Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Nuk jeton me Dennis Hopper, nje simbol hippy

Publikuar me : 31.05.2010 Ne : Kulture - 177 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Aktori vdiq ne moshen 74-vjecare. Ditet e fundit ishin te tmerrshme. Gjate karrieres 50-vjecare u emerua dy here per cmimin Oscar. Beri jete ekstravagante dhe u kthye ne nje personazh simbol i kunderkultures amerikane.


Dennis Hopper vdiq ne shtepine e tij ne Kaliforni, ne moshen 74-vjecare. Vuante prej vitesh nga tumori ne prostate dhe ditet e tij te fundit thuhet se ishin vertet te veshtira peshonte 45 kg, dhe nuk ishte ne gjendje ti nenshtrohej kemioterapise.


Per kete arsye nuk mori pjese as ne gjyqin e divorcit nga Viktoria e cila e pengonte te shihte te bijen 6-vjecare, Galen.
Megjithe kete gjendje, ai nuk e braktisi homazhin qe iu be para pak kohesh ne Hollivud prezantimi i yllit me emrin e tij ne Walk of Fame.


I lindur ne Dodge City, Kansas, me 17 maj 1936, Hopper pati karriere te gjate kinematografike, afro pesedhjete vjecare - 200 filma ne kinema dhe TV - qysh nga koha kur interpretoi prane James Dean ne filmat Rini e djegur dhe Gjiganti.


Por filmi me te cilin identifikohet qarte emri i tij eshte Easy Rider (1969), i cilesuar nder me te rendesishmit ne historine e kinemase amerikane. Ai eshte regjisor dhe aktor perkrah Peter Fondas dhe Jack Nicholson-it, atehere i panjohur.


Easy Rider, nje manifest i epokes, fale dy protagonisteve te tij u be simbol i antikonformizmit dhe i kultures kunder te Amerikes se viteve shtatedhjete, kurse vete Hopper u kthye ne nje ikone rebele te Hollivudit.


Dy personazhet e tij kryesore ne Harley Davidson, Wyatt (Fonda) dhe Billy (Hopper), bene popullor mitin e jetes on the road, dhe te dashurise se lire. I xhiruar me nje buxhet shume te ulet, Easy Rider prezanton ne thellesi nje Amerike nepermjet botes se hipive, ne nje kohe qe vendi ndodhej ne nje krize identiteti i zhytur ne telashet e luftes ne Vietnam.


Peter Fonda, kur mesoi lajmin per vdekjen e Hpperit u shpreh Denisi me prezantoi me boten e Artit Pop dhe filmat e humbur. Ne udhetuam ne rruget kryesore te Amerikes dhe ndryshuam menyren se si Hollivudi i bente filmat. Pasioni dhe miqesia e tij per mua ishin bekim.


Nder interpretimet me te rendesishme te Hopperit jane ne filmat Apocalypse Noe te Francis Ford Coppola - aty ai luan personazhin e fotografit te marre, perkrah Marlon Brandos - dhe ne Blue Velvet te David Lynch. Nga bashkepunimi ne kete film, aktorja Isabella Rossellini, kujtoi dje se cnjeri i embel ishte Hopper. kur e takova Denisin per here te pare gjate xhirimit te Blue Velvet, ai sapo kishte dale nga rehabilitimi.


Kisha frike prej tij, por Denisi ishte pafundesisht i embel, i dhembshur dhe i arsyeshem. Kishte shkuar deri ne ferr dhe ishte kthyer me nje mencuri fisnike. Do me duhet pak kohe per ta kupuar dhe pranuar qe ai nuk eshte me mes nesh.


Si regjisor Dennis Hopper realizon edhe filmat Out of the Blue, Colors, The Hot Spot. Eshte emeruar dy here per cmimin Oscar, per skanerin e Easy Rider dhe per interpretimin e nje trajneri basketbolli te alkoolizuar ne filmin dramatik Hoosiers (1986). Aktori Gene Hackman me te cilin Hopper ka interpretuar tek ky film, kujtoi dje Denini ishte nje ikonoklast, nje artist i vertete dhe une gjithnje kam per ta ruajtur si thesar kujtimin e punes me te. Do te me marre malli.


Dennis Hopper-in e kujtojne si nje individ jashte skemave, ca si shume madje. Jeta e tij po ashtu. Ishte ne gjendje te krijonte miqesi me njerez te ndryshem qe i perkisnin artit, spektaklit, politikes. Miq te tij ishin James Dean dhe Andy Warhol, Roy Lichtenstein dhe Martin Luther King, Marlon Brando dhe John Wayne, Miles Davis dhe shume emra te tjere legjendare.


Jetonte prej vitesh ne Venice, ne Kaliforni. Emri i tij ishte futur ne listen e 100 koleksionisteve me te rendesishem te artit modern. Se fundi, Kinemateka Franceze e Parisit i kishte kushtuar nje retrospektive.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Net kosovare

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 73 here.
Net kosovareElsa Demo Qëkurse Kosova u bë e pavarur, qeveritë futën në axhenda edhe muajin e kulturës Shqipëri-Kosovë. Aktivitetet, kryesisht nga artet skenike, ndodhin gjatë një muaji të papërcaktuar i cili zhvendoset nga pranvera në dimër. Sepse i administruar nga institucionet shtetërore dhe i drejtuar nga politika, muaji i kulturës mbarëkombëtare ka krijuar varësi të squllët nga ndryshimet që pësojnë kabinetet qeveritare të të dy vendeve, ndryshim që ndodh dramatikisht...Lexo te gjithe artikullin »


» Nata e fundit bashke e vellezerve Blloshmi
» Dafte Inzot!
» Hahn dhe Reinhold Si u transkriptua shqipja 155 vjet me pare
» Mjafton te mos jetosh me standard te dyfishte
» Arkitekt ne socializem
» Perqafimi i ftohte
» Guillaume Lejean, udhetar ne Turqine evropiane
» Ikja e Uliksit
» Bust ne vendlindjen e F.S.Nolit
» Lindur me nje Smena

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit