Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje vend ne udhekryq

Publikuar me : 24.06.2010 Ne : Politike - 212 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Humnera qe ndan qytetaret e thjeshte shqiptare nga nje pjese jo e vogel e politikaneve dhe zyrtareve te larte, eshte sot me e thelle se kurre. Eshte e qarte se ne rendin ku jetojme, nuk ka vend per barazitizem.


Por gjithsesi, flitet shume per shanse te barabarta, per drejtesi sociale, etj. Per fat te keq, keto jane vetem ne leter dhe ne fjalimet pompoze te politikaneve; midis tyre, vete kryeministri Sali Berisha mban kreun per tone demagogjike.


E verteta eshte qe largesia midis njerezve me kapital (ekonomik dhe politik) dhe te tjereve, eshte kaq e madhe, kaq e padrejte. Kjo te kujton nje thenie te John Dos Passos perpara shume viteve, kur shkrimtari i njohur theksonte Jemi dy kombe... Nje i pasur dhe nje i varfer.


Edhe sot, te ne, zoteruesit e kapitaleve (ekonomike dhe politike), perndryshe nje pakice e lidhur ne vazhdimesi me pushtetet, nuk mund te konceptojne dot sa larg jane nga qytetaret e tjere te ketij vendi. Dhe ndersa flitet nate e dite per transparence, vetem keso nuk ka. Bie fjala, askush nuk e di se cilat jane pasurite e krereve te vendit dhe se si rriten ato dita-dites.


Askush nuk ka informacion se ku i kane aksionet femijet e politikaneve dhe ata vete, edhe pse na shtiren te vobekte, te dashur me popullin, te afruar me femijet, pompoze ne inaugurime.


Qytetaret shqiptare pyesin se ku shkoi gjithe ajo zhurme per tragjedine e Gerdecit dhe pse disa nga proceset e bujshme, si puna e miliardave ne Kalimash, u fashiten dhe nuk marrin asnje lloj pergjigjeje.


Perballe pyetjeve te qytetareve dhe disa (pak) mediave, drejtuesit me te larte te ketij shteti vazhdojne te krekosen dhe te imitojne gjestet dhe denglat e ish-byroisteve, per te cilet ua ka enda te flasin pa pushuar.


Dhe per te mbyllur sadopak disa nga zgafellet e humneres per te cilen folem me lart, prodhohen ne vazhdimesi lojera fjalesh per zhvillim (te papare) ekonomik, per liri biznesi, e te tjera terma keso, qe ne raport me problematikat e qytetareve te thjeshte, mund te konvertohen thjesht ne demagogji.


Çfare jane fundja (e ashtuquajtura) liria e biznesit, shpejtesia per te regjistruar biznesin, etj.? Me pak fjale, jane disa tregues periferike, te perkohshem, jo perhere percaktues ne vleresimin e ritmeve te zhvillimit dhe qyteterimit te nje vendi. Keto tregues kompozohen, duke pasur parasysh disa reforma nxitese, te detyruara, si edhe ofertat e leverdishme per bizneset dhe kompanite e huaja.


Ketu, tema eshte mjaft e gjere. Per shembull, nje sere subjektesh te medha italiane kane interes te investojne ne Shqiperi per prodhim energjie te gjithfarellojshme; kjo ndodh per shkak se ne vendin e tyre jane ne terma maksimale normat mjedisore dhe ato te shfrytezimit te natyres.


Sigurisht qe ato subjekte jane shume te gatshme te investojne ne Shqiperi, per ti kthyer serish ne vendin e vet te mirat materiale te ketyre investimeve, bie fjala energjine elektrike.


Pertej ketij realiteti te dyzuar, edhe perfshirja e emrave te pervecem te politikes europiane e rajonale ne afera te gjithfarshme, nuk eshte ndonje gje e re. Ne nje kuptim, edhe keta te fundit ndihmojne qe te kemi dy Shqiperi.


Pra, kur vjen fjala per fletelavderimet per zhvillimet ekonomike, pushtetaret mund ti veshtrojne me qetesisht disa arritje; (per te cilat mburren, sic behej dikur me cmimet per ushqimet, kur keto te fundit, ne te vertete, ishin me tallon). Keshtu, ne lehtesira te tilla per biznesin, si regjistrimi (reduktimi i kohes dhe dokumenteve qe kerkohen, etj.) eshte rasti per cdolloj rekordi.


Ka shume vende si ne, por edhe me te prapambetura se ne, qe ne kete tregues gjithashtu shkelqejne. E gjithe kjo, nuk do te thote aspak se ky shkelqim prodhon mireqenie per qytetaret e atij vendi.


Edhe te ne, regjistrimi i shpejte i bizneseve dhe performimi shembullor ne kete dhe te tjere tregues, nuk duan te thone aspak se qytetaret shqiptare jane detyrimisht me te lumtur dhe se mireqenia e tyre, po ashtu, eshte me e mire. Madje, edhe rritja ekonomike, jo gjithmone mund te perkthehet si standard per qytetaret.


Nuk mund te jete fjala per te njejten Shqiperi, ne se kemi te bejme me shifra ne vetvete, te sajuara dhe te fryra ne vazhdimesi nga privatizime abuzive. (Tani serish jane nxjerre per privatizim nje numer i madh objektesh publike. Mediat dhe ekspertet kane qene kritike, per shembull, ne lidhje me privatizimin e hotelit Dajti.)


Nuk mund te jete fjala per te njejten Shqiperi nese gjithe sa prodhohet fale rritjes ekonomike, shperndahet ne xhepat e pushtetareve dhe njerezve me te afert te tyre, si edhe klaneve qe gjithashtu jane ne tave. Nje shembull minor i kesaj trallisjeje, eshte shitja me cmime qesharake e makinave te zyrtareve dhe deputeteve, permes nje demagogjie te padurueshme per (gjoja) kursime dhe ulje shpenzimesh.


Me ne fund, edhe loja e piste politike eshte nje tregues i kesaj situate, me dy Shqiperi. Pikerisht, duke qene se punet e tyre dhe te femijeve te tyre shkojne si jo me mire, duke qene se iu duhet pushteti per te mbrojtur ate cka kane vene menjane, me dhe pa djerse, duke qene se cdolloj mjegulle mbulon sadopak abuzimet dhe ndarjen e padrejte te te ardhurave kombetare, atehere kreret e vendit e gjejne me vend te mos kete rregulla, te mos bisedohet per asgje, te mos realizohet asnje lloj marreveshjeje.


Keto jane vetem disa nga argumentet qe mund te sjellim per te kuptuar edhe cfare po ndodh aktualisht dhe pse jemi bere kaq problematike per Perendimin. Kujtojme prononcimin e fundit te zedheneses se Komisionerit per Zgjerimin, qe tha para disa ditesh ...


Kjo zgjidhje nuk duhet per te miren e BE-se, por nevojitet per te miren e qytetareve te Shqiperise, te cilet kane kete aspirate per te qene nje dite qytetare europiane; por qe te ndodhe kjo, ne duam te shohim ne Shqiperi nje demokraci te pjekur.


Keshtu, njera Shqiperi, ajo e pushtetareve dhe klaneve prane tyre, ka shkuar me kohe ne Europe; tjetra, ajo e atyre qe jane pa pune, qe pushohen nga puna per bindje politike apo edhe per shkrime gazetash, e atyre qe vetevriten, qe humbasin femijet, qe marrin ushqime me liste, qe iu kane grabitur pronat, qe nuk kane me vete drejtesine, etj., kjo Shqiperi eshte ende larg, ne mos ne udhekryq...

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit