Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
PS Bashkeshorti i Bregut kerkoi doreheqjen me 12 korrik

Publikuar me : 02.09.2010 Ne : Politike - 165 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Partia Socialiste, permes deputetes Olta Xhacka, publikoi dje fakte te reja mbi rastin e ministres se Integrimit, Majlinda Bregu


Partia Socialiste ka paraqitur dje fakte te reja mbi skandalin Bregu, ku mesohet se bashkeshorti i ministres se Integrimit, me 12 korrik 2010, kerkonte te niste procedurat per dhenien e doreheqjes nga MIA Internacional.


Ndersa socialistet i kerkuan drejtorit te QKR doreheqjen per shkak te manipulimit te te dhenave dhe dokumenteve zyrtare qe jane bere pikerisht ne institucionin qe ai drejton, PS i ka kerkuar serish atij qe te jape doreheqjen, per te njejten arsye, mbeshtetur edhe ne fakte te reja. Nga deklaratat publike te bere nga Ministrja Bregu dhe drejtori i QKR, thuhet se bashkeshorti i ministres eshte dorehequr nga kompania MIA International me shume se nje vit me pare.


Lidhur me kete ceshtje, deputetja e Partise Socialiste, Olta Xhacka, deklaroi se jo vetem dokumentacioni i vete QKR deshmon se si brenda te njejtes dite, dokumentet e MIA International u manipuluan dhe ndryshuan, por edhe dokumenti ri te cilin disponojne dhe e publikojne, qe provon te njejten gje.


Behet fjale per letren qe mban daten 12 korrik 2010, pra nje muaj me pare, eshte e firmosur nga bashkeshorti i Ministres Majlinda Bregu, Namik Ajazi, nen cilesine e Administratorit dhe Ortakut te shoqerise MIA International, - sqaroi Xhacka.


Pra, nenvizoi ajo, sic pranon vete bashkeshorti i zonjes Bregu, te pakten deri nje muaj me pare, zoti Ajazi firmoste shkresa zyrtare ne cilesine e Administratorit dhe Ortakut te kompanise.


Zyrtarja socialiste sqaroi se ne brendesi te letres ne fjale duhet se per shkak te karakterit te ngutshem, Namik Ajazi kerkon te mbledhe ortaket e kompanise MIA International per te dhene doreheqje.


Pra, nenvizoi deputetja e PS, deri perpara pak ditesh, Namik Ajazi, bashkeshorti i Majlinda Bregut, jo vetem nuk kishte dhene doreheqjen, jo vetem firmoste si administrator dhe ortak, por vete pranon se kompania ishte aktive, dhe se zoteria ne fjale ishte ne funksionet e tij te plota si administrator dhe ortak.


Pyetja qe natyrshem ngrihet eshte Cila na qenka kjo arsye emergjente, per te cilen flet bashkeshorti Ajazi dhe per te cilen kerkon mbledhjen e menjehershme te ortakeve. A mos valle pikerisht ne ditet kur opozita denonconte koncesionet korruptive, bashkeshorti i ministres kish filluar te nuhaste se skandali i rradhes do te ishte pikerisht i tiji dhe bashkeshortes ministre?


Si ka mundesi qe Drejtori i QKR, edhe pse mban te depozituar kete shkrese, perseri ka paturpesine per te dale dhe per te zbatuar urdhrin e Majlinda Bregut, sipas te ciles, bashkeshorti eshte dorehequr nje vit me pare? - shtroi pyetjet zyrtarja e Partise Socialiste.


Per socialistet, vete dokumentacionet qe gjenden prane QKR provojne fajesine e drejtorit te QKR dhe genjeshtren e zoterise ne fjale, por dhe te Ministres se Integrimit, Majlinda Bregu.


Deputetja Xhacka tha se gjithcka eshte e qarte, drejtori ka manipuluar dokumentet zyrtare dhe duhet te dorehiqet nje minute e me pare dhe prokuroria nga ana e saj, qe pardje, duhet te ishte ne zyren e drejtorit te QKR.


Perfshirja


Per shkak te karakterit te ngutshem, Namik Ajazi kerkon te mbledhe ortaket e kompanise MIA International per te dhene doreheqje. Pra, deri perpara pak ditesh, Namik Ajazi, bashkeshorti i Majlinda Bregut, jo vetem nuk kishte dhene doreheqjen, jo vetem firmoste si administrator dhe ortak, por vete pranon se kompania ishte aktive, dhe se zoteria ne fjale ishte ne funksionet e tij te plota si administrator dhe ortak, u shpreh Xhacka, duke iu referuar dokumentit te publikuar diten e djeshme nga PS.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit