Kush e ka perqafuar kauzen e drejte te clirimit te zgjedhjeve nga mekanizmi i korrupsionit qeveritar, e ka ditur, qysh ne krye te heres se kjo eshte nje beteje e veshtire perballe nje kundershtari qe nder vite ka provuar qe nuk ndihet i kufizuar nga ligjet dhe nga rregullat e bashkejeteses demokratike.
Por, ne dime gjithashtu se pa cliruar zgjedhjet ne kete vend nuk do te clirojme dot asnjehere zgjidhjet per zhvillimin e qendrueshem dhe mireqenien e admiruar ne cdo familje shqiptare.
Sot, plot 8 muaj pasi Partia Socialiste filloi aksionin e saj, mes mjegulles se dendur dhe agresionit dhe diversionit te pushtetit ka dale e qarte si drita e diellit se ne kutite e mbyllura me pahir, fshihet krimi i tjetersimit te rezultatit te zgjedhjeve. Sot e dine jo vetem ata qe e kane kryer ate krim, por e kane marre vesh te gjithe se ne 28 qershor Partia Socialiste i fitoi zgjedhjet dhe nuk u zgjodh dot vetem se zgjedhjet u moren peng, duke i mbushur kutite si ne Ruzhdie.
Sot eshte bindje per te gjithe se Shqiperia nuk qeveriset nga ata qe ka zgjedhur, por nga ata qe nuk e lane popullin te zgjedhe dhe me keq akoma, sot shqiptaret paguajne nga xhepi i tyre cmimin e ketij krimi, duke humbur vende pune, duke humbur fuqi blerese, duke humbur pavaresi ekonomike ne nje tunel borxhesh qe tanime po prekin edhe brezin e ardhshem.
Fitorja e kesaj beteje opozitare do te shenonte fillimin e fundit jo te kesaj qeverie, po te nje modeli te percudnuar demokracie pa demokraci, drejtesie pa drejtesi, ekonomie pa qendrueshmeri.
E vertete e thjeshte sot eshte se keq qeverisemi nga nje pushtet qe ka frike te jete transparent me qytetaret per gjithcka qe nga zgjedhjet, e deri tek ekonomia. Nje pushtet qe duke i ikur se vertetes te kutive te votimit, po i iken perdite e me shume te gjitha te vertetave, duke manipuluar cdo shifer dhe tjetersuar cdo te dhene.
Nje pushtet qe ka rene moralisht dhe politikisht dhe qe po e rrenon Shqiperine edhe ekonomikisht. Ky eshte nje pushtet pa te ardhme qe e mban peng Shqiperine me armet e te shkuares.
Barra e opozites sot, eshte bere zeri i shpreses dhe shembelltyra e indinjates qytetare, per tatepjeten e demokracise dhe ekonomise ku po rreshqet perdite Shqiperia. Çdo dite nje proteste per te mberritur ne 30 prill ne bulevardin e Tiranes ne mesazhin e forte te arsyes popullore per hapjen e kutive, largimin e qeverise, ndalimin e rrenimit ekonomik.
Ata qe tete muaj me pare nuk e kuptuan, nuk e besuan, nuk e lane dot pa shpotitur, kauzen tone te transparences, sot gjenden perballe faktit se kjo ceshtje as nuk mund te shuhet vete, as nuk mund te mbyllet me pahir dhe assesi nuk mund te kaloje pa u kthyer ne gur themeli per te ardhmen e zgjedhjeve ne Shqiperi.
Partia Socialiste nuk terhiqet nga fusha e kesaj beteje pa u kthyer njerezve shpresen dhe besimin tek zgjedhjet, lirine dhe te drejten per te gjykuar me vote qeverine, shanset dhe rruget dhe zhvillimet e mireqenies se tyre individuale dhe kombetare, pavaresisht ngjyres se pushtetit.
Me zgjedhje si ne Ruzhdie ska asnje mundesi te kete demokraci, drejtesi, ekonomi si ne Europe, prandaj hapja e kutive te Ruzhdieve dhe garantimi i popullit shqiptar qe ato qe ndodhen ne 28 qershor nuk do te perseriten me kurre perben nje kusht themelor per te dale jo vetem nga kriza e demokracise, por edhe nga kriza e ekonomise.
Nje qeveri qe populli nuk e ndal dot me vote, eshte nje regjim qe nuk ndalet dot perpara zgjedhjeve, eshte nje force mbytese per demokracine, qe nuk ndjen kurrfare pergjegjesie ndaj qytetareve, as per ligjshmerine, as per ekonomine e vendit, as per korrupsionin e kudo ndodhur, as per varferimin e pa punesimin e perditshem te njerezve, as per rritjen e paperballueshme te cmimeve, as per te ardhmen e femijeve.
Eshte nje oborr familjaresh e klientesh qe tjetersojne liri, te drejta, prona dhe pasuri, duke shkelur kushtetuten, ligjin, lirine dhe te drejtat e kujtdo qe nuk eshte pjese e ketij oborri. Cilido qe jeton jashte ketij oborri e ka kuptuar tashme se ska asnje rruge tjeter, vec protestes. Eshte edhe me shume se dje dita per te gjithe ata qe jetojne me pune te ndershme te rimarrin ne dore fatin e familjeve te tyre per te dale nga kurthi i krizes ekonomike.
Eshte edhe me shume se dje dita qe te papunet te rimarrin ne dore fatin e tyre; eshte edhe me shume se dje dita te ndalim pershkallezimin e abuzimeve shteterore ndaj sipermarrjes qe po tkurret perdite, duke mbyllur vende pune dhe duke paguar gjoba te renda te arrogances antikushtetuese, te nje pushteti te cilit do ti veme perballe fuqine e protestes popullore; eshte edhe me shume se dje dita per te gjithe rrogetaret e keqtrajtuar te shtetit ne administrate, spitale, shkolla dhe agjenci e ndermarrje shteterore te rimarrin ne dore fatin e tyre si qytetare qe nuk mund te kthehen ne sklleverit e nje pushteti te ngritur mbi korrupsionin e votes dhe futjen kudo te frikes per largimin nga puna per nje llaf goje; eshte edhe me shume se dje dita per te gjithe bujqit, fermeret e peshkataret , ushtaraket e liruar, minatoret ne aktivitet a ne pension, komuniteteve te prekura nga padrejtesite mbi pronat, shoqatat e organizmat e shoqerise civile, te gjithe ata qe nuk gjejne shteg ne xhunglen ku shkelen te drejtat dhe lirite kushtetuese per kedo qe nuk eshte pjese e familjes ne pushtet te rimarrin ne dore fatin e tyre si njerez qe ne mes te Europes nuk mund te vidhen, as ne lirine e tyre per te zgjedhur dhe as ne te drejtat e tyre per te jetuar si te barabarte para ligjit; eshte edhe me shume se dje dita qe ti japim me njeri tjetrin dhe per njeri-tjetrin jete nje proteste pa ndalim, per te mbyllur nje kapitull te shemtuar padrejtesisht, te cilat rrenjet i kane tek deformimi i vullnetit te njerezve ne kutine e votimit.
Partia Socialiste eshte ketu per ti bashkuar te gjithe. Çdo dite nje proteste. Qe te gjithe ne 30 prill te takohemi ne bulevardin e Tiranes. Bashkuar mund ti japim fundin qe meriton ketij pushteti qe pasi fundosi zgjedhjet, po fundos edhe ekonomine, duke i lene njerezit perdite e me te pashprese.