Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje universitet shqip per Presheven

Publikuar me : 24.08.2010 Ne : Politike - 146 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ne Shqiptareve nga Krahina shqiptare qe kemi mbetur nen administrimin e Serbise, na duhet, kemi nevoje dhe na takon me te gjitha te drejtat nderkombetare qe ta kemi mesimin e larte ne gjuhen shqipe, pra te posedojme per studime te larta nje universitet publik ne gjuhen shqipe.


Ne kohen kur para fillimit te vitit akademik duhet te pergatitemi te gjithe per nje fillim te mbare te fillim vitit shkollar akademike, ne vend qe bartesit e institucioneve lokale te kerkojne dhe kembengulin qe ne tri nga keto Komuna te hapet ndonje fakultet apo pse jo nje universitet, bredhin sa ne Prishtine, Tirane per rritjen e kuotes se regjistrimit se studenteve shqiptare te tri Komunave.


Apo krahas aktiviteteve per rritjen e kuotes per regjistrimin me te madh te studenteve shqiptare nga kjo ane duhet te kerkohet dhe kembengulet qe projekti me kapital te hapet nje universitet. Klasa politike prioritet duhet ta kete hapjen e nje universiteti publik ne gjuhen shqipe. Nganjehere populli duhet tju prije proceseve para pushtetit, nese institucionet nuk i ndiejne nevojat jetike per pjesetaret e cdo nacionaliteti.


Nese te gjitha partite politike pa dallim te tri Komunave te cekura, kerkojne me me ngulm, jane me unike dhe kembengules ne kete kerkese te kohes, per te realizuara kete projekt kapital, kjo do te perkrahet shume me lehte edhe nga faktori nderkombetare dhe do te realizohet.


Sa me pare te fillohet per vitin akademik te sivjetme, me fakultetet e edukimit. Qeveria e Serbise jo qe nuk do te merret me ceshtjet e popullates se tri Komunave, por per shkak te Kosoves edhe po shkel shume parime e rregulla nderkombetare.


Fakulteti i mesuesise ka me shume se nje dekade qe kerkohet te filloje punen. Deri me tash asgje nuk eshte ndermarre qe ne vitin akademik 2010-2011 te fillohet, sepse nuk ka kurrfare pergatitje, caktim lokacioni apo stafit punues. Ky institucion i larte duhet mbeshtetur dhe financuar nga buxheti i qeverise serbe.


Sa i perket voneses se hapjes se nje ndonje fakulteti publik ne gjuhen shqipe nuk duhet kritikuar vetem pushteti i qeverise serbe, qe vertet nuk kurrfare projekti per hapjen e nje institucioni te tille, por kesaj here edhe vete shqiptaret e komunave te Medvegjes, Bujanocit dhe Presheves jane fajtore.


Vonesa arsyetohet se nuk kane insistuar me kerkesa duke kembengulur edhe me argumente dhe projekte bindese. Kjo do te jete edhe nje ndihmese, pasi edhe faktori nderkombetar vazhdimisht kerkon qe popullata shqiptare sa me shpejt duhet te integrohet ne rrjedhat e pergjithshme. Subjektet politike ne tri komuna, ndoshta ende nuk jane te vetedijshme pse nuk po kerkojne dhe kembengulin per keto kerkesa shume te domosdoshme te kohes.


Studentet nga tri Komunat, arsimin superior ta kryejne ne vendin dhe gjuhen e tyre. Koha e kerkeses dhe arsyetimi per universitet eshte e favorshme, vetem kerkohet gatishmeri per ta realizuar projektin.


Mediat e shkruara dhe elektronike nga e tere hapesira jone etnike shqiptare, opinioni publik ne pergjithesi te argumentojne, duke paraqitur arsyetimin lidhur me domosdoshmerine per themelimin e nje universiteti publik ne gjuhen shqipe.


Tri komunat e banuara me popullate shqiptare, si per nga shtrirja gjeografike, ashtu edhe nga numri i banoreve i plotesojne te gjitha parakushtet e duhura qe ta kene nje universitet publik ne gjuhen shqipe te financuar nga buxheti i Serbise.


Qeveria e Serbise me plot gojen po kerkon dhe thekson qe jane per respektimin e te drejtave te minoriteteve, kjo do te perkrahet si nga spektri politik dhe organet komunale te tri komunave, por edhe nga perfaqesite e huaja qe jane me ndikim ne Beograd dhe opinioni i gjere nderkombetar.


Deri me sot ne kete drejtim nuk kemi asgje serioze qe se paku do te behet startimi me disa fakultete si te Mesuesise, Mjekesise dhe atij Juridik. Pastaj edhe si Universitet i kompletuar, ku do ndihmohet dhe plotesohet me kuadro, me kalimin e kohes si nga universiteti i Prishtines, por edha nga ai i Tiranes dhe Shkupit.


Shqiptaret e tri komunave kane hequr te zite e ullirit per shkollim. Edhe te ato pak te shkolluar dhe qe kane diplomuar ne Kosove e Shqiperi, paraqitet problem njohja e diplomave.


Deri me tani kane munguar iniciativat, projektet e perbashketa te rendesise se vecante nga pala shqiptare, duke menduar edhe kerkesat me shkrim drejtuar qe nga organet lokale dhe qendrore te Serbise, por edhe ne instanca Europiane per realizimin e drejtave te pakicave ne Serbi.


Serbia eshte nenshkruese e te gjithave atyre normave dhe akteve, pasi edhe kerkon me ngulm te zbatohen per serbet e Kosoves, atehere pse nuk ndermerr asgje prej asgjeje per pakicat e veta qe jane ne Serbi sic jane shqiptaret, hungarezet, boshnjaket, bullgaret etj.


Te kujtojme qe po te mos kembengulnin dhe themelonin shqiptaret e Maqedonise nje universitet publik, njehere si ilegal per pushtetin maqedonas edhe sot e asaj dite nuk do ta posedonin dhe nuk do te ishte i pranuar dhe legjitimuar.


Kur minoriteti serb ne Kosove posedon nje universitet publik ne gjuhen e tyre mbi nje dekade ne Mitrovice, pse nuk mundet dhe nuk kane te drejte edhe shqiptaret nga tri Komunat te themelohet nje universitet publik ne gjuhen shqipe.


Serbet ne Kosove kane universitetin e tyre, gati me ato drejtime sa ka edhe Universiteti i Prishtines, minoriteti Serb ne Kosove ka te drejta si minoritet edhe me teper se qe ju takojne me konventa nderkombetare, kane administraten ne gjuhen e tyre, gjyqesine, sistemin bankar, kujdesin shendetesor edhe ate spitalor.


Shqiptaret ne tri komuna nuk i posedojne asnjeren prej tyre, nese nuk jemi per nje paralelizem ne mes te serbeve te Kosoves dhe shqiptareve te kesaj pjese. Hapja e ketij institucioni te larte arsimor mund te kete nje qender p.sh., ne Presheve apo Bujanoc, fakultet duhet te hapen edhe ne qytetin e Medvegjes, sa i perket se a ka nevoje te jete edhe ne ndonje gjuhe pervec ne ate shqipe.


Vetem keshtu do te jete ne hap me kohen dhe me vlera te jashtezakonshme, jo vetem per popullaten e ketushme shumice Shqiptare, por edhe per te tjeret ne rajon qe do te ndihmonte me lehte ne hapesirat integruese te familjes europiane.


Studentet shqiptare kane veshtiresi ne shkollim, kurse ato qe ia mesyjne universitetit te Beogradit dhe te Nishit e kane shume larg, kurse ne anen tjeter per te studiuar ne universitetin e Shkupit, po ashtu duhet te kalohet kufiri dhe eshte shtet tjeter, por edhe kostoja e studimeve do te ishte teper e larte dhe e paperballueshme per buxhetin e nje familjeje.


Pra, keto jane vetem disa arsye nga shume te tjera pse duhet te themelohet dhe te filloje se punuari nje universitet ne gjuhen shqipe me vendim te organeve pergjegjese te qeverise se Serbise. Nuk duhet te zvarritet ne pafundesi sikur disa nisma te tjera, sepse kjo do te ishte shume e qarte qe vertete Serbia, jo vetem qe kerkon, por edhe merr pergjegjesi per trajtimin e drejte te minoriteteve.


Kurse shqiptaret do te pajtohen me kete, nese faktori nderkombetar kerkon vazhdimisht nga ne shqiptaret qe te integrohemi dhe marrin pjese ne jeten institucionale, atehere edhe ne jemi dakord. Fundi i fundit edhe keto jane te drejta elementare, themelore per nje komunitet te vecante sic jane shqiptaret nga keto tri Komuna.


*Autori eshte publicist i pavarur nga Krahina Shqiptare e mbetur nen administrimin e Serbise.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit