|
Nje propozim per te mbrojtur parlamentarizmin!
Publikuar me : 11.04.2010 Ne :
Politike - 172 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'
Opozita shqiptare duhet te mbroje deputetin e saj Taulant Balla duke perseritur paragrafin qe acaroi kryeministrin Berisha ne fillim te cdo seance parlamentare ne shenje mbeshtetjeje ndaj tij. Ky aksion eshte i domosdoshem per te provokuar deri ku ka shkuar koncepti i kesaj shumice per opoziten dhe deri ku mund te perdoren standardet e dyfishta ne Kuvend. Ajo cfare ka bere zoti Balla ne Kuvend dhe ajo cfare ka bere Kuvendi me zotin Balla, jane cilesisht shume te ndryshme. Zoti Balla ka bere detyren e tij si opozitar dhe ka ngritur akuza ndaj kryeministrit. Nuk di cfare duhet te thote tjeter nje deputet i opozites ne Kuvend per nje kryeminister, ndaj te cilit jane ngritur dhjetera akuza publike dhe ligjore dhe ai eshte perpjekur te mbylle me dhune cdo goje dhe cdo dere gjykate qe ka tentuar te hetoje.
Nuk di cfare mund te thote tjeter nje deputet i opozites per nje kryeminister, i cili ka perdorur imunitetin e nje deputeti per te mbyllur nje ceshtje, e cila hidhte drite mbi perfshirjen e djalit te tij ne trafikun e armeve, nuk di cfare mund te thuhet tjeter per nje kryeminister, i cili ka perdorur presionin publik dhe procedurat per te mbyllur nje ceshtje qe akuzonte sekserin e familjes se tij dhe vajzen e tij per pastrim parash, nuk di cfare mund te thuhet tjeter per nje kryeminister, i cili ka mbyllur me procedure nje proces gjyqesor, per te cilin ngrihen dyshime per mbi 200 milione euro te pervetesuara prej tij dhe ministrit te tij per ndertimin e nje rruge.
Kryeministri e ka pasur ne dore ta lere te lire drejtesine dhe tani ose do te ishte pastruar nga akuzat, ose politika do te ishte pastruar nga hajdutet. Meqe asnjera nuk ka ndodhur, duket se objektivi i radhes i qeverise eshte te pastroje parlamentin nga opozitaret qe guxojne ti ngrene keto akuza ne foltoren e Kuvendit.
Pra, ajo qe ka bere zonja Topalli dhe Byroja parlamentare ndaj zotit Balla eshte teresisht fyese per jeten parlamentare ne Shqiperi, pasi vizaton dhe portretin e opozites qe ka ne mendje qeveria, nje opozite, e cila te shkoje ne Kuvend per te qene gojembyllur dhe ne nje gjatesi vale me qeverine. Nje problem i dyte qe ringre kjo sjellje politike eshte standardi i dyfishte i spikeres se Kuvendit ndaj gjuhes politike ne Kuvend. Ne ate foltore ne kemi pare zonjen Topalli te mbroje Sali Berishen, pasi ai ka bere akuza te renda personale ndaj kundershtareve te tij.
Zonja Topalli, jo vetem qe nuk e perjashtoi zotin Berisha, por e perdhunuar politikisht prej tij, doli dhe e mbrojti ate fjalor rrugaceror te kryeministrit edhe pse perfaqeson femrat ne politike. E njejta kryetare Kuvendi tani perjashton nga jeta parlamentare nje deputet te opozites, vetem pse ka guxuar ti thote hajdut kryeministrit. Ne keto kushte, opozita duhet te deshmoje vendosmerine e saj per te qene nje force serioze opozitare ne Kuvend permes nje gjesti simbolik ne mbeshtetje te zotit Balla.
Dhe gjeja me e mire qe duhet te beje, eshte qe te rimarre togfjaleshin e shqiptuar nga zoti Balla, per te cilin u perjashtua nga Kuvendi dhe ta deklaroje ne cdo seance parlamentare. Secili deputet sa here qe te flas te permende fillimisht ate togfjalesh per te provuar nese zonja Topalli dhe zoti Berisha do ti perjashtojne te gjithe nje nga nje Kuvendi apo jo. Keshtu jemi dhe me te qarte per standardin ku ka degraduar koncepti per opoziten ne demokracine e deformuar shqiptare.
'
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|