Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pagat, rritje para zgjedhjeve

Publikuar me : 10.12.2008 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 576 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Keshilltari ekonomik i Kryeministrit, Petraq Milo, zbulon per "Shqip" menyren sesi do te perdoret buxheti i shtetit per vitin 2009, prej 5 miliarde dollaresh. Nga kjo shume, 160 milione dollare ose 15.7 miliarde leke konsiderohen nga qeveria shqiptare si fond rezerve ne rast se Shqiperia ne 2009-en preket nga kriza ekonomike. Keshilltari i Kryeministrit Berisha tregon edhe menyren sesi do te rriten pagat e buxhetoreve dhe pensionet me 1 maj te 2009-es, pak muaj perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare. Shperndarja e buxhetit, rritja ekonomike, rritja e ndjeshme e çmimeve ne diference me kater vjet me pare jane disa nga çeshtjet te cilave keshilltari Petraq Milo u ka dhene pergjigje gjate intervistes.

Kriza globale ekonomike ka pushtuar vendet me te zhvilluara te botes. Fatmiresisht Shqiperia nuk eshte prekur nga kjo krize. Por sa i pergatitur eshte vendi yne per ta perballuar kete dhe a eshte parashikuar ndonje fond rezerve?

Sigurisht. Çeshtjen e krizes do ta ndaje ne tri aspekte. Ne aspektin e pare do te thosha vete buxheti, rritja ekonomike dhe rekomandimet qe kane dhene forume te ndryshme nderkombetare ne lidhje me pergjigjen ndaj krizes. Ne pjesen e pare per buxhetin, vete politika e buxhetit te kater viteve dhe vazhdimesia e saj ne politikat fiskale eshte nje pergjigje adekuate ndaj krizes, ne kuptimin ne radhe te pare te uljes se deficitit, gje qe krijon hapesira te medha per marrjen e kredive ne sektorin privat. Ne radhe te dyte, uljen e barres fiskale qe ka qene nje nga rekomandimet e grupeve si G-20 etj., qe qeverite duhet te ndermarrin politika ne mbeshtetje te biznesit. Ne 2009-en keto politika do te vazhdojne me uljen e kontributeve te sigurimeve shoqerore. Njekohesisht kredia buxhetore ka qene kredi e mbeshtetjes se investimeve publike. Bashkerendimi i politikes fiskale me politiken ka prodhuar nje situate te qendrueshme makroekonomike ne keto kater vite. Ne pikepamjen teknike, eshte e rendesishme marrja parasysh e efekteve te mundshme si ne te ardhurat dhe shpenzimet, gje qe ne te ardhurat eshte karakterizuar nga nje vleresim optimal dhe ne shpenzimet jane parashikuar elemente te kontigjences.

A ka ndonje shifer sesa rezerva ka Shqiperia per te perballuar kete krize ne rast se preket Shqiperia?

Sigurisht qe ka nje shifer. Fondi rezerve eshte ne shifren rreth 15.7 miliarde leke. Ky eshte dukshem me i larte sesa viti 2008-te. Politikat ne pergjigje te krizes jane politika te cilat do te kerkonin mbeshtetjen e rritjes se prodhimit vendas. Une e theksova se shperndarja e investimeve publike ne mbeshtetje te infrastruktures, energjise, bujqesise, si dhe sektoreve te tjere kane krijuar dhe do te vazhdojne te krijojne nje mbeshtetje per nje rritje te prodhimeve vendase. Ne 9-mujorin e 2008-es kemi nje rritje te eksporteve 43%. Kemi nje rritje te konsiderueshme te eksporteve bujqesore. Ky eshte nje tregues i drejtperdrejte i mbeshtetjes se rritjes se prodhimit vendas.

Zoti Milo, ne ç‘menyre eshte parashikuar rritja ekonomike ne buxhetin e 2009-es dhe ne ç‘forme politika financiare do te shkoje ne favor te biznesit?

Normalisht qe buxheti i shtetit behet nje instrument i fuqishem i shperndarjes se fondeve publike. Ështe menyra me te cilen qeveria ben rishperndarjen e fondeve publike. Kur flasim per buxhetin e 2009-es, ajo qe eshte e veçuar ne kete buxhet eshte ecuria progresive ne rritje ne kater vitet e qeverisjes nga 2005-2009. Nga pikepamja sesi e ka mbeshtetur ky buxhet rritjen ekonomike, ne radhe te pare doja te veçoja se te ardhurat fiskale ne buxhetin e kater viteve jane shumefishuar dhe nese do krahasonim dy periudhat katervjeçare, kemi nje rritje ne masen 83% te te ardhurave tatimore. Kjo rritje e te ardhurave eshte bere ne nje situate ne te cilen barra fiskale

eshte pergjysmuar, nga 2005-a per tatimet per biznesin e vogel, duke vazhduar me tej ne uljen per tatimin mbi te ardhurat personale dhe kontributin e sigurimeve shoqerore, dhe duke vazhduar ne vitin 2008 ne uljen e tatimit mbi korporaten pra 10% dhe ne perfundim te katervjeçarit uljen e metejshme te kontributit te sigurimeve shoqerore ne nje maj te 2009-es ne 15% per punedhenesit. Ne kete aspekt kemi dy efekte te menjehershme. Kemi rritjen e te ardhurave ne kontekstin e nje politike fiskale me te ulet ne rajon dhe qe ka lehtesuar bizneset dhe njekohesisht dhe krijimin e mundesive qe me keto te ardhura te investohet me shume per investimet publike dhe ne uljen e deficitit buxhetor. Po te analizojme te ardhurat ne vetvete, te gjitha keto kane nje rritje qe shkon nga nivelet 80-90% ne funksion te llojeve te tatimeve qe ka treguar se lufta ndaj informalitetit ka qene shume e vlefshme. Kombinimi i dy politikave, pra me politiken e uljes se taksave dhe forcimit te administrimit fiskal ka dhene efektin e saj ne rritjen e te ardhurave. Ështe hequr pjesa e evazionit per arsye se konsumi i individit nuk ka ndryshuar. Njekohesisht rritja e te ardhurave ka sjelle rritjen e investimeve, te cilat jane mbeshtetje direkte te rritjes ekonomike per faktin se ne 2009-en arrijme ne nje mesatare qe ka shkuar nga 7% deri ne 9% te prodhimit te pergjithshem bruto te tre viteve te njepasnjeshme. Ne vitin 2007-te investimet publike ne perqindje te produktit bruto jane 6%, ne vitin 2008 rreth 9%. Keto ritme kaq te larta qe jane dukshem me te larta se vendet e rajonit jane mbeshtetesit kryesore te rritjes ekonomike. Rritja e te ardhurave çon ne uljen e deficitit buxhetor. Fakti qe qeveria do te marre me pak borxh ne tregun e parave, tregon se kjo shpreh mundesine e lejimit te biznesit privat qe te marre sa me shume kredi ne tregun financiar. Politika e buxhetit shkon ne favor te mbeshtetjes se biznesit.

Ju folet per rritjen e te ardhurave dhe rritjen e çmimeve. Ne fakt ka nje lloj paqartesie: çmimet kane qene shume here me te uleta kater vjet me perpara, dhe mendohet se ka nje rritje me te madhe te çmimeve sesa te rrogave. Ç‘mendoni per kete?

Pa folur per efektin e rritjes se çmimeve, per te ardhurat do te thosha qe te gjitha aludimet qe behen per te ardhurat e krahasuara ne kater vite jane nje element propagandistik. Sado qe te jete efekti i çmimeve, efekt i cili eshte 3-4% ne vit, qe ne totalin e kater viteve te akumuluara shkon ne 16%, por kjo absolutisht eshte shume larg rritjes se krahasuar te dy periudhave 2001-2004 dhe 2005-2009 per rreth 90% me te larta. Per pjesen e shpenzime do te theksoja se keto kater vitet e fundit eshte bere nje politike qe sherben ne rritjen e pagave kryesisht te shtesave me te uleta. Me dyfishimin e pagave per sektoret e arsimit dhe shendetesise, si dhe rritjen prioritare te pagave te uleta ne 2009-en, jo vetem qe mbulon kete indeksim, por kemi nje rritje reale te pagave mbi masen 80-90%. Dyfishimi i pagave eshte nje rritje reale e tyre.

Ndalemi pak te kategoria e pagave. Si do behet rritja e tyre dhe çfare eshte parashikuar?

Rritja do behet ne 1 maj. Kjo rritje do te behet perpara zgjedhjeve, ne menyre qe te mos influencoje procesin zgjedhor. Ajo do te kete te njejten formule. Pra do mbeshtetet sektori i arsimit dhe shendetesise per te dyfishuar pagat per mesuesit dhe mjeket. Do te rritet ne menyre prioritare me shume sesa vlera e inflacionit, pra nivelet e pagave te uleta, dhe do te indeksohen pagat e larta. Rritja e pagave do te mbeshtese arsimin si nje nga elementet kryesore te rritjes ekonomike. Shkaku i varferise sipas shume studimeve dhe eksperiencave eshte arsimimi i ulet i qytetareve. Perkundrazi, arsimi i larte eshte nje nga parakushtet e nevojshme jo vetem per emancipimin e shoqerise, por edhe per te siguruar rritje te larta ekonomike. Ne dekadat e fundit vendet qe kane pasur nje rritje ekonomike te larte dhe te konsiderueshme kane aplikuar dhe norma te larta te investimeve dhe financimit te arsimit. Qeveria ne sektorin e arsimit nuk eshte mbeshtetur thjesht per te ofruar rritjen e pagave ne arsim, por jane nje sere elementesh apo reformash si ligji per arsimin e larte, reforma e matures shteterore, regjistrimi ne universitetet, reforma e tekstit alternativ etj. Gjithashtu permiresimi dhe rritja e investimeve ne arsim jo vetem me rikonstruksionin por dhe me ndertimin e objekteve te reja kane sjelle uljen e numrit te nxenesve ne klase dhe permiresimin e kualiteti te mesimdhenies. Aspekti tjeter social i domosdoshem eshte rritja e pensioneve, kryesisht rritja e pensioneve te fshatit ne masen 20% gje qe tejkalon dyfishin e pensioneve dhe kategorive te tjera te te ardhurave pensionale ne fshat ne vitin 2009 krahasuar me vitin 2005, si dhe rritja me 10% e pensioneve ne qytet, gje qe e çon mbi 50% rritjen e pensioneve ne periudhen katervjeçare.

Ku eshte perqendruar me shume buxheti i 2009-es?

Investimet publike zene vendin kryesor ne buxhet, sepse ato jane nje faktor ne zhvillimin ekonomik. Rruga Durres-Kukes, Rruga e Arbrit, rruga e bregdetit Vlore-Sarande, rruga Qafe Plloçe-Korçe, te cilat ne menyre te drejtperdrejte jo vetem ndikojne ne rritjen dhe zhvillimin e kompanive private per te kryer punime, por edhe ndikojne ne transportin dhe levizjen e mallrave, uljen e varferise, integrimin rajonal, etj. Buxheti eshte perqendruar edhe ne sektorin e bujqesise, duke ndihmuar fermeret me kredi te zbutura. Ne pjesen tjeter te shpenzimeve, kjo politike e te ardhurave ka ndikuar ne uljen e deficitit buxhetor, qe ne radhe te pare ka efektin ne uljen e mases se kredise qe kerkon buxheti i shtetit dhe lenien e hapesires me te madhe per te marre kredi sektori privat. Por edhe mund te themi se deficitet e uleta bejne te mundur nje faktor te mbajtjes nen kontroll te inflacionit, nivele te cilat ne Shqiperi kane qene disa here me te uleta se vendet e tjera te rajonit apo me gjere.

Per shperndarjen e buxhetit, sa per qind do te perdoren per shpenzimet publike, arsimin, shendetesine etj? A keni ndonje te dhene konkrete per keta sektore?

Sigurisht qe ka. Ne pjesen me te madhe, po ta shprehnim shperndarjen e buxhetit sipas prioriteteve, do te theksoja qe

ne radhe te pare eshte sektori i arsimit, shendetesise, politikat sociale e politikat ekonomike, si dhe politika te cilat jane ne perputhje me hapat e Shqiperise ne integrimin e saj euroatlantik. Po te shikojme shpenzimet per arsimin do te thosha qe ato shkojne ne 4% te prodhimit te pergjithshem bruto ne 2009-en. Ka nje rritje sasiore, por edhe cilesore, gje qe eshte nje zhvillim pozitiv dhe nuk eshte ne perputhje me pretendimet e ndryshme te cilat bejne me dije se shperndarja e fondeve ne arsim ka qene e ulet. Perkundrazi, nje tregues i tille eshte nje tregues shume pozitiv qe ne kuadrin e kater viteve kemi nje rritje prej 1% te prodhimit te pergjithshem bruto. Pjesa e dyte e shpenzimeve eshte per shendetesine, shifer kjo qe shkon ne 3% te prodhimit te pergjithshem bruto. Kemi shpenzimet qe mbeshtesin rritjen ekonomike ne 5.4% te prodhimit te pergjithshem bruto, shpenzimet per mbrojtjen sociale ne 7.7% te prodhimit te brendshem bruto. Pa harruar edhe shpenzimet ne rreth 2% qe jane ne sistemin e mbrojtjes per t‘iu pergjigjur kerkesave per integrimin euroatlantik.

Kush e ze pjesen me te madhe te buxhetit?

Kuptohet qe rruget kane mbi 70% te investimeve publike. Ne fund te periudhes katervjeçare Shqiperia do te kete plotesuar nje infrastrukture rrugore moderne dhe te pershtatshme, qe do kete efekte ne te ardhmen dhe mbeshtetjen ne integrimin e rajoneve, uljen e varferise dhe rritjen e flukseve brenda vendit dhe me tej.

 

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomike

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 80 here.
2012, FMN parashikon 0.5perqind rritje ekonomikeViti 2012 do të jetë edhe më i keq se 2011 sa i takon rritjes ekonomike për Shqipërinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur më tej parashikimin duke përcaktuar se këtë vit rritja do të jetë vetëm 0.5 perqind. Misioni i fundit i FMN-së kishte parashikuar një rritje prej 1.5 perqind ndërsa me rishikimin e parashikimit, rritja është ulur me 1 perqind. Sa i takon vitit 2011, FMN përllogarit se rritja ka qenë në nivelin 1.1 perqind. Arsye kryesore e kësaj ulje sipas FMN-së do...Lexo te gjithe artikullin »


» Deklarimi, 1.6 mln shqiptare, me shume se 2 mln leke te ardhura ne vit
» Eknomia, parashikimet e zymta per 2012
» Vendimi i Bordit te CEZ, shkarkohet Josef Hejsek
» Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia
» Kameron “Masa te guximshme” per te dale nga kriza
» Kriza ne Greqi Merkel aspak optimiste
» Si do regjistrohen pallatet e reja, ligji i ri shkon ne Kuvend,
» Shqiperia 2011, kumar dhe varferi
» Merkel “Greqia do te qendroje ne Eurozone”
» Shifrat e AKEP per 2011-n, mbi 6 celulare per cdo shtepi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit