Te arrestuarit, ishin pjese e nje grupi qe furnizonin me heroine nga Shqiperia disa zona te Italise se Veriut
Pese persona te perfshire ne nje rrjet te trafikut te droges, nga Shqiperia, ne drejtim te
Italise, u arrestuan dje ne mbremje nga Policia e Shtetit me urdher te Prokurorise se Krimeve te Renda, ne vijim te nje hetimi te nisur prej disa muajsh. Lajmi u be i ditur per Shekullin, nga burime te Policise se Shtetit dhe u konfirmua nga drejtues te saj, si dhe nga burime te aferta te hetimit te kesaj ceshtjeje. Mesohet se personat jane nga Vlora, Fieri dhe Tropoja, ndersa deri dje ne mbremje, oficeret dhe specialistet e Drejtorise se Operacioneve Speciale, po punonin per te kapur dhe arrestuar edhe nje person tjeter qe mendohet se eshte perfshire ne kete rrjet tetrafikut te klandestineve.
Burimet e akuzes, pohuan se ceshtja u hetua nga prokurori Besnik Muci, ne vijim te hetimeve te bujshme te tij gjate ketij viti dhe vitit te kaluar ne Prokurorine e Krimeve te Renda. Personat e arrestuar mesohet se jane perfshire ne nje linje trafiku, qe niste nga Shqiperia dhe mberrinte ne Italine e Veriut. Hetuesit kishin identifikuar grupin nepermjet informacioneve te ndryshme dhe nisen veprimet ndaj tyre. Nje muaj me pare, u zbulua se personat kishin nisur nepermjet disa korriereve, nje sasi heroine prej 11 kg drejt Italise. Prokuroria shqiptare dhe Policia shqiptare, njoftuan homologet e tyre italiane te cilet bllokuan mallin kur po mberrinte ne destinacion.
Gjate kesaj kohe, specialistet e hetimit mblodhen prova dhe te dhena per grupin, duke hedhur drite mbi trafikun. Tri dite me pare Gjykata e Krimeve te Renda, me kerkese te prokurorise, nxori urdher arrestet perkatese ne baze te hetimeve te kryera nga grupi i prokurorise. Pritet qe gjate dites se sotme Prokuroria dhe Policia te dalin ne nje konference te perbashket ne lidhje me ceshtje, ku pritet qe prokurori Muci te flase perpara gazetareve. Ky i fundit tashme renditet ne listen e kandidateve qe sfidojne, per te zene drejtimin e Prokurorise se Tiranes, me e madhja qe kane rrethet gjyqesore te vendit.