Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje shqiptar dhe jeta ne burgun amerikan

Publikuar me : 28.08.2010 Ne : Kuriozitete - 173 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Pas me se dhjete vjetesh ne Amerike me ka ndodhur shpesh here te degjoj per shqiptaret dhe problemet e tyre me ligjin, por kete vit duket se lajme te tilla fatkeqesisht po behen edhe me te shpeshta. Vetem javen qe shkoi New York Post ka publikuar dy shkrime ne lidhje me shqiptaret dhe krimin.


Ne listen e dhjete personave me te kerkuar dhe me te rrezikshem ne Nju Jork dy shqiptare radhiteshin te paret. Nderkohe, ne nje tjeter shkrim flitej per nje vrasje midis dy te rinjve ne nje taverne prane sheshit Time Square.


Me pas mjafton te kerkosh dhe lista eshte e gjate. Papritmazi, banoret e nje vendi kaq te vogel kane arritur te krijojne probleme shume te medha per mbrojtesit e ligjit, duke u cilesuar nga FBI si kriminelet me te rrezikshem ne Amerike.


Ne sot po ju sjellim intervisten me Arbenin (emri eshte ndryshuar), i cili pak kohe me pare ka perfunduar nje denim trevjecar ne nje prej burgjeve federal te Amerikes dhe momentalisht eshte ne lirim me kusht.


- Sapo keni dale nga burgu, a po e shijoni lirine?


- Me tthene te drejten po me duket sikur skam qene asnjehere ne burg. Pastaj ka momente ne mengjes e ne mbremje kur me kujtohet jeta ne qeli dhe me vjen inat me veten qe jam treguar kaq budalla.


- Doni te thoni se ndryshe nga cmendonit, gjithe ai rrezikim ka qene i pavlere?


- Vetem kur je ne burg e kupton se asgje ska me vlere se liria. E burgu ti merr te gjitha, me te dashura, me pasuri, me miq e me familje. Atyre qe iu ke bere me shume nder, ata zhduken te paret.


- Po tani qe keni dale, a i keni rilidhur kontaktet?


- As nuk dua te shikoj njeri. Pervec familjes te gjithe te tjeret i kam fshire nga jeta. Pavaresisht cme ka ndodh mua, e me cfare u mora une, nuk i kam bere keq njeriu. Kur kane pasur halle i kam ndihmuar. Nuk eshte se nuk e dinin se me cfare merresha, por te pakten nje telefonate ti kishin bere familjes, apo nje leter te ma kishin cuar vec per me na heq ate dhimbjen qe kemi pas. Gjithsesi secili ne kohen e vet.


- Pse ju kane arrestuar?


Shitblerje makinash te vjedhura, falsifikim dokumentesh... Keta, nje gje te besh se 101 akuza te ngrene. Te rroj avokati pa ndonjehere mendoja se kurre nuk kisha per ta pare diten e diellit. Me kupto, ajo cka kam bere une eshte e jashteligjshme, por une nuk shkoja te vidhja makinat nga nenat e pleqte, gjithcka ishte nen ujdi. Raporto makinen e humbur, nderroji numrat, ata merrnin leket nga siguracionet blinin makine te re, ne shisnim makinen e vjedhur me numra te tjere. Biznes per biznes.


- Si ndodhi qe hyte ne kete biznes?


Nuk eshte veshtire. E keqja gjendet me shpejt se e mira. Desha te blija nje makine per vete, nje i njohuri im me tha te takoja X person se do me gjente nje BMW per $6.000. Kur shkova atje me shpjeguan sesi ishte puna dhe me garantuan se nuk kapeshe kurre.


Muaj me vone, nje miku im deshi te bente te njejten gje dhe personi nderlidhes me pagoi nje $1000 meqe i solla kliente dhe me tha se po te doja te beja leke mund te gjeja kliente per te e fitimi do ishte me i madh. Keshtu filloi e pastaj kur u njohem me shume, gjerat shkuan dhe me thelle, e nuk mund te flas me teper se nuk dua me probleme.


- Nuk menduat per nje moment se cfare mund te ndodhte ty apo familjes suaj, nese policia do tju arrestonte?


Po kush eshte ne te mire nuk e mendon te keqen, jo. Me shkonte ne mend, por puna eshte kur ke familje per te mbajtur e kur ke njerez qe varen nga ty ose perndryshe do vdesin urie cfare do besh? Une e di kush jam po njerezit te mos me gjykojne kaq kollaj, sepse dua ta dine te gjithe, nuk ka shqiptar e emigrant ne Amerike qe nuk e ben nga nje pisllek.


Une kam shit makina te vjedhura, po ke njerez qe po ndahen vec me marre ndihma nga shteti apo me u martu me kusherinj per letra. Ke nga ata qe nderrojne cmimet dyqaneve, vjedhin nen bluze, spaguajne taksat, punojne ne te zeze.


Pse ato nuk jane krime? Kjo eshte Amerika, po nuk dole pak jashte vijes nuk ben hall pa leni cfare ju tregojne juve me djersen e ballit. Nuk vjen cdo vit ne Tirane ai qe punon me djerse jo se nuk i del hesapi. Te gjithe emigrantet e bejne kete. Indianet qe i vene taksa gjithe mallrave e qe ti shesin me cmime trefish ne dyqane, arabet qe nuk e ndezin fare metrin e taksise etj. Hajde me kot flas dhe une se prape skane me mbesu.


- Si arriten qe ju kapen?


FBI kishte dy vjet qe pergjonte bosin e madh qe drejtonte te gjitha operacionet. Ai kish filluar te hapej pak si shume se kishte vite qe e bente kete pune dhe ma do mendja filloi te kujtonte se ishte i pakapshem. Krimbi i lekut me. Nga frika se mos merrte nja 20 vjet burg, vajti dhe i spiunoi te gjithe e keshtu na kapen.


- Ne shtepi ju arrestuan? Mund te ma pershkruash nese mundesh?


Une dhe nje shoku im ishim duke fjetur ne shtepi. Nga ora dy e mengjesit vijne i bien deres. E hap vec kur shoh pese agjente me pistolete ne dore, drejtuar ne fytyren time duke uleritur. Une pergjumesh, spo merrja vesh ca po behej.


Na vune prangat te dyve na lexuan te drejtat dhe filluan te kontrollojne shtepine. Deri aty spo kisha frike, por kur degjova ne radio qe kishin arrestuar dhe bosin, atehere e mora vesh qe e hengrem. Rremuje e madhe o njeri sikur kishin ardhur te arrestonin tere lagjen. Nja 20 te FBI., polica etj. Nuk po mbesohej.


- Çndodhi me pas? Ku ju cuan?


Fillimisht ne stacionin e policise, pastaj ne gjykate se ishte si vone. Aty na lexuan perse ishim arrestuar dhe kur mkane thene qe po na cojne ne burg dhe nuk na dhane bail (shume qe paguhet per te dale i lire ne gjykim) me iku truri fare. Mu permbys bota, sepse po mendoja cka me i thene familjes, kupton? Aty e humba.


Pastaj ne burg degjenerim. Dere pas dere, na futen me be nje dush te ftohte lakuriq. Kontroll ne imtesi dhe ne trup, na regjistruan. Te japin nje si traste me rroba dhe na futen ne izolim se ditet e para te bejne analizat per semundje. 24 ore ne qeli pa dale fare, vetem, pa kontakt. Me te cmend me zor!


- Kishit frike? Si ishte jeta ne burg ne pergjithesi?


E vetmja frike qe kisha ishte perballja me familjen dhe dhimbjen qe po i shkaktoja. Kaq! Per te tjerat as e caja koken. Njerezit kujtojne se ne burg robt rrihen tere dites. Ene ato ndodhin, por jo shpesh. Zura shoqeri te mire dhe me ta tere dites. Aty te gjithe tu shkallu nga trute se tere dites ca do besh aman, po hajde me ca te them dhe une.


Hajde verdalle e degjo problemet e te tjereve. Te gjithe te pafajshem jane ne burg asnje se pranon fajin. Burgaxhinj te ndershem. Ishte njeri e kishin fut per te pesten here brenda ai thoshte ma ben policia kastile. I thosha, po mire ore heren e pare, ja dhe heren e dyte, po pese here... Nuk kupton ti, me thoshte mua. Ore po them te gjithe te pafajshem.


- A kishte shqiptare te tjere aty?


Ne kapanonin tim jo. Ne kapanonin ngjitur kishte tre. Dhe nje nga shperndaresit e ushqimit ishte shqiptar. Ne cdo burg qe me kane transferuar ka pasur te pakten dy-tre shqiptare.


- Cila ishte rutina e dites ne burg?


Ne ora 6 ndizeshin dritat, ne qeli servirej mengjesi. Kishe kohe 15 minuta me e marre ose perndryshe ngeleshe pa mengjes. Ndonjehere ushqimi ishte aq llahtar saqe sa e shikoja kthehesha ne qeli direkt. Pastaj shkoja ne gjume prape. Nga ora dhjete ne palester deri ne dymbedhjete. Deri ne ora tre qe servirej dreka duke pa televizor. Pasdite duke luajtur shah e duke bere muhabet apo bixhoz.


Pastaj hanim darke, shikonim ndonje film dhe ne ora dhjete ne qeli te mbyllur. Imagjino tani tbesh kete per dy vjet. Mesohesh, mesohesh se te iken truri fare dhe stakohesh. I vetmi stres qe kisha ishte familja dhe gjyqi se e terhiqnin zvarre dhe me jepnin qe kaq kohe ke me be e ta flija mendjen, por shtynin datat e pastaj nje here te thone 5 njehere 10 tmerr, cfare te them!


- Kush ka qene momenti me i veshtire per ju gjate burgosjes?


Ka pas shume. I gjithe qendrimi ka qene i veshtire, sepse aty nuk e ke me veten ne dore. Te ka ne dore gjykatesi qe varet si eshte ngritur ne mengjes, eshte zene apo jo me gruan dhe ta jep denimin si ti doje qejfi pa lerini ato filmat qe i nxjerrin si njerez shembullore. Gjykatesi i ceshtjes sime hante camcakez dhe rrinte-rrinte e te jepte tru mbi jeten e si te jetosh.


Moment i veshtire ka qene biseda e pare me familjen. Ne ze ua ndjeja dhimbjen dhe pse permbaheshin. Ketej mezi i mbaja lotet, po ca te beja. Per ata prinder me dhemb se vec kam dash me i ndihmu, nuk i hyra kesaj rruge me lendu askend.


- Te them te drejten, kur ju shikon per here te pare nuk ta jepni pershtypjen se mund te merreni me gjera te tilla.


Po mos shiko keta te filmave apo keta te fortet e lagjeve ti, se keta asgje sbejne. Ata qe kryejne punet e medha nuk e tregojne veten, nuk duan te duken se nuk jane budallenj. Ja shiko Gottin, filloi te dilte ne gazeta dhe e kalben ne burg. Keta mafiozet e vegjel qe me mbajne pistoleta me vete si te forte, ata shkojne ne burg kot.


Se desha me te thene. Me ka ardhur keq per nje plak nga Libani ne burg. 60 vjec burre me biznes me te gjitha, nuk kishte paguar taksat dhe e kishin fut brenda. E genjente familja perdite. I thoshin do te sjellim avokatin dhe avokati nuk i vinte. Kishte leke sa te doje e lane aty. Gjynah o njeri! Erdhi nje dit me tha se kishte pare zog ne dhome, kishte filluar te cmendej. Une kur ika prape aty ishte. As gjyq as bail, asgje. E tmerrshme! Do Zoti ka dale.


- Po tani qe ju keni dale, me cfare do merreni?


Kam gjetur nje pune si shofer. Paguhet mire. Nuk bej aq sa me pare, por dhe nuk dale e shpenzoj me si me pare. Ne dy vjetet e ardhshme duhet te takohem cdo muaj me nje oficer per ti raportuar mbi jeten qe bej, e nuk duhet te perzihem me ndonje gje te keqe se perndryshe me cojne prape ne burg, automatikisht dhe gjashte muaj te tjere.


- Duket se i paskeni thene lamtumire ...krimit?


Epo... veset e keqija nuk harrohen aq lehte, po te shpresoj me gjet ndonje nuse te forte e te ma mbledhe. Keshtu po thote nena (qesh). Sinqerisht, kam heq dore nga ato pune.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit