Publikuar me : 17.06.2009 Ne :
Shendeti - 707 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Mjeket te favorizuar nga farmacite mbushin recetat e pacienteve me barna pa kriter. Kalo: Mungojne standardet
Abuzimi
Thereska: Mjeket sa me shume ilaçe japin, aq me shume mekate bejne. Duhen kontrolle te rrepta
Firmat farmaceutike kane interes te shesin sa me shume medikamente ndaj dhe favorizojne mjeket te cilet nuk hezitojne te mbushin recetat e pacienteve me barna te panevojshme.
Kjo eshte nje skene qe po ndiqet rendom vitet e fundit dhe viktime mbeten pacientet te cilat shpesh marrin barna te panevojshme qe te perfitojne pikerisht mjeket dhe farmacite.
Kete fenomen e pohojne vete pacientet, profesoret e shendetesise por edhe studimi i fundit i Bankes Boterore qe e rendit vendin tone te parin per konsumimin e barnave. Gazeta ka mbledhur deshmi per kete fenomen ku tregohet qarte se pacienteve u mbushen recetat dhe kartelat me barna edhe kur nuk i kane aspak te nevojshme.
Barnat
"Mendoj se mjeku sa me shume ilaçe jep, aq me shume mekate ben". Keshtu u shpreh profesor Nestor Thereska, i cili theksoi se eshte shume problematik fakti se mjeket kane manine te mbushin recetat me barna edhe kur nuk i kane te domosdoshme.
"Per fat te keq, kam kolege qe kane leshuar dhe vazhdojne te leshojne receta plot me ilaçe pa u menduar mire. Ky fenomen po vjen duke u rritur sidomos vitet e fundit dhe e them me bindje se ka mjeke te cilet nuk e nxjerrin pacientin nga spitali po nuk mbushen nje recete plot me ilaçe qe kushton deri ne 250 mije",- pohon Thereska.
Por nga ana tjeter, jane edhe vete pacientet qe pohojne se mjeke te ndryshem u kane dhene receta me barna te ndryshme, ndaj keto barna jo vetem qe nuk u kane dhene permiresim, por u kane renduar me shume gjendjen shendetesore.
"U vizitova tek poliklinika e lagjes per zemren dhe mjekja me mbushi nje recete me barna qe me kushtonin rreth 40 mije leke dhe i konsumova per 1 muaj. Nuk pata asnje permiresim, ndaj shkova ne QSUT dhe mjeket me dhane nje recete me barna te tjera. Si perfundim u operova dhe shpresoj te behem me mire",- pohon pacienti Lutfi Hysi nga Dibra.
Ekzaminimet
Mjeket u mbushin pacienteve recetat me barna dhe as nuk e marrin mundimin qe me pare t'u kerkojne nje analize apo nje ekzaminim.
Madje ka edhe me keq qe pacientet iu drejtohen vete farmacive dhe keta te fundit marrin persiper te bejne punen e mjekut dhe fillojne e shkruajne recetat dhe te shkundin pacientet sa me shume nga xhepat, duke u dhene barna si te ishin produkte ushqimore.
"Problemi qendron te fakti se shume mjeke japin receta plot me ilaçe pacienteve pa u bere qofte edhe nje analize urine apo ekzaminime. Kjo eshte vertet e patolerushme dhe aspak profesionale.
Mendoj se ka ardhur koha te ushtrohen kontrolle te mirefillta nga struktura perkatese qe nga shefi i sherbimit e deri tek mjeket per barnat qe japin",- pohon prof. Nestor Thereska, duke shtuar se kartelat e pacienteve tane jane te tejmbushura me barna, gje qe nuk ndodh ne vendet e tjera.
Ndersa drejtori i Qendres se Akreditimit te Qendrave Shendetesore, Isuf Kalo, pohon se dhenia pa kriter e barnave nga mjeket ndodh per arsye se nuk kemi standarde, ndaj dhe po punohet ne kete drejtim. "Ështe e vertet qe jemi populli qe konsumojme me shume medikamente se ne gjithe Evropen dhe kjo eshte nje e mete e madhe.
Qendra jone pikerisht per kete po punon qe te kemi udhezues klinike per semundjet dhe dhenien e ilaçeve. Pra mjeket ne qendra te ndryshme shendetesore nuk mund te japin barna si t'iu teket dhe pa standarde te cilat synojme t'i arrijme",-pohon Kalo.