|
Olimpiada zvogeloi ndjeshem eksportin e mineralit te kromit
Publikuar me : 29.08.2008 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 462 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Sektori minerar ne vend vazhdon rritjen e ndjeshme drejt tregjeve te huaja, duke u konsideruar si elementi baze ne vellimin e eksportove. Gjate vitit 2007, vetem per mineralin krom, te dhenat flasin per nje eksport qe kap vleren e 140 milione eurove. Por situata ka ndryshuar disi ne gjashte muajt e pare te vitit 2008, e cila reflekton nje renie te eksportit per mineralin krom. Dje, Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, gjate analizes per 7-mujorin e pare 2008, u shpreh optimist se niveli i eksporteve do te preke parashikimin e pritshem. "Ne 6-mujorin e pare te vitit 2008 ka nje renie te eksportit te kromit per arsye edhe te nje bllokimi te perkohshem te importeve nga Kina, per shkak te Lojerave Olimpike Pekin 2008. Por parashikimet tregojne se per vitin 2008 do te tejkalohet ndjeshem vlera prej 140 milione eurosh e eksportit te vitit 2007", thuhet ne raportin e punes 7-mujore te METE-s, lexuar nga ministri Ruli. Ne analizen e punes nuk behen te ditura shifrat konkrete nga renia e eksportit te kromit. Analiza e punes i kushtonte shume rendesi sektorit minerar ne vend, i cili, per pak desh vuri ne konflikt Ministrine e Financave dhe ate te Ekonomise, lidhur me nivelin e taksimit.
Minierat
Sipas Ministrise se Ekonomise dhe Tregtise, qe prej fundit te vitit 2005, e ketej, industria minerare ka pasur nje zhvillim teper te madh. Investimet nga 650 milione leke ne vitin 2005 arriten ne 2.7 miliarde leke ne vitin 2007. Rritja e investimeve ndikoi edhe ne shtimin e forces punetore, e cila nga 1800 punonjes ne 2005-en u rrit ne 6000 ne vitin 2007. "Prodhimi eshte rritur vit mbas viti dhe tani po i afrohet volumit te para viteve ‘90, me rreth 3.5-4 milione tone minerale ne vit", thuhet ne raport. Numri i lejeve minerare eshte dyfishuar gjate vitit 2007, duke arritur shifren 140 leje. Vetem per periudhen janar-gusht 2008 jane dhene 109 leje minerare, kundrejt 500 kerkesave te shqyrtuara. Aktualisht operojne rreth 500 shoqeri minerare, te cilat zoterojne rreth 650 leje minerare, me nje siperfaqe rreth 1700 km².
Koncesionet
Qe nga miratimi i ligjit te ri per koncesionet, prane METE-s kane paraqitur projektin per ndertim HEC-esh rreth 160 firma private, ku 120 konsiderohen iniciative private e vet biznesit, pra jane projekte te pa kerkuara nga ministria. Deri me tani, jane miratuar nga qeveria 27 kontrata koncesionare, te cilat i korrespondojne nje fuqie totale mbi 125 MW, ose mbi 602 milione kah energji elektrike, me nje vlere investimi mbi 16 miliarde leke. Aktualisht jane ne proces negocimi 14 kontrata koncesionare. Konkretisht, po behet gati kontrata per ndertimin e HEC-it mbi lumin Devoll, me fuqi te instaluar 350 MW, energji elektrike vjetore 985 milione kWh dhe vlere investimi afro 1 miliard euro. Po ashtu, drejt fundit eshte edhe negocimi i kontrates per HEC-in e Ashtes, me fuqi te instaluar 50 MË dhe investim ne rreth 130 milione euro.
Analiza
Per ministrin Ruli, ekonomia po ecen me ritme te duhura. Sipas tij, kjo duket qarte nga niveli i rritjes se eksporteve me origjine shqiptare, rreth 44 per qind dhe investimeve te huaja, qe per vitin 2008 kane prekur shifren e mbi 220 milione eurove. "Shtate muajt e pare te vitit 2008 shenojne arritje impresionuese ne drejtim te reformave te rendesishme ekonomike, zhvillimit te biznesit, rritjeve te medha te eksporteve dhe te investimeve te huaja direkte. Sot, mund te themi se reformat e medha ne kete drejtim e kane bere Shqiperine nje vend mjaft terheqes per IHD", u shpreh ministri, Ruli.
Projektet energjetike
Gjate periudhes raportuese ka vazhduar sipas kontrates puna per ndertimin e TEC-it te Vlores, ka filluar puna ne terren per ndertimin e linjes 400 kV te interkonjeksionit Tirane-Podgorice dhe kane pasur progres projektet per ndertimin e linjes 400 kV te interkonjeksionit Elbasan-Tirane, nenstacionit 400 kV Tirana 2 dhe Qendres se re Dispeçer Kombetare ne Tirane.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
Viti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind.
Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind.
Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|