Duke kerkuar dicka vetem per hir te dobise e perfitimit, gjithmone do te pranojme edhe me pak, madje gjithnje e me pak
Ne demonstratat e vitit 1981 kerkohej Republika per Kosoven. Parimi i kerkeses, si nje nenshtrat i kesaj kerkese, ishte barazia. Pra, nuk brohoritej Kosova Republike vetem pse republika do te sillte me shume te mira materiale e shpirterore apo per shkak se mungesa e metutjeshme e ketij statusi te avancuar do te ishte shume e demshme.
Kerkesa per Republiken e Kosoves bazohej ne barazine qe duhej ta kishin popujt ne ish-Jugosllavi. Motivi i kerkeses nuk kishte thjesht karakter utilitar ia vlen te burgosemi e vritemi disa ashtu qe nje dite te jete shume me mire per te gjithe.
Motivi kishte edhe karakter normativ Kosova duhet te jete republike, meqe ajo duhet te jete e barabarte me njesite e tjera te federates. Me pare sesa qe interesi i ngjallte deshirat, vullneti po i diktonte veprimet.
Nje dekade me vone, kerkohej pavaresia e Kosoves. Ish-Jugosllavia po shperbehej dhe nga republikat e saj po dilnin shtete te pavarura. Kosova, e cila e kishte shpallur pavaresine me 2 korrik 1990, po ashtu synonte qe te behej shtet i pavarur. Mirepo, serish, jo vetem per shkak se nuk deshironte te mbetej nen Serbine e Madhe dhe as vetem per arsye qe si vend i pavarur do te mund te zhvillohej e perparonte.
Pavaresia na duhej, sepse ajo na bente te barabarte me te tjeret. Te barabarte me shtetet e reja qe dolen prej Jugosllavise ne Europen e shteteve, te cilave po u shtohej numri. Sikurse kerkesa per republike, edhe kjo per pavaresi, ngerthente ne vete nje dimension universal. Kerkohej ajo qe do te ishte e perbashket per te gjithe, qe do ta kishte secili (nese tanime nuk e kishte). Pra, duke kerkuar dicka per veten tone po afirmohej e njejta gje edhe per te tjeret.
Dy dekada me vone, pra pasi qe mbaroi lufta, vazhdonte kerkesa per pavaresi. Mund te mendohet qe asgje nuk paska ndryshuar sa i perket kerkeses, mirepo nuk eshte kaq e thjeshte. Kerkesa per pavaresi e kishte humbur tashme aspektin e vet normativ.
Statusi i Kosoves ishte kurthuar ne KS te OKB-se, ku ishte zene peng ne rrjetin e interesave te fuqive te medha. Ne instancen me te larte globale, e cila krenohej me universalitetin e dokumenteve te saj, paradoksalisht, Kosova ishte nxjerre jashte universales.
E ndihmuar nga injoranca e meskiniteti i elites politike vendase, statusi i Kosoves ishte bere ekskluzivisht ceshtje e hegjemoneve te anetareve te perhershem te KS te OKB-se. Shoqeria kosovare nga te qenit faktor nuk mbeti as aktor, por vecse spektator i ndeshjeve diplomatike te te medhenjve.
Kerkesa per pavaresi sigurisht qe ishte aty dhe i drejtohej bashkesise nderkombetare. Por, kjo eshte dashur te jete nje arsye me shume qe te mirembahet dimensioni normativ i saj. Ne duam pavaresi sepse duam te jemi te barabarte me shtetet qe jane njesi themelore e organizmave nderkombetare si OKB, BE etj., te cilave iu drejtohej ajo kerkese per mbeshtetje dhe ndihme.
Edhe atehere kur kjo kerkese i adresohej nje shteti te vetem eshte dashur te ruhet karakteri normativ ne duam te jemi shtet ashtu sikurse ai shteti nga i cili kemi kerkuar perkrahje.
Universaliteti e reciprociteti jane terme te aferta. Por, ato u bene pafundesisht te largeta nga termi statusi i Kosoves. Nuk vonoi shume e na definuan si sui generis - jashte prej cfaredo parimi, norme a kriteri.
Ishim debuar jashte universales te cilen po e perforconim negativisht. Universalja u be ca me e qarte se perpara nepermjet faktit qe dihej se universale eshte dicka qe nuk eshte rasti i Kosoves.
Njerezit nuk kerkonin me barazi, liri a drejtesi por vetem kerkonin qe te jetojne pak me mire. Nuk ekzistonte me fitorja porse vetem permiresimi. Nese dikur ishim si i burgosuri ne qeli qe do te jete i lire, mandej u beme si pacienti i shtrire ne spital qe shpreson ti permiresohet gjendja sadopak.
Nga nje subjekt i forte qe shtypet e diskriminohet por qe insiston ne kerkesen e tij normative, u shnderruam ne nje subjekt te ndrojtur, i cili ndahet dyfish i kenaqur atehere kur me lemoshen nuk e merr edhe nje shqelm prapa. Nga nje subjekt te cilin nuk e pyesnin policet, sepse dihej se cka do, u shnderruam ne nje subjekt qe pyetet vecse per ta pohuar me koke aprovimin e mjekut me ri.
Ne periudhen e luftes clirimtare deshironim te clirohemi per te qene te lire SIKUR popujt e tjere qe jane te lire - te jemi te barabarte me ta. Ne periudhen e negociatave per statusin e Kosoves deshirohej qe te na trajtojne si askend tjeter, qe te jemi pambarimisht te vecante, te jemi sui generis. Rasti i Kosoves eshte i vecante dhe Kosova sben te krahasohet me asnje rast tjeter, thoshin qe nga presidenti Sejdiu e teposhte.
Per pasoje, sot pavaresia e Kosoves nuk ka baze normative dhe prandaj vazhdimisht prej Kosoves kerkohet te negocioje me Serbine. Per dallim, Mali i Zi nuk negocioi me me Serbine per veten e tij. Ai i ndoqi hapat e duhur referendumin qe misheron vetevendosjen si e drejte universale e pastaj shpalljen e pavaresise te bazuar ne ate referendum. Kushtetuta qe ne kemi nuk na jep kurrfare sigurie.
Ne fakt, ajo eshte vete pasiguria. Sepse, kjo Kushtetute duhet te lexohet prej fundit, prej atje ku ne pak nene rrefehen fuqite arbitrare te ICO-se dhe dominimi i Planit te Ahtisaarit mbi kushtetuten, e te cilin e interpreton serish ICO-ja. Bazat e shtetit te Kosoves nuk jane aspak normale. Ato jane aq abnormale saqe smund te jene baza qe arrijne te bartin dicka siper tyre.
Duke e trajtuar pavaresine vetem si dobi e perfitim qe ishte vetem kaq i mundur ne rrethanat aktuale dhe jo si e drejte e jona e vullnet yni, pazari me Serbine asnjehere sarrin dot te mbyllet. Shpallja e pavaresise nuk mund te jete fundi sepse konsiderata qe ka Kosova nga kreret e saj shteterore nuk ka ndryshuar forme.
Tash jetojme me mire, na thone politikanet. Ndoshta edhe dikush tjeter pervec politikaneve po jeton me mire, por problemi eshte gjetiu. Te jetosh me mire do te thote qe ende nuk po kerkon te jetosh mire (si vendet normale). Me mire, kurre seshte mire. Vetem mire eshte mire. Duke e kerkuar kete me mire nuk mund ta arrijme ate te miren normale. Pa normativitet, ska normalitet.
Duke kerkuar dicka vetem per hir te dobise e perfitimit gjithmone do te pranojme edhe me pak, madje gjithnje e me pak. Perderisa kerkesa e synimi nuk kane edhe baze normative rezultati final gjithmone del i shperfytyruar. Disi sikurse kjo pavaresia jone. Me logjiken e kufizuar nga dobia e perfitimi madje edhe vete keto mbesin te pakta.
Keto dite, tri dekada me vone, megjithate degjoj gjithnje e me shume njerez teksa thone qe duan jete normale. Dhe, kjo gje natyrisht qe ma ngroh zemren. Eshte e qarte qe normale ata e quajne jeten e qytetareve ne nje vend te BE-se.
Njerezit ne Kosove duan te jene te lire si ata e te barabarte me ta. Ata po behen perhere e me te gatshem qe ta braktisin pervojen (gjithsesi te hidhur) si pikenisje per ta bere ate qe duhet (sipas vullnetit te tyre). Rruga per te normaliteti kalon neper normativitet.