Presidenti Barack Obama u ka bere thirrje izraeliteve dhe palestinezeve te shfrytezojne mundesine per te arritur paqe te qendrueshme qe u ofrohet me rifillimin e bisedimeve te drejtperdrejta. Zoti Obama u takua me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu; presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, dhe me udheheqes te tjere nga Lindja e Mesme para hapjes zyrtare sot te bisedimeve te drejtperdrejta ne Departamentin e Shtetit.
Presidenti Obama mirepriti nje nga nje ne Zyren Ovale udheheqesit e Izraelit, te Autoritetit Palestinez, Jordanise dhe Egjiptit, ne kete perpjekje te vrullshme per te cuar perpara ceshtje qe kane qene te zorshme per presidentet e meparshem amerikane.
Ne nje nga tri paraqitjet para kamerave televizive me Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton perkrah, Presidenti Obama foli per bisedat qe ka pasur me Kryeministrin Netanyahu dhe Presidentin Abbas.
Sic u thashe te dyve sot, ky rast mund te mos perseritet. Nuk mund te lejojne qe tu ike nga duart. Tani eshte koha per udheheqes guximtare dhe vizionare qe tua sjellin popujve te tyre paqen qe meritojne.
Presidenti Obama tha se qellimi i bisedimeve eshte zgjidhja e te gjitha ceshtjeve per statusin perfundimtar dhe negocimi i nje marreveshjeje qe con ne themelimin e nje shteti palestinez te pavarur, demokratik dhe te qendrueshem, qe ekziston ne paqe dhe siguri bashke me shtetin e Izraelit.
Nder ceshtjet kyce ne bisedimet e drejtperdrejta eshte pezullimi i pjeseshem dhjetemujor i ndertimeve ne vendbanimet e reja ne Bregun Perendimor. Pezullimi skadon me 26 shtator dhe pala palestineze ka kembengulur qe Izraeli te zgjase moratoriumin per ndertime.
Kryeministri Netanyahu ka theksuar nevojen per njohjen e Izraelit nga pala palestineze, per zotimin e tyre per masa te efektshme dhe te qendrueshme te sigurise, si dhe per dhenien fund dhunes.
Para nje darke pune, te pese udheheqesit u paraqiten para medias ne Dhomen Lindore te Shtepise se Bardhe per te folur rreth qellimit kryesor - arritjes se nje marreveshje brenda vitit te ardhshem per konfliktin izraelito-palestinez.
Ndersa kthehej shpesh nga Presidenti Abbas, Kryeministri Netanyahu tha se kishte ardhur per te gjetur nje kompromis historik qe do tu mundesoje izraeliteve dhe palestinezeve te jetojne ne paqe, siguri dhe dinjitet.
Te mos na pengojne dallimet mes nesh. Ta drejtojme guximin, te menduarit dhe vendimet tona drejt atyre vendimeve historike qe ndodhen para nesh.
Presidenti Abbas, duke folur me ndihmen e nje perkthyesi, tha se ka ardhur koha per te bere paqe, per ti dhene fund okupimit te Bregut Perendimor nga Izraeli dhe qe dy popujt te jetojne prane njeri-tjetrit.
Eshte koha qe te themelohet nje shtet sovran palestinez perkrah shtetit te Izraelit. Eshte koha qe ti jepet fund luftes ne Lindjen e Mesme.
Duke thene se paqja ne Lindjen e Mesme ka qene shprese e pakapshme per dy dekada, zoti Mubarak i beri thirrje Izraelit te pezulloje ndertimin e vendbanimeve, ndersa Mbreti i Jordanise, Abdullah, foli per rrezikun e deshtimit.
Sot ne Departamentin e Shtetit, Sekretarja Clinton do ta shpalle zyrtarisht rifillimin e bisedimeve te drejtperdrejta dhe me pas Kryeministri Netanyahu dhe Presidenti Abbas do te bejne deklarata publike, para se te fillojne bisedimet private. I derguari ne Lindjen e Mesme, George Mitchell, planifikon ti njoftoje gazetaret me vone gjate dites.
____________
Presidenti Barak Obama ka nisur nje seri takimesh paraprake, ne prag te nje raundi te ri bisedimesh te drejtperdrejta per paqen mes Izraelit dhe palestinezeve. Zoti Obama dhe kyeministri izraelit Benjamin Netanjahu u takuan ne Shtepine e Bardhe diten e sotme per takime dypaleshe. Gjate nje prezantimi te perbashket, z.Obama denoi nje sulm, si pasoje e te cilit u vrane 4 banore izraelite ne Bregun Perendimor te marten. Zoti Obama tha se ajo qe ai e quajti masaker e pakuptimte qe u krye prane Hebronit, nuk do te ndalte negociatoret per te siguruar nje paqe te gjate e te qendrueshme ne Lindjen e Mesme. Kryeministri i izraelit gjithashtu e denoi sulmin dhe tha se bisedimet e tij te hapura, produktive dhe serioze me zotin Obama u perqendruan rreth nevojes per te patur marreveshje sigurie qe do te ndihmojne Izraelin te parandaloje sulme te tilla. Takimet zhvillohen nje dite perpara nisjes se bisedimeve te drejtperdrejta mes izraeliteve dhe palestinezeve. Si izraelitet ashtu edhe palestinezet jane shprehur skeptike per shanset qe bisedimet e drejteperdrejta te organazuara nga SHBA te sjellin rezultate apo perparim drejt perfundimit te konfliktit 60 vjecar ne Lindjen e Mesme.
Mustafa Murar eshte pronar i ketij dyqani boje ne qytetin e Bregut Perendimor, El Bireh, afer Jeruzalemit. Dyqani ndodhet ne rrugen ku gjate kryengritjes palestineze 10 vjet me pare u zhvilluan luftime te ashpra. Biznesi i tij u shkaterrua nga luftimet.
Çdo dite biznesi im kishte humbje. Vetem gjate koheve te fundit bizneset e ketij rajoni filluan te hapen perseri. Behet fjale per nje kryengritje qe zgjati 10 vjet. Behet fjale per humbje te medha per bizneset per 7 vjet me radhe.
Ne tre vitet e fundit te nje qetesie relative, Bregu Perendimor i pushtuar nga Izraeli ka perjetuar nje bum ekonomik. Zoti Murar ka patur mundesi te furnizoje dyqanin e tij dhe te filloje punen perseri.
Ai thote se negociatat e vitit 2000, per te cilat nuk ishte e pergatitur asnjera pale u bene shkas per kryngritjen. Ai thote se edhe tani asnjera pale nuk eshte e gatshme per marreveshje.
Do te ishte mire nese negociatat e bazuara ne perpjekje reale do te sillnin nje marreveshje dhe paqe. Por, duke pasur parasysh pervojen tone me izraelitet ne te kaluaren, keto negociata do te jene te pafrytshme.
Shume izraelite gjithashtu nuk besojne se eshte koha e duhur per negociata. Pas dekadash konflikti, disa thone se nuk ka pika te perbashketa qe jane te mjaftueshme per dialog te mirefillte.
Une mendoj se bisedimet nuk do te jene te sukseshme. Mosmarrveshjet nuk mund te zgjidhen me nje raund bisedimesh. Duhet me shume kohe. Ne duhet te mesohemi te bashkejetojme.
Izraeli thote se deshiron garanci per sigurine, nje shtet palestinez te demilitarizuar, dhe nje Jeruzalem te pandare nen kontrollin e tij. Shume izraelite e kundershtojne kerkesen kryesore te palestinezeve per terheqjen e qindra mijera koloneve hebrenj nga Bregu Perendimor.
Analisti Mahdi Abdel Hadi thote se trysnia amerikane e jo vullneti i mire, do te sjellin palet ne tavolinen e bisedimeve.
Qe nga konferenca e Madridit e deri sot, pra per 19 vjet, bisedimet me izralitet nuk kane sjelle rezultate. Perkundrazi, ne kemi humbur me shume territore, jemi me te percar, udheheqja jone eshte ne krize, nuk ka vizion te qarte, dhe de-fakto ne jemi duke jetuar ne aparteid nen sistemin pushtues izraelit. Tani, kemi marre ftesen nga Uashingtoni? Ata nuk na kane ftuar. Ata na kane mbledhur.
Udheheqesit palestineze kane paralajmeruar popullaten te mos angazhohet ne dhune. Megjithate, Yaacov Bar Simantov, i cili drejton Institutin e Jeruzalemit per Studime Izralite, thote se ekziston mundesia per rifillim te dhunes.
Natyrisht se do te kete njerez te cilet thone se po spati sukses permes perpjekjeve politike dhe diplomatike, do ti kthehen dhunes. Sepse deshtimi i bisedimeve sjell dhune.
Mustafa Murar thote se ai nuk deshiron lufte.
Nese do te kete lufte une humb biznesin. Situata ekonomike eshte e lidhur me politiken. Nese situata politike eshte e mire, situata ekonomike do te jete e mire, dhe anasjelltas.
Por zoti Murar thote se, si gjithe palestinezet e tjere ne Bregun Perendimor, ai eshte i frikesuar se nese bisedimet deshtojne, zemerimi nga pushtimi mund te rrise tensionet dhe te shkaterroje gjithe punen qe ai ka bere per rindertimin e dyqanit te tij.