Perderisa si rregull Parlamenti eshte aula e perfaqesimit te popullit, ne Kuvendin e Shqiperise, ne cfaredo lloj rrethane dhe pavaresisht nga ngjyrat politike te grupimeve atje, ekziston e duhet te ekzistoje nje shumice parlamentare traversave, e gjere, e perhershme. Kjo eshte shumica euroatlantike, qe perfaqeson aspiratat e qarta perendimore te qytetareve shqiptare.
Ne nje forme akoma me specifike, kjo eshte nje shumice amerikaniste, qe shpreh jo vetem lidhjet e ngushta te shqiptareve me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por edhe dashurine dhe mirenjohjen e tyre te thelle ndaj vendit me te madh te Lirise dhe Demokracise ne bote.
Eshte i njohur tashme fakti qe shqiptaret, megjithese me tri besime fetare te ndryshme dhe me shumice myslimane sipas regjistrimit te bere tete dekada me pare, jane populli me proamerikan dhe me proNato i rajonit.
Per rrjedhim, Kuvendi i zgjedhur i Shqiperise, nuk mund te jete ndryshe dhe nuk mund ta vendose politiken e jashtme dhe te brendshme te Shqiperise ne nje kurs tjeter. Qeveria dhe parlamenti mbajne marredhenie te hapura me te gjitha vendet, por orientimi gjeostrategjik eshte Perendimi.
Çdo veprim apo akt i parlamentit qe vjen ne kundershtim me kete orientim dhunon vullnetin e qytetareve.
Koha ka treguar se shqiptaret jane euroatlantiste jo se kane pritur e presin nga Amerika dhe NATO lugen e arte, por sepse vetem prej andej kane pare disa dite te bardha ne historine e tyre te mbushur me dekada dhe shekuj zie.
Nderkaq ata e dine se siguria qe buron nga SHBA dhe NATO vlen me shume se cdo pasuri tjeter. Miqesia e ngushte me SHBA-ne dhe hyrja ne NATO kane ndryshuar historine e Shqiperise.
Ato jane horizonti i ri i kombit shqiptar. Po te jetonim per nje cast me zakonet e botes antike, pagane, biblike apo kristiane, do te duhej te ngrinim faltore dhe te benim kurbane per to. Natyrisht, ne kohen tone mirenjohja dhe adhurimi shprehen ne forma te tjera. Shprehen pikesepari ne komunikimin me zemer te hapur, si mes miqsh e partneresh qe kane nje busull dhe ecin ne te njejten rruge te demokracise.
Shprehen ne kerkimin me perulje, por pa servilizem, te ndihmes dhe keshilles se mire. Dhe me kryesorja, shprehen ne respektimin dhe zbatimin e kodit te familjes euroatlantike.
Te gjitha keto nuk e cenojne aspak sovranitetin e Shqiperise dhe dinjitetin e shtetareve te vendit tone te vogel. Perkundrazi. Marreveshjet me SHBA vetem e forcojne demokracine.
Detyrimet e anetaresimit ne NAT0 gjithashtu. Po si jemi me keto detyrime? Si po shkon miqesia jone me Shtetet e Bashkuara? Te thuash papushim, si nje vjershe te mesuar permendesh, se kemi partneritet strategjik me SHBA-ne, nuk ke thene asgje. Shumica dermuese e kombeve e enderrojne, e kerkojne dhe punojne per te pasur nje partneritet strategjik me vendin me te fuqishem te botes.
Deri edhe Europa e zhvilluar investohet per kete gje. Shqiperia ka fatin te kete hyre ne rrethin e vemendjes dhe interesit amerikan per shkak te fatit dhe pozicionit te saj. Nese nje vend tjeter duhet te punoje shume per te ndertuar nje marredhenie preferenciale me SHBA, Shqiperia, per arsyet qe thame me lart dhe arsye te tjera qe nuk eshte vendi ti permendim, nuk ka nevoje te punoje kaq shume.
Por nese nuk punon fare, mund ti ndodhe si notarit qe leshon duart, te cilin rrjedha e kthen ne piken e nisjes. Partneriteti strategjik duket te sendertohet ne vazhdimesi, dite per dite.
Çfare po bejme konkretisht dhe aktualisht per te sherbyer kete lloj partneriteti, qe eshte edhe privilegji yne ne kohen e sotme? Prej muajsh publiku shqiptar percepton nje lloj distance te qeverise sone me qeverine amerikane ne raport me te kaluaren e afert. Nga Departamenti i Shtetit dhe institucionet e tjera amerikane vine me shume verejtje dhe sugjerime per ceshtje te funksionimit te demokracise se sa vizita, shkembime, takime, konsultime.
Shqetesimet jane shtuar dhe njefare dimri i madh eshte ndjere vecanerisht ne muajt e pare te ketij viti, kur SHBA dhe NATO kundershtuan ndryshimet e qeverise Berisha ne ligjin e SHISH-it. Ne muajin prill qeveria e terhoqi projektin me premtimin se do ta konsultonte me ekspertet e NATO-s.
Te enjten e javes se kaluar, shumica e PD-se tentoi ta kalonte ne Kuvend papritur, duke befasuar jo vetem opoziten, por edhe aleate dhe deputete te saj te mire informuar rreth impaktit dhe pasojave negative qe do te kishte miratimi i ndryshimeve si nje sfide ndaj NATO-s dhe SHBA-se. I madh e i vogel qe ndjek zhvillimet ne vend po pyet pse te mos pyeten NATO-ja dhe SHBA-ja per ndryshimet, sa kohe qe ata e konsiderojne kete nje ceshtje te interesit te perbashket?
Me cfare mendjeje nje grusht amendamentesh cmohen me shume se sa nje pasuri e madhe kombetare sic eshte miqesia me SHBA dhe anetaresia ne NATO!
Pas disa shfrimeve qe mbushen ekranet te enjen dhe te premten, duke na kujtuar koherat e erreta kur Tirana u tregonte vendin superfuqive, diskutimi ne fundjave njohu nje pikate emocionale gjersa u mblodh apo qendroi ne nje pike ne piken e kufizimit te mandatit te drejtorit te SHISH-it. U tha se nuk mund te kete mandat te pakufizuar per asnje funksionar shteteror!
Nuk ka dyshim se kjo eshte me se pa parimore, me se e drejte. Mirepo, pas gjithe ecejakeve te diplomateve te larte nga Tirana ne Uashington, pas telefonates se Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Rasmussen me Berishen, pas diskutimeve te tjera ne nivele te larta dhe pas tensionit qe perjetoi te enjten dhe te premten skena dhe prapaskena e politikes shqiptare, eshte disi e veshtire te besohet se zhurma po behet vetem per nje percaktim mandati.
Eshte e domosdoshme qe korniza e ndryshimeve dhe arsyet e reagimeve nga Brukseli dhe Uashingtoni tu shpjegohet mire te gjithe deputeteve dhe mbare publikut.
Askush nuk mund te kete apo te mbaje monopolin e informacionit kur eshte ne loje vete historia. Por akoma me e rendesishme eshte mbajtja e dialogut dhe e mirekuptimit me Departamentin e Shtetit dhe me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Rasmussen. Nese qeveria jone beson se nuk po i shkel kujt ne kallo, ajo i ka potencialet per ti bindur keta partnere dhe ska perse nxitohet.
Nese nuk arrin te binde partneret, qeveria duhet te bindet dhe te veproje ashtu sic i sugjerohet nga NATO. Per te stigmatizuar njerezit gjaknxehte dhe te papermbajtur, populli ka krijuar shprehjen per nje plesht djegin jorganin.
Nuk e dime a e shpjegon kjo shprehje jo fort e hijshme ngricen qe kercenon marredheniet e Shqiperise me SHBA dhe furtunen qe po ngrihet serish ne jeten politike te Shqiperise per shkak te amendamenteve ne nje ligj qe funksionon prej shume vitesh. Po te ishte vetem kjo, do te ishte gjysma e se keqes.
Por tradita politike shqiptare, qe vazhdon ta ndjeke klasen politike edhe ne demokraci si mantel mitologjik i Centauri, na kerkon te jemi shume me te vemendshem rreth kesaj qe po ndodh.
Historikisht, ftohjet, distancimet,prishjet, pezullimet apo nderprerjet e marredhenieve te Tiranes me vendet e tjera, jane kerkuar e realizuar pikesepari ne funksion te interesave per pushtet te pushtetmbajtesve, pavaresisht se jane shitur prej tyre gjoja si akte atdhetare. Me sovjetiket u prishem kur ish Bashkimi Sovjetik perqafoi revizionimin. Me kinezet po ashtu, kur Kina u hap ndaj SHBA-se.
Pushteti ne Tirane nuk duronte eren e ndryshimeve. Prandaj mbyllej dhe shpallte lufte me mullinjte e eres. Demokracia eshte nje sistem qe e kufizon ndjeshem arbitraritetin e drejtuesve.
Por, prirjet mbeten. Duke kerkuar arsyet se pse Shqiperia duket sikur kerkon te mase pulsin dhe te largohet pa u ndier nga partneriteti strategjik me SHBA, mendja kalon ne reviste lloj-lloj arsyesh, perfshire me te ulten, sipas se ciles tani qe na futi ne NATO dhe na dha pavaresine e Kosoves, SHBA nuk kane me neper duar mjete presioni per te mbajtur ne binare zhvillimet shqiptare.
E kemi te veshtire, me sakte nuk duam te mendojme se drejtuesit e ketij vendi nuk e perballojne dot miqesine e ngushte me SHBA-ne ngaqe Shtetet e Bashkuara jane shume demokratike.
Megjithate, pa e lene veten te perkundemi ne hamendje, le te presim cdo te ndodhe kete jave ne Kuvendin e Shqiperise, aty ku ne cfaredo rrethane dhe pavaresisht nga ngjyrat e grupeve, ekziston e duhet te ekzistoje pergjithmone shumica e perhershme euroatlantike, pasqyra autentike e ndjeshmerise se popullit. Meqenese kesaj radhe jane ne loje marredheniet me SHBA dhe NATO, kjo shumice e hapur eshte per historine.