Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pacientet ende pa citostatik, problem ligji i prokurimeve

Publikuar me : 12.07.2010 Ne : Shendeti - 162 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shefi i Onkologjikut ne QSUT, Sallaku kerkon te gjenden mekanizma per furnizimin me medikamente. Dashi Jane realizuar tenderat por duhet ndryshuar ligji i prokurimeve

Onkologjiku


Pacientet fatkeq te sherbimit Onkologjik ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza vazhdojne te vuajne mungesen e barnave. Ndonese drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi thekson se ne kete vit buxheti per citostatiket eshte me i madhi qe eshte miratuar ndonjehere serish pacientet nuk po gjejne shpetim nga mangesite.


Problem per keto barna shume te shtrenjta sipas bluzave te bardha nuk eshte vetem buxheti i pamjaftueshem, por edhe menyra e prokurimit te barnave. Pikerisht per kete problem drejtori Dashi organizoi nje mbledhje me drejtoret e drejtorive te QSUT-se per si edhe me disa nga shefat e sherbimeve si shefi i Onkologjikut, Agim Sallaku te cilet dolen ne propozimin e ndryshimit te ligjit per prokurimin e barnave si e vetmja zgjidhje per te evituar mangesite e theksuara te barnave. Ne kete mbledhje drejtoria mundesoi edhe pranine e gazetes per te ndjekur mbledhjen e zhvilluar per problemet qe mundojne spitalin me te madh ne vend.


Barnat


Prej disa muajsh mungesa e theksuar e citostatikeve jane prezent ne sherbimin e Onkologjikut ne QSUT. Pasi kreu i ketij spitali Ilir Dashi shpjegon se po firmos cdo dite tenderat per paketen e barnave te citostatikeve ne menyre qe pacientet te mos vuajne mungesen e tyre por ai ka theksuar se ekzistojne edhe nje sere problemesh sa i takon ligjit te prokurimeve.


Pikerisht per mungesen e citostatikeve shefi i spitalit Onkologjik, Agim Sallaku thekson se duhen marre masa qe te ndryshoje kjo situate pasi po rendon ne kurriz te pacienteve. Jemi cdo dite ne presionin e pacienteve per shkak te mungeses se barnave. Me specialistet ekonomist dhe jurist te drejtorise duhet te shikohen rruget me te shpejta per tu ardhur ne kohe paketa e banave pacienteve.


Eshte e vertete qe buxheti per citostatiket eshte me i madh se vitet, por problemi eshte se keto barna te domosdoshme per pacientet ende nuk kane ardhur dhe ka problem te medha me keto mangesi- thekson Sallaku.


Drejtoria

Ne mbledhjen qe u zhvillua ne Drejtorine e QSUT-se, Ilir Dashi shpjegon se gjate 6-mujorit te pare jane realizuar nje pjese e madhe e investimeve dhe tenderave ne kete institucion. Ajo qe vlen te theksohet eshte se vetem per sa i perket paketes baze dhe citostatikeve jane realizuar 90 per qind, dhe perkatesisht jane shpenzuar 621 milion leke per paketen baze te barnave dhe 507 milione leke per citostatiket, pohon Dashi.


Por nga an tjeter mjeket theksojne eshte ndryshim i Ligjit te Prokurimeve per ilacet dhe materialet mjekesore. Ndryshimi sipas tyre te konsistoje ne shkurtimin e afateve kohore. Kjo, do te bente te mundur realizimin e tenderave ne nje kohe me te shkurter ne menyre qe te gjitha barnat te jene prezente ne pavijone ne te njejten kohe.


Nje shembull konkret eshte se, pas lidhjes se kontrates, ligji parashikon qe firma fituese te sjelle furnizimin e ilaceve per 15 dite deri ne 45 dite. Por, duke qene se shendetesia eshte nje sektor qe ka emergjenca te here pas hershme eshte kerkuar qe te ndryshohen afatet kohore per tenderimin dhe lidhjen e kontratave me grosistet. Ndryshimi i ketij ligji do te bente te mundur plotesimin e nevojave ne nje kohe me te shpejte.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit