Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Njeriu shqiptar i John Withers-it

Publikuar me : 26.07.2010 Ne : Kulture - 162 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ambasadori amerikan John L. Withers, II ne nje interviste jo politike dhe lamtumire. Per njerezit dhe fenomenet shqiptare qe njohu ne tre vjet, per idete e tyre, shpresat, zhgenjimet, punet e lena pergjysme dhe perse do te kthehej nje dite


Ju e mendoni Ameriken si ne filma, tha Ambasadori duke e afruar per here te pare horizontin qe ne te shumten e kohes kish ndenjur lart e i purpurt teksa foli per Shqiperine dhe shqiptaret. Na dha perfytyrimin e nje dite tijen ne atdhe.


A eshte Amerika si ne filma? Kohe per te menduar per Abraham Lincoln-in apo George Washington-in, nuk ka. Madje hapur fare, mendon per rruget e ngushta dhe ditet me trafik, duhen ore per te shkuar e per tu kthyer.

Telefoni qe nuk pushon. Ne ndertesen gjigante te State Department, njerez me shkresa para syve, ia sjellin boten verdalle. Kur vjen ora per ti hipur makines per ne shtepi, koka i rreh si daulle. Kthehet ne fole dhe nuk ka kohe te gatuaje. Ngroh dicka ne mikrovale qe as i shijon dhe gjumi e merr para TV-se.


Ja nje dite ne Ameriken e bekuar qe ambasadori na e pershkroi pasi folem per nje dite shqiptari ne Shqiperine po aq te bekuar qe ai, John L. Withers, II, duhet ta lere pas tri javesh. Merr fund misioni i 3-vjecar i diplomatit qe aq shume e deshi kulturen e shqiptareve.


Ne biseden me z. Withers degjojme si njerezit qe ka takuar ketu e kane ndihmuar te njohe Shqiperine.


Pertej kendveshtrimit ekzotik, analizat e zoterise per fenomene psikologjike, sociale, kulturore, ekonomike dhe politike, ne reaksion me mjedisin shqiptar, vijne, sic e thekson dhe ai, nga nje njeri qe nuk jeton ne mes te Shqiperise dhe problemeve te saj, por kjo sdo te thote se sheh me pak.


Lexuesi mund te lere menjane magjepsjen e nje amerikani nga ky vend dhe te lexoje mesazhet e terthorta, ose anasjelltas. Ose ta lexoje kete bisede thjesht si me nje njeri te kultures qe ka kontribuar per kulturen e nje vendi seshte i tiji.


Withers po le pas te gatshem projektin e nje memoriali si homazh per shqiptaret qe shpetuan hebrej gjate Luftes se Dyte Boterore. Qeveria amerikane do te ndihmoje per ngritjen e ketij memoriali ne Tirane, fale nje konkursi nderkombetar.


Ndersa javen e pare te gushtit ngrihet nje tjeter memorial disi personal per Ambasaden Amerikane, ne kujtim te dy te rinjve vrare nga regjimi i Hoxhes. Ata jane Loni Adami dhe Kole Kuqali.


Z. Withers, perpara dy javeve, ju i dhate Bibliotekes Kombetare librat qe ju kane dhuruar autore shqiptare gjate qendrimit ketu. Perse e bete kete? A nuk do duhej ti kishit marre me vete kujtimet nga Shqiperia?


Withers Para se gjithash, librat qe dhurova ate dite jane shqip, dhe per fat te keq une gjuhen nuk e njoh. Ne njefare menyre, spo i jap ato libra, por po i ndaj. Nga ana tjeter, jane vetem nje pjese e vogel e atyre qe kam marre nga Shqiperia. Shume te tjere do ti marre me vete ne Amerike.


Mi kane dhuruar njerez te cilet i njoh mire dhe qe i kane nenshkruar duke shprehur dicka per pervojen qe kemi patur se bashku. Ka shume libra nga njerez qe nuk i kam takuar. Nuk do mund ti merrja te gjithe me vete. Keshtu qe me mire ti lexoje dikush.


Çfare po merrni me vete?


Withers Njerezit e dine qe si poet me pelqen Fatos Arapi. Ne intervisten tone te pare kam recituar nje poezi te tijen. Kam disa permbledhje te poezise se tij qe do ti marr me vete.


Kam disa libra te Ismail Kadarese qe do ti marr me vete edhe ato, dy libra per Musine Kokalarin, dy vellime, disa libra te tjere shume private, dhurate nga te rinj. Duhet te merrnim nje vendim te ekuilibruar.


Ndonje liber politik?


Withers Une pelqej letersine, poezine, fotografine.


Ndonje liber per ceshtjen Gerdeci, shqip-anglisht?


Withers Me sa mbaj mend, jo...E keni pare kete liber? Po librat e Marubit i keni pare? Hidhini nje sy. Jane fotografite e para me ngjyra te Shqiperise dhe disa jane vertet te shkelqyera. (Ambasadori tregon mbi tryeze disa albume, nder ta njeri i pergatitur nga studiuesi kanadez Dr. Robert Elsie.)


Po, Robert Elsie eshte nje studiues serioz, i mirenjohur.
Withers Ai eshte i jashtezakonshem. Gjithe jeten ia ka kushtuar perhapjes se gjuhes se shqiptareve ne boten anglishtfolese.


Z. Withers, eshte pak e veshtire tju pyesim per kulturen, sepse ne pergjithesi gjate vitit Shqiperia nuk ofron ndonje jete te gjalle kulturore. Ne momentin qe flasim nuk po ndodh asgje, institucionet e kultures jane mbyllur.


Na vjen keq qe skeni gjetur aq sa mund te pretendonit. Apo nuk pretendonit?


Withers Une kam gjetur shume kulture ketu. Nje pjese e qendrimit tim ka qene nje udhetim i mrekullueshem permes larmise kulturore qe ofron Shqiperia.

Po ju jap nje shembull para ca ditesh, Ambasada organizoi per mua nje feste lamtumire dhe kishte ftuar nje grup te muzikes tradicionale dhe valltare. Ishin djem e vajza 13-14 vjecar qe kercenin aq bukur. Kishte dhe dy kengetare, nje djale dhe nje vajze.


Mesova se kishin konkurruar ne nje festival ne Budapest dhe kishin fituar cmim te pare. Keta jane femije qe me vone i sheh ne festival folklorik si ai i Gjirokastres - cdo krahine ka muziken e saj, kenget e saj, kostumet e saj. Eshte nje kulture e pasur qe shtrihet ne shekuj.


Dakord, por kjo ka te beje me te shkuaren, po flasim per te tashmen.
Withers Jo, ky eshte kendveshtrimi im - ata femije nuk i takojne vetem se tashmes, po edhe te ardhmes se Shqiperise. Po ju jap nje shembull tjeter.


Para ca vitesh, ne intervisten tone te pare - prezantonim enciklopedine e muzikes iso-polifonike. Kur kam qene ne Permet, ne fshatin Frasher apo ne ndonje dasme shqiptare ketu ne rezidence - njerezit te ulur ja si tani, papritur ia merrnin kenges.


Njeri e niste dhe kushdo mund ti bashkohej me nje harmoni dhe melodi qe e dinte mire se si. Kjo me thote se iso-polifonia eshte dicka qe njerezit nuk e kujtojne nga kohet e shkuara por e cmojne dhe e ruajne si thesar ne ditet tona.


Ta shohesh gezimin me te cilin ata kendojne, te degjosh ata zera te jashtezakonshem, eshte e pabesueshme. Eshte nje nga format me te fuqishme dhe me emocionuese te te kenduarit qe njoh sepse eshte zeri, ritmi dhe harmonia - pa instrumente.


Falemnderit qe ju i vleresoni te gjitha keto. Ne anen tjeter, opinioni juaj per Shqiperine e djeshme tingellon ekzotik. Me interes do ishte diskutimi i kultures se sotme shqiptare.

Withers Gjeja e habitshme ne kulture eshte se nuk mund ta ndani qarte ate cfare ka qene dikur nga ajo qe do te jete ne te ardhmen. Kultura rrjedh si nje lum i bukur me uje te argjendte. Lumi nderron - uji qe rrjedh kurre nuk kthehet pas.


Per mua eshte pikerisht kjo rrjedhe e mrekullueshme qe shoh te Shqiperia. Me duket terheqese qe te rinjte degjojne yjet e muzikes moderne te rok & rollit apo cfaredolloj muzike nga gjithkund, por nuk braktisin ate muziken tjeter te cilen e vleresojne ne nje kontekst shqiptar.


E admiroj kulturen shqiptare, letersine, poezine, muziken, vallen, kengen, kostumet - po ti referohesh historise suaj dhe gjithe veshtiresive qe shqiptaret kane duruar prej pushtimeve - pushtimi otoman; dyndjet nga Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Italia. Njerezit e duan Shqiperine ngaqe eshte vend i mrekullueshem.


Por Shqiperia eshte e shqiptareve dhe atehere ti perpiqesh te mendosh kush jane shqiptaret?


Shqiptaret jane ai popull qe pavaresisht pushtuesve, pavaresisht komunisteve, u kapen fort te kultura e tyre. Keshtu, kur erdhi momenti dhe shqiptaret mund te zgjoheshin serish dhe te thoshin Kjo toke nuk eshte e zaptuesit. Kjo toke eshte jona, popullit shqiptar!


Shqiptaret e kane ditur kush jane. Kultura ua farketoi identitetin, i cili mori forme pas otomaneve. Gjuha shqipe ishte si nje pishtar, e ndaluar te shkruhej dhe te mesohej ne shkolle. Gjate komunizmit, kishte shume gjera pastertisht shqiptare qe karakterizuan shqiptaret - nuk mund ti shkaterroje.


Shqiptaret e ruajten elementin thelbesor. Keshtu pra, kur flasim per kulture, nuk mund te flasesh si per nje liber mbi tryeze qe e keni lexuar. Jo, jo, jo, jo. Po flasim per dicka qe njerezit e kane ne veten e tyre dhe qe e ndihmon popullin shqiptar te jete nje popull i jashtezakonshem.


Kultura dhe identiteti kjo eshte ceshtja. Ju jeni takuar ketu me intelektuale, shkrimtare.


A keni takuar njerez me kuraje?


Withers Po, sigurisht.

Shqiperia ka nevoje per me shume njerez me guxim qytetari.


Withers Çfare eshte kuraja qytetare?

Te ndihesh qytetar i vendit tend.


Te jesh kunder asaj qe nuk shkon mire, kunder politikes kur ajo gabon. Keni takuar te tille njerez?


Withers Po, shume. Po jua pershkruaj. Kam takuar femije qe mesojne art ne shkolle dhe qe kerkojne shanse me te mira per te zhvilluar talentin e tyre. Mua kjo me duket guxim i vertete. Guxim nuk do me thene te mbash fjalime.


Guxim do me thene te veprosh per dicka per qe ju udheheq se brendshmi, dhe te gjesh cfaredolloj mundesie sado te vogel, per ta shfrytezuar. Historia ime e preferuar... para disa kohes, mora nje leter nga nje grup adoleshentesh nga Permeti, basketbolliste. Nuk kishin mundesi financiare te ndesheshin me nje skuader me e forte se e tyrja.


Shkruanin Z. Ambasador, mund te na gjeni disa trajnime qe te ndihmojne nivelin tone, aftesite per te shkuar me lart? Gjetem per to kampe trajnimi ne Mal te Zi, trajnere dhe lojtare nga Amerika. Vajzat u ndeshen me skuadra nga Kosova, Maqedonia, Serbia.


Ku eshte guximi ketu? Ato mund tia kishin dale ndryshe. Mund te thoshin, Ne thjesht na pelqen te luajme. Luajme, nuk jemi dhe aq te zonjat, humbasim, por ne pak vite do te fitojme pervoje dhe do te behemi te forta.


Jo! Ato thane, Nuk e dime nese Ambasada Amerikane mund te na ndihmoje, por le ta marrim vesh. Sporti eshte sigurisht nje pjese e kultures. Kjo na ndodh shpesh, njerez qe duan te zhvillojne talentin e tyre.


Po flisni per te rinjte dhe ndoshta e dini se vetevrasjet e te rinjve, sidomos e te rejave, tek ne nuk jane pak.


Withers Eshte vertet per te ardhur keq. Por, ju me pyetet per te rinj qe guxojne. Njerezit qe guxojne nuk e bejne kete. Ata thone une do te kembengul, do te vazhdoj, do te ec perpara cilatdo qofshin veshtiresite. Do mundohem te bej me te miren qe mundem. Ky eshte guxim.


Po, por kjo seri vetevrasjesh mund te lexohet edhe si nje kundershtim, mosmiratim i realitetit, i momentit qe po kalon vendi.


Withers Tragjedi ka gjithmone, gjithkund. Ka shume te rinj amerikane qe fatkeqesisht kryejne vetevrasje edhe pse Amerika eshte vendi i mundesive te medha. Po flasim per me te rinjte dhe keta i perkasin kategorise se guximtareve - se paku sipas pervojes sime. Kam takuar ne Shqiperi te rinj te mrekullueshem.


Me disa kemi krijuar nje klub te librit. Zgjedhim nje liber se bashku dhe cdo dy muaj, ulemi dhe e diskutojme. Keta te rinj jane realiste, e dine se duhet pune e madhe, perqendrim dhe perkushtim per te shkuar perpara.


Dhe ata planifikojne. Ata jane te angazhuar. Jo me fjale, mjafton te shihni veprat e tyre. Kam ndjekur kulturen e vendeve te ndryshme. Kulturen une nuk e shoh si dicka te pandryshueshme.


Kultura eshte nje gje organike. Asnjehere nuk mbetet e njejta. Zhvillohet, perpunohet. Ka disa elemente te kultures te cilat njerezit i mbrojne sepse pikerisht ato elemente i bejne njerezit te jene ata qe jane. Dhe ata qe jane ketu, jane shqiptare.


Shpresoj qe te rinjte te ndihen krenare qe jane shqiptare, ndoshta ata nuk e kuptojne dhe nuk e vleresojne per momentin, por shqiptaret dhe Shqiperia kane shume per ti dhene botes.


Une erdha ketu dhe nisa te lexoj pak gjera, aq sa kisha mundesi, u perpoqa te shoh aq sa mund te shoh, te flisja me njerez aq sa mund te flas dhe e bera kete, jo ngase kam gje per tu dhene atyre, por kane ata kaq shume per te me mesuar mua. Kjo ka qene historia e tri viteve te mia ketu.


Historia e nje nxenie te madhe dhe prandaj ndihem me i pasur. Ndjej se po kthehem ne Amerike, ne pak jave, me i mire si njeri sepse shqiptaret me kane ndihmuar te punoj ketu dhe te besoj ketu.


E vleresojme humanizmin qe ju keni gjetur raste ta tregoni keto vite.
Withers Falemnderit. Pikerisht kete gje po perpiqem te shpjegoj. Ketu eshte kaq e thjeshte te jesh i hapur dhe njerezor.


Une erdha ketu te zbuloj dhe - shpesh zbulon gjera te keqija - shume nga gjerat qe zbulova ketu kane qene magjepsese ose intriguese ose, ceshte me e rendesishme, provokuese.


Me kane shtyre te kthehem pas dhe te gjykoj kendveshtrimin ndaj dickaje. Ti lexon Naim Frasherin dhe vertet qe ai i ka bere nje portret romantik Shqiperise - pyjet dhe malet - por po te shkosh ne Frasher e kupton pse. Eshte nga vendet me te bukura qe kam pare ndonjehere. Ndersa Migjeni e ka pare njeriun ne nje kendveshtrim te zymte.


Naim Frasheri i shkroi ato kur ndodhej larg Shqiperise.
Withers Eshte e vertete. Kur erdha ketu zbulova lirizmin e Naim Frasherit, zbulova dhe terrin e Migjenit. Nuk po vecoj njerin mbi tjetrin. Te dy te mesojne dicka. Me ka goditur, per shembull, ajo qe kam lexuar nga Dritero Agolli. Pak gjera ka ne anglisht prej tij, por aq sa kam lexuar me duket provokues.


Ka nje menyre te mprehte te te shkruarit, me shume nuanca. Te shtie ne mendime kur e lexon. Kadare, kemi folur ne klubin tone te librit per Prillin e thyer. Çdonjeri prej nesh kishte per ate liber nje mendim te ndryshem nga tjetri.


Sa kilometer rruge keni bere ne tre vjet?


Withers Nuk i llogaris dot. Kam qene ne shume vende dhe shume te tjera kam lene pa i pare. Kam qene ne Elbasan disa here, ne Vlore, Gjirokaster, Shkoder, Korce, Permet, Kukes, Durres, Fier, Apolloni, Berat.


Tropoje?


Withers Jo. Kam dashur te shkoj ne Theth, ne Valbone. Kur te kthehem per te pare memorialin e holokaustit, do te shoh vendet qe si kam pare. Eshte vend i mahnitshem. Them se te rinjte shqiptare shpesh ndihen...cila eshte fjala e duhur?


Te pashprese?

Withers Perse pa shprese? Kam biseduar me shume gazetare. I di problemet... E veshtire qe te rinjte shqiptare te jene idealiste sepse mendojne dhe ndjejne qe rrethanat e tyre jane te nderlikuara. E respektoj kendveshtrimin e tyre.


Po them kete shume shpesh, njerezit i ze rutina dhe ca gjera u ikin. Ka njerez te tjere qe nuk dine shume per kete vend, por thone Pa dale pak, ka edhe ca gjera te mira ketu. Une mund ti shoh sepse nuk jam, sic thate ju, ne mes.


Ka njerez qe thone eh, ju nuk e dini! Ka te tjere qe mendojne Me ler nje minute, me ler te mendoj per disa nga gjera qe bej dhe i kaloj shpejt. Ndoshta nuk jane dhe aq keq.
Ndoshta ata mendojne Uau, ja nje amerikan qe po na i tregon keto pune! Shume njerez ne Shqiperi e mbajne Ameriken per shume shume lart.


Megjithate, nuk mund te pajtohem me optimizmin tuaj. Shqiperia nuk eshte qumesht e mjalte.


Withers E di. A mund tju bej te besoni? Jo. Nuk eshte ky qellimi im. Kam qene pikerisht ne moshen tuaj [kur thosha] Lemsh i keq eshte bota dhe lemsh do te jete gjithmone e une nuk mund te bej asgje dhe asgje ska per te ndryshuar.


Keshtu mendoja...
Por ceshtja eshte qe tani jam shume me i moshuar se ju dhe me kalimin e moshes dicka ka ndryshuar me te vertete e para durimi, e dyta kureshtja.


Kur isha ne shkolle, 17-18-vjecar kisha nje mesues dhe mesuesi nuk dinte cte bente me mua. Jo pse ngaterrohesha ne zenka ose kisha sjellje te keqe, por ngaqe beja pyetje gjithmone. Thosha interesante kjo, po kjo tjetra si shpjegohet?


Ose si funksionon kjo. Derisa me ne fund njeri nga mesuesit e mi, ai i letersise, tundi kryet dhe tha e di ti qe je nje nga njerezit me me fat e me pa fat ne kete shkolle? Une i thashe pse? si ka mundesi? kjo eshte paradoks. Ai tha je me fat sepse je kureshtar dhe je pa fat sepse je kureshtar.


Kam menduar gjate per kete. Vite me vone po lexoja Vellezerit Karamazov te Dostojekvskit e aty gjeta nje fjali qe me beri te kuptoja ate qe thoshte mesuesi im. Eshte nje fjali ku me duket pershkruhet vellai Ivan dhe vellai tjeter thote per Ivanin Ai eshte nje njeri qe kerkon, jo miliona por pergjigje per pyetjet e tij.


Po te jesh kureshtar, gjithmone do te kesh pyetje. Kompleksiteti i gjerave eshte kur nuk ke pergjigje per ato pyetje. Kur nuk ke pergjigje, nuk je i sigurt per ate qe duhet te besh.


Ku ndryshoj une nga filozofi - ka disa qe thone se brenda meje eshte nje filozof i vogel; ju keni ne vetvete shumecka prej filozofi - filozofi thjesht deshiron te shpjegoje natyren e te kuptuarit njerezor dhe te ekzistences njerezore. Kjo per mua nuk mjafton. Une duhet te BEJ dicka.


Mendoj se dhe ju deshironi te BENI dicka e jo te rrini duarkryq. Ju po thonit se e mendonit kete interviste te veshtire, meqe po flisnim per gjera, le ta quajme si analiza - por nuk folem per ate qe quhet veprim mbi keto gjera. Kjo eshte pjesa me e veshtire, te vepruarit.


Pasi pyetje ka shume, por dy pyetjet me te medha jane E para, a e kam une guximin qe te veproj? Kjo ishte pyetja juaj. Te vepruarit eshte shume frikesues. Ju keni guximin te veproni. Pasi ju e dini si cfare do te ndodhe - ju veproni dhe dikush ka per te reaguar.


Ju beni ose thoni dicka, dikush do tju kritikoje. Asnjeri nuk deshiron qe ta kritikojne. Ka shume njerez qe thone, me mire sesa te me kritikojne, nuk po veproj fare. Pra e para eshte veprimi.


Ndersa e dyta eshte qe te veprosh ne menyren e duhur. Sepse eshte e lehte te veprosh, ja une mund te nis te flak gjera andej-kendej, ky quhet veprim. Por varet nga ajo qe ben, te merresh me kete bote qe e quan lemsh i keq dhe te mundohesh te besh dicka.


Nuk eshte e lehte... Nuk eshte e nevojshme ta mendosh gjate cdo hap. Nuk eshte e thene te kesh cdo here te drejte, se ndryshe nuk do te ishim qenie njerezore. Do te kishim qene ndonje forme tjeter me e larte. Mos u shqeteso per kete dhe mos u shqeteso per kritikat. Sepse kritika ka shume. Ne te vertete disa kritika jane te mira.


Ngaqe te kritikosh do te thote te kesh pergjegjesi?


Withers Kjo eshte, e sakte, sepse ke pergjegjesi, sepse ka dicka qe mund ta besh. Humbja e shpresave eshte kur nuk mund te behet asgje. Sikur te qendroja me gjate ne Shqiperi, ka kaq shume gjera qe do te kisha bere. Por te jem realist, kam vetem tre vjet, bej aq sa mundem ne tre vjet pastaj eci me tej, mund te vazhdoj te veproj, te bej dicka. Te mos ndalem asnjehere. Asnjehere...


Duhet te mbaja nje here nje fjalim. Me vjen keq qe se kam ketu. Stafi im me gjeti per te nje betim qe te rinjve athinjote u duhej ta deklamonin kur mbushnin moshen 17 vjec. Benin nje betim per qytetin e tyre.


Pershkruanin gjithe rruget qe do te ndiqnin, idete, energjine qe do te perdornin per qytetin e tyre, perfshire ketu edhe kundershtimin ndaj atyre njerezve idete e te cileve nuk ishin me te fresketa dhe qe e pengonin qytetin.


Ai betim mbyllet me nje fjali te bukur Keshtu, me gjithe keto menyra, do ta percojme qytetin tone me tej, jo me te paket, por me te madh dhe me te bukur sesa na e paten percuar ne. Ja pra, ky mendoj se eshte roli yne. Une nuk mundem ti zgjidh gjithe problemet e Shqiperise, une nuk mundem te zgjidh as gjithe problemet e mia.


Por ne qofte se une mund te largohem prej kendej duke sjelle pakez permiresim ne krahasim me ate qe gjeta kur erdha, atehere e kam permbushur synimin tim. Do te kthehem ne Amerike, eshte po e njejta gje.


E pashe kete gje para disa vjetesh ne menyren me te fuqishme e me prekese qe e kam pare ndonjehere. Kam qene me fat ne moshen 10-vjecare. Shkova me te mite jashte Amerikes, pertej detit. Edhe brenda Amerikes prinderit u larguan nga jugu. Ne jug kishte njefare aparteidi.


E quanin Jim Crow, kjo nenkupton qe afro-amerikanet jetojne si qenie inferiore ndaj te bardheve. Ne kete mjedis jane rritur im ate dhe ime me. Ju thashe se ata e dashuronin jeten.


Shume prej miqve te tyre rrinin e thonin se per zezaket e zezaket Amerika eshte nje vend i shemtuar qe nuk ka per te ndryshuar kurre. Ne nuk do te arrijme kurre ta permbysim mendesine e te bardheve. Gjithmone keshtu ka per te qene. Para nja dy vjetesh zgjodhem Barack Obaman.


Rrija dhe degjoja shume nga njerezit qe paten thene ato gjera. Tani ata thoshin dua ta falenderoj me gjunje Perendine qe pata jete sa ta shoh kete dite.


Nese deshiron te flasesh per ndryshim dhe shnderrim dhe zbledhjen e asaj pjese te botes qe eshte lemsh, nuk mund ta besosh se cdonte te thoshte per njerezit ne Shtetet e Bashkuara qe jetuan sa ta shihnin diten kur u zgjodh Barack Obama.


Ai mund te behet me i keqi president qe kemi patur ndonjehere - kjo nuk ka rendesi. Une mendoj se ai do te behet nje president i madh. Por nuk ka kjo rendesi. Rendesi ka ajo qe tha populli amerikan Ky eshte njeriu qe duam, pastaj qelloi edhe qe te jete me ngjyre te zeze.

Ju falemnderit per biseden, per pjesen e dyte sidomos. Atehere, do te largoheni pas tre javesh?


Withers Po. Nuk do ta kem te lehte. Une jam shume i qete ketu ne Shqiperi. E perdor kete fjale sepse nuk dua te tingelloje romantike. Ketu ka plot probleme. Qarkullimi eshte nje problem i madh, arsimi po ashtu dhe shendetesia.


Shqiperia po ndryshon shume shpejt dhe ndryshimi jo gjithmone eshte progres i menjehershem. Ndryshimi eshte si rruga, mund te jete me gunga, ju duhet ti shmangni, madje ndonjehere te prapesoheni. Por, besoj ne Shqiperi, energjia po shtyhet perpara e nxitur nga shoqeria me shume se nga udheheqesit.


Njerezit kane filluar ta ndjejne qe e kane kete force.


Withers Ndonjehere njerezit ndalen dhe i mbajne syte nga udheheqesit. Ata nuk kane nevoje te shqetesohen per kete...


Kjo eshte nje interviste per njerezit dhe prandaj doja qe te flisnim per idete e tyre, shpresat, zhgenjimet, gezimet, hidherimet dhe te qeshuren. Eshte e Terencit, mos gabofsha - poetit latin, thenia e famshme Une jam njeri dhe prandaj, asgje prej njeriu nuk eshte e huaj per mua.


Keshtu mendoj. Politika eshte matane, gjerat thelbesore jane ketu. Njehere bisedoja me nje vogelushe dhe ajo me tregonte per jeten e saj, shkollen, mesuesit qe pelqente dhe ata qe kishte zet - sa bukur. Une mund te kisha biseduar me ate pergjithmone


Falemnderit.
Withers Shume falemnderit.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit