Partia Socialiste ka perseritur edhe njehere se ministrja Majlinda Bregu ka genjyer per koncesionin e hidrocentarlit ne lumin Zall i Okshtunit, dhene kunatit te saj.
Deputetja Ermonela Felaj tha se kontrata nuk eshte dhene vetem per nje hidrocentral, por per 10-te te tille, dhe vendimi per dhenien e ketij koncesioni eshte marre ne daten 11 Qershor te vitit 2009, pak dite perpara zgjedhjeve te vjedhura te 28 Qershorit, duke theksuar se ne kulmin e fushates elektorale ndersa gjysma e qeverise vidhte votat, gjysma tjeter vidhte pasurite publike te shqiptareve
Jane dhene me koncesion per 35 vjet hidrocentralet - Borove, Sebisht Nr. 2, Prodan Nr. 4, Prodan Nr. 5, Okshtun Nr. 6, Okshtun Ekologjik, Ternova Nr. 7, Lubalesh Nr. 9, Lubalesh Ekologjik, dhe Gjorice Nr. 10, pra ne total plot 10 hidrocentrale me prodhim vjetor prej 153 milion e 786 mije e 127 Kilovat Ore- sqaroi Felaj
Sipas deputetes vlera totale e ketij investimi shkon ne 32 milion euro per ndertimin dhe venien ne pune te tij, ndersa fitimi nga ky investim do te jete 323 milion euro.
Felaj theksoi se ne ditet e fundit perpara zgjedhjeve, qeveria Berisha jepte me koncesion 323 milione Euro pasuri publike te te gjithe shqiptareve, dikujt pa asnje eksperience por me atributin kryesor, qe eshte kunati i Ministres se Integrimit.
**************************
Ministrja e Integrimi ka reaguar ndaj pyetjeve publike te bere nga Partia Socialiste
Pas deklarates se socialisteve, i menjehershem ishte reagimi i ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, e cila deklaroi se bashkeshorti i saj ka nje vella te vetem dhe ai quhet Hektor Ajazi.
Nuk kemi jetuar ndonjehere ne te njejten shtepi, pasi ai ka familjen e tij qe prej vitit 1992 dhe ushtron biznesin e tij qe prej vitit 2002, i regjistruar ne regjistrin tregtar si biznes VIP ne 2005, para se une te hyja ne politike. Jo, kunati im Hektor Ajazi nuk eshte pronar i ndonje kompanie energjetike.
E verteta eshte se gezon 15perqind te aksioneve per ndertimin e nje HEC-i se bashku me 6 shoqeri te tjera dhe 7 partnere te rendesishem kombetare te lidhur se bashku ne nje Consorcium,- iu pergjigj pyetjeve te socialisteve, ministria Bregu.
Ajo deklaroi se eshte e gatshme ti pergjigjet perseri shoqes prokurore, sapo te vertetoje qe kunati i saj ka perfituar ne menyre jo ligjore nen emrin e saj ndonje kontrate koncesionare apo ka shkelur ndonje ligj ose rregull te shtetit shqiptar.
Sipas saj, as Kushtetuta dhe as ligji shqiptar nuk ndalojne ndonje biznesmen apo grup biznesmenesh qe te investojne per te zhvilluar nje biznes, aq me teper ne energjetike, nje nga fushat me prioritare per zhvillimin e vendit.