Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje program per mos tu humbur

Publikuar me : 03.09.2010 Ne : Kulture - 101 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Baleti Borebardha i Angjelin Preljocajt, filmi Hi dhe gjak i Fanny Ardant, trajnim aktrimi nga Louis-De Lencquesaing ne diten e gjashte te Festivalit te Durresit


Festivali Nderkombetar i Filmit ne Durres prezanton sot nje program te pasur filmash.
Ne oren 10.00, ne Teatrin Aleksander Moisiu shfaqet Babai i femijeve te mi (Le père de mes enfants, 2009) me regji te Mia Hansen-Løve. Prezantohet ne seksionin Takimet e ngushta.


Eshte jeta e Grégoire Canvelit, nje producent i suksesshem, qe ia kushton gjithe kohen dhe energjine punes. Vetem fundjavat i kalon ne fshat me familjen.
Jeta i merr tjeter rrjedhe kur kompania e tij prestigjioze dobesohet dhe kridhet ne borxhe. Ne rolin e Canvelit eshte aktori Louis-De Lencquesaing.


Ai eshte i pranishem ne shfaqjen e filmit dhe mban nje trajnim per aktrimin ne Pallatin e Rinise, ora 12.00.
Po ne seksionin Takimet e ngushta, ora 20.30, shfaqet baleti Borebardha (Blanche Neige, 2008) me regji te Angjelin Preljocajt. Prodhimet e Preljocajt, koreografit te njohur me origjine shqiptare, prezantohen ne teatro te rendesishem te botes.


Ne seksion Bote ballkanike, ora 12.00, shfaqet Kosmos (2009), me regji te Reha Erdem. Filmi eshte shfaqur ne seksionin Panorame te Festivalit te Filmit ne Berlin dhe ka marre kater cmime ne Festivalin e Filmit ne Antalia. Kozmosi nuk eshte nje njeri i zakonshem. Nuk ha dhe nuk fle ndonjehere.


Ne jeten e tij vjen Neptuni, qe e ndjek pas ne aventurat e tij.


Konkurrimi i Vizione Bashkekohore hapet me filmin Sinestesia (2010), me regji dhe skenar te Erik Bernasconi-t. Ai shfaqet ne oren 18.00, ne teatrin Aleksander Moisiu dhe flet per jeten e veshtire te kater te rinjve. Dy filmat e tjere te konkurrimit kane lidhje me Shqiperine.


Behet fjale per Hi dhe Gjak (Cendres et sang 2009), regjine e pare te aktores se njohur franceze Fanny Ardant dhe per bashkeprodhimin shqiptaro-belg Dosja K (Dossier K 2009) me regji te Jan Verheyeni-t. Filmi shfaqet ne oren 20.00 ne Teatrin Aleksander Moisiu. Ne filmin aksion te Verheyeni-t motivi i gjakmarrjes jeton bashke me tradhtine, hakmarrjen, ambicien.


Kurse, Fanny Ardant i eshte drejtuar nje motivi jo vetem shqiptar, por me rrenje ne tragjedine e lashte greke. Hi dhe gjak shfaqet ne oren 22.00, ne Teatrin Aleksander Moisiu. Sic shihet nga programi, spektatoret sot nuk e kane te lehte te zgjedhin.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit