Me ne fund dhe nje eveniment qe ngrohu zemrat tona e rindezi shkendijat e shpresen dhe krenarine kombetare! Me ne fund nje lajm qe u shpernda me shpejtesine e drites ne te kater anet e rruzullit e kudo qe shqiptaret ndodhen.
Eshte nje ngjarje qe venit me force magjike, edhe pse ndoshta per pak kohe, te gjitha mosmarreveshjet e prapesite tona te brendshme duke na kujtuar se jemi nje komb e shume e me shume kemi premisa qe na bashkojne se sa na ndajne.
Ne fund te fundit kemi nje gjak qe rrjedh ne dejet tona, jemi dege te te njejtit trung filogjenetik e kemi nje deshire te perbashket mbi te gjitha deshirat e tjera per ta pare Shqiperine ashtu si dhe rilindesit deshironin, Zonje e kaluar zonjave!
Me shume se nje opinion juridik, vendimi i Hages eshte clirimi i dyte i Kosoves. Eshte njohja ligjore ne komunitetin boteror e se drejtes se kombit tone per vetevendosje.
Eshte dokument historik qe verteton plotesisht se koha e neperkembjes, poshterimit, ndarjes e copetimit per Shqiperine e shqiptaret ka perenduar njehere e pergjithmone. Eshte tregues i pakundershtueshem se bota e civilizuar nuk pajtohet me padrejtesite e se kaluares e kerkon me ngulm rivendosjen e se drejtes.
Ne nuk jemi separatist. Perkundrazi, jemi nder kombet e rralla qe unanimisht e pa ekuivok aspirojme integrimin europian, bashkejetesen miqesore e pa asnje paragjykim per reminishencat e se kaluares.
Por, nderkohe, ne kemi deshiren dhe vendosmerine e patundur per te ruajtur identitetin tone, per te ruajtur ate qe trasheguam ne breza e qe po keshtu do tia leme atyre qe do te vijne. Jane perpjekjet mijeravjecare te nje kombi te vjeter qe i rezistoi me kuraje cmendurive e tallazeve te koherave te pacivilizuara e me sakrifica sublime ruajti gjuhen, zakonet e traditat me te mira. Vendimi i Gjykates Nderkombetare se Drejtesise perpos te tjerave na kujton vete historine tone.
Si pasardhes te fiseve Pellazge qe me vone krijuan Mbreterine Ilire ne dolem nga shkaterrimi i Perandorise Romane si vazhdues te fiseve Dardane e Feoneve qe me pas u detyruan per shkak te dyndjeve te Avareve te vendosen ne Thesali, Dalmaci, Maqedoni e Epir.
Ishin ushtrite e perandorit Bizantin ato qe vendosen sllavet per interesa te mbrojtjes se territoreve ne Ballkanin Perendimor e keshtu historia vazhdon per te treguar se ne jemi me mijera shekuj ne trojet tona.
Ne jemi ketu ne zemer te Ballkanit per ti treguar botes se shqiptaret jane nje faktor i padiskutueshem ne te gjitha zhvillimet politike dhe ekonomike te rajonit. Edhe pse ne dy shtete ne jemi nje, sepse po ashtu jane interesat tona.
Ne kete dite te jashtezakonshme ndergjegjja jone historike i drejtohet perseri me mirenjohjen absolute SHBA-se, e cila i eshte ndodhur prane kombit tone ne ditet e tij me te veshtira.
Ashtu si ne vitin 1919, kur zeri i Presidentit Wilson e shpetoi Shqiperine nga pushimi i ekzistences si shtet, ishin perseri SHBA-te ato qe i thane ndal dores se nje prej padroneve me te eger te gjenocidit serb ne Kosove, Miloshevic. Ishte Amerika shteti qe suportoi legjimitetin e luftes se gjate shekullore te popullit shqiptar per liri duke mbeshtetur pavaresine ne Kosove, si te vetmen alternative te mundshme per vendosjen e qendrueshmerise e paqes ne Ballkan e me gjere.
Shprehje e kesaj mbeshtetjeje te vazhdueshme eshte edhe deklarimi i fundit i Sekretares se Shtetit, H. Clinton, se vendimi i Gjykates, ne menyre decisive mbeshteti pikepamjen e SHBA-se se shkeputja e Kosoves nga Serbia ishte legale dhe qe ajo eshte nje shtet i pavarur, territori i se ciles eshte i paprekshem.
Ne te njejten kohe kjo ngjarje e shenuar duhet te sherbeje si apel i qendrueshem per klasat dhe elitat politike te dy shteteve, por te njejtit komb se, ndersa bota e qyteteruar ka kryer detyrimin e saj ndaj nesh, ato jane shume larg detyrimeve te tyre. Ato duhet te kuptojne se Shqiperine mund ta bejne vetem shqiptaret e rruga per ta realizuar ate eshte e hapur.
Ajo eshte rruga e demokracise qe fatkeqesisht eshte kaq e veshtire per ne, pikerisht per shkak te papjekurise, egoizmit, edukimit ne sistemin e shkuar, pragmatizmit material e individualizmit te theksuar te atyre qe ironikisht ju dha mundesia per te luajtur ne skenen e shoqerise shqiptare dramen e saj.
Eshte koha per te kuptuar e zgjuar zerin e arsyes se keshtu nuk mund te vazhdohet, perndryshe nese humbim edhe kete radhe shansin historik do te mbetemi te mallkuar per jete e te destinuar per tu veteshkaterruar.