Presidenti i zgjedhur Barak Obama po promovon planin e tij ekonomik per krijimin e 2.5 milione vendeve te reja pune ne dy vitet e para te mandatit te tij. Zoti Obama thote se sipas planit shume njerez do ti futen punes ne rindertimin e rrugeve dhe urave, duke modernizuar shkolla dhe zhvilluar burime alternative te energjise.
Presidenti i zgjedhur Barak Obama thote se Shtetet e Bashkuara po perballen me nje krize te papare ekonomike dhe se duhet bere me shume per te kthyer njerezit ne vendet e punes. Zoti Obama tha se ai i ka kerkuar ekipit te tij ekonomik te hartoje nje plan sipas te cilit deri ne janar te vitit 2011 do te krijohen 2.5 milione vende te reja pune. Duke folur ne fjalimin e perjavshem te Partise Demokrate Obama tha se ka ndermend ta coje me shpejtesi kete plan per miratim ne Kongres.
"Do ti kthejme njerezit ne vendet e punes, do te rindertojme rruget dhe urat tona qe po rrenohen, do te modernizojme shkollat qe jane jashte standarteve, do te ndertojme turbina ere dhe panela diellore, do te prodhojme makina ekonomike dhe krijojme forma alternative te energjise cka do te na shpetoje nga varesia tek karburantet nga shtetet e huaja dhe do ta forcoje ekonomine tone."
Ai pranoi se kriza ekonomike nuk do te kete zgjidhje te shpejta, krize qe sipas tij eshte krijuar prej vitesh. Por ai tha se se bashku me mbeshtetjen e demokrateve dhe republikaneve duhet vepruar pa vonesa.
"Hapat qe do te ndermarrin nuk kane per qellim vetem ta nxjerrin vendin nga kriza. Keto jane investime afatgjata per te ardhmen tone ekonomike te cilat jane lene ne harrese prej shume vitesh."
Sipas njoftimeve te fundit, Obama do te emeroje shefin e Bankes Federale te Nju Jorkut Timoti Gaitner si Sekretarin e Thesarit. Geitner eshte nje nga zyrtaret kryesore bankare ne Shtetet e Bashkuara i cili hartoi politikat e interesit bankar si dhe mori vendime te tjera per te shmangur rritjen e inflacionit dhe papunesite gjate drejtimit te Bankes Federale te Nju Jorkut. Lajmi u prit pozitivisht nga indeksi Dou Xhouns qe pati nje rritje prej gati 500 pikesh.
Industria e makinave ne Shtetet e Bashkuara ka nevoje urgjente per ndihme pasi tre kompanite me te medha te makinave General Motors, Ford and Chrysler po perballen me probleme gjigante financiare. Kohet e fundit presidenti Bush nenshkroi nje ligj ku autorizoi deri ne 25 miliarde dollare si kredi per te ndihmuar tre kompanite te prodhojne makina ekonomike cka eshte kundershtuar nga disa ligjvenes te cilet kane propozuar qe keto para ti shkojne ketyre kompanive ne rast te ristrukturimeve ekonomike
(VOA)