|
Publikuar me : Ne :
- Lexime. Origjina :
Komente

nga : Geni nga Belgjika
Koment publikuar ne daten 07.11.2011
Kryengritja e Spiunëve... (arkiva*)
29. 05. 2010 nga Vëzhguesi
Dërgoje me emailVersion i përshtatshëm për printim
Spiunet
Me ç'duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment. Por gjithsesi, thjesht për gallat tashmë, sepse asgjë s'ka për të ndodhur në Shqipëri edhe sikur ajo listë të jetë absolutisht e vërtetë (shqiptarët përsëri në pushtet do i lenë ata), ndoshta duhet bërë pak analizë, thjesht për të ngritur ndonjë version të mundshëm të asaj që mund të ketë ndodhur në atë prag rrëzim diktature në Tiranë.
Mbase në atë periudhë të vështirë të regjimit komunist, e vetmja shpresë e tij për të amortizuar pakënaqësinë popullore në ritje, si dhe lëvizjet studentore të dhjetorit, ishte futja në lojë masivisht e spiunëve të sigurimit (situata ishte e rëndë dhe shpresat u varën me ç'duket kryekëput tek ta). Ndoshta këta të fundit u dërguan mes turmave të studentëve (e në podiume) per të zbuluar autorët e rrëmujës, e pastaj si zakonisht, ti raportonin ata në zyrat e errëta operative, ashtu siç kishin bërë për vite e vite me radhë me kundërshtarët e regjimit.
Por gjithsesi, në atë dhjetor 1990 gjërat nuk ishin njëlloj si më parë. Situata ekonomiko-politike në vend ishte e vështirë, ndërsa komunizmi ishte rrëzuar tashmë në të gjithë Europën Lindore. Padyshim këto probleme i dinin spiunët, por jo vetëm kaq. Duke qenë shumë të afërt me regjimin, me siguri dinin shumë më tepër për mbarëvajtjen e gjërave dhe dobësinë e shtetit. Ndoshta spiunët e dinin saktësisht se ku i pikonte catia regjimit, dhe sa i pa-mundshëm ishte riparimi i saj. Spiunët janë si minjtë, që kur s'kanë c'të hanë nëper kanale, dalin në rrugë... Dhe mbase në atë kohë të vështirë, kriza ekonomike kishte cënuar edhe fitimet e tyre. Paratë e marra nën dorë nga regjimi, ndoshta u ishin shkurtuar seriozisht. Dhe kështu ata (mbase) nuk kishin më interes t'i përkushtoheshin diktaturës.- Spiunët nuk kanë parime e moral. Busulla e tyre e vetme jane paratë e marra nën dorë. Dhe mbase kjo është arësyeja përse përfitimi nga paratë nën dorë (korrupsioni) u shndërua në fenomen në këto 20 vite post-diktaturë (e instaluan edhe këtë praktikë).
Në këto rrethana, duke patur informacion të mjaftueshëm për dobësinë e shtetit (padyshim ata dinin shumë për të, sepse regjimi mbahej nga informimet e tyre) dhe pamundësinë e rikuperimit (shërimit - doktori i bllokut e dinte tashmë) të diktaturës, spiunët vendosën të kalonin në krahun tjetër të barrikadës. Dhe ata dinin ç'bënin në këtë aspekt (ishin "ustallarë"), sepse i njihnin mirë pikat e dobta te regjimit dhe plagët e tij të pashërueshme. Dhe pikërisht në ato plagë të pashërueshme ata e sulmuan diktaturën, duke e goditur fort e pamëshirshëm (ndërsa kishin shërbyer si sorumi i tyre ndër vite).
Pra, veç halleve të tjera të mëdha, regjimi mbeti edhe pa spiunë, pa yzmeqarët e tij të fshehtë të erresirës, pa drogën e përhershme të marrëzisë (simptomës) së tij ç'njerëzore. U braktis pikërisht nga spiunët (minjte), nga shpresa e fundit e tij. Sepse spiunët dolën "partizan në mal", u bënë kryengritës, dhe kërkuan pushtetin. Minjtë e fshehtë të regjimit donin pushtet... dhe e fituan.
(vijimi i origjinalitetit alla-shqiptarë dihet tashmë...)
Blendi Fevziu (KORANI)
Jemin Gjana (I VOGLI)
Halit Shamata (ÇANTA)
Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
Shaban Memia (QUKAPIKU)
Vili Minarolli (PROFESORI)
Ridvan Bode (KORÇARI)
Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
Sali Berisha (PENICILINA)
Fahri Balliu (RRJEPSI)
Leonard Demi (MURRIZI)
Uran Butka (DOKU)
Remzi Lani (HOLTA)
Mero Baze (ÇORAPJA)
Spartak Poçi (INXHINIERI)
Armando Shkullaku (BOZHURI)
Servet Pëllumbi (YLLI)
Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
Genc Ruli (STILOLAPSI)
Sokol Olldashi (TRENDAFILI)
(* Shkrim i arkivës. Publikuar fillimisht më 09/07/2008)

nga : Miranda Zeko
Koment publikuar ne daten 14.10.2011
Nga Elsa Demo
“Veprimi dhe mendimi nuk e shterojnë jetën psikologjike. Është një element i tretë që vazhdon të ekzistojë, edhe kur dy të parët mungojnë; dhe ky element është ndjenja. Ndjenja është kuptimi i jetës. Nëse, çfarë është vepruese dhe çfarë është e vetëndërgjegjshme, është gjithmonë shprehje jete, ndjenja duhet t’i përmbajë logjikisht të dy këta elementë.” Citati i përket kapitullit “Shkallët e ndërgjegjes”. Është pjesë nga traktati filozofik që Arshi Pipa e shkroi më 1955 në Burgun e Burrelit, i shoqëruar me papjekurinë time filozofike dhe nxitimin tim për t’u shprehur. Konferenca shkencore që kishte për subjekt “Skicë e një konceptimi mbi jetën plotësuar me Mbi gjeniun” (Botimet Princi, 2011, botim dygjuhësh italisht-shqip, 470 faqe, përkthim i motrës së autorit, Nedret Kalakulla) e trajtoi në disa aspekte tekstin, kushtet ku u shkrua, vlera në kohë e një vepre që botohet 50 vjet pas shkrimit. Ardian Marashi, Mark Marku, Virion Graçi, Merita Bruci, Hysamedin Ferraj, Elvis Hoxha, Ermal Hasimja, studiues nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe nga fushat filozofike e shkencat politike, dalin në një përfundim deri-diku të përbashkët se kemi të bëjmë me përpjekjen e parë për një sistem të plotë teoriko-filozofik në nivelin më të lartë të njohur deri më tani në mendimin filozofik shqiptar. Ka të tjerë që, do pretendonin më shumë prej raportit ku e vendos Pipa filozofinë edhe me poshtërsinë e burgut. Të tjerë kanë parë te teksti i Pipës, një përpjekje për mbijetesën e mendimit. E në këtë rast ata gjejnë tek vepra aq pretendim sa ka shpallur vetë autori: “Tani për tani mjafton që kam guxuar të hedh hapin, mjafton që kam guxuar të thyej lëvozhgën ku rrezikonte të atrofizohej mendimi im, mjafton që kam guxuar të filloj fluturimin.”
Por ky tekst, për vetë vendin ku dhe kur u shkrua, ka kaluar nëpër një proces që e shpjegon e filologia Merita Bruci. Është ajo që ka bërë transliterimin e dorëshkrimit të cilin e quan “rrallni në mendimin shqiptar”. Dr. Bruci, pra Qendrës së Studimeve Albanologjike merret me dorëshkrimet e vjetra arbëreshe dhe autorët arbëreshë.
Në ç’gjendje e morët dorëshkrimin e traktit filozofik?
Dorëshkrimi në 110 faqe ka ardhur në një fletore të vogël, me një kopertinë me figurën e Stalinit. Për mua nuk ishte as fletore shkolle po një letër ambalazhi e prerë me përmasa të caktuara, e qepur me një pe të trashë. Një letër që është shumë e zbardhur sepse është shkruar edhe me një bojë të zbardhur. Është shkruar me mbetje copash lapsi kopjativ. Është ruajtur deri-diku dhe deri-diku është zbardhur shumë ngjyra. Ka pjesë të dëmtuara në anët e fletores.
Është shkruar në dy kolona çdo faqe, sepse autori ka tentuar që në minimumin e hapësirës të japë maksimumin e informacionit. Nuk ka shumë rishikime sepse e ka menduar mirë fjalinë para se ta shkruante, ngaqë nuk kishte mundësinë që t’i rikthehej mendimit. Kur ka menduar se diçka nuk shkon, ka korrigjuar dhe mbi të, anash, ka shkruar fjalën që ka dashur.
Deshifrimi i shkrimit ka qenë i vështirë?
Arshi Pipa shkrimin e ka të qartë, por shumë të vogël si kaligrafi. Kam përdorur fotografimin e materialeve, fillimisht i kam zmadhuar dhe pastaj kam verifikuar origjinalin.
Keni bërë një transliterim mbi kriteret e një filologjie moderne?
Parimi i parë është respektimi i vullnetit të autorit, i vullnetit të fundit aq më tepër që autori nuk jeton më. E vetmja gjë që ne mund të bëjmë është që të pasqyrojmë në mënyrë besnike atë material që kanë lënë sepse s’kanë pasur mundësi t’i rikthehen korrigjimit.
Çfarë donit të thoshit me “teksti është i paprekur dhe thjesht është pluguar”.
Në kuptimin që çdo gjë është ekzaminuar me kujdes. Unë kam lënë variantet po edhe fragmentet që Arshi Pipa ka fshirë, për një studim të mëvonshëm, qoftë të një studimi filozofik, psikologjik, sociologjik, qoftë edhe për të studiuar se sa dinte ai italisht, në kushtet kur ka punuar pa fjalor e pa libra, vetëm me veten e vet. E kam fjalën edhe për përpunimin, gjetjen e një stili tjetër. Shpeshherë në vend të një fjale plebeje ka gjetur një fjalë më fisnike, të një regjistri më të lartë. Në këtë kuptim është pluguar, është punuar në 8thellësi. Në momentin kur unë kam pasur dyshimet e mia, kam pasur ndihmën e Nedretit sepse ajo e njeh shumë mirë kaligrafinë e të vëllait. Ajo ka punuar me përkthimin dhe përkthimi mban parasysh variantin e vullnetit të fundit të autorit.
Poetike e quajtët italishten e këtij traktati.
Sepse shpeshherë përdor edhe fjalë që janë të gjuhës së Dantes. Pipa ka një formim letrar të jashtëzakonshëm dhe shpeshherë këtë formim letrar e vë në përdorim.
Do flisnit për psikologjinë e këtij shkrimi?
Kur unë e mora këtë punë, më tërhoqi aq sa nuk e hiqja dot nga dora. Imagjinoja sikur Pipa nuk ishte brenda mureve të burgut por të një auditori imagjinar, si një prind apo profesor që më jepte këshilla sepse vetë teksti është ndërtuar i tillë. Ajo që ndjeva pasi kam mbaruar gjithë punën, m’u duk një lloj testamenti që ai i lë bashkatdhetarëve të tij.
Keni vite që punoni me dorëshkrime të vjetra arbëreshe, të De Radës, Santorit më shumë. Si do ta përshkruanit përvojën?
Janë përvoja që të rrisin respektin dhe përgjegjësinë ndaj së vërtetës së shkruar, së vërtetës që ata kanë shkruar. Së dyti, më kanë mprehur sensin e vëzhgimit po edhe të analizës. Fakti që detyrohesh të punosh mbi një dorëshkrim është njëkohësisht edhe interpretim i mendimit të autorit. Është një situatë që ti e zbulon për herë të parë. Në kushtet kur ne punojmë me dorëshkrime te vjetra dhe autorët nuk jetojmë më, puna e interpretimit të dorëshkrimit kërkon një parapregatitje të madhe vetjake.
Analiza/ Çfarë do kërkoja unë nga Arshi Pipa
Elvis Hoxha
Arshi Pipa u bë personazh i librit të vet. Dhe thotë: në kushtet e burgosjes dhe cakut maksimal unë do t’ju dhuroj tekstin pa cak. Është pak të thuash që ky është një libër burgu. Ky është në fakt një burg i dytë prej teksti dhe është një tekst pa media në kuptimin e mediacionit dhe mundësisë së komunikimit. Ky lloj teksti është shkruar në mënyrë imediate, si të thuash, pa mjedis dhe e dimë fare mirë që burgu këtë gjë ka për mision: të zhdukë, të eliminojë mjedisin. Por le të rrimë te teksti, jo te burgu. Arshi Pipa ka shkruar një tekst pa qëllim, pa pritshmëri, ai ka shkruar dhuratën më dhuratë që mund të ekzistojë: tekstin që nuk pret asgjë prej të tjerëve…
Disiplinat prekin njëra-tjetrën dhe harrohen si në jetë pa kohë, në një territor pa mjedis, tamam sikur gjuha e tij thërret në një formë mospremtimi. Në këtë mënyrë disiplinat treten kaq shumë sa burgu është i përkryer. Po cili? Burgu i tekstit. Autori kalon nga burgu i trupit në atë të mendimit. Arshi Pipa është simbol i një burgu të përhershëm që ka nisur që prej kohësh, para burgosjes fizike të tij prej diktaturës. Është burgosja në tekstin pa cak ku Pipa fshihet në të gjitha rrymat e mendimit që ka arritur të frekuentojë në një kohë student, në një kohë filozofike, ndërsa tani po mundohet të krijojë brenda burgut fizik një territor të mbyllur filozofik.
Ai mendonte se duke mbyllur filozofinë në sintezën e disiplinave humane, do të rigjeneronte një përgjigje të kundërt me burgun që kishte gjetur si banor dhe atë ku e kishin hedhur si qytetar.
Së dyti dhe ky duhej të ishte sekreti i tij më i dhimbshëm – më shumë kërkoj të gjej sekretin e tij, si qarkullonte mendimi i tij në atë zonë, – ai ndjeu se filozofinë në kushte lirie nuk mund ta përdorte dot në mënyrë të denjë. Ndoshta dhe ky është raporti i tij më filozofik me filozofinë, ndoshta raporti më spinozist. Ai e sheh filozofinë si ushtrim në kushtet e vuajtjes dhe përmbylljes dhe jo si ushtrim të lirë, të lëshuar, aty ku filozofia njeh gjithë poshtërsinë e njeriut, – ai thotë në burg njoha gjithë poshtërsinë e njeriut. Fantastike kjo frazë e tij, sikur ka njohur gjithë gamën e poshtërsisë, nga momenti më i lartë në momentin më vulgar. Burgu, figurën e poshtërisë e zmadhon maksimalisht dhe këtë e deklaron autori. Ai i kthehet, në njëfarë mënyre, asaj që Deleuze e quan një lloj intimiteti të specializuar, një lloj shije materiale dhe fuqishmërie potencialiteti si ajo e zdrukthëtarit për drurin.
Çfarë do kërkoja unë nga Arshi Pipa? Që këtë poshtërsi ta merrte në analizën e tij me të gjitha mjetet që dispononte si dije. Aty ku të gjithë do gjenin mrekullinë Arshi Pipa unë gjej përhumbjen e tij. Duhej që t’i qëndronte filozofisë në raportin e tij me poshtërsinë. Të bënte filozofinë e poshtërsisë. Këtu i kemi ne humbjet e mëdha. Arshi Pipa në vend të kësaj ka ndjerë gjithmonë hendekun e madh filozofik të Shqipërisë me historinë e vet.
Opinione
Amik Kasoruho, bashkëvuajtësi
Isha i ri kur e kam njohur. Ai vinte nga burgu i Gjirokastrës në atë të Burrelit. U bëmë miq. Na bashkonin shumë gjëra, na ndante mosha dhe dijet. Në orën e shëtitjes për ajrosje, ai rrethohej gjithnjë nga të rinj. Ishte fjalëpak por bindës, krenar por i thjeshtë, mjeshtër por me zemër të çelur. Më ka qëlluar të jetoj në një kaush burgu bashkë me 50 të tjerë si ai. Do kujtoj pak: Suad Asllani, Kudret Kokoshi, At Donat Kurti, At Pjetër Mëshkalla, Koço Tasi, që na patën mësuar çka dinim, po edhe çka duhej të dinim. Prej Pipës dëgjova për të parë për De Sanctis-in, Quasimodon, Montalen, që ai i njihte mirë. Filozofët e lashtësisë dhe deri ata të vonë të kohëve moderne, ishin njohuri abstrakte për ne të rinjtë e paditur, që s’ua kishim dëgjuar as emrin. Se ç’mësohej asokohe nëpër shkolla, është e ditur. Dhe Pipa me durim, na shpjegonte atë që s’do ta kishim kuptuar kurrë. Ishte ky çasti kur Arshi Pipa nga shok burgu bëhej mësuesi ynë.
Mark Marku: Mbi ligjërimin e Pipës
E konsideroj veprën e Arshi Pipës një kthesë etike në shkrimet shqipe për diktaturën. Ai nuk sajon, rrëfimi i tij është i pamëshirshëm, i ashpër, i drejtpërdrejtë, gjuha është po aq e drejtpërdrejtë dhe duket sikur autori i ka kthyer statusin e saj primordial. Ndërkohë që në kohën e komunizmit gjuhës i është dhënë statusi i fshehjes së asaj çfarë duhej thënë. Gjuha nuk duhej të thoshte. Por gjuha thotë në mënyrë transparentë atë që ka ndodhur dhe ajo që ka ndodhur është e tmerrshme, prandaj duhet thënë. Ky është mesazhi i Pipës.
* Shperndaje:
* Facebook
* Twitter
1 Koment
*
Halim Halimi 28/08/2011 13:41
Lexoni edhe kete shkrim te Bedri Cokut i burgosur politik cfare thote shefi i CIA S
per ne ne 1975
Sali Berisha, Hesht! Ti, popull shqiptar, hesht!
Tërhequr më 04 Mars 2010
Nga Bedri COKU
Ky qe paralajmërimi i menjëhershëm i Sigurimit të Shtetit, sapo Gjykata Kushtetuese, në të cilën militojnë njerëzit e gardës së vjetër të Ligjeve
të Diktaturës, pezulluan Ligjin e Lustracionit. Me këtë rast ata i treguan edhe një herë popullit shqiptar, se: Ne, demokratët e majtë, me parime komuniste,
po nuk na eci politika e bindjes, përdorim edhe forcën, edhe paratë!.
Ndaj themi:
- Sali Berisha, hesht!
- Edhe ti popull, që të nënshtruam 45 vjet me regjimin tonë komunist, hesht!
- Ndërsa ju, o të munduar, të djegur e të përvëluar nga diktatura e jonë e proletariatit, kot e keni! Kurrë dhe asnjëherë nuk do të bëhet për ju deti kos,
sa kohë do të jemi ne, komunistët e Perandorisë sllave e greke, me pushtet ! Ne, që ju kemi vrarë e varur me litarët e proletariatit, ne, që ju morëm
pasurinë dhe ju mbyllëm burgjeve e internimeve, ju lamë pa familje, pa fëmijë, pa dritë e dituri…
Ndërsa të Drejtat e Njeriut që i trumbetojmë me të madhe, i trumbetojmë për veten tonë, jo për ju që ua shkelëm e ua përgjakëm ato mbi telat e burgjeve
e plumbat e kallashnikovit …
Nuk ka si të ndodhte ndryshe, përderisa jemi kudo, grusht bashkuar … Përderisa jemi kuadro të aftë, komunistë që ndërtojmë kapitalizmin, sistemin
e borgjezisë, dikur armiken e përjetshme të sistemit tonë të diktaturës së proletariatit…
Prandaj bërtasim fort, së bashku me miqtë tanë:
- Sali Berisha hesht!
- Ti, popull shqiptar, hesht!
RRNO PER ME TREGUE!…është amaneti sublim për të gjithë kohën që jetuam NEN TERRORIN KOMUNIST… Dhe unë do vazhdoj të tregoj…
Se kush nuk do ta besonte atëherë, Halim Xhelon (Koçia), i burgosur politik në burgun e Burrelit, ish- korifeu i Sigurimit të Shtetit e të Ushtrisë, kur
një ditë prej ditësh ai shpërtheu pa pritur ndaj bashkëvuajtësve të vet, në dhomën e izolimit, ku jetonin prej vitesh:
- Më falni, por ju, pro- perëndimorët, antikomunistët jeni budallenj që shpresoni ende kaq shumë rrëzimin e sistemit komunist në Shqipëri, me ndihmën
e Amerikës e të Evropës Perëndimore. Më vjen keq që po ua them, por më mirë ta dini nga unë këtë gjë. Sepse kush e di si vete fati im. Por, ngaqë i
kam parë nga afër të dy sistemet, vazhdoi me këmbëngulje, padyshim që komunizmi është më i poshtëri që ka njohur njerëzimi. Vërtet, kapitalistët kanë parime, por ato i zbatojnë vetëm kur u intereson atyre. Mjafton tu çosh ujë në mulli
dhe nuk duan tia dinë cili je, komunist, kriminel, hajdut a ku ta di unë… Por ajo që desha tju thosha nuk është e rëndësishme vetëm për ju, por
për të gjithë shqiptarët. E di që nuk do të më besoni, por nuk është dhimbja ime kjo. Mua më dhimbsen fëmijët, njerëzit e mi, natyrisht edhe shqiptarët
që po vuajnë sot nga mashtrimi i doktrinës komuniste. Por më e dhimbshme do të jetë, për mendimin tim, e nesërmja, kur shqiptarët do të zhgënjehen akoma
më shumë nga ata, të cilët prej dekadash i quajnë miq për kokë. Unë uroj: mos ndodhtë kurrë kjo që po them! Dhe, mos qoftë e vërtetë kurrë, ajo që do të
them! Por jam i detyruar të flas, sepse nuk duroj dot më, kur shoh e dëgjoj përditë të shpresoni kaq shumë nga Amerika dhe Evropa Perëndimore. Ata as
na kanë dashur, as na duan, të paktën siç mendoni ju. Ndryshe nuk do ta kishin lënë kështu Shqipërinë, nën protektoratin e ortodoksisë sllave. Ose do
ta kishin ndihmuar të paktën për tu ndarë një orë e më parë nga robëria e pamëshirshme komuniste. Unë jam nacionalist, por jo si babai im. Ai jeton në
Amerikë, sepse është antikomunist. Dhe unë e adhuroj për këtë. Por e dua më shumë edhe për mençurinë që po tregon, kur nuk u beson amerikanëve për
të ardhur me të tjerët, gjoja për të çliruar Shqipërinë nga diktatura komuniste. Dhe ta pësonte si të gjithë ata që u vranë e po vriten nga tradhtia
e një farë Kim Fildi… i sajuar. Unë e di që ju nuk i besoni këto që po them, ngaqë jam komunist dhe, si i tillë, mendoni ju, i urrej amerikanët dhe
anglezët, urrej perëndimorët … Nuk them se gjykoni gabim për mua. Por ama, për deri sa jemi së bashku që vuajmë këtu, në burg, vite të tëra, të paktën
më besoni, në fund të fundit që jam shqiptar. Më besoni që Shqipërinë dhe shqiptarët i dua, pavarësisht nga rruga e gabuar që zgjodha për ti shërbyer
vendit. Më besoni pra, pse po trembem që edhe po të përmbyset komunizmi, këta miqtë e kahershëm të Shqipërisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë ende
më shumë me komunistët dhe sigurimsat e sotshëm dhe jo vetëm kaq, por sdo të lejojnë që këtyre tu hyjë gjemb në këmbë. Trembem sepse di diçka më tepër
nga cilido prej jush. Di këtë që, sigurimi i brendshëm dhe i jashtëm shqiptar punon për interesat e Perëndimit. Ka kohë që punon për interesat e tij,
por pas vitit 1967 është angazhuar tërësisht dhe poshtërsisht kundra shqiptarëve dhe Shqipërisë. Nuk ka krim më të madh që ta detyrosh një popull
evropian të sillet e të mendoj si kinez, sepse është në interes të amerikanëve dhe globalizmit amerikan, nuk ka ligësi më të madhe të shkatërrosh
besimin tek Zoti, sepse kështu u intereson amerikanëve, që arabët të besojnë se komunizmi është sistemi i vetëm kundra zotit. Dhe për këtë, o ju myslimanë,
shikoni Shqipërinë që sundohet nga komunizmi! Nuk ka krim njerëzor më të madh që, për interesat e gjeopolitike të Perëndimit dhe Amerikës ta lësh
Shqipërinë dhe shqiptarët jashtë Bashkimit dhe Bashkëpunimit Evropian!… Por, atëherë, askush nuk e besoi Halim Xhelo Koçinë…
Ndërsa, Arshi Pipa, ky shqiptar i madh, i cili doli nga burgu i Burrelit më 1959- tën dhe vuri kokën përsëri në rrezik, për ti shpëtuar kthetrave të
regjimit, u strehua politikisht në Amerikë dhe arriti të punësohej atje profesor në Universitet, nuk duroi dot më, kur në Helsinki, në vitin 1975,
u firmos Bashkëpunimi Evropian me të gjitha vendet Evropës, përfshi edhe ato të kampit komunist. Ndërsa Shqipëria jo. Ai shkoi përnjëherë vetë i tretë
për të kontaktuar me punonjësit e departamentit të CIA- s, për të kërkuar shpjegim pse ishte ky indiferentizëm kaq i madh për popullin shqiptar që po
vuante mbi 30 vjet nën regjimin barbar të komunizmit. E priti sefte një nga drejtorët e drejtorive të departamentit. Ai e dëgjoi me vëmendje dhe i zënë
ngushtë nga arsyetimi i Profesorit shqiptar, kroi kokën ngaqë sdinte të justifikohej dhe tha. Po çtë bëjmë ne… kur ju keni mbuluar kokën me batanije
dhe nuk lëvizni?!!. … “Nuk është e vërtetë, ia ktheu Profesori, populli im është i vetmi që ka bërë disa kryengritje kundra regjimit komunist…
E fundit ishte ajo para dy vjetësh e të burgosurve politikë në kampin shfarosës të Spaçit, të cilët nuk i ndihmoi kurrkush. Ata kërkuan bashkimin me
Evropën dhe vendet demokratike. Kërkuan çlirimin nga regjimi komunist… por i vranë, i sakatuan….
Profesori mori vetëm përgjigjen e dy supeve që u ngritën padjallëzish dhe futën kokën e drejtorit midis tyre. Dhe iku nga ai. Kërkoi takim me shefin
e madh të CIA- s… Edhe ai e priti me kënaqësi, por jo aq i padjallëzuar sa varësi i tij. E dëgjoi me vëmendje të madhe dhe në fund i buzëqeshi si njeriu
më i ditur i botës.
- Dëgjomë me vëmendje, more Profesor i nderuar, sepse vartësi im nuk ju ka thënë të vërtetën. Atë do të them unë. Por më parë më thuaj, ngaqë nuk jam
fort i sigurt se sa popull jeni ju që jetoni në tokën, që quhet Shqipëri?
- Jemi afërsisht 2 milion e gjysmë, gati 3 milion…
- E, pra, dëgjomë mua, vërma veshin mirë, o Profesor i madh!… Sikur të ndodhë që ju shqiptarët, të shfaroseni të tërë sa jeni atje ku populloni atë
tokë, kufi me Greqinë e Jugosllavinë, ne prapë do ta popullojmë atë me njerëz dhe prapë komunizëm do ta lëmë. Të këshilloj të rrish i qetë se do ti vijë
koha Shqipërisë të ndryshojë si të tjerët, por ama vetëm kur të na interesojë neve dhe fqinjëve tuaj nderuar. Faleminderit për mirëkuptimin!
Përgjigje

nga : Miranda Zeko
Koment publikuar ne daten 14.10.2011
26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane
September 29, 2011 | Filed under: Kryesore | Posted by: Redaksia
Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.
Letra
Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
E vërteta e denoncimeve të Pjetër Arbnorit, Bilal Xhaferrit dhe Petro Markos
Fushat kryesore që drejtohen nga spiunët, nga arti në ushtri
Ashtu siç shihet lista e spiunëve që kanë nxituar për t’u punësuar në Ambasadën Amerikane është tepër e gjatë dhe në pamjen e parë, duket se kjo ambasadë ka shpallur një garë për të krahasuar meritat më të mëdha të ish bashkëpunëtorëve të shtetit, apo ish- komunistëve, të rrezikshëm të Shqipërisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë do të hapte një panair të spiunëve, atëhere postjerët nuk do të lodheshin shumë për të shpërndarë ftesat. Sepse, 26 prej tyre do t’i gjente në mjediset e brendshme të ambasadës. Lind pyetja: Po sot? Çfarë po ndodh vallë sot, në mjediset e Ambasadës amerikane, pikërisht, 21 vjet pas montimit të sistemit demokratik në Shqipëri? Sipas, Geri Kokolarit, alarmi është i dukshëm dhe kambanat e paralajmërimit, bien gjithmonë, për ata që kanë vesh. Ndërmjet të tjerave, Kokalari ka udhëzuar zyrtarët e kësaj ambasade për të pasur kujdes me spiunët: “Ata mund t’ju spiunojnë”, është shprehur Kokalari. Dhe duke pasur parasysh, shprehjen e Tolstoit se “njeriu nuk ndryshon kurrë”, mund të themi se spiunët e djeshëm, kanë shumë pak shanse të ndryshojnë prirjet e tyre. Pra, ata mbeten spiunë, por në këtë rast rrezikohet që spiunët, të mos kenë ndryshuar profesionin, por padronin. Dhe ata, tanimë, nuk dihet se për kë punojnë. Por një dukuri tjetër e frikshme që duket se vazhdon të funksionojë në ambasadën amerikane është afrimi dhe marrja me të mirë e intelektualëve-spiunë, të cilët nuk punojnë aty, por hyjnë e dalin për të folur mbi udhëtime, takime ndërkombëtare, vizita në SHBA, apo projekte të ndryshme, prej të cilave përfitojnë, herë më pak dhe herë më shumë. Ajo që bie në sy, edhe pse dosjet nuk janë hapur, akoma, është fakti se pseudonimet e këtyre intelektualëve, sot i ka mësuar edhe një fëmijë i vogël, por për çudi zyrtarët e ambasadës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Ata hyjnë e dalin në ambasadë, planifikojnë prerjen e biletave të avionëve, prenotojnë vendet e hoteleve dhe pijnë kafe me zyrtarë të lartë të ambasadës. I pyetur për këtë fenomen, ish kreu i SHISH-it, Klosi u shpreh për gazetën “Sot”, se “spiunët nuk duhen denigruar dhe as nuk duhen publikuar, sepse ata mund t’i nevojiten më vonë, vendit tonë”. Ose, një argument tjetër, që thotë Klosi, ka të bëjë me frikën e spiunëve të ardhshëm, për të punuar në strukturat sekrete, nga frika se mos një ditë, emrat e tyre publikohen, njëlloj, si ata, të sotmit”. Natyrisht, në arsyetimin e Klosit, ka një pjesë që duhet diskutuar, por kundërshtimi ndaj tij, vjen për shkak të dy problemeve: E para, ka të bëjë me faktin, se mijra spiunë të djeshëm, sot komandojnë fatet e vendit tonë, ose, përfaqësojnë majat e larta të diplomacisë, kulturës, shkencës, sportit, gazetarisë, etj, pa pasur as një shfaqje pendese, apo ndjese. Dhe e dyta, ka të bëjë me akuzat që ata vetë u bëjnë njerëzve të tjerë, të pafajshëm, si “bashkëpunëtorë apo servilë të rregjimit”. Ndërsa, në rastin e punësimit të tyre në ambasadën amerikane, kjo e ngre shumë lart stekën e tyre, të përfaqësimit dhe këtu nuk bëhet më fjalë për një garë vlerash, por për një keqkuptim, që mund të rishikohet, ose për një gabim të bërë me dashje, nuk dihet se për çfarë arsyeje.

nga : iliri usa
Koment publikuar ne daten 01.09.2011
kjo eshte skandaloze per mendimin tim nuk munt ti trajtosh te burgosurit ne kete menyre

nga : oRIgVxWGOsjke
Koment publikuar ne daten 15.08.2011
I am totally wowed and ppreared to take the next step now.

nga : mardiola baco
Koment publikuar ne daten 21.07.2011
e dashuroj natyren e bukur e te eger Joniane......se shpejti jam aty ne JALI......me late pa mend me pershkrimin tuaj...flm qe na kujtoni qe ka njerez qe e duan ende natyralen.....JALI ME priiiit

nga : altin simoni
Koment publikuar ne daten 06.07.2011
ok

nga : uku
Koment publikuar ne daten 14.05.2011
ghdfg
|
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|