalosej cdo dite lufta e klasave ne format e saj me te ashpra, me demaskimet, biografite, dallimet, perbuzjen, percmimet.
E verteta ishte nje tjeter ajo klase qe nje grup vajzash e djemsh te rinj qe kishin deshire te studion, te zgjeronin horizontin kulturor, qe e donin dhe respektonin njeri tjetrin si shoke e shoqe, si bashkenxenes, si bashkudhetare ne shtigjet e jetes. Ishte kjo fryme mirekuptimi njerezor, ishin keto parime te nje shoqerie te qyteteruar qe percaktuan marredheniet mes ketyre te rinjve, qe sot i mbajne ende te lidhur me njeri-tjetrin, duke i sjelle ne kete takim.
Ne kete kuader nje respekt e vleresim te vecante meritojne mesuesit e tyre, qe duhet te predikonin urrejtjen klasore, si shume kolege te verber, por qe i anashkaluan urdhrat brenda mundesive, duke lene ne kujtesen e nxenesve te deklasuar imazhin e pedagogut, me pare si njeri e me pas si mesues.
Llazar Prifti, Pirro Risilia, Shefqet Karaj, Pellumb Omari, Niko Deda, Ismail Turdiu, Hajro Babameto, Myfit Juka, Beatrice Kovi, Ahmet Gllavata, Haki Ago, Murat Nezha, Rexhep Ballhysa, Andon Pambuku, Jahja Gjinali, Nikolla Xhonga, Ikbale Pema, Hena Konomi etj., mbeten ne kujtesen e nxenesve te tyre si mesues e jo si police.
Disa prej tyre nuk jane me ne jete, por respekti per ta nuk eshte thjesht respekt i zakonshem, eshte dicka me shume. Nga shkolla miqte e qytetit te Lushnjes shkuan te benin fotografite e grupit ne vendin ku kishte qene shkolla e tyre, sot godina e postes. Ato fotografi do te ishin nje kujtim i vyer ne nje dite te shenuar nga shume mbresa e kujtime.
Ata do te shpaloseshin me force ne dreken e porositur ne nje nga lokalet e rinj te qytetit, buze rruges se ish Institutit bujqesor, te ish rruga romantike e qytetit, qe ndoshta zgjonte tek ndonjeri caste e ndodhi te mbuluara nga pluhuri i kohes...
Nato dy-tri ore te drekes te pranishmit u rikthyen ne vitet e gjimnazit, nepisodet, ne bisedat, ne boten djaloshare, ne librat e lexuara, ne filmat, ne kenget e rinise se tyre. Instiktivisht buciten kenget ruse, Rjabina, Ocin Çornoje, Pad maskovnije vecera, e te tjera melodi te incizuara ne kujtesen e secilit e me shume te Luanit (ish student ne Leningrad) e te mesueses se rusishtes znj. Beatrice.
Dukej sikur koha ishte ndalur, madje ishte kthyer mbrapa, ishte si pamja e pjeseve tuniversit qe na vijne mbas qindra vitesh. Nato tryeza ishte nje ringjallje e se shkuares nepermjet kujtimeve, bisedave te lira, te pa kushtezuara, pa kufij, pa mure qe, ne pjesen me te madhe te gjysme shekullit, kishin qene te pranishme edhe mes tyre... Muret ishin rrezuar e se bashku me ta edhe tabute qe kishin kushtezuar shume endrra te rinise.
Mbetej keqardhja per nje jete, e vetmja jete qe i avitej perendimit, te gjymtuar ne forma e menyra te ndryshme, qe mund te kishte qene krejt ndryshe, me njerezore, me racionale, me e natyrshme sikur te mos kishin qene tabute e bashke me ta xhelatet.... Ishte nje ze i brendshem qe gelonte ne nenvetedijen e secilit, qe, ne heshtje, pa zhurme, pa rrahje mendimesh, bente procesin e nje epoke, te absurditetit te saj, te se vecantes se saj te tmerrshme edhe ne kuadrin Dreka mbaroi me nje kafe te qerasur nga njeri prej shokeve, ne nje lokal te ri e te bukur, ne katin e nente te nje ndertese, prone e tij e simbol i koheve te reja. Ishin mbresat e fundit, pershendetjet, urimet, perqafimet.
Dita e jashtezakonshme, dita e kthimit ne endrrat e rinise po mbaronte. Secili merrte rrugen e tij per tu kthyer ne jeten e zakonshme, ne lemshin qe vazhdon te mblidhet. Por ne brendesi te secilit mbeti dicka jo e zakonshme, ajo ndjenje miqesie e dashamiresie qe mbijetoi nje gjysme qindvjecari e qe, me siguri, do ti shoqeroje deri ne diten e fundit. Eshte nje pasuri qe nuk jep kambiale, por qe nuk mund te blihet me asnje kambial te botes.