Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nje vend qe nuk di cben

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Kuriozitete - 147 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Mund te thuhet se nje nga shkaqet kryesore pse vendi yne shpesh gjendet (le te themi) ne kaos, ka te beje me qendrimet per politikat dhe rruget e zhvillimit. Me fjale te tjera, ato qe ne menyre te bujshme quhen strategji, edhe pse nje fjale kaq e madhe, shpesh rezultojne ne strategji, nese mund ta perdorim kete kalambur. Nder arsyet kryesore te kesaj situate, eshte klima e ashper politike, qe vazhdon pothuaj prej dy dekadash, si dhe orientimi periferik i shanseve per biznes dhe i ekonomise ne teresi. Mund te sillen sakaq disa shembuj, qe e tregojne me shkalle zvogelimi kete situate. Energjetika eshte ne vemendje te administrates shqiptare si kurre ndonjehere. Por, pertej polemikave per koncesionet dhe menyren se si ato jane fituar apo dhuruar, kjo shtylle eshte ende ne themele. Shumica e HEC-ve te perfolura, jane he per he neper harta e nuk prodhojne gje. Disa centrale gjithashtu shume te diskutuara, si ai i Vlores, u pergojuan se fundmi per problematikat e tyre teknike, bie fjala per koston e larte per prodhimin e energjise elektrike. Per nje kohe, administrata e vendit, me se pari kreu i saj, Sali Berisha, ngriten stuhine ne gote per nje central nuklear dhe per shnderrimin e vendit ne nje superfuqi te vogel energjetike. (Vetem autoret e kesaj, gjoja, strategjie mund te shpjegojne pranine e termave superfuqi dhe i vogel brenda se njejtes fjali.) Sidoqofte, kete punen e nuklearit e ka perpire he per he heshtja.


Por, keto dite, erdhi ne vemendjen te mediave problemi i bashkepunimit me transportuesit gjigante te gazit. Me sa na kujtohet, ne mesin e vitit 2006, Keshillat e Rregullimit te Territorit te pese qarqeve jugore te vendit dhane aprovimin e tyre per ndertimin e gazsjellesit transballkanik me investimet e Gaz-Prom. Sipas shkreses zyrtare te derguar atehere nga METE, KRRT-te e atyre qarqeve duhej te benin urgjentisht miratimin verbal te zonave, ku mendohej te kalonte linja e ketij gazsjellesi. Me pas, kjo teme pothuaj u harrua. Papritur, kryeministri Sali Berisha e risolli ate serish ne realitetin shqiptar. Por sakaq, Gazprom i pergenjeshtroi deklaratat e tij. Sipas shtypit te dites ne Tirane, Anastasia Ivanova, ne emer te drejtorise se informacionit te kesaj kompanie, eshte pergjigjur se aktualisht, ceshtja e kalimit te degezimit jugor te gazsjellesit South Stream permes territorit te Shqiperise nuk merret ne konsiderate.
Mendojme se e gjithe kjo, eshte nje episod i pakendshem dhe qe flet pikerisht per strategji. Besojme se Shqiperia ben pjese nder vendet e pakta qe here pas here nuk dine se cbejne. Dhe vertiten nga te fryje era, apo perpiqen te kapen ku te munden, per te bere zhurme per ca investime (qe rendom nuk realizohen) e per te prodhuar me doemos ca para.


Ndryshe nga kjo pamje e paqarte e perpelitjeve te dites, ne i kemi me shumice dokumentet strategjike. Keto dite, eshte folur gjate per turizmin, si nje nga shtyllat e tjera te zhvillimit te ekonomise shqiptare. Sigurisht, cdo vit prej kesaj dege burojne te ardhura te konsiderueshme; kjo per shkak se njerezit duan te pushojne dhe sidomos prej pranise se emigranteve dhe qytetareve nga Kosova dhe treva te tjera me popullsi shqiptare. Por duke marre ne konsiderate mungesat e medha ne disa elemente te infrastruktures, si kontrolli mbi mjedisin, uji dhe (kohet e fundit me pak) dritat, mund te konstatojme pa shume mundim, qe kjo shtylle (e ekonomise) nuk eshte konsideruar ende e tille. Po ashtu, tingellon qesharake te kerkosh tani ate distancen prej 100 metra (pa ndertime) nga bregu, kur te gjithe ne e dime se ciu eshte bere brigjeve shqiptare.
Edhe sektori e industrise minerare, do te duhej te ishte nje nga shtyllat e ekonomise shqiptare dhe nder faqet e para te cdolloj strategjie. Por prej vitesh, ne kete sektor ka vetem abuzime dhe pak investime; njehere per njehere verehen vetem perpjekje per ta shfrytezuar cdo burim, madje edhe duke rrezikuar jete njerezish. Hartuesit e strategjive e kane me te lehte te shperndajne licenca (shfrytezimi) dhe koncesione, nga te cilat perfitojne vetem disa klane. Bujqesia, nje tjeter shtylle qe mund te lehtesonte problemin e shperpjesetimit te eksport - importeve shqiptare, gjithashtu mbetet anemike, per shkak te vemendjes se paket (nga te gjitha administratat). Ky sektor, vazhdon te prodhoje me shume probleme se sa fruta e zarzavate per qytetaret shqiptare dhe per eksportet. Ngerci i gjelber ka te beje, me se pari, me gjendjen kaotike dhe luften e vazhdueshme per token, mungesen e politikave te qarta dhe te vendosura per mbrojtjen e prones private dhe veprimin (nganjehere edhe mosveprimin) e ligjit 7501. Dhe po te hedhim nje sy te buxheti per bujqesine, ne te dy keto dekada te veshtira, ajo ka qene prapa liste.
Pra, sic shihet, shtyllat e ekonomise shqiptare ende jane ne ajer, lekunden, pergojohen; ekonomia zhvillohet ne menyre spontane dhe vuan, sado qe mjaft e mekuar nga rreth 1 milione emigrante, apo edhe nga ndihmat e medha dhe inkurajimi i paprere i BE-se, por edhe i disa prej vendeve fqinje, madje edhe nga te tjere miq te larget. Strategjite, edhe pse te shkruara bukur, marrin trajta nga me te cuditshmet, per shkak te situatave politike te dites. Dhe keshtu, cfare ndodh nderkohe qe keto shtyllat (e ekonomise) here betonohen e here pergojohen? Gjate viteve te fundit, me gjithe ngutjen per lajme sa me te mira, kemi vazhdimisht nje bilanc tejet negativ te raporteve eksport - importe.


Kjo e rendon drejtpersedrejti ekonomine e vendit dhe te familjeve shqiptare, packa se zyrtaret e larte perpiqen te shesin optimizem. Vete INSTAT na ka treguar (sigurisht me rezerva) per thellimin e deficitit tregtar pergjate vitit 2009. Shifra e ketij deficiti per muajt e fundit te ketij viti, kishte arritur ne rreth 25.7 miliard leke, duke shenuar keshtu nje rritje prej 41.3 per qind (!) Ne muajt e pare te vitit 2010 eshte folur disa here per nje zgjim te eksporteve.
Sigurisht, kur shifrat jane tejet modeste, (si ai 3 apo 4 perqindeshi i eksporteve me Kinen) administrata perpiqet te kapet pas prirjes, qe ne kete rast mund te perkthehet si njelloj permiresimi. Por, ne teresi, qendrimet e paqarta dhe vertitja plot panik sa ne Lindje ne Perendim, sa te njeri sektor e te tjetri, shtojne dyshimet dhe pasigurine per seriozitetin e strategjive dhe te politikave, qe jane voluminoze, por jo efektive.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit