Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nostalgjike indiferente

Publikuar me : 06.06.2010 Ne : Kulture - 238 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dy ditet e para, nje numer minimal spektatoresh shfaqin interes per filmat e viteve 50-80.


Organizimi aspak serioz i Nostalgjise se kinemase orare qe shtyhen, filma qe nuk shfaqen, kalendar i manget, asnje informacion per shikuesin


Kur meson se kane nisur javet e Nostalgjise se kinemase, vetiu imagjinon regjisore, aktore, skenariste, operatore, njerez te artit, flokebardhe qe afrohen ne nje salle kinemaje, sadoqe ne nje qender tregtare. Njerez qe do donin te shijonin nepermjet ketyre filmave vite te rinise kur frekuentonin rregullisht kinemate Gloria, Republika, Nacional, 17 nentori, Partizani.


I imagjinon duke i rrefyer sho-shoqit skenen me te bukur te aksh filmi, duke imituar gjeste dhe cituar fjale te aktorit apo aktores qe me siguri ka shkelqyer ne ate film. Keto vetem mund te imagjinohen kur behet fjale per ditet e aktivitetit te quajtur Nostalgjia e Kinemase qe prej dy ditesh ka nisur ne kinemane Imperial.


Sigurisht qe organizatori duhej te ishte Arkivi Qendror Shteteror i Filmit te cilit i perket kjo pasuri. Por dora e ketij organizatori, e ketij zoti prone te pakten deri dje, ne projeksionin e paradites, nuk po dukej.


Nga data 4 deri me 18 qershor, shfaqen 45 filma italiane, franceze, gjermane, indiane, ruse, rumune, argjentinas, meksikane, qe i takojne viteve 50, 60 por me te shumtet jane te viteve 70, 80. Çdo dite shfaqen tri filma nga paraditja deri pasdite. Arkivi ka shpallur si qellim te terheqe publikun e moshes se trete, por edhe per te prezantuar me te nje publik te ri.


Per Flori Slatinen, nendrejtor i Arkivit Qendror te Filmit qellimi eshte prezantimi i kesaj trashegimie per shikuesin dhe ne te njejten kohe riciklimi i filmave qe kane dyzet vjet te kycur ne dhomat e ftohta te Arkivit.


Duke mos qene gati ende salla e kinemase se Arkivit, te cilen drejtoresha e AQSHF-se, Elvira Diamanti e ka premtuar gati brenda marsit, u pa e arsyeshme qe shfaqja te behet ne kinema Imperial, larg qendres, ne nje qender tregtare.


Nje kinema qe siguronte kushte te mira per konservimin e tyre per nje kohe te shkurter. Ne kete marreveshje qe institucioni lidhi me me Empire SHPK parashikohet qe Arkivi ti vinte ne dispozicion filmat per tu projektuar vetem nje here dhe kinemaja ti jepte 30perqind te shumes se te ardhurave nga biletat.


Nga nje vezhgim qe gazeta Shekulli beri dje ne ambientet e kinemase Imperial u vu re se nuk erdhi qofte edhe nje spektator i vetem per te ndjekur filmin Minuta e fundit (Ultimo Minuto), nje realizim i vitit 1987 i Pupi Avatit. Punonjesit e kinemase thane se edhe dita e pare nuk kaq qene hic mire.


Askush nuk i eshte afruar sportelit per te blere nje bilete qe per keto projeksione kushton 200 leke. Keshtu qe eshte pezulluar shfaqja e filmave Oskeola (Osceola,1971) me regji te Konrad Petzoldit dhe Fisheku i fundit i Sergiu Nicolaescut. Nga Nicolaescu do te shfaqej ne mbremje filmi Me duar te pastra, i cili eshte ndjekur nga 15 vete.


Po perse nuk vijne ne kinema nostalgjiket? Perse kaq pak interes per kete trashegimi kulturore qe rri e kycur ne Arkivin e Filmit prej dekadash?


Po ndalemi tek nje arsye organizimi dhe tek nje aspekt i tij, tek shitja, politika, fantazia, pra tek forma dhe menyra qe nuk perdor Arkivi per ta bere te pranishme tek njerezit pasurine qe ka.


Nuk sheh gjekundi nje afishe qe te njoftoje ku, kur dhe cfare, se paku ne institucionet e kultures (meqe reklamimi ne rruge e sheshe ka nje kosto financiare).


Vetem ne ambientet e kinemase Imperial ne Qendren Kristal mund te njoftohet ai qe shkon enkas aty. Edhe njerezit e medias, qe jane me afer ketyre ngjarjeve, u lajmeruan kur aktiviteti kishte filluar tashme. Gazetaret kane marre nje email me listen e filmave dhe oraret, me titujt ne shqip, pa emra autoresh, vit prodhimi apo ndonje te dhene tjeter identifikuese.


Nendrejtori Slatina thote se publicitetin e Nostalgjise se kinemase e ka marre persiper kinemaja. Kurse sa per te dhenat per filmat, ato i gjen ne skedat e informacionit per secilin film ne AQSHF ne ish Kinostudio.


Pra njerezit (vetem ne rast se shkojne ne kinema dhe ne rast se lexojne gazeten) mund te marrin nje dore nje program anonim.


Nje specialiste e Arkivit qe ndjek projeksionet thote se ne fund te fundit aktiviteti eshte me teper per emocionet e njerezve sesa per tiu dhene dije atyre. Me dije duket se nenkuptohet informacioni elementar dhe thelbesor.


Ose pa dashje me fjalen dije ajo nenkupton nje mision qe institucione te kujteses si AQSHF duhet te kryejne por nuk jane ne gjendje ta aplikojne misionin e edukimit.

Qellim i aktivitetit ishte afrimi i te rinjve. Po ne cmenyre?
Nje katalog ku mund te prezantohej historiku i hyrjes se ketyre filmave ne Shqiperi ne pikun e izolimit total.


Nje historik i shkurter i kinemase boterore nepermjet ketyre filmave (sadoqe nuk jane perfaqesues te historise se kinemase te vendeve qe u perkasin) treguan me historine e klimes te vendit qe i priti. Ndoshta Arkivi i ka keto ide, po nuk ka para. Megjithate asnje shenje nuk ka dhene deri tani se di te sillet me trashegimine qe ruan.


Rolin e ketyre e gjerave te kushtueshme mund ta zevendesonte nje specialist i Arkivit.
Nendrejtori Slatina thote se tani dalim perpara ketij fakti, ketyre mungesave ne organizim. Pikerisht diten e hapjes se aktivitetit vihen re te gjitha parregullsite! Ai premton se ditet ne vijim te pakten informacioni do te jepet me i detajuar.


Filmat qe shfaqen keto dite ne Imperial jane ne formatin 35 mm dhe ruhen ne dy dhoma te posacme, me temperature 20 grade celcius, dhe per gjendjen e tyre kujdeset specialistja e montazhit te filmit, Erma Troqe. Erma pohon se gjendja e tyre eshte e mire dhe nuk siguron se nuk do te kete probleme me aparatet e projeksionit. I vetmi film me probleme, shkeputje te shiritit ne disa akte te vecanta eshte Oskeola i cili duhej te hapte aktivitetin.


Nder 45 filmat e Nostalgjise se kinemase shihen emra te njohur regjisoresh qe kane bashkepunuar me aktore te po atij niveli, me se shumti regjisore italiane dhe franceze.
Ne vazhdim shfaqen nga kinemaja italiane 100 dite ne Palermo (1984) i Giuseppe Ferraras, Hakmarrja e Ivanhoes (1965) i Tanio Boccias, Gruaja me e bukur i Damiano Damianit (1970), E zonja e bujtines (1980) i Paolo Cavaras, Mafja me bluze te bardhe (1973) i Luigi Zampas, E dashura ime Libera (1973) i Mauro Bologninit.


Nga kinemaja franceze Shen Meria e Parisit (1956) i Jean Delannoyt, FanFan Tulipan(1952) i Christian Jacques. Filmat ruse Ata qene te paret 1956 Yuri Yegorov, Ai do te kthehet perseri i Pirjev; filmat indiane Vagabondi (1951) dhe Zotnia 420 (1955) i Raj Kapoorit, filmi i njohur turk Shamikuqja (1977) e Atif Yilmaz etj.

Slatina thekson vlerat historike, kulturore e mbi te gjitha edukative te kesaj
trashegimie. Pra nuk jane thjesht nostalgji, per te kujtuar nje kohe, por keto jane kryevepra te cdo kohe e cdo brezi dhe permend aktore protagoniste ne keto filma, Ugo Tognazzi, Gina Lollobrigida , Anthony Quinn, Jean Gabin, Alain Delon, Lino Ventura, Giuliana de Sio, Audrey Hepburn, Ornela Muti, Adriano Celentano, Raf Vallone, Antonella Lualdi, Gérard Philipe etj.


Kinema qe hynte ne Shqiperi duhej te trajtonte nje tematike jo te rrezikshme per politiken shqiptare te kohes. Megjithate ka filma te kesaj serie te Nostalgjise qe jane prekur nga censura si Minuta e fundit, Zonja ime e mrekullueshme, Gruaja me e bukur, E zonja e bujtines, Don Zhuani, Fan Fan Tulipan, Misteret e Parisit, Ne moshen e dashurise, Treni i ferrit.


Neser shfaqen filmat Lakuriq ne mes te ujqerve (Nackt unter Wölfen, 1963) me regji te Frank Beyer, Dy njerez te nje qyteti (Deux hommes dans la ville, 1973) i regjisorit José Giovanni me aktore Jean Gabin, Alain Delon dhe 100 dite ne Palermo (Cento giorni a Palermo, 1984) i Giuseppe Ferraras.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit