Muzeu Historik Kombetar i Greqise eshte vendosur ne ndertesen e vjeter te Parlamentit Grek. Kjo ndertese e shek. XIX ndodhet ne Rrugen Stradiou te Athines. Gjindet kollaj. Perballe saj lartesohet ne nje piedestal prej mermeri te bardhe monumenti impozant i Teodor Kolokotronit, arvanitas, kryekomandant i ushtrise greke qe nga viti 1825, e deri kur u vra ne1843.
Ne dhomen Nr. 2 te muzeut, te quajtur Sundimi latin dhe turk ne shek. XIII-XVIII, ne nje faqe muri, midis dritares dhe kendit, eshte varur nje pikture me portretin e Skenderbeut. Piktura me boje vaji eshte e vendosur ne nje kornize druri te dekoruar me gdhendje dhe si e lare me ar. Ne etiketen e bronzte, te mberthyer ne kornize, eshte shkruar greqisht GEORGIOS KASTRIOTIS (SKENDERMPEIS) 1405-1468.
Skenderbeu paraqitet ne profil. Fytyra e ndricuar ku dallohet hunda zhgabe, te terheq me teper vemendjen. Syte e ngulur shohin larg. Bukur eshte realizuar edhe mjekra disi e thinjur... Mbi koke i qendron nje kapele e kuqe, e ngjashme me nje berete. Me teper e ndjejme se e shohim te kuqen e erresuar me te zeze per tu shkrire me sfondin blu, pak te ndricuar. Po keshtu eshte konceptuar edhe jaka.
Ato rrethojne figuren, qe te perqendrohesh tek fytyra. Ne veshjen e tij eshte edhe nje jake prej gezofi te erret, e poshte saj ndoshta manteli, nje element disi i shqetesuar.
Lart, ne anen e djathte, shkruhet me germa latine, e te zbehta per te mos terhequr veshtrimin GEORGIYS CASTRIOTI, VS. SCANDERBECUS.
Vete portreti ka nje ide te ngjashme me ate te F. Zucchi, apo me ate qe eshte ne keshtjellen Walburg ne Gjermani. Po nga ai i P. Jovius, i A. Capriola, i Galerise Uffizi, ose nga ai i Ferdinandit te Tirolit, te gjithe te permendur nga Prof. F. Hudhri ne Shqiperia dhe shqiptaret ne artin boteror, te botuar me 1980 ne Athine, cfare ka marre?
Ne te gjithe pikturen nuk eshte shkruar emri i autorit. Nese do te flasim ne gjuhen e piktoreve, ai mbetet anonim.
Por duhet te jete latin. Me thane se specialistet e muzeut po punojne per identifikimin e tij dhe ndoshta do te kemi mundesi, qe ne te ardhmen, te mesojme se cili ishte ky artist, qe u frymezua nga heroi yne.
Mendova ta botoj, jo si nje zbulim i ri, po per te zgjeruar njohjen mbi artin dedikuar Skenderbeut.