|
Oret e tmerrit ne pallatin e shembur
Publikuar me : 10.11.2008 Ne :
Kronike - 458 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Qetesine e zakonshme te se
dieles ne Gjirokaster e
tronditi rrezimi jo dhe aq i
papritur, madje teresisht i
paralajmeruar, i pallatit te ishndermarrjes
se ushqimores. Banoret
brenda tij ndjene lekundje te
forta te mureve, shkalleve dhe dyerve
te apartamenteve, ndersa
qytetaret qe leviznin te shkujdesur
ne rruge, pane qe befas nga kodra
perfund lagjes "Hazmurat" u
ngrit nje re e madhe dhe e bardhe
tymi. Nje deshmitare okulare, Valbona
Nasi, thote se reja e pluhurit
ngjante me kerpudhen e ngritur
nga shembja e dy kullave binjake
ne Nju Jork. Banoret, te tmerruar
nga lekundjet dhe rrezimi i suvave
te mureve dhe shkalleve qendruan
te strukur neper korridore,
nderkohe qe disa me te guximshem
nxituan te dalin permes pluhurit
jashte pallatit.
Ngjarja ndodhi rreth ores 11:53.
Poshte pallatit te ushqimores, mjetet
dhe punetoret e firmes ndertuese
"Arti Ndertim" sh.p.k., nje
manorvator skrepi dhe dy shofere
kamioni, qe largonin dheun nga
nje grope gjigante, ishin duke vazhduar
punen deri ne çastin kur dheu
i kodres poshte pallatit ne shembje,
si nje llave e lenget, nisi te afrohet.
Ata po sheshonin ende vendin
e ndertimit dhe ndodheshin poshte
themeleve te pallatit te shembur.
"Ne momentin qe ndjene se dheu
qe levizte drejt tyre po i mbulonte,
ata u larguan te tmerruar, duke i
lene mjetet ne vend", tha nje shofer
qe po udhetonte ne ate çast
prane vendit te ngjarjes. Pak sekonda
pas largimit te tyre, tregon ai,
dheu mbuloi kamionet dhe disa
automjete te tjera qe ndodheshin
te parkuara brenda pjeses se germuar
per ndertimin e ri.
Vetem kur pluhuri ra dhe pamja
perreth pallatit u kthjellua, banoret
e pallateve prane pane se çfare
kishte ndodhur dhe njoftuan te
paren zyren e informacioni te zjarrfikeseve.
Perreth pallatit dhe brenda
tij nisen te degjohen te qara dhe
klithma tmerri. Askush nuk ishte
ne gjendje te orientohej. Kishin
rene dhe shembur plotesisht dy
nga kater seksionet e pallatit: seksioni
i lindjes me pamje nga rruga
nacionale dhe ai i perendimit, me
pamje nga pjesa historike e qytetit.
Nderkaq, perveç shembjes se
dy seksioneve, pallati ishte zhytur
pese metra thelle ne toke. Dritaret
e katit te pare ishin mbuluar nga
dheu. Ne nje atmosfere tmerri per
te mbijetuarit ne pjeset e pashembura
te pallatit, ne vendngjarje
mberrin me zjarrfikese skuadra e
pare e nderhyrjes per eliminimin
e fatkeqesive. Skuadra e shpetimit
nis punen per evakuimin e banoreve
te mbetur brenda apartamenteve
te pashembura ende. Pas
mberritjes edhe te skuadrave te
tjera te policise dhe zjarrfikesve nga
Gjirokastra, Tepelena, Saranda,
vazhdojne operacionet e shpetimit
dhe brenda afro nje ore evakuohen
13 banore. Gjashte prej tyre dergohen
ne spitalin e Gjirokastres me
plagosje te lehta dhe tronditje te
thelle psikologjike.
Rreth ore 13:15, perreth godines
se shembur dhe ne muret e mbetura
u degjuan perseritje te lekundjeve
dhe plasaritjet ne suvate e pallatit
nisen te zgjerohen. Me urdher
te prefektit Spiro Ksera, nderpriten
operacionet e kerkimit. Me nismen
e tij, nje grup punonjesish te
prefektures dhe administrates se
qarkut fillojne marrjen e informacionit
nga familjet per pjesetaret e
tyre te mbijetuar dhe te mbetur
brenda rrenojave.
Rreth ores 13:50, mberrijne nga
Tirana tre helikoptere. Perveç helikoptereve
te emergjencave civile,
me njerin prej tyre mberrijne ne
vendngjarje prokurore te Prokurorise
se Krimeve te Renda, qe
shenojne hapjen e çeshtjes penale
dhe fillimin e hetimeve rreth ngjarjes.
Nis kerkimi i drejtuesit te
punimeve te firmes zbatuese "Arti
Ndertim", Luan Bufi, dhe te ndertuesve
te tjere te perfshire ne projektin
e qendres se biznesit. Mesohet
se dy prej tyre jane larguar dhe
se eshte ndaluar nje person qe ka
lidhje me ngjarjen, por policia nuk
e ben te ditur emrin e tij.
Ne kushtet e nderprerjes se operacioneve
te kerkimit, per shkak
te rrezikshmerise se larte, familjaret
e te konsideruarve si te humbur
nisen presionin ndaj prefektit
Ksera dhe drejtuesve te operacionit
qe erdhen me helikopter. Ata ishin
shefi i Emergjencave Civile Alfred
Olli, drejtori pergjithshem i Sherbimit
te Zjarrfikeseve dhe Eliminimit
te Fatkeqesive, Dilaver Laci,
dhe zevendesministri i
Brendshem, Ferdinand Pone.
Prefekti Ksera, ne moment, formoi
dhe mblodhi ne vendin e ngjarjes
shtabin e emergjences dhe
mori ne dore drejtimin e operacionit
te shpetimit, por, per shkak
te rrezikshmerise se larte, grupi
punoi vetem per evidentimin e
listes se personave qe mendohej se
mund te kishin mbetur poshte
rrenojave.
Dy gra dhe nje femije, nen rrenoja
Policia e Gjirokastres dek
laron se jane shpallur te
humbur tre persona, qe jane nje
femije dhe dy gra. Sipas njoftimit
zyrtar, ne apel mungon 14-
vjeçarja Anxhela Dalani, nena e
saj, Valbona Dalani, 35 vjeçe,
dhe Parashqevi Zoku, 73 vjeçe.
Emrat e ketyre personave jane
dhene nga familjaret e tyre.
Nderkohe, mesohet se nen
rrenoja mund te kene perfunduar
edhe tre persona te tjere,
identiteti i te cileve nuk dihet.
Burime nga vendi i ngjarjes
thane se tre personave te tjere,
te cilet mendohen si te humbur,
nuk u dihen emrat, pasi jane
anetare te nje familjeje qe sapo
kishte blere apartamentin ne
kete pallat. Nuk u dihen as emrat
as fati, pasi mund te mos
kene qene ne banese apo ne
Gjirokaster, pasi dihet qe kane
ardhur nga Tepelena dhe banonin
ne katin e pare.
Te mbijetuarit
Ceno Vishaj:
Kam poshte rrenojave vajzen time, Valbona
Dalanin dhe mbesen time e vajzen e saj,
Anxhelen 14-vjeçare. Jo vetem qe nuk kerkon
njeri, por nuk na lene te kerkojme as vete, se ne
e dime ku jane.
Jetnor Dalani
Ështe e tmerrshme per mua qe shikoj forcat e
shpetimit qe bejne sehir kur mua me mungojne
e nuk di ne jane gjalla gruaja Valbona dhe vajza
Anxhela 14-vjeçare. Ç‘te bej une? Nuk na lejojne
te pastrojme vete kerrndite.
Shkelqim Hunda
Une, se bashku me gruan, e kishim
ndjere rrezikun e shembjes nje dite
me pare. Disa vija te holla plasaritjesh
kishim konstatuar ne muret e pallatit.
Nje dite para biseduam ne familje per
t‘u larguar. Por, sidoqofte, nuk e
menduam kaq te shpejte rrezikun dhe
mbreme fjetem ne shtepi. Sot paradite
dolem heret nga shtepia, me idene
per te mos u kthyer ne mbremje nga
frika dhe pasiguria. Edhe familje te
tjera e kane ndjere rrezikun. Por ç‘te
benin, ku te shkonin?
Bilbil Tena
Jetoja ne kete pallat vete i trete, me gruan dhe
nje femije. Kemi kohe qe e kemi ndjere rrezikun
e kemi ngritur zerin duke vajtur deri ne gjyq me
firmen e ndertimit. Po nuk kishim si te fitonim
ne, e fitoi ajo.
Spitali i Gjirokastres: Nuk ka te plagosur rende
Autoambulanca me
mjeke dhe njesi gjaku
jane derguar me
urgjence qe mesditen e
djeshme ne spitalin e Gjirokastres
per t‘i ardhur ne ndihme
personelit shendetesor atje,
pas tragjedise se shembjes se
nje pallati 5-katesh ne kete
qytet. Sipas drejtorit te ketij
spitali, ndihmat erdhen menjehere
nga qyteti i Tepelenes
dhe Permetit, por, fatmiresisht,
nuk ka pasur nje fluks te
plagosurish. Ne spitalin e
Gjirokastres diten e djeshme
kane marre ndihmen e pare te
pakten kater persona, te cilet
eshte konfirmuar se ndodhen
jashte rrezikut per jeten. Dy
femije dhe dy gra jane trajtuar
nga bluzat e bardha te ketij qyteti,
por gjendja e tyre shendetesore
ka qene e mire, duke
perjashtuar gjendjen e tyre te
shokuar. Ne panik kane qene
edhe personat e tjere, te cilet
jane evakuuar nga ndertesa,
gjysma e se ciles eshte shkaterruar
serish, duke mbuluar nen
germadha disa nga trupat e
banoreve te saj.
Drejt qytetit jugor u nis dje
edhe ministrja e Shendetesise,
Anila Godo, per te asistuar personalisht
ne kete ngjarje te rende.
Ministrja e Shendetesise u
shpreh se "nje grup mjekesh
psikologe jane te gatshem te
ndihmojne te lenduarit ne qytetin
e Gjirokastres, si pasoje e
shembjes se nje pallati ne nje
nga lagjet e qytetit jugor".
Ministrja Godo ka vizituar te
dielen pasdite edhe spitalin e
Gjirokastres, ku deri dje ne
mbremje eshte mbajtur nen
vezhgim mjekesor edhe e lenduara
e vetme, Leonora Sinani,
48 vjeçe. Ajo ka pesuar thyerjen
e njeres kembe, frakture kjo qe
eshte asistuar nga trupa mjekesore.
Godo gjithashtu ka shkuar
edhe ne vendngjarje, ku po
vazhdon puna per gjetjen e te
pakten tre personave qe mendohet
se ndodhen nen rrenoja.
Historia e nje katastrofe te paralajmeruar
Buze rruges nacionale, ne nje
siperfaqe rreth 2000 metra
katrore toke, do te ngrihej
nje qender e madhe biznesi, poshte
themeleve te pallatit qe u shemb,
qe ishte nje ndertim me kontribut
vullnetar nga vete banoret, te cilet
i perkisnin ish-ndermarrjes ushqimore
Gjirokaster. Pallati i shembur
eshte ndertim i vitit 1991. Kodra
mbi te cilen do te ngrihej qendra e
re e biznesit ka pasur probleme me
rreshqitjeje strukturash qe ne vitin
1967, kur mbi te ishin ngritur dy
pallate. Ndersa sot, ne kete territor
te njohur per rrezikshmerine e larte
te ndertimit, jane bere rreth dhjete
ndertime te reja.
Burime te Bashkise se Gjirokastres
bejne te ditur se, per miratimin
e projektit dhe lejes se ndertimit te
qendres se biznesit, ka pasur polemika
te medha ne KRRT-ne e
kesaj bashkie. Thuhet se 3-4
anetare te ketij keshilli kane votuar
kunder. Ne investimin per
ndertimin e qendres se biznesit
jane angazhuar bashkerisht gjashte
aksionere gjirokastrite, te cilet
blene token dhe nje pallat te paperfunduar
te ngritur deri ne katin e
peste. Pas blerjes se tokes dhe godines
se paperfunduar, investitoret
urdheruan shembjen e ngrehines
prej betoni, gje qe shkaktoi dridhjet
e para ne pallatin siper tij, qe u
shemb dje.
Inxhinieri i ndertimit, Pilo
Dhame, duke qendruar dje para
germadhave te pallatit te shembur,
thote se ai dhe shume inxhiniere e
konstruktore te pergjegjshem
gjirokastrite e kane paralajmeruar
shembjen e pallatit para dhe pas
miratimit te lejes se ndertimit. Sipas
tij, shembja e pallatit te ndertuar me
kontribut vullnetar nga punonjesit
e ish-ndermarrjes ushqimore, per
shkak te ndertimit te qendres se biznesit
poshte themeleve te pasigurta
te tij, ka qene deri dje shqetesim
serioz dhe bisede e dites per te gjithe
ndertuesit e pergjegjshem ne
Gjirokaster.
Edhe pas shembjes se pallatit
mbi truallin e ndertimit te qendres
ka mbetur e paluajtur afishja e
identitetit te objektit. Ne te, shkruhet
se ai ngrihet sipas lejes se
ndertimit qe mban nr. 49 dhe date
13.6.2008, leshuar nga KRRT e
Bashkise se Gjirokastres. Shoqeria
e ndertimit, sipas tabeles, eshte firma
ndertimore "Arti Ndertimi"
sh.p.k. Projektues jane inxhinieret
Njazi Çobani dhe Luan Bufi. Sipas
tabeles, edhe firma zbatuese e projektit
eshte gjithashtu "Arti
Ndertim" sh.p.k., por sipas te
dhenave nga Prefektura e Gjirokastres,
inxhinier zbatues eshte Sotiraq
Janora. Nga tabela meson gjithashtu
se data e fillimit te punimeve
eshte 17.7.2008 dhe se ato do te
mbaronin me 17.7.2011.
Sipas banoreve te pallatit dhe
pronareve te disa objekteve te tjera
perreth tij, qe vazhdojne te jetojne
tmerrin e rrezikut te shembjes,
shenjat e para te rrezikut ishin pare
ne plasaritjen e mureve. Shume
nga banoret e pallatit te shembur i
kishin shitur apartamentet dhe 50
per qind e tyre ishin pronare te rinj
te ardhur kryesisht nga Tepelena.
Nje prej banoreve te mbijetuar,
Bilbil Tena, qe jetonte aty vete i
trete me familjen e tij, gruan dhe
nje femije, tregon se banoret ndiheshin
shume te rrezikuar dhe te
shqetesuar dhe se jane ankuar individualisht
dhe bashkerisht ne
bashki, por i kane percjelle gjithmone
pa pergjigje. "Duke mos gjetur
mbeshtetje dhe perkrahje ne
bashki kemi arritur deri ne gjyq me
firmen e ndertimit, por nuk kishim
si te fitonim ne. Gjyqin e fitoi firma
e ndertimit", u shpreh dje, pas
shembjes se pallatit, Bilbil Tena.
Ore pas ore, me tragjedine
11:50
Banoret e pallatit te ish-ndermarrjes se ushqimores ndjene
lekundje te forta te mureve, shkalleve dhe dyerve te apartamenteve.
Disa persona te tmerruar nga lekundjet qendruan
neper korridore, ndersa me te guximshmit nxituan te dalin.
11:53
Punetoret e firmes ndertuese "Arti Ndertim" sh.p.k. nje manorvator
skrepi dhe dy shofere kamioni, qe largonin dheun
nga nje grope gjigante dheu per ndertimin e nje pallati te ri
poshte themeleve te pallatit te shembur, pane dheun qe
levizte drejt tyre dhe u larguan te tmerruar, duke i lene mjetet
ne vend. Pak sekonda pas largimit te tyre, dheu mbuloi kamionet
dhe disa mjete te tjera qe ndodheshin brenda pjeses
se germuar per ndertimin e nje pallati te ri.
11:55
Nje banor njoftoi ne zyren e informacionit te zjarrfikeseve per
diçka te ngjashme me nje shembje pallati, por per shkak te
nje reje gjigante tymi te bardhe, ishte e pamundur te dallonte
se çfare kishte ndodhur
12:05
Ne vendngjarje, mberrin zjarrfikesja me skuadren e pare te
nderhyrjes per eliminimin e fatkeqesive. Konstatohet se dy
nga kater seksionet vertikale jane shembur plotesisht. Nis
evakuimi i banoreve te mbetur brenda apartamenteve te
pashembura
12:10
Mberrin zjarrfikesja e dyte nga Gjirokastra
12:15
Evakuohen 13 banore. Gjashte prej tyre dergohen ne spitalin
e Gjirokastres me plagosje te lehta dhe tronditje te thelle
12:45
Mberrin zjarrfikesja e trete nga Tepelena
13:00
Ne operacionin e shpetimit perfshihen rreth 30 zjarrfikes dhe
rreth 50 police te Komisariatit te Gjirokastres
13:15
Ndihen perseritje te lekundjes. Nderpriten operacionet e
kerkimit, mberrin prefekti Ksera dhe nis marrja e informacionit
nga familjet per pjesetaret e tyre.
13:50
Mberrijne me helikopter prokurore te Prokurorise se Krimeve
te Renda per fillimin e hetimeve. Nis kerkimi i drejtuesit te
punimeve te firmes zbatuese "Arti Ndertim", Luan Bufi, dhe
presidentit te firmes projektuese, Sotiraq Janora. Mesohet
se eshte ndaluar nje person, por policia nuk e ben te ditur
emrin e tij
13:55
Familjaret nisin presionin ndaj prefektit dhe drejtuesve te operacionit
per te vazhduar kerkimet. Prefekti Ksera formon
dhe mbledh ne vendin e ngjarjes shtabin e emergjences.
Merr ne dore drejtimin e operacionit te shpetimit
14:10
Mberrin ne vendngjarje me helikopter drejtori i Emergjencave
Civile, Alfred Olli, dhe zevendesministri i Brendshem,
Ferdinand Pone. Operacionet vazhdojne te jene te nderprera.
Grupi i emergjences punon vetem per evidentimin e personave
qe mendohej se mund te kishin mbetur poshte rrenojave
14:40
Ne Gjirokaster mberrin me helikopter Kryeministri Sali Berisha.
Fillimisht inspekton nga ajri vendin e ngjarjes, pastaj ai
takohet me banoret e pallatit dhe me familjaret e munguar
ne vendngjarje
15:00
Berisha therret nje mbledhje urgjente ne Prefekturen e
Gjirokastres me grupin e Emergjencave Civile dhe drejtuesit
e te gjitha institucioneve te lidhura me operacionet e shpetimit:
prefekture, qark, polici.
15:10
Mberrin nga Janina reparti i forcave speciale EMAK dhe nje
zjarrfikese, te cilat bejne qe te rinise operacioni i kerkimit, i
nderprere nga grupet shqiptare te Emergjences
16:00
Vazhdojne operacionet e perbashketa te kerkimit nga grupet
e Emergjences greke dhe shqiptare. Perfshihen ne kerkim
edhe qente e stervitur per kerkime te forcave speciale te
Janines.
16:20
Ne mungese te rezultateve nga kerkimi me qen, forcat speciale
te shpetim-kerkimit nisin evadimin e mbetjeve inerte te
shembjes me mjete pneumatike. Ne mbeshtetje jane edhe
perfaqesues te firmave ndertuese shqiptare
17:00
Puna per kerkimin e personave te humbur nen rrenoja vijon
nen driten e prozhektoreve, duke e bere me te ngadalte e te
rrezikshem procesin
18:00
Nga Policia e Gjirokastres njoftohet se grupet e shpetimit
kane arritur te percaktojne vendin ku ndodhet nje nga personat
e humbur.
Gazetari Sokrat Papadhopulli, "i lumturi" i fatkeqeve
Nje nga banoret e mbetur me gisht ne goje, por
edhe qe ndjehet nder me fatlumet njeheresh,
eshte gazetari sportiv Sokrat Papadhopulli, i
njohur ne Gjirokaster edhe si mesuesi me
personazh i matematikes ne Gjirokaster.
Shokimi qe ka kaluar prej ngjarjes ka lene ne
fytyren e tij nje qeshje te hidhur. "Jam i lumtur
mes fatkeqeve", mundet te thote ai per veten.
Ne dore mban nje liber astronomie, qe dikush ia
ka dhene pasi e ka gjetur ne krye te malit me
suva e tulla te shembura nga pese kate lartesi.
Ne katin e peste gjendej edhe apartamenti i
Sokratit. Disa ore para se te ndodhte shembja
dramatike, kishte percjelle per ne Selanik gruan
dhe kjo eshte "e shkruara" e fatit te tij te
ndryshem nga te tjeret. "Me shpetoi qe nuk u
ktheva me ne shtepi pas percjelljes se grua",
thote ai, duke u mbushur me fryme. Me doren
tjeter na tregon fotografine qe ka dale me
gruan, te cilen thote se e ka dhuraten e çmuar
te kesaj dite nga gjitonet e mire.
Ate qe ndodhi ai e quan nje termet qe nuk erdhi
nga natyra, por nga babezia e atyre qe nuk
ngopen me prona e objekte. "Perserisim ‘Zot na
ruaj‘, por as Zoti nuk mundet te na ruaje çdo
dite nga keta llupes te pangopur. Nuk eshte fjala
se une humba thjesht nje banese, nje unaze
apo nje ore. Tragjedia qendron ne faktin qe ne
kemi humbur busullen e orientimit. Me vjen
tmerresisht keq qe poshte rrenojave ka mbetur
historia e familjes sime, fotografite, arkivi i
shkrimeve te mia per nje periudhe rreth 40-
vjeçare. Ne pluhurin e ngritur nga rrezimi i
pallatit munda te kap nje fotografi te vetme,
dale me bashkeshorten ne vitet e rinise".
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine :
Kronike - Lexuar : 41 here.
Flamur Vezaj / Luis Tanushi
TIRANË- Edhe pse tashmë hetimi ndaj organizatorëve të demonstratës së 21 Janarit ka nisur në Prokurorinë e Përgjithshme, policia e shqiptare ka kërkuar zyrtarisht në korrik të vitit të kaluar që të pezullojnë hetimin për “puçistët” pasi nuk provohet se dhuna e ushtruar nga demonstruesit ka qenë e organizuar. “Shekulli” ka siguruar dokumentin zyrtar, shkresa me nr. 229 të datës 11 Korrik 2011 që mban titullin “relacioni shpjeguese për...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Elbasan, punetori rrezohet nga kati i katert
» Abuzoi me te miturin, pranga 36-vjecarit
» Itali, vdes ne aksident nje 31-vjecar shqiptar
» Aksident ne Fier, plagoset 21-vjecari
» Sherri per pronat, plagosen dy persona
» Tirane, nje i arrestuar ne flagrance
» Aksidenti me djalin e Rucit, shkon ne gjyq shoferi i makines tjeter
» Grabitet dhe plagoset pronari i argjendarise
» Tirane, vritet 50-vjecarja me 3 plumba
» Makina del nga rruga, 1 i vdekur 1 i plagosur
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|