Publikuar me : 30.08.2008 Origjina : Gazeta Shqip Lexuar : 346 here.
Ligji per Prokurorine eshte "shashka" e pare qe do te hidhet ne loje me fillimin e sesionit te ri parlamentar. Mazhoranca ka pergatitur ligjin e ri per Ina Ramen dhe miratimi i tij kerkon 84 vota. Lajmi eshte konfirmuar nga numri dy i PD-se, Astrit Patozi.
Ndryshimet ne projektligjin per prokurorine jane hartuar nga eksperte te disa fushave, mes tyre edhe perfaqesues te zyres se Prokurorise se Pergjithshme dhe misioneve nderkombetare qe asistojne sistemin e drejtesise ne vend. Drafti i hartuar nga Ministria e Drejtesise, drejtperdrejte nga zevendesministri Viktor Gumi, dhe perfaqesuesi i zyres se Prokurorise se Pergjithshme, Kujtim Lulaj, parashikon ndryshimin e 30 neneve te Ligjit per Prokurorine, kryesisht per rregullimin e karrieres se prokuroreve, ndryshimin e masave dispiplinore, promovimin e prokuroreve dhe neni per kompetencat e Prokurorise se Pergjithshme. Burime nga Partia Demokratike bejne te ditur se Prokuroria e Pergjithshme parashikon jo ngushtim te kompetencave te tij. "Nuk ka asnje ligj qe ve nen kontroll punen e organit qendror te akuzes, madje Prokuroria e Pergjithshme ka pasur dy perfaqesues te saj ne komisionin qe u mor me ndryshimet perkatese, qe prej janarit 2008, ne kohen kur nisi edhe diskutimi", tha ish-ministri i Drejtesise, Aldo Bumçi. Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, do te beje te ditur sot ne nje konference per shtyp qendrimin e tij mbi kompetencat e Prokurorise se Pergjithshme. Ministri Alibeaj i cileson ndryshimet si domosdoshmeri ne kuader te reformimit te Prokurorise dhe harmonizimit te praktikave me te mira te legjislacioneve te vendeve te BE-se. Ndryshimet ne Ligjin per funksionimin e Prokurorise pritet te diskutohen ne kete sesion parlamentar.
Ligji per Prokurorine
Miratimi i ligjit per Prokurorine kerkon 84 vota ne Kuvend, nderkohe qe kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, kerkon konsensusin e opozites per kalimin e ketij ligji.
"Ky eshte nje nga ligjet e rendesishme te reformes ne drejtesi dhe ne kemi gjithe angazhimin dhe prirjen per ta çuar kete reforme deri ne fund. Pra jo vetem per ligjin e Prokurorise por dhe ligje te tjera qe vijne me pas", u shpreh Patozi. Duke i lene rruge te hapur bashkepunimit me opoziten, Patozi u shpreh se
"kjo ka nevoje dhe per angazhimin e opozites dhe kontributin e saj. Ka ndryshim te madh mes dy çeshtjeve, ne kemi pasur mundesine qe disa prej reformave te medha, ate zgjedhore dhe ne drejtesi, te gjenim numrin magjik 84 vota, por nuk e kemi kerkuar asnjehere ate, pra ne keto reforma ku kemi rene dakord bashkerisht qe t‘i miratojme me konsensus, ne do vijojme te kerkojme konsensusin e opozites".
Sesioni i ri
Kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi, theksoi se "miratimi i ligjit ‘Per hapjen e dosjeve per ish-bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit‘ dhe Kodi i ri Zgjedhor jane dy prioritetet e punes se Kuvendit me fillimin e sesionit kuvendor me 1 shtator". Sipas Patozit, dje u mblodh Konferenca e Kryetareve te grupeve parlamentare, e cila miratoi kalendarin trijavor te punimeve te Kuvendit. "Shpresojme qe te pakten ne dy javet e para te muajit shtator te kalojme bashkerisht me opoziten ligjin e ashtuquajtur te ‘dosjeve‘", u shpreh Patozi. Ndersa per sa i takon prioritetit tjeter, Kodit Zgjedhor, ai tha se "kjo eshte nje pune ne proces, e cila nuk ka ndalur edhe gjate muajit gusht, por ai qe do ta thote fjalen e tij do te jete Komisioni i Posaçem, i cili do te nise menjehere axhenden e tij me miratimin e ligjit te ri zgjedhor". Pas nje nderprerjeje njemujore te aktivitetit parlamentar, te henen nis nga puna sesioni i ri i Kuvendit. Jane komisionet e perhershme parlamentare ato qe do te rifillojne veprimtarine e tyre te parat, ndersa seanca e pare plenare e Kuvendit pritet te mbahet me 8 shtator. Te henen, me 1 shtator, nis punimet sesioni i ri parlamentar i Kuvendit te Shqiperise. Konferenca e Kryetareve te Grupeve Parlamentare, vendosi qe data 1 shtator te shenoje edhe fillimin e punes se institucionit me te rendesishem legjislativ ne vend. Aktiviteti parlamentar pritet te nise fillimisht me punen e komisioneve te perhershme te Kuvendit, ndersa seanca e pare plenare per kete sesion do te mbahet me 8 shtator.
PS: "Jo" konsensus per ligjin mbi organin e akuzws
Braçe: Nuk u njoftuam se kishte konference kryetaresh
Opozita nuk tregohet e gatshme te jape konsensus per projektligjin mbi prokurorine. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, deklaroi ne nje prononcim per gazeten se kjo nisme eshte ndermarre ne mungese transparence. Sipas tij, opozita nuk ka qene prezente ne asnje nga etapat e hartimit te draftit per ligjin ne fjale. "Ne e kemi marre vesh nga nderkombetaret kur paralajmeruan se mazhoranca po ndermerr nje hap te tille", theksoi Braçe. Ai vleresoi se e djathta, gjithsesi, eshte e lire te kerkoje bashkepunimin e opozites per kete ligj, por kjo nuk eshte detyruese. Duke u ndalur ne aq sa behet publike per draftin, Braçe argumenton se ky eshte nje sulm mbi prokurorine, kur ajo po heton korrupsionin e qeverise. Per sa i takon ligjit te "spiuneve", drejtuesi socialist mendon se qendrimi i socialisteve eshte bere me se i qarte. "Per sa kohe Partise Demokratike i kujtohet kjo nisme ne vitin e fundit te qeverisjes, duket se nuk perben me prioritet per te", nenvizoi Braçe. Qendrimi i selise roze, tha ai, eshte ne perputhje te plote me rezoluten e miratuar ne Keshillin e Evropes per kete çeshtje. Shumica, insiston Braçe, eshte e lire ta miratoje nismen me votat e saj, por te pakten nuk do te kete me vete si bashkefajtore opoziten. Numri dy i socialisteve denoncon se edhe sesioni i ri kuvendar po fillon me shkelje kushtetuese dhe te rregullores se ketij institucioni. Partia Socialiste thote se nuk eshte njoftuar se kishte mbledhje te konferences se kryetareve ne diten e djeshme. "Asnje prej nesh nuk u njoftua per mbledhje kur duhet te ishim pjesemarres", u shpreh Braçe. Teksa shtoi se kjo ka ndodhur me porosi te Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo e fundit, ne vleresimin e Braçes, po e nis punen ne sesionin e ri me çizmen e djathte, me te cilen e mbylli ate te fundit. Partia me e madhe e opozites thote se kalendari i punes nuk mund te quhet i miratuar nese nuk kalon per miratim ne seance. Vetem pas ketij momenti, sqaron Braçe, mund te zbatohet dhe te procedohet me kalendarin. Nje tjeter shkelje e vene re prej tij ka te beje me faktin se sesioni nuk fillon me mbledhje komisionesh, por me mbledhje seance. "Duhet te ishin ofruar tre seanca ne javen e ardhshme dhe ne fakt s‘ka asnje", ngulmon Braçe. Keto veprime, ne konstatimin e tij, kryhen nga Topalli per t‘i ardhur ne ndihme Kryeministrit Berisha te kaloje kete moment te veshtire, "kur ai eshte i sulmuar nga raporte nderkombetare, arrestime te shumta dhe kur dyshohet per lidhje me trafiqe", u shpreh Braçe. Zoti Patozi, shtoi ai, ka te drejten te merret me axhenden e punes se grupit te tij parlamentar, por nuk mund te shkruaje ate te Partise Socialiste. PS nenvizon se keto dy axhenda jane krejt te ndryshme nga njera-tjetra per shkak se opozita nuk mund te merret me çeshtje qesharake. Prioriteti i pare i opozites shfaqet nderhyrja ne Kodin Zgjedhor, diçka per te cilen eshte ndermarre angazhim te mbyllet brenda muajit shtator. Edhe kete, Braçe e shikon me dyshim teksa thote se "ne deklaratat e zotit Patozi vihet re mungese angazhimi".
prokuroria ka nevoje per reforma por reforma nuk behet me nje ligj qe cenon pavarsine e prokurorise pasi nje shtet qe nuk ka nje pushtet gjyqesor te pa varur nuk mund te ece kurre para dhe nuk do te kete kurre ate te shenjten drejtesi dhe keto pasoja i vuajne njerezit e thjeshte prandaj mendojuni nje mije here apo me teper kur futni duart ne gjyqesor pasi eshte gjyqesori ai qe jep drejtesine i fudit ne toke dhe kete nuk e japin te shtrejtit tane RAMA DHE BERISHA pasi ketyre te fundit nuk ju intereson drejtesia sepse jeten e tyre vete e kane te ndertuar me padrejtesi dhe per pasoje nuk kane asnje lidhje me drejtesine pasi jane armiqte e saj ne kete vend.
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Politike - Lexuar : 92 here.
'
TIRANE - Gjate vizites se saj ne Turqi, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar nje takim edhe me Presidentin e Turqise, Abdullah Gyl. Ky i fundit u shpreh se Turqia inkurajon ambicien e Shqiperise per integrim ne Bashkimin Europian, sikurse mbeshtet anetaresimin e saj ne NATO. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu kenaqesine e vizites ne nje vend me lidhje te forta historike dhe miqesore.
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 36 here.
'
TIRANE- Qytetaret tashme do te kene nje arsye me shume per te marre dhe ruajtur faturen per cdo blerje apo shpenzim tjeter te bere. Ne fund te vitit cdo konsumator do te plotesoje nje deklarate tatimore ne te cilen pasqyrohen te ardhurat dhe shpenzimet e tij vjetore.
Duke u bazuar ne kete deklarate organet tatimore marrin persiper kompensimin e qytetareve nese ndodh qe ai ka paguar me shume taksa nga cfare i takon.
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Shendeti - Lexuar : 86 here.
'
Presidenti i Urdhrit te Farmacisteve, Arjan Jaupllari, theksoi se nje kategori farmacistesh keqperdorin profesionin. Problem, sidomos ne spitale
Urdhri i Farmacisteve
Farmacisti eshte garanti i fundit i dhenies se barit tek i semuri, sepse ai ka per detyre te korrigjoje dhe gabimet qe i shpetojne syrit te mjekut. Por, ne fakt, pikerisht me kete kategori bluzash te bardha ndeshen nje sere problemesh, si kequshtrimi dhe...
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Krimi - Lexuar : 399 here.
GJIROKASTER- Policia ka sekuestruar 200 kilograme marijuane ne Lazarat, nderkohe qe transportuesit apo pronaret e lendes narkotike kane mundur te 'arratisen'.
Lajmi behet i ditur nga policia e Gjirokastres, sipas te ciles operacioni u be pas informacioneve te marra ne fshehtesi se nje sasi e madhe droge ishte gati per shkembim.
Megjithese jane larguar, polici njofton se i ka siguruara emrat e tre prej personave qe do kryenin shkembimin, por per arsye hetimi nuk i beri te...
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Kulture - Lexuar : 72 here.
'
Fale tyre, prej dy dekadash tashme, ekonomia e Shqiperise shtrihet ne Greqi, ne Itali, ne thellesi te Europes, deri matane oqeanit Atlantik dhe nuk vdes.
Jane emigrantet zgjatimi i kesaj ekonomie pa fizionomi; jane te larguarit me viza dhe pa viza, kryesisht pa viza, ne nje ikje qe nuk ka shoqe ne histori, me "anijet" e ambasadave te huaja, me anijet e flotes tregtare, me skafe, me not, me toke, me zvarritje, me marshime te gjata neper male, naten, diten,...
Publikuar me : 11.03.2010 Ne kategorine :
Kuriozitete - Lexuar : 99 here.
'
STRASBURG- Ne diten e dyte te takimeve me personalitete te larta ne Strasburg, lideri socialist Edi Rama ka zhvilluar nje takim me zevendespresidentin e pare te Parlamentit Europian, Giovanni Pittella.
Ne kete takim, Rama ka marre mbeshtetjen e Pittelles per perpjekjen e opozites per hetimin e zgjedhjeve parlamentare.
Me poshte intervista e Pittelles:
Mbi te gjitha i shpreha Edi Rames mbeshtetjen e plote...
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Rajoni - Lexuar : 383 here.
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi, ka bere te ditur dje se te dielen Kosoven do ta vizitoje ish-presidenti amerikan, Bill Klinton. Kete njoftim Thaçi e beri ne mbledhjen e qeverise, nderkohe qe ftoi popullin e Kosoves te dale dhe t‘i beje nje pritje madheshtore mikut te madh te Kosoves.
Klinton vjen te dielen per te marre pjese ne inaugurimin e shtatores se tij, e cila do te zbulohet ne sheshin qe mban emrin e ish-presidentit amerikan - per nder te kontributit...
Publikuar me : 31.10.2009 Ne kategorine :
Sport - Lexuar : 398 here.
Spanja dhe Barcelona dominojne listen me nga gjashte futbolliste
Zbulohet kandidatet per çmimin "Lojtari me i Mire ne Bote" te FIFA-s per vitin 2009. Te gjithe futbollistet qe jane perfshire ne listen e vogel me 23 emra luajne ne ligat me te rendesishme europiane. "Qeveria" e futbollit boteror publikoi yjet qe do te jene ne gare per trofeun prestigjioz, vetem nje jave pasi "France Football" beri te ditur kandidatet per "Topin e Arte"....