Mungesa e citostatikeve eshte kthyer ne nje makth prej disa muajsh per pacientet e Onkologjise. Shpenzimet per ti perballuar keto barna e kane te pamundur ndaj dhe shpresojne qe barnat tu shkojne sa me shpejt.
Citostatiket jane barna te shtrenjta dhe ne nuk mundemi ti blejme. I mbetet shtetit te siguroje barnat qe jane ne listen spitalore pasi keta te semure fatkeq nuk meritojne qe te lihen pas dore duke iu mohuar barnat qe i mbajne ne jete,- pohon njeri nga te afermit e pacienteve te Onkologjikut.
Njeri nga pacientet pohon se i duhen 3 lloje citostatikesh dy prej te cileve prej kohesh nuk gjenden ne spital dhe me duhet ti siguroj ne menyre private por kjo eshte e pamundur. Nuk kam ku ti gjej 2 mije euro ne muaj pasi jemi te dy pensioniste. Kemi punuar nje jete ndersa sot ky shtet nuk na siguron as barnat per te jetuar edhe pak dite me shume,-pohon njeri nga pacientet duke shtuar se kjo situate eshte e rende dhe se nuk dine ku te perplasen per te zgjidhur kete problem.