Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PS, "ditar" per grevistet dhe kauzen e votes

Publikuar me : 12.05.2010 Ne : Politike - 189 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Dje ka nisur dokumentimi i cdo hapi te protestes se opozites, ku firmosin jo vetem protagonistet e saj, por edhe simpatizantet e thjeshte


TIRANE - Bash mu ne mes te cadres, aty ky eshte kthina e ndihmes se shpejte, eshte vendosur nje tavoline e kuqe e mbi te rendon nje bllok i madh. Blloku sa eshte bere sefte. Megjithese ne diten e 11 te greves se urise, ne te jane te shenuara momentet me kritike te protestes se opozites se ndermarre deri me tani.


Por, shumica e grevisteve as qe e di qe stafi organizator ka menduar te dokumentoje cdo sekonde te protestes se 22 deputeteve te Partise Socialiste dhe 180 simpatizanteve te saj. Eshte nje vajze e re e stafit, ajo qe lajmeron grevistet qe pervec ngujimit te tyre duhet edhe te firmosin per bllokun qe dokumenton cdo detaj te levizjes me te madhe te opozites.


Blloku mban mbishkrimin Transparenca e zgjedhjeve, nderkohe qe ne fletet e tij te para jane te shkruara me nje kaligrafi te mrekullueshme arsyet se perse 200 socialiste ndermoren sakrificen me sublime, ate te veteflijimit. Me tej, pasi shfleton bllokun sheh te shkruar qarte kushtet e opozites per te nderprere protesten e saj e ca me tej mendimet e cdo njerit prej pjesemarresve te greves.


Sigurisht qe firmetaret e para jane grate. Jo pse jane te pakta ne numer, por me sa duket organizatoret jane mundur te tregojne disi kujdes per te shperblyer sakrificen e tyre.


Te struktura ne qoshezen e tyre te cadres, (ndarja eshte bere krejt rastesisht), te duket se asnjera prej tyre, ne diten e 11-te te greves nuk ka aq lidhje me ate cfare ndodh perreth. Jane miqesuar aq shume me njera-tjetren sa me te dale qe aty nuk kane nevoje per udherrefyes per te gjetur banesat e njera-tjetres.


Por, sa vjen vajza e stafit organizator dhe lajmeron per hedhjen e firmave ne bllokun e kuq ne qoshezen e grave shuhen llafet. Nuk flitet as per recetat e gatimit dhe as per fundjavat qe do te kalojne bashkerisht, sapo te permbyllin me sukses sfiden e tyre.


Ashtu te heshtura dhe me kembe zvarre drejtohen nga mesi i cadres, aty ku shumica e grevisteve ndjekin me vemendje mitingun e radhes, qe tashme eshte kthyer ne nje destinacion per socialistet.


E para firmos Shegushe Ligori e pas kesaj Anila Bakalli. Perballe bllokut te rende, nuk jane me ato grate qe vuajne urine e qe pjesen me te madhe te dites flasin per recetat e gatimit. Jane krejt ndryshe. Te forta e te sigurta per cdo fraze qe hedhin, fundi i se ciles mban firmen e tyre.


Te duket sikur po asiston ne nje deklarate te shpalljes se Pavaresise, ku ne vend te burrave te mocem e me thinja sheh gra te sfilitura, por qe firmosin pa u dridhur dora. Ndihen te sigurta, dhe tejet krenare qe jane pjese e firmetareve te ketij blloku qe ndoshta neser do te jete faqja me historike e Partise Socialiste, pse jo dhe e vendit.

******************

Dita e 11 e greves, 4 greviste perfundojne ne spital

TIRANE - Ne diten e 11 te greves se urise jane shtuar edhe rastet e dergimit te grevisteve ne spital, si pasoje e gjendjes se renduar shendetesore, nga mungesa e ushqimit per nje kohe te gjate.


Transportimi i grevisteve per diten e djeshme eshte bere qe ne oren 02 00 pas mesnate, ku grevisti Astrit Agjami nga qyteti i Kukesit eshte transportuar me ambulance drejt spitalit, si pasoje e problemeve qe ai kishte me tensionin dhe stomakun.


Nje tjeter grevist la po dje greven e urise per shkak te gjendjes se renduar shendetesore. Grevisti eshte Fatmir Kalemaj, mbi 50 vjec, nga qyteti i Patosit. Ai u dergua ne spital pas komplikacioneve me tensionin.


Nderkohe, ne qendren Spitalore Nene Tereza ka perfunduar edhe deputeti i dyte grevist, pas Besnik Bares, Asllan Dogjani. Ai u largua nga greva per shkak te problemeve kardiake. Nderkohe, probleme me stomakun ka shfaqur edhe Artmir Ahmetaj, 26-vjecari nga Tirana, i cili eshte detyruar qe te nderprese greven e urise.

*******************

Duke iu pergjigjur kryeministrit Berisha, Brokaj tha se pacienti ka te drejte te zgjedhe mjekun qe do

Brokaj Gjendja e grevisteve e rende

TIRANE - Sabit Brokaj, mjeku qe ka qendruar per 11 dite rresht ne cadrat e greves se urise, deklaroi dje se gjendja e grevisteve eshte teper e rende. Gjendja e grevisteve eshte renduar me shume, te gjithe kane shqetesime.


Ne tani natyrisht trajtojme shqetesimet, por me shume i ruhemi rrezikut, pasi prej ketyre momenteve rreziku eshte bere evident dhe kjo dihet nga te gjithe. Sapo percollem per ne spital Asllan Dogjanin, me probleme te luhatjes se tensionit dhe shqetesime te tjera. Kishte nevoje per trajtim dhe observacion, - tha dje Brokaj.


Ai i ka kthyer pergjigje edhe kryeministrit te vendit Sali Berisha, duke shtuar se, sipas Organizates Boterore te Shendetesise, pacienti ka te drejten e tij te zgjedhe mjekun qe do. Qe do te thote, keta njerez qe kane vendosur te sakrifikojne jeten e tyre, kane te drejten e tyre te pranojne ose te mos pranojne mjek te tjere.


Personalisht kam respekt per keta mjek qe qendrojne ketu ne gatishmeri, te urgjences se Tiranes, te cilet realisht sakrifikojne. Si mjeket qe jane brenda cadrave, qe une kam besim absolut tek ata, si dhe tek mjeket qe i trajtojne grevistet qe vene ne spital.


Por, perderisa ka dhe mjeke te atille qe vene ne spital e turbullojne pacientet tane qe shtrohen atje, duke shkelur etiken dhe duke shkelur dhe mbi etiken e mjekut, vetiu ne i qendrojme perzgjedhjes se ndihmes mjekesore dhe personelit mjekesore, - tha Brokaj, duke shtuar se kur grevistet shtrohen ne spital, mjeket i alarmojne, duke i thene se u shkaterrohet ky apo ai organ.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit