ELBASAN - Nxenesit e shkolles profesionale "Ali Myftiu" ne degen ekonomi-banka dhe tatim-sigurime kane vendosur te protestojne para Fakultetit Ekonomik te Elbasanit per korrigjimin e koeficientit te vendosur per shkollat profesionale nga ky fakultet.
Nxenesit kane kerkuar qe profili i tyre natyror te vleresohet me koeficientin maksimal 1,4 si ne te gjitha universitetet e tjera, dhe jo 1,2 qe nuk i jep atyre mundesine te vazhdojne profilin e larte ekonomik.
Te rinjte i kane nisur nje peticion rektorit te Universitetit te Elbasanit dhe Ministrise se Arsimit. Sipas tyre, koeficienti mund te ndryshoje vetem nese kete e ben dekani i Fakultetit Ekonomik.
Pasi kane zhvilluar nje takim me dekanin Albert Delimeta, te rinjte kane kerkuar nje takim me Ministrin e Arsimit. Vete dekani Delimeta iu ka shpjeguar nxenesve se koeficienti 1,2 eshte vendosur per te gjitha shkollat profesionale dhe ai nuk mund te beje nje perjashtim per shkollen "Ali Myftiu".
Ai tha se niveli i ulet i shkollave profesionale ka bere qe te vendoset ky koeficient. "Fakulteti Ekonomik, - tha ai, - eshte nje fakultet i kerkuar dhe do te perzgjedhe edhe studentet me te mire.
Ky fakultet ka vendosur koeficientin 1,4 per gjimnazet ne profilin natyror. Nderkohe, te rinjte pasi kane degjuar shpjegimet e dekanit, kane vendosur ti drejtohen fillimisht rektorit dhe me pas ministrit te Arsimit. Ata kerkojne ndryshimin e koeficientit per shkollen profesionale me profil ekonomik nga Universiteti i Elbasanit.
*********************
FIER
Buxheti i pamiratuar, zyrtare te OSBE-se, takim me kryebashkiakun
FIER - Buxheti i bashkise Fier per vitin 2010, i cili nuk eshte miratuar ende edhe pse kane kaluar tre muaj, ka bere qe organizmat nderkombetare sic eshte ai i OSBE-se paraditen e djeshme te trokase ne zyrat e institucionit te bashkise Fier. Tre perfaqesues te saj jane takuar me kryetarin Baftjar Zeqaj, duke marre nga ky i fundit nje informacion te plote per mosmiratimin e buxhetit te bashkise Fier per vitin 2010.
Sipas Zeqajt, pas dergimit te nje peticioni prane Keshillit te Evropes, dje paradite ka qene nje perfaqesi e zyres se OSBE-se ne Tirane ajo qe eshte njohur me mosmiratimin e buxhetit te bashkise, ku, sipas tij, ky mosmiratim ka dhene edhe pasojat e para duke shkaktuar probleme ne shume drejtime.
Ne takim, i cili eshte kryer me dyer te mbyllura ne zyren e kryetarit te Bashkise Fier, eshte diskutuar atmosfera jo e mire midis forcave politike lolale qe ka perfshire keshillin bashkiak, i cili ka tre muaj qe nuk eshte mbledhur. Kjo ka ardhur edhe nga fakti se nuk po mblidhen kreret e grupeve te keshilltareve per te marre nje vendim per te zhvilluar mbledhjen e radhes. Sipas Zeqajt, jane bere perpjekje, por ende nuk eshte gjetur gjuha e perbashket mes forcave politike, sidomos ajo e PD-se dhe LSI-se.
Keta te fundit kerkojne disa ndryshime ne adminisratraten e bashkise gje qe e kane miratuar pa pranine e se majtes, ndersa buxheti i cili do te financoje jo vetem projekte te rendesishme te bashkise per qytetin e Fierit, por qindra familje qe jetojne me ndihma ekonomike, kane me se tre muaj qe nuk po e marrin.
Keto edhe te tjera probleme kryetari i bashkise Fier, Baftjar Zeqaj, ua ka bere te ditur perfaqesuesve nderkombetare qe kane degjuar me vemendje ankesat e kryetarit te bashkise, te cilet kane mbajtur vetem shenime, sipas protokollit te tyre, ne te tilla takime. "Nuk kemi me shprese te qeveria, - shprehet kryetari i Bashkise, Fier Zeqaj, - shpresa e vetme qe ka mbetur, jane donatoret".
********************
TROPOJERifillojne reshjet e debores
TROPOJE- Qe nga mengjesi i se merkures kane rifilluar reshjet e debores, duke arritur deri ne 70-80 cm ne disa fshatra te komunave Lekbibaj dhe Margegaj. Debora ka rene gjate gjithe dites, duke arritur deri ne mbi 40 cm trashesi.
Rruget dhe sheshet jane pastruar me borepastruese, nderkohe jane te bllokuara te gjitha fshatrat e komunes Lekbibaj dhe fshatrat Çerem, Valbone, Rrogam dhe Dragobi te komunes Margegaj. Fermeret dhe banoret e zonave, sipas burimeve nga Drejtoria e Bujqesise dhe Ushqimit, kane mbetur pa baze ushqimore per blegtorine, pasi pritej permiresimi i motit ne kete mesmarsi, por situata ka ardhur duke u renduar dhe baza ushqimore e ardhur nga Gjakova eshte shitur me dyfishin e cmimit.
Akset rrugore brenda nacionale jane te zhbllokuara, kurse akset rrugore neper fshatra te komunave jane te bllokuara totalisht. Veshtiresi paraqitet furnizimi me ushqime per banoret e komunes Lekbibaj, te cilet jane krejtesisht te izoluar. Veshtiresi ka edhe ne furnizimin me energji elektrike, uje, pasi debora ka keputur linjat elektrike ne fshatra.
Shtabi i emergjencave civile prane nenprefektures po merr masa per zhbllokimin e rrugeve me borepastruese dhe furnizimin e shkollave me dru zjarri, pasi edhe temperaturat kane filluar te rriten si pasoje e te ftohtit ditet e fundit. Banore te moshuar thone se ne kete periudhe rralle ka ndodhur te rifillojne reshje te tilla debore me temperatura kaq te uleta.
*******************
VLOREStrehimi, debate ne sallen e keshillit bashkiak.
VLORE - Nen nje interes jo te pakte nga qytetaret qe shpresojne te hyjne ne skemat e strehimit me kredi te zbutura nga shteti shqiptar, mbledhja e keshillit bashkiak serish eshte shtyre, duke ndikuar edhe ne debate mes keshilltaresh dhe qytetareve te pranishem ne mbledhjen e keshillit. Ne rendin e dites dje ishte vendimi per asistencat, ndihmen ekonomike, per te pastrehet dhe nje titull qytetar nderi.
Mungesa ne salle e nje pjese te konsiderueshme te anetareve socialist beri qe te kerkohet nga ana e te majteve mosfillimi i mbledhjes. Mes debatesh per kete ceshtje, kane nderhyre edhe qytetare, te cilet kane hyre ne ambiente te salles ku zhvillohet mbledhja e keshillit.
Shume prej tyre i jane hakerruar keshilltareve prezent ne salle, duke kerkuar prej tyre zgjidhje te problemeve qe kane ne strehim dhe shqyrtim te projektvendimit te asistences dhe njeherazi te projektvendimit te te pastreheve, ku presin te perfitojne kredi te buta 75 familje vlonjate te pastreha.
Pas debatesh mbledhja eshte mbyllur nga kryetari i keshillit, pasi edhe nderhyrja e policise bashkiake nuk beri te mundur qetesimin e qytetareve ne salle, dhe pas kesaj vijuan deklaratat nga te majtet e te djathtet ne keshill. Kujtim Sulce, kryetar i keshilltareve socialiste, fajesoi kreun e keshillit dhe politiken e djathte per ngercin e radhes ne keshillin bashkiak. Ai u shpreh se mbledhja nuk ishte njoftuar dhe nuk ishte percaktuar date.
Ndersa garantoi qytetaret se ne rast se vijojne me keto manipulime te djathtet, keshilltaret e majte ne keshill dhe aleatet e tyre do te mblidhen javen e ardhshme per projektvendimet ne fjale, duke perdorur dhe maxhorancen qe kane ne keshill. Ndersa te djathtet nepermjet nje deklarate te lexuar nga Laureta Bejkosala, akuzuan keshilltaret e majte dhe kreun e bashkise, se sa here qe eshte fjala per fonde, ata aplikojne termat e abuzimit.
Pas nje amullie e rremuje ne salle mbledhja u mbyll duke u lene per javes tjeter, por pa percaktuar daten. Do te jene gjithsej 75 perfitues nga kredite e buta, per 220 persona qe jane aktualisht ne listen e paraqitur keshillit bashkiak.
***************************
Qeveria shton kontratat e perkohshme
TIRANE - Ne nivelet e qeverisjes qendrore do te punesohen me shume punonjes me kontrate te perkohshme. Ky eshte nje vendim i marre dje ne mbledhjen e radhes se qeverise.
Sipas ketij vendimi, ne aparatet e qeverisjes qendrore do te punesohen rreth 200 punonjes me shume me kontrata pune te perkohshme. Nje muaj me pare, Keshilli i Ministrave vendosi qe numri i punonjesve me kontrate te perkohshme per vitin 2010 per njesite e qeverisjes qendrore te ishte 576 persona.
Por dje ky keshill ka vendosur qe numrin e kontratave te perkohshme ta coje ne 753. Keto vende pune jane parashikuar kryesisht per sanitare, punonjes mirembajtjeje, specialiste, roje etj. Kontrata e perkohshme e punes zgjat kater deri ne 12 muaj. Ndersa oret e punes qe punonjesi duhet te realizoje variojne nga kater deri ne tete ore.
Perjashtim nga ky vendim perben numri i punonjesve per realizimin e veprimtarive statistikore. Afatet kohore dhe te tjera specifikime lidhur me punonjesit e Institutit te Statistikes do te percaktohen nepermjet nje udhezimi te perbashket te drejtorit te pergjithshem te INSTAT-it dhe ministrit te Financave.