Deshtimi i nje perpjekjeje kaq te pazakonshme per hetimin parlamentar te zgjedhjeve te kaluara eshte garancia me e madhe qe mund tu jepet manipulatoreve te votes ne nje ane dhe ligjit te xhungles ne anen tjeter.
Banditizmi elektoral, i ngjitur pothuajse ne sistem prej shume vitesh ne te gjitha hallkat e procesit elektoral ne Shqiperi, mund te dyfishoje ne zgjedhjet e ardhshme, duke pare se edhe Europa ngriti duart perballe refuzimit te kryeministrit Berisha per te arritur nje marreveshje me opoziten e tij.
Kjo eshte frika e madhe qe pason kthimin e krizes ne piken zero. Ne rrafshin popullor, sot per sot, kjo frike zhurmohet dhe mpihet jo pak nga transmetimet, diskutimet dhe emisionet e shumta radiofonike per kampionatin boteror te futbollit ne Afriken e Jugut. Por, sic ndodh me disa lloj fatkeqesish, edhe frikes per te ardhmen e zgjedhjeve ne Shqiperi do ti dale mpirja sapo te mbetemi perseri me ngjarjet tona.
Njerezit, sipas perkatesise politike, formimit dhe informimit, kane gjykimin e tyre te per levizjen disamujore te opozites per transparencen e zgjedhjeve. Me perjashtim te budallenjve dhe ekstremisteve te semure, te gjithe te tjeret besoj se mendojne njelloj se paku tre gjera.
E para, ashtu si semundjet qe nuk sherohen nese nuk kurohen, edhe kriza nuk u shua meqenese nuk u zgjidh. E dyta, duke qene se cdo krize e tregon natyren e saj ne rezistencen qe ndesh dhe duhet te thyeje, eshte e qarte se kriza aktuale eshte me e thelle dhe me komplekse se sa eshte menduar ne
fillim.
Fakti qe as protestat popullore, as perpjekjet e opozites ne parlament, as greva e urise dhe, se fundi, as ndermjetesimi i Europes nuk e mundesuan gjer me sot hetimin parlamentar te zgjedhjeve te 28 qershorit ne baze te nje marreveshjeje te negociuar mes paleve, e deshmon me se miri kete qe themi.
E treta, opozita qe ndermori per here te pare ne historine e tranzicionit nje levizje te re per standardet zgjedhore ne Shqiperi, duhet te beje nje bilanc dhe nje refleksion sa me te shpejte per ecurine e deritanishme dhe perspektiven e kesaj levizjeje. Opozita, realisht, as mund te ndalet, as mund te vazhdoje kuturu pa nje analize te thelle, prej nga do te percaktonte hapat per me tutje.
Nuk ka dyshim se kundershtaret e transparences, sikurse edhe kundershtaret par excellance te shefit te opozites, Edi Rama, deshirojne dhe presin qe PS, si partia kryesore e opozites, te gjeje nje dalje elegante nga tuneli i krizes, te ule me kujdes flamurin e transparences dhe te perfshihet pasketaj ne betejen e gjate qe kush te marre drejtimin e saj.
Kurse mbeshtetesit e transparences, partiake dhe jo partiake, te majte dhe te djathte, perfshire ata qe nuk e konsiderojne monopol te PS-se, por nje ceshtje madhore te demokracise levizjen per standardet zgjedhore, deshirojne dhe presin vendime te pjekura qe sherbejne zgjidhjen.
Terheqja apo pajtimi me deshtimin jane vetevrases per opoziten dhe nje ogur i keq per demokracine. Suksesi i nje levizjeje politike nuk eshte nje send qe ti e fut ose jo ne dore per tua treguar ndjekesve te tu si trofe.
Ca me teper kur behet fjale per nje levizje politike, si kjo per hetimin e zgjedhjeve, qe mund te realizohet vetem ne Kuvend dhe detyrimisht me palen tjeter, domethene me shumicen. Refuzimi i shumices me lloj-lloj argumentesh e pretekstesh nuk eshte automatikisht nje deshtim per opoziten. Ketu nuk shtrohet ceshtja per te marre dicka me zor. As per ta mbajtur me zor. Kjo beteje nuk lexohet si nje loje regbie pa rregulla. Politika ka vecorite e veta.
Disfata fare mire mund ti shkoje atij qe nuk leshon asgje deri ne fund, sikurse mund ti shkoje suksesi atij qe i eshte afruar fitores hap pas hapi, nga nje humbje ne tjetren.
Nga ky kendshikim, qe metoj te jete nder me te pagabueshmit per natyren e krizes qe jetojme, opozita nuk e ka te veshtire te rendise disa arritje te levizjes se saj, sic jane kapja per briresh e problemit madhor qe pengon, vonon dhe mundon Shqiperine e shqiptaret ne rrugen e tyre drejt normalitetit demokratik; distancimi i qarte dhe demaskimi i manipulimeve te 28 qershorit edhe kur ne permbushjen e tyre jane perfshire zyrtare te opozites; leximi i plote i raportit te OSBE-ODHIRI-it dhe jo vetem i dy-tre fjalive te shtuara ne Vjene, sic ben qeveria; nxjerrja ne pah me forma te forta shprehese i parregullsive dhe shkeljeve te shumta te kartes se Kopengagenit te evidentuara ne ate raport; rritja e shkalles se ndjeshmerise popullore per zgjedhjet; mbajtja gjalle e konceptit dhe shijes se standardeve kunder pikepamjes dhe praktikes se shnderrimit te zgjedhjeve ne nje biznes te peshtire; rritja e ndjeshmerise nderkombetare, venia e kryeministrit Berisha dhe qeverise se tij ne poziten e pakendshme te refuzimit sistematik dhe autodemaskues te nje marreveshjeje me opoziten e madhe te vendit per nje ceshtje elementare dhe thelbesore per demokracine... Pika te tjera mund te shtohen.
E rendesishme eshte qe bilanci te jete realist dhe qendrimi ndaj tij te jete gjithashtu realist. Nuk ka vend as per disfatizem, meqenese marreveshja nuk eshte arritur, por as per tu ndier te shpaguar prej krizes, meqenese e mori vesh gjithe bota se qeveria nuk hap kutite. Pjese thelbesore e bilancit te levizjes eshte analiza e qendrimeve te mbajtura, e mjeteve dhe metodave te perdorura, e mundesive te harxhuara e te paharxhuara.
Pika e pare e ketij refleksioni lidhet me pyetjen pse deshtoi perpjekja e Parlamentit Europian dhe a eshte deshtimi i zoterinjve Daul dhe Shulz deshtimi i Europes me krizen shqiptare. Nuk eshte fjala per te paragjykuar apo prapagjykuar ndermjetesit dhe institucionet qe ata perfaqesojne. Realisht, ata kishin qellime te mira. Ata meritojne mirenjohje per aq sa bene. Ndoshta ata ecen symbyllur dhe ngecen ne krizen shqiptare si ne nje gracke.
Normalisht, ata duhet ta vuajne kete, sepse eshte nje deshtim qe le gjurme ne karrieren e tyre. Deshtimi i tyre, nderkaq, therret ne kauze edhe peshen e institucioneve politike te Europes, sic eshte Parlamenti Europian. Nga ferra e vogel del lepuri i madh.
Nga Shqiperia e vogel, Europa mund te shohe dobesite e saj dhe te politikaneve te saj. Por, kjo nuk eshte puna jone. Puna jone eshte tjeter. Opozita nderpreu greven e urise dhe protestat me marrjen e fteses per bisedime ne Strasburg. Shefi i opozites, zoti Rama, po qortohet tani nga disa zera brenda opozites, pse shkoi pa kushte dhe pa nje marreveshje paraprake ne ato bisedime.
Me fjale te tjera, ai qe kishte prapa forcen e protestave popullore, nuk duhej te mbeshtetej vetem ne mirebesimin dhe dashamiresine e ftuesve nga Parlamenti Europian. Ai duhej te mbante parasysh postulatin e liberalit Benedeto Krocse se ne politike forca dhe mirekuptimi jane skaje te bashkelidhura.
Ai nuk jeton ne nje planet tjeter qe te mos kuptoje sa i ha krahu Parlamentit Europian dhe sa mund te sugjestionohet kryeministri i Shqiperise nga keto gjera.
Kjo analize mund te thellohet, por nuk besoj se te con gjekundi. Personalisht, mendoj se Rama nuk mund te qortohet pse nuk vuri kushte. Po te kishte vene kushte, Berisha mund te mos kishte shkuar fare ne bisedime. Ne kete menyre, Rames do ti shkonte pergjegjesia e djegies se shansit qe ofroi Strasburgu.
Djegia e opozites sone ne Europe do te ishte per ne nje humbje shume me e madhe se djegia simbolike e Europes ne krizen shqiptare. Ne fund te fundit, opozita e ka nisur vete levizjen e saj, me bindjen se standardi i kutive te hapura eshte standard perendimor. Europa deshi, pa u perfshi. Ne te gjithe deshem.
Midis nje zgjidhje te ndermjetesuar nga Europa dhe nje zgjidhje nga rruga, kemi parapelqyer te paren. Ne figuren e zoterinjve, Daul dhe Shulz, Europa tregoi se kishte deshiren, por nuk kishte force, mjete dhe madje as qartesi per te na ndihmuar.
Deshtimi i Europes, aq sa ceshte nje lajm i keq per krizen, eshte edhe nje zhvillim i ri per fatin e saj. Ne fund te fundit, kjo eshte nje krize, qe ka nevoje ti provoje te gjithe, tu jape mundesi te gjithe miqve dhe partnereve te provojne per te na ndihmuar. Ajo u ngjan atyre padrejtesive qe duhet te shkojne ne kulm, pa te marrin fund.