Hicham Chakib shfaq ne Teatrin e Metropolit nje koncept realist te vepres Audienca, ku Vaclav Havel, i maskuar pas personazhit, rrefen nga jeta e tij para presidences idete humaniste dhe lidhja e njeriut me artin per ti bere balle politikes
Regjisori francez Hicham Chakib prezantohet ne Tirane me dramen Audienca shkruar me 1978 nga shkrimtari disident, dramaturgu dhe politikani cek Vaclav Havel. Drama shfaqet sonte, ora 20.00 ne Teatrin e Metropolit.
Audienca, bashke me Protesten eshte shkruar po ne 1978-en dhe ne te dyja keto vepra shtrohet problematika e lirise se artistit ne nje sistem politik.
Jane te njohura idete e Havelit per te drejtat e njeriut te permbledhura ne Manifestin Charter 77 qe ai themeloi si nje levizje joqeveritare aktive ne vitet 1976 deri mw 1992, kur Çekosllovakia ishte nen regjimin komunist. Revolucioni i bute i vitit 1989 i nxitur nga Havel me 1989, i siguroi postin e presidentit te fundit Çekosllovak dhe presidentit te pare Çek, post ne te cilin qwndroi per nje dekade deri me 2003.
Dramat me te njohura te tij jane Metamorfozat (1960), Engjelli mbrojtes (1968), Komplotistet (1971), Gabimi (1983), Tundimi (1985), Neser (1998) etj.
Ne shfaqjen Audienca eshte hera e pare qe shkrimtari rrefen per veten dhe maskohet pas nje personazhit te Ferdinand Vañek. Vepra ben fjale per nje shkrimtar disident i detyruar te punoje ne nje birrari, ne nje ambient te zymte dhe deshperues, ku pronari (Sladek) e merr shpesh ne pyetje per jeten e tij.
Regjisori thote qe shfaqja nuk eshte nje kronike per jeten ne komunizem. Ne konceptin e tij realist ai ka theksuar raportin e artit me politiken; si mund ta ndryshoje arti jeten e njerezve; ku mund ta gjejne ata shijen e jetes?
Arti mund te krijoje kushte qe njerezit te jetojne mire ne nje shoqeri, te jene te hapur ne mendjen dhe vetedijen e tyre, shprehet regjisori, duke theksuar idete humaniste te autorit per ndertimin e shoqerise civile.
Chakib interpreton vete tek Audienca ne rolin e shkrimtarit, bashke me aktorin Alexandre Trijoulet ne rolin e pronarit te birrarise. Pas audicioneve qe ka bere per kete rol, Cahkib u ka besuar interpretimit te Trijouletit, konceptin e tij per personazhin, ndjeshmerine, plastiken e tij. Kurse roli i tij (Ferdinand Vañek) kerkonte aftesi qe ai i ka te njohura, ndrojtjen, ngurrimin, qetesine, forcen mendore dhe shpirterore te pashprehur.
Hicham Chakib e perqendron te gjithe punen e tij tek aktori dhe deshiron tia lere te gjithe skenen atij. Publiku duhet te shohe nje trup dhe nje ze dhe te vere ne pune imagjinaten, mbron ai idene qe skenografia duhet te jete e zhveshur nga zbukurimet
Kurse per ndricimin ka nje ide krejt tjeter.
E sheh elementin me me rendesi ne kete shfaqje, nje lloj simbolike qe shpreh anen e erret dhe me drite te mendimit, moralen dhe imoralen, te miren dhe te keqen.
Audienca eshte ne gjuhen franceze, per nje publik te kufizuar frankofon.
Megjithate vete regjisori nuk e sheh si pengese gjuhen, duke besuar tek forca e emocionit dhe aftesive te aktorit. Ai beson edhe qe pervoja te tilla te teatrit ne gjuhet te tjera dhe nderthurja e kulturave eshte nje menyre qe teatrot e pazhvilluara duhet te gjejne per te bere perpara.
Keto kohe, ne teatrot e Tiranes po degjohen shpesh deklarata te tilla nga regjisore te huaj qe vijne ne Shqiperi dhe vene shfaqje ne gjuhe te huaj. Por sesa rehat ndihet publiku, sa i vemendshem dhe sa e shijon shfaqjen nuk eshte vene kurre ne kandar.
Hicham Chakib, bashke me aktorin Alexandre Trijoulet dhe asistent regjisoren Sylvie Froidefond jane pjese e kompanise franceze te Teatri te Momentit, LInstant Théâtre. Nje kompani qe ka vendos shfaqja qe kane te bejne me problematikat aktuale te nje vendi. Ajo ka dhjete vjet qe eshte krijuar.