Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Padia e Aneta Rames ndaj Sali Berishes, gjyqtares i mbaron mandati.Largohet

Publikuar me : 05.05.2010 Ne : Kuriozitete - 278 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Edhe seanca e trete gjyqesore, me pale paditese Aneta Ramen, nenen e kryetarit te Partise Socialiste z.Edi Rama dhe te paditurit kryeministrit te Shqiperise z.Sali Berisha, u shty per shkak te mos formimit te trupi gjykues prej pese anetaresh.


Shkak per kete mos formim, ishte edhe mbarimi i mandatit si gjyqtare e Gjykates se Larte te relatores se kesaj ceshtjeje, gjyqtares Evjeni Sinoimeri. Mbarimi i mandatit te saj si gjyqtare, beri qe kryetarja e Gjykates se Larte te organizoje shortin me gogla, ku per pasoje u zgjodh gjyqtarja Arjana Fullani si zevendesuese e relatores Sinoimeri.


Por, edhe pse u be perzgjedhja e anetares se re te trupes gjyqesore, keta te fundit u detyruan ta shtyjne seancen per me daten 24 maj ora 10 00 per vazhdimin e procesit gjyqesor. Nderkaq, gjate seances se fundit gjyqesore, ka qene perfaqesuesja ligjore e kryeministrit Sali Berisha, avokatja Erinda Ballanca, e cila ka kerkuar te shtyje vazhdimin e seances per ti dhene kohe te njihen me provat e avokateve te paditeses Aneta Rama, nenes se kryetarit te Partise Socialiste z.Edi Rama. Ndersa, avokatet e paditeses Rama ne fjalen e tyre parashtruan disa kerkesa para Gjykates se Larte. U kerkua qe Gjykata e Larte ti drejtohet Kuvendit me nje kerkese per heqjen e imunitetit te kryeministrit Sali Berisha, pasi ne deklaratat e tij te dates 26 nentor 2009 ai ka shpifur ndaj znj.Aneta Rama. Perfaqesuesit ligjore te kryeministrit, kundershtuan pretendimin duke e cilesuar deklaraten e shefit te ekzekutivit si deklarate politike. Kryeministri Sali Berisha ne fjalen e tij te dates 26 nentor 2009 te mbajtur para deputeteve nga foltorja e Kuvendit te Republikes, ka bere nje deklarate politike. Nga kjo deklarate nuk ka asnje fakt shpifes apo fyes ndaj zonjes Aneta Rama, perkundrazi ndaj saj ka shprehur respekt,- pate thene avokatja Ballanca. Gjithashtu, po gjate kesaj seance gjyqesore, avokatet e paditeses Rama kerkuan qe gjate shqyrtimit te padise penale per shpifje ndaj kryeministrit Berisha te jete i pranishem edhe nje prokuror i Prokurorise se Pergjithshme.


Pasi sipas tyre, perfaqesuesi i akuzes duhet te konstatoje qe kryeministri Berisha ka konsumuar vepren penale te shpifjes. Kerkese kjo e cila u rrezua, bashke me kerkesen tjeter qe krahas procesit penal te shqyrtohet edhe padia civile ndaj kryeministrit Berisha, per demshperblim financiar per shpifjet dhe fyerjet drejtuar nenes se kryesocialistit Edi Rama, znj.Aneta Rama.



_________________


Aneta Rama ne gjyq Nuk e fal Sali Berishen
TIRANE - Zgjati vetem 20 minuta, seanca gjyqesore ne ngarkim te kryeministrit Sali Berisha i paditur per shpifje nga znj.Aneta Rama nena e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Ne seancen e pare gjykata ofroi mundesine e pajtimit mes dy paleve por Aneta Rama pohoi nepermjet avokatit se nuk e fal kryeministrin per ato qe ka thene ne Kuvend. Ne keto kushte gjykata urdheroi nisjen e procesit ndersa avokatja qe mbron Sali Berishen kerkoi kohe qe te njihet me dokumentet.


Seanca

Gjate seances se djeshme gjyqesore, qe njihet sipas Kodit te Procedures si seance pajtimi, mbrojtesi ligjor i paditeses znj.Rama avokat Arian Salati parashtroi para peseshes gjykuese te Gjykates se Larte te kryesuar nga gjyqtarja Evjeni Sinoimeri, se klientja e saj nuk heq dore nga padia penale, duke kerkuar gjykimin. Qe nga dorezimi i kerkese padise penale me date 18 dhjetor 2009 nuk ka ndryshuar asnje rrethane qe ne te heqim dore nga padia, duke kerkuar gjykimin e ceshtjes, pasi ne nuk pranojme pajtimin- tha avokati Salati duke konfirmuar edhe poziten e paditeses Rama. Pas komunikimit te ketij fakti, seanca gjyqesore vazhdoi me leximin e padise penale nga avokati. Sipas tyre, kryeministri Berisha ne fjalimin e dates 26 nentor 2009 te mbajtur ne Kuvendin e Republikes ka shpifur ne adrese te znj.Rama dhe familjes se saj. Pas leximit te padise, perfaqesuesja ligjore e kryeministrit Berisha avokatja Erinda Ballanca, pasi degjoi edhe qendrimin e pales paditese qe refuzoi pajtimin kerkoi nga Gjykata e Larte ti jape kohe per te pergatitur prapesimet per padine. Trupi gjykues pese anetaresh, me relator Evjeni Sinoimerin dhe anetaret Ardian Nuni, Ardian Dvorani, Andi Çeliku dhe Irma Bala, vendosen te nderpresin seancen gjyqesore per ta vazhduar ne oren 10 00 te dates 12 prill. Pas mbylljes se seances gjyqesore, avokatet firmosen procesverbalet perkatese per tu larguan me pas nga ambientet e Gjykates se Larte vetem 20 minuta pasi kishin mberritur aty.

Padia

Sipas kerkeses per gjykim te dates 18 dhjetor 2009, Aneta Rama kerkon nga Gjykata e Larte te marre ne gjykim kryeministrin Sali Berisha duke akuzuar ate per kryerjen vepres penale te shpifjes te kryer boterisht nga foltorja e Kuvendit te Republikes. Nepermjet padise, nena e kryesocialistit kerkon nje demshperblim per demin e shkaktuar me ane te ketyre shpifjeve. Vepra e mesiperme eshte konsumuar ne Kuvendin e Shqiperise, gjate fjales se mbajtur prej te akuzuarit prej meje ne seancen plenare te dates 26 nentor 2009.


Ne kete seance, Berisha ben thirrje qe une te dal e tiu tregoj shqiptareve se djalin tim Edi Rama, e paskam kuruar per 10 vjet nga semundja e skizofrenise. Si dhe shpif duke perhapur thenie te paverteta sikur im bir, Edi Rama, me paska debuar, duke me nxjerre nga shtepia ne rruge me rrobat e gjumit. Keshtu thuhet ne padine penale te dorezuar dhe qe po shqyrtohet nga Gjykata e Larte. Me keto deklarata te trilluara nga kryeministri Berisha, ky i fundit synon qe te ule dinjitetin tim si nene para syve te mbare opinionit publik sepse, sipas Berishes, megjithese e ndergjegjshme per semundjen e tim biri, e cila ne fakt eshte absolutisht nje trillim i njeriut, une nuk paskam as kurajen dhe as sinqeritetin qe tua bej ate te ditur shqiptareve, me gjithe pergjegjesine qe kam ndaj tyre si qytetare dhe si nene shqiptare- thekson nena e kreut te Socialisteve Aneta Rama ne padine e saj.


Te gjithe keto fakte te trilluara nga kryeministri, sipas znj.Rama, jane te paverteta dhe shpifje qe synojne te zhvleftesojne para opinionit publik personalitetin e paditeses te krijuar, sipas saj, me pune te ndershme e marredhenie gjithnje korrekte me shoqerine. Keto fakte jane teresisht te paverteta, nuk i pergjigjen asgjekund realitetit-nenvizon znj.Rama ne kerkese padi.

CITIM znj.Rama

Ne rastin e pare kerkon te me paraqese para opinionit publik si nje grua te pasinqerte dhe te papergjegjshme per fatin e bashkeqytetareve te saj. Kurse ne rastin e dyte, i akuzuari synon te njejtin qellim, por ne kontekstin e nje nene pa dinjitet, te cilen i biri e flak per leckash ne rruge. Ne te dyja rastet, qellimi kriminal i Sali Berishes shkon ne drejtimin e paracaktuar nga mendesia e tij per te diskredituar publikisht jo vetem kundershtarin e tij politik, por edhe njerezit e afert te familjes.

CITIM Berishes

Tani do ti them zonjes kam shume respekt per ty po do ishte ne nderin tend dhe te integritetit tend qe tu tregosh shqiptareve qe e ke mjekuar djalin tend 10 vjet per skizofreni! ... dil me kuraje si nene shqiptare dhe thuaju te verteten, e ngrihu mbi sentimentet e nje djali qe te ka nxjerre me lecka, nga shtepia e tij, me rroba gjumi ne pazar.


PROVAT

- Ne kopje elektronike dhe te printuar fjalen e te akuzuarit prej meje zotit Berisha, mbajtur ne Kuvendin e Shqiperise ne daten 26.11.2009.

- Kopje te gazetave te meposhtme, te cilat kane pasqyruar fjalen e Z. Berisha ne Kuvendin e Shqiperise te dates 27.11.2009

- Gazeta Rilindja Demokratike,

- Gazeta Shqiptare

- Gazeta Panorama,

- Gazeta Korrieri,

- Gazeta Shekulli


____________



Padia e Aneta Rames

janar 2010


TIRANE - Nena e Edi Rames vendos te thyeje heshtjen perpara shpifjeve te kryeministrit Berisha. Aneta, gruaja emri i se ciles eshte perfolur nga kryeministri ne cdo dalje publike i eshte drejtuar dje Gjykates se Larte. Ajo ka zgjedhur rrugen ligjore per tu perballur me njeriun qe per vite me radhe e ka sulmuar publikisht.


Aneta Rama shpjegon ne padine e saj marredheniet me te birin dhe tregon ndjesite e nje nene qe perbaltet pothuajse cdo dite nga politika shqiptare. Theniet e kumtuara prej Sali Berishes nga tribuna e Kuvendit te Shqiperise jane te krijuara prej te akuzuarit per qellimet e tij.


Keto fakte jane teresisht te paverteta, nuk i pergjigjen asgjekund realitetit, - thuhet ne padine e znj. Aneta Rama. Shekulli publikon te plote padine e shkruar nga nena e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama.


E nderuar zonja Kryetare!


Ne cilesine e personit te demtuar nga vepra penale e kryer, me anen e kesaj kerkese per gjykim, shpreh vullnetin tim per te gjykuar shtetasin Sali Ram Berisha, me detyre Kryeminister i Republikes se Shqiperise, pasi boterisht ka konsumuar ne demin tim vepren penale te shpifjes, parashikuar nga neni 120/2 te Kodit Penal.


Vepra e mesiperme eshte konsumuar ne Kuvendin e Shqiperise, gjate fjales se mbajtur prej te akuzuarit prej meje ne seancen plenare te dates 26.11.2009. Ne kete seance, Sali Berisha shqiptoi ne ligjerate te drejte ne adresen time fjalet e meposhtme Tani do ti them zonjes kam shume respekt per ty po do ishte ne nderin tend dhe te integritetit tend qe tu tregosh shqiptareve qe e ke mjekuar djalin tend 10 vjet per skizofreni! ... dil me kuraje si nene shqiptare dhe thuaju te verteten, e ngrihu mbi sentimentet e nje djali qe te ka nxjerre me lecka, nga shtepia e tij, me rroba gjumi ne pazar.


Nga keto thenie dalin ne pah dy momente me permbajtje shpifese ne demin tim
1. Ne fjalen e tij i akuzuari prej meje me ben thirrje qe te dal e tiu tregoj shqiptareve se djalin tim Edi Rama e paskam kuruar per 10 vjet nga semundja e skizofrenise.


jo eshte nje shpifje qe synon te ule dinjitetin tim si nene para syve te mbare opinionit publik sepse, sipas Sali Berishes, megjithese e ndergjegjshme per semundjen e tim biri, e cila ne fakt eshte absolutisht nje trillim i njeriut qe sot akuzoj, une nuk paskam as kurajen dhe as sinqeritetin qe tua bej ate te ditur shqiptareve, me gjithe pergjegjesine qe kam ndaj tyre si qytetare dhe si nene shqiptare.


2. I akuzuari prej meje, Sali Berisha, shpif edhe kur perhap thenie te paverteta sikur im bir, Edi Rama, me paska debuar, duke me nxjerre nga shtepia ne rruge me rrobat e gjumit. Ky fakt eshte i pavertete dhe me permbajtje shpifese qe synon te zhvleftesoje para opinionit publik personalitetin tim te krijuar nje jete te tere me pune te ndershme e marredhenie gjithnje korrekte me shoqerine.


Theniet e mesiperme te kumtuara prej Sali Berishes nga tribuna e Kuvendit te Shqiperise jane te krijuara prej te akuzuarit per qellimet e tij. Keto fakte jane teresisht te paverteta, nuk i pergjigjen asgjekund realitetit. Ne theniet e sipercituara plotesohen te dy elementet objektive te domosdoshem per ekzistencen e figures se vepres penale te shpifjes.


Nga ana tjeter, eshte i kuptueshem qellimi i posacem dhe i kunderligjshem i autorit, i cili synon te ule dinjitetin tim njerezor dhe respektin qe une gezoj ne shoqeri. Ne rastin e pare kerkon te me paraqese para opinionit publik si nje grua te pasinqerte dhe te papergjegjshme per fatin e bashkeqytetareve te saj, kurse ne rastin e dyte, i akuzuari synon te njejtin qellim, por ne kontekstin e nje nene pa dinjitet, te cilen i biri e flak per leckash ne rruge.


Ne te dyja rastet, qellimi kriminal i Sali Berishes shkon ne drejtimin e paracaktuar nga mendesia e tij per te diskredituar publikisht jo vetem kundershtarin e tij politik, por edhe njerezit e afert te familjes.


Per keto arsye, Sali Berisha duhet te gjykohet, sepse ka konsumuar ndaj meje vepren penale te shpifjes, te kryer boterisht, faqe deputeteve te Kuvendit dhe perfaqesuesve te mjeteve te informimit publik, e cila sanksionohet sipas nenit 120/2 te Kodit Penal.


Lidhur me sa parashtrova, i kerkoj Gjykates se Larte qe te caktoje nje date per te marre ne shqyrtim kete kerkese per gjykimin e te akuzuarit Sali Berisha, per kryerjen e vepres penale te shpifjes, te kryer boterisht ne demin tim.


Gjithashtu, ne mbeshtetje te neneve 58 e vijuese te K.Pr.P kerkoj qe te legjitimohem ne cilesine e paditesit civil ne procesin penal, me qellim paraqitjen e kerkimeve ne proces per shperblimin e demit te shkaktuar nga veprat penale te kryera ne demin tim nga i akuzuari.


Bashkelidhur kesaj kerkese ju paraqes


- Ne kopje elektronike dhe te printuar fjalen e te akuzuarit prej meje zotit Berisha, mbajtur ne Kuvendin e Shqiperise ne daten 26.11.2009.
- Kopje te gazetave te meposhtme, te cilat kane pasqyruar fjalen e Z. Berisha ne Kuvendin e Shqiperise te dates 27.11.2009
- Gazeta Rilindja Demokratike,
- Gazeta Shqiptare
- Gazeta Panorama,
- Gazeta Korrieri,
- Gazeta Shekulli.
E demtuara akuzuese
Aneta Rama
Perfaqesuar nga avokatet Arian Salati e Eno Bushi
Tirane, me 18 dhjetor 2009

KERKESE PER GJYKIM

E DEMTUAR AKUZUESE Aneta Rama, e bija e Petros dhe Amalise, e vtl. 1938, lindur ne Vlore dhe banuese ne Tirane, ne adresen rr. Muhamet Gjollesha, nr. 20, te perfaqesuar me prokure te posacme nr. 3013 rep., nr. 633 kol., date 14.12.2009 nga avokate Arian Salati e Eno Bushi.

KUNDER Sali Berisha, Kryeminister i Republikes se Shqiperise, i biri i Rames, i vtl. 1944, lindur ne Vicidol, Tropoje dhe banues ne Tirane, me adrese Keshilli i Ministrave i RSH, Blv. Deshmoret e Kombit, Tirane.

ME OBJEKT
1) Gjykimin e te akuzuarit Sali Berisha, per kryerjen ne demin tim te vepres penale te shpifjes, te kryer boterisht, parashikuar nga neni 120/2 i Kodit Penal;
2) Legjitimimin e personit tim ne cilesine e paditesit civil ne procesin penal ndaj te akuzuarit prej meje, me qellim procedimin e te akuzuarit dhe shperblimin e demit te shkaktuar.

MBESHTETJA LIGJORE Neni 141 i Kushtetutes se RSH, nenet 58, 59, 60, 75/b dhe 62 te KPrP.
DREJTUAR GJYKATES SE LARTE TIRANE

******


Data 24 dhjetor 2009

Padia e Rames ndaj S.Berishes

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama, njeheresh kryetar i bashkise se kryeqytetit i eshte drejtuar Prokurorise se Pergjithshme me nje padi ndaj Sali Berishes per shpifje dhe fyerje per shkak te detyres. Pas vales se fjalimeve fyese ne adrese te tij dhe familjes, Rama ka kerkuar nga Prokurorja e Pergjithshme legjitimimin e te demtuarit ne cilesine e paditesit civil ne procesin penal ndaj Berishes, me qellim shperblimin e demit te shkaktuar. Padia penale eshte dorezuar sot nga avokatet Arian Salati dhe Eno Bushi.

Vetem pak dite me pare, nena e tij, Aneta Rama iu drejtua Gjykates se Tiranes me padi ndaj Berishes.



Me poshte mund te lexoni te plopte padine e Rames

K A L L E Z I M
KALLEZUESI Edi Rama, i biri i Kristaqit , i vtl. 1964, lindur dhe banues ne Tirane, me adrese PSSH, Sheshi Austria, nr. 91.

KUNDER Sali Berisha, i biri i Rames, i vtl. 1944, lindur ne Vicidol, Tropoje dhe banues ne Tirane, me adrese Keshilli i Ministrave i RSH, Blv. Deshmoret e Kombit, Tirane.

ME OBJEKT 1) Regjistrimin e procedimit penal dhe fillimin e hetimeve ndaj shtetasit Sali Berisha, per kryerjen ne demin tim te veprave penale te shpifjes dhe te fyerjes per shkak te detyres, te kryera boterisht, parashikuar nga nenet 240/2 dhe 239/2 te Kodit Penal;

2) Legjitimimin e te demtuarit ne cilesine e paditesit civil ne procesin penal ndaj te kallezuarit prej meje, me qellim shperblimin e demit te shkaktuar.

BAZA LIGJORE Nenet 58, 75/b, 284 dhe 62 te KPrP.

PROKURORISE SE PERGJITHSHME

T I R A N E

Zonja Prokurore e Pergjithshme,

Ne cilesine e personit te demtuar nga vepra penale e kryer, kallezoj me anen e ketij akti shtetasin Sali Ram Berisha, me detyre Kryeminister i Republikes se Shqiperise, pasi ne menyre te perseritur dhe boterisht ka konsumuar, ne demin tim, veprat penale te shpifjes per shkak te detyres dhe te fyerjes per shkak te detyres si Kryetar i Partise Socialiste te Shqiperise dhe Kryetar i Bashkise se Tiranes, parashikuar perkatesisht nga nenet 240/2 dhe 239/2 te Kodit Penal.

Veprat e mesiperme jane konsumuar ne Kuvendin e Shqiperise, gjate fjales se mbajtur ne seancen plenare te dates 26.11.2009 dhe ne konferencen per shtyp te dhene ne daten 02.12.2009.

I. Gjate fjales se mbajtur ne daten 26.11.2009 ne Kuvendin e Shqiperise, deputeti Sali Berisha ka perhapur boterisht theniet e meposhtme, te cituara ne vijim ne ligjerate te drejte

1. Cili eshte ai burre qe bashkeshorten e vet e akuzon se e ka djalin me te atin e tij ...? Zoti Rama, thuaju shqiptareve cili eshte ai baba qe i mohon djalit kafshaten e gojes? Çfaredo qe te kete bere djali, kafshata nuk mohohet! Aq me teper qe ai ka qene i vogel, i mitur... Ne vijim te sulmeve shpifese ai artikulon frazen Ti akuzon baben si baba te djalit!. Pohoj me bindje e pergjegjesi te plote para ligjit e shoqerise permbajtjen shpifese te ketyre frazave qe nuk kane absolutisht asgje te vertete. Une nuk kam bere e as cuar kurre ndermend akuza te tilla te perbindshme, te cilat i hedh poshte me neveri, kurse djalit tim i kam blatuar te gjithe dashurine, kujdesin dhe ndihmen e nevojshme per tu rritur dhe edukuar normalisht.

2. Duke shpifur per gjoja devijime te jetes sime intime, i kallezuari nxjerr fjalet e meposhtme Zoti Rama, cili eshte ai burre i cili ngrihet nga shtrati i se shoqes ne kullen e Myslym Pezes dhe shkon ne shtratin e Dashit dhe e detyron gruan e tij te largohet naten e lemeritur?. Kjo eshte nje tjeter shpifje e pashembullt qe meriton te gjithe neverine time, por edhe ndeshkimin e ligjit.

3. I kallezuari shpif edhe per gjoja dhune te perdorur prej meje ne publik ndaj bashkeshortes Zoti Rama, me thuaj, cili eshte ai burre qe e rreh si kafshe te Piazza dhe i mbush fytyren me gjak bashkeshortes ne prani te personaliteteve shqiptare dhe kosovare?. Ska absolutisht asgje tjeter pervec shpifjes edhe ne monstruozitetin e sipercituar dhe nenvizoj se kurre, ne asnje rast dhe per asnje arsye, jeta ime ska pasur te beje me dhunen ndaj kujtdoqofte.

4. Duke iu drejtuar nenes sime Aneta Rama, i kallezuari Sali Berisha shqipton fjalet e meposhtme Tani do ti them zonjes kam shume respekt per ty po do ishte ne nderin tend dhe te integritetit tend qe tu tregosh shqiptareve qe e ke mjekuar djalin tend 10 vjet per skizofreni! ... dil me kurajo si nene shqiptare dhe thuaju te verteten, e ngrihu mbi sentimentet e nje djali qe te ka nxjerre me lecka, nga shtepia e tij, me rroba gjumi ne pazar. Ne shpifjet e mesiperme qe Sali Berisha i perhap publikisht si te dhena per qellimin e tij te ulet te diskreditimit te personit tim publik, duke cenuar rende e ne menyre te pafalshme edhe dinjitetin e nenes sime, jo vetem nuk ka kurrefare te vertete, po ka nje urrejtje vecanerisht te patolerueshme per dike qe flet nga foltorja e parlamentit.

5. Duke me akuzuar deri edhe per lidhje me boten e krimit dhe si vrases i Denis Gines, i kallezuari nxjerr deri edhe fjalet e meposhtme I nise aferat me Denis Ginen, i cili u vra ne nje rrethim me policine. E vrane me antitank... (pauze) ...per hir te se vertetes, te me fale zonja (eshte fjala per Zj. Rudina Magjistari) po mori per burre, vrasesin e burrit te pare! Kjo eshte e verteta, ti themi keto gjera, jemi shqiptare! Dhe iu desh kohe qe te kuptonte. Iu desh qe ta pesonte per te kuptuar gabimin qe kishte bere!. Nuk gjej fjale per te shprehur indinjaten time per ultesine e pashoqe ku ka zbritur i kallezuari qe artikulon te tilla perversitete, por theksoj, gjithnje me pergjegjesi te plote ligjore e morale, karakterin shpifes kriminal te ketyre sajesave fundekrye, te cilat nuk eshte hera e pare qe deputeti Sali Berisha i kumton publikisht dhe per te cilat kerkoj hetimin e gjykimin deri ne fund nga ana e drejtesise.

6. Ne vijim te akuzave te te njejtes natyre, per lidhje te fantazuara nga deputeti Sali Berisha me persona te akuzuar nga drejtesia per krime te renda, i kallezuari shprehet Zoti Rama, cilat jane lidhjet e tua me Aldo Baren. Transkriptimet flasin se mes tij dhe Dondollakut ti firmos si nje bajloz. Dhe me tutje shton akuzat duke me quajtur kreun e nje mafieje te supozuar prej tij duke thene shprehimisht Une te jap fjalen qe me ate vullnet e me ate perkushtim qe jam perballur ne vitin 1990-91 me nje sistem qe duhej shembur po me ate vullnet te hekurt dhe vendosmeri perballem sot me mafian qe ti kryeson!. E konsideroj absolutisht te domosdoshme transparencen e plote lidhur me keto shpifje shume te renda, te cilat bashkojne emrin tim me emra personash qe skane pasur te bejne kurre me mua, ne asnje menyre, rruge apo rast.

7. I kallezuari shpif duke insinuuar paturpesisht Cila eshte arsyeja pse Fideli brilanton floket dhe nuk te ndahet? Eshte vetem intime? Nuk besoj se eshte vetem intime, jo... Sepse nuk ka dashuri te perjetshme.. E ka tjeterkund hallin ai. Une do jua them shqiptareve.. E sfidoj deputetin Sali Berisha tu tregoje shqiptareve gjithshka ai di lidhur me personin tim duke i vene drejtesise ne dispozicion cdo fakt qe ka dijeni apo prove qe disponon, per te mbeshtetur keto turpe qe ka nxjerre nga goja duke shpifur per shkak te detyres.

II. Sulmet e tij shpifese ndaj personit tim i kallezuari i perseriti boterisht edhe ne konferencen e tij per shtyp te dates 02.12.2009. Duke permendur me emer biznesmene te ndryshem, ai perhapi ndaj meje sulme shpifese me pretendimin se siperfaqe te caktuara ndertimi jane dhene me firmen time ne dhunim te ligjeve te shtetit.


Ne vijim po riprodhoj ne ligjerate te drejte

Ilir Mata ka me firmen e Edi Rames 21.350 meter katror leje ndertimi. Ne nje vendim 11 mije meter katror, ne tjetren 9700, e tendere te tjere. Te gjitha jane ne dhunim te pronave e ligjeve. ... Fidel Ylli, 4.320 meter katror siperfaqe, me firme te Kryetarit Edi Rama, 21.532 meter katror, ne vitin 2008, e tera ne dhunim te hapur te ligjeve, me firme te Kryetarit Edi Rama, siperfaqja tjeter e Yllit te partise, Fidelit te Rames, 21.532 meter katror, me firme te Kryetarit Edi Rama...

Po ne kete konference permenden edhe biznesmene te tjere dhe siperfaqe te tjera ndertimi qe, ne kontekstualitetin e ketij prononcimi publik, aludohet se jane dhene prej meje ne shkelje te ligjeve te shtetit. I kallezuari, ne te gjithe tekstin e konferences se lartpermendur per shtyp, me vendos mua kallezuesin ne krye te nje grupimi qe, sipas tij vepron sipas rregullave te mafies.

Ne keto pohime nuk ka asgje te vertete, ato jane shpifje fund e krye, te perhapura me qellimin per te demtuar emrin dhe respektin qe une gezoj nder votuesit e forces politike qe drejtoj dhe ne shoqerine shqiptare ne pergjithesi.

Kerkoj nga Ju te administroni te gjithe dokumentacionin e nevojshem qe verteton qe Kryetari i Bashkise nuk eshte autoriteti i ngarkuar nga ligji per te dhene leje apo siperfaqe ndertimi dhe nuk ka dhene te tilla. I kallezuari prej meje e di mjaft mire kete, por ka qellim te deformoje me sulme shpifese personalitetin tim publik.


Zonja Prokurore e Pergjithshme,

Theniet e cituara me siper, te perhapura nga Sali Berisha boterisht dhe ne menyre te perseritur, permbajne te gjitha elementet e vepres penale te shpifjes per shkak te detyres.

Theniet e mesiperme jo vetem jane krejt te paverteta, por nuk kane as karakter te pergjithshem. Jane thenie me permbajtje konkrete, qe prekin padrejtesisht dhe qellimisht aspekte te jetes sime private dhe publike.

Ato plotesojne gjithashtu, te gjitha elementet subjektive te vepres penale te konsumuar duke qene se une jam kryetari i partise me te madhe opozitare. Keto thenie u artikuluan ne forme sulmesh publike fill pas protestes se madhe popullore per grabitjen e votave nga ana e pushtetit qe drejton i kallezuarit Sali Berisha. Eshte krejt e qarte se keto sulme shpifese behen per shkak te detyrave institucionale dhe shteterore qe une kryej, duke synuar te demtojne personalitetin njerezor e politik te kundershtarit ne opozite.

Theniet me permbajtje shpifese jane perhapur publikisht dhe ne menyre te perseritur. Ky eshte fakt i njohur boterisht.

Faktet e mesiperme provojne se i kallezuari Sali Berisha i ka konsumuar plotesisht elementet e krimit te shpifjes per shkak te detyres, te kryer boterisht dhe me shume se njehere, parashikuar nga neni 240/2 i Kodit Penal.

# # #

Sulmet shpifese te Sali Berishes ndaj personalitetit tim shoqeror, ne pjese te vecanta te fjalimeve te tij publike, bashkeshoqerohen edhe me fyerje te hapura ndaj personit tim.

I kallezuari, i akuzuar publikisht prej meje si kryetar i opozites per manipulim te votes se shqiptareve ne zgjedhjet e 28 qershorit, nuk eshte ne gjendje te kontrolloje fjalet dhe nuk ndalet vetem ne sulmet me qellim diskreditimin e rolit tim publik. Ai synon edhe cenimin e nderit dhe dinjitetit vetjak me anen e sulmeve fyese, te kryera faqe deputeteve te Kuvendit, perfaqesuesve te mediave pamore dhe te shkruara si dhe perballe opinionit te gjere publik.


Ne vijim, po citoj keto sulme fyese ne ligjerate te drejte

Por ti je nje perbindesh... Nga te gjithe politikanet shqiptare ti je skllav i krimit... Provoje... vazhdo se do jete si per ata burrat me klimaks, po ti ke qene me klimaks tere jeten, ti ke lindur me klimaks... Nuk mund te zgjidh une boten tende hormonale...

Etiketime te tilla te qellimshme nuk ka dyshim qe jane kryekeput cnjerezore dhe cenojne nderin e dinjitetin tim njerezor. Ato jane artikuluar boterisht dhe nuk kane karakter privat, karakteri i tyre eshte per shkak te detyres sime institucionale si Kryetar i forces me te madhe opozitare dhe te detyres shteterore si Kryetar i Bashkise se Tiranes. Beteja ime me Sali Berishen nuk kryhet per ceshtje private, por per ceshtje teresisht publike dhe me interes te gjere shoqeror, ndaj edhe sulmet e tij fyese ndaj meje duhet te cilesohen si te konsumuara per shkak te detyres.

Lidhur me sa me siper, kerkoj qe Prokuroria e Pergjithshme ti kerkoje Kuvendit te Shqiperise autorizimin per te proceduar kunder Sali Berishes, per shkak se ai ka konsumuar veprat penale te shpifjes per shkak te detyres dhe te fyerjes per shkak te detyres, te parashikuara perkatesisht nga nenet 240/2 dhe 239/2 te Kodit Penal.

Gjithashtu, ne mbeshtetje te nenit 62 te KPrP kerkoj qe te legjitimohem ne cilesine e paditesit civil ne procesin penal me qellim mbrojtjen e interesave te mia ne proces dhe shperblimin e demit te shkaktuar nga veprat penale te kryera ne demin tim nga i kallezuari Sali Berisha.

Bashkelidhur ketij kallezimi

- Nje kopje elektronike dhe te printuar fjalen e te kallezuarit ne Kuvendin e Shqiperise si dhe fjalen ne konferencen e shtypit ne foltoren e Kryeministrise.

- Kopje te gazetave te meposhtme, te dates 27.11.2009, te cilat kane pasqyruar fjalen e Z. Berisha ne Kuvendin e Shqiperise si me poshte

- Gazeta Rilindja Demokratike,

- Gazeta Shqiptare

- Gazeta Panorama,

- Gazeta Korrieri,

- Gazeta Shekulli.


- Kopje te gazetave te meposhtme te dates 03.12.2009 te cilat kane pasqyruar fjalen e Z. Berisha ne konferencen e shtypit ne foltoren e Kryeministrise si me poshte

- Gazeta Shqiptare

- Gazeta Shekulli,


- Gazeta Shqip,

- Gazeta Korrieri,


- Gazeta Koha Jone.

Me respekt,
Kallezuesi

Edi Rama 
 


Ne cilesine e Kryetarit te PSSH dhe te Kryetarit te Bashkise se Tiranes 


***********



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kurbani dhe Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 41 here.
        Nga Gazmend Kapllani*   Personalisht nuk kam asnjë lloj farefisnie politike me autorin. Dhe nuk do isha këtu të flisja për librin në se nuk do më pëlqente me të vërtetë. Shumica prej jush që jeni në këtë sallë nuk keni nevojë që unë t’ju flas mirë për librin dhe për autorin sepse kam përshtypjen, duke parë gjestet tuaja, që mendoni mirë për autorin edhe pa e lexuar librin. Do mendonit shumë mirë për të edhe sikur ai mos t’a...Lexo te gjithe artikullin »


» A u duhen studenteve kaq shume mastera?
» Sovraniteti i fakteve
» Shqiperia si vazhdim i panderprere i pavazhdimesise
» Perqeshja aktoreske per Gjykaten Kushtetuese
» Romet, Avokati i Popullit dhe ne, “raca e bardhe”
» Leter publike e Nexhmije Hoxhes
» Lecitja
» Nuk ka Shqiperi te pasur, me fshat te varfer
» “Feudalizem” me plehrat…
» “E shkruar” nga Perendi(mi)!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit