TIRANE- Institucionet ne varesi te Keshillit te Ministrave si dhe Kryeministrit do te paguajne punonjesit e tyre sipas nje niveli te ri pagash. Gazeta zbardh sot vendimin e qeverise per rritjen e pagave shoqeruar me tabelat sipas pozicionit te secilit punonjes apo drejtues dhe llojit te diplomes.
Te gjithe titullaret e institucioneve qendrore ne varesi te qeverise apo Kryeministrit do te paguhen me nga 105 mije leke ne muaj. Nderkohe, pozicionet zevendesdrejtor, drejtor drejtorie, dhe anetar te Komisionit te Prokurimit Publik do te paguhen me 88 mije leke ne muaj.
Paga e re per pozicionet, Anetar i organit drejtues dhe Inspektor i Pergjithshem ne Drejtorine e Pergjithshme te arkivave do te jete 71 mije leke ne muaj. Pergjegjesit e sektorit dhe Pergjegjesi i Bibliotekes Shkencore ne Akademine e Shkencave paguhen me 62 mije leke ne muaj ndersa Kryetari Deges ne Akademine e Shkencave perfiton nje page prej 54 mije lekesh.
Punonjesit qe jane ne pozicionin e specialistit parashikohet te paguhen me 43 mije leke per specialistet e larte dhe 33 mije leke per specialistet.
Per sa i perket struktures se re te pagave ne Agjencine Kombetare te Shoqerise se Informacionit, titullari do te paguhet ne total me 125 mije leke ne muaj, nga te cilat 105 mije leke paga baze dhe 20 mije leke shtese per kushte pune. Zevendesi i titullarit paguhet me 103 mije leke ne muaj, nga te cilat 88 mije leke page baze dhe 15 mije leke shtese per kushte pune.
Te njejten page perfitojne edhe Drejtoret e Drejtorive ne kete institucion ne perjashtim te shteses qe perfiton zevendesi i titullarit. Pergjegjesi sektorit te permbajtjes paguhet me 82 mije leke ne muaj ndersa Pergjegjesi i Sektorit Mbeshtetes me respektivisht me 62 dhe 54 mije leke ne muaj sipas pozicionit te punes.
Sipas tabelave te reja te miratuara nga qeveria, specialistet ne sektoret apo drejtorite e permbajtjes do te paguhen me nga 79 mije leke ne muaj, ndersa specialistet ne sektoret apo drejtorite mbeshtetese respektivisht me nga 43 dhe 33 mije leke ne muaj, sipas pozicionit.
Administrata qendrore, shtese 15 mije leke per IT-te
Shtese page me 15 mije leke ne varesi te diplomes qe kane do te perfitojne edhe pozicionet Specialist, Pergjegjes sektor apo Drejtor ne Kryeministri, aparatet e ministrive te linjes, Administraten e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Prokurorine e Pergjithshme dhe Gjykaten e Larte, te cilet punojne ne pozicione qe lidhen me procesin e informatizimit te administrates publike dhe kerkojne ne menyre te detyrueshme Diplome te Nivelit te Dyte (DND) ose Diplome te Integruar te Nivelit te Dyte (DIND) apo te barasvlershme me to, sipas legjislacionit te arsimit te larte, ne deget Inxhinieri elektronike apo Informatike.
Te njejten shtese per kushte pune e perfitojne edhe specialistet e suportit funksional ne Drejtorine e Administrimit te Sistemit te Thesarit, ne Ministrine e Financave.
**********************************
Zbardhen tabelat me pagat e reja per administraten e Gjykatave te Shkalles se Pare dhe atyre te Apelit dhe prokurorive prane tyre si dhe Administrates se Ministrise se Jashtme
Gjykatat, rritje page 2 mije leke per administraten
Punonjesit e administrates se gjykatave te shkalles se pare, gjykatave te apelit dhe te prokurorive prane tyre si dhe administrata e Ministrise se Puneve te Jashtme perfitojne rritje page sipas vendimit te disa javeve me pare te Keshillit te Ministrave. Gazeta publikon sot tabelat e plota me pagat e reja per te gjithe punonjesit sipas pozicionit ku ata punojne si dhe nivelin e shteses sipas kategorise se diplomes.
Administrata gjyqesore
Rritja per secilin punonjes te Administrates Gjyqesore eshte perafersisht ne nivelin e 2 mije lekeve ndersa ndryshime verehen edhe tek shtesat per shkak te kategorise se diplomes. Sipas tabelave te miratuara me vendim qeverie, Pergjegjesi i Sherbimeve Mbeshtetese ne Gjykaten e Krimeve te Renda parashikohet te marre nje page prej 71 mije lekesh, ose rreth 2 mije leke me shume krahasuar me pagen e vjeter.
Nderkohe, pozicioni kryesekretar gjyqesor, kryesekretar ne prokurori apo kryetar dege, sipas tabelave te reja perfiton nje page prej 54 mije lekesh, ndersa pozicioni sekretar gjyqesor, sekretar prane prokuroreve dhe specialist paguhen me nje page baze prej 43 mije lekesh.
Ata qe jane ne statusin e specialistit ne keto institucione, te cilet punojne ne pozicione qe lidhen me procesin e informatizimit te veprimtarise se administrates gjyqesore e te veprimtarise se administrates se prokurorive prane gjykatave, dhe qe kerkojne ne menyre te detyrueshme Diplome te Nivelit te Dyte ose Diplome te Integruar te Nivelit te Dyte apo te barasvlershme me to, perfitojne nje shtese prej 10 mije lekesh, mbi pagen mujore te kategorise perkatese.
Ministria e Jashtme
Rritje disi me te larte ne raport me administraten gjyqesore kane perfituar punonjesit e Ministrise se Puneve te Jashtme.
Pervec shteses per vjetersi pune prej 2 per qind, ambasadoret perfitojne nje page ne shumen e 115 mije lekeve ne muaj, pozicioni minister fuqiplote, minister keshilltar dhe konsull i Pergjithshem paguhet me 105 mije leke, ndersa pozicioni i keshilltarit me 88 mije leke.
Sekretari i pare paguhet me 71 mije leke, sekretari i dyte dhe zevendes konsulli me 54 mije leke, ndersa sekretari i trete dhe agjentet konsullore me 43 mije leke. Sipas vendimit, atashete do te paguhen me nje page mujore prej 33 mije lekesh.
Diplomat, shtese me te larte per ata qe kane DND-ne
Per sa i perket pages se perfituar nga lloji i diplomes, me te privilegjuar do te jene ata qe kane Diplome te Nivelit te Dyte (DND) pasi perfitojne nje shume prej 12 mije lekesh.
Te njejten shume perfitojne edhe ata qe kane diplome te Integruar te Nivelit te Dyte (DIND) ai dhe ata me diploma te barasvlershme me dy te parat sipas ligjit per arsimin e larte. Shtese prej 11 mije lekesh, perfitojne ata qe kane diploma Diploma te Nivelit te Pare (DNP) apo te barazvlefshme me to plus Master te Nivelit te Pare (MNP). Nderkohe, punonjesit me diploma te Nivelit te Pare (DNP) perfitojne nje shtese prej 10 mije lekesh.
Pjese e vendimit per rritjen e pagave eshte edhe administrata e Presidences si dhe kabineteve te Kryeministrit, Ministrave, Zevendesministrave, Kryeprokurorit, kreut te Gjykates se Larte, etj
Sa rriten pagat per punonjesit e ministrive, Kuvendit dhe KQZ-se
TIRANE- Ndryshon niveli i pagave per administraten e Ministrive, Presidences, Kuvendit, Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nepunesve te kabineteve te Ministrive dhe Kryeministrise, zevendesministrave, etj. Referuar tabelave te miratuar ne mbledhjen e qeverise, te gjithe zevendesministrat do te paguhen me nje page prej 136 mije lekesh ne muaj, ndersa Drejtori i kabinetit te Kryeministrit, Prokurorit te Pergjithshem dhe Kryetarit te Gjykates se Larte barazohen ne page me nepunesin civil te kategorise I-a, e cila paguhet me 126 mije leke ne muaj. Krahasuar me tabelat e meparshme, kjo kategori nuk ka perfituar rritje te pages.
Nderkohe, Keshilltari i Kryeministrit, shefi i protokollit te Kryeministrit, dhe drejtori i kabinetit te zevendeskryeministrit paguhen njelloj sa edhe zevendesministri, pra 126 mije leke ne muaj.
Nga ana tjeter, Keshilltari i Prokurorit te Pergjithshem, keshilltari i kryetarit te Gjykates se Larte, ndihmesi i Kryeministrit dhe keshilltari i zevendeskryeministrit perfshihen ne kategorine I-b dhe paguhem me nje page mujore prej 115 mije lekesh ne muaj. Krahasuar me tabelat e meparshme, kjo kategori ka perfituar nje rritje prej 1 mije lekesh ne muaj nga paga baze.
Nderkohe, ndihmesi i zevendeskryeministrit dhe drejtori i kabinetit te ministrit paguhen me 105 mije leke ne muaj, ndersa Keshilltari i ministrit dhe zedhenesi 88 mije leke ne muaj. Keta te fundit kane perfituar nje rritje prej 1500 lekesh krahasuar me pagen qe merrnin deri me tani.
Per sa i perket pozicionit ndihmes ligjor prane prokuroreve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe ekspert ne Prokurorine e Pergjithshme, paga e permuajshme eshte 71 mije leke, ndersa pozicioni Sekretar i Kryeministrit, Presidentit, Kryetarit te Kuvendit, Kryetarit te Gjykates se Larte, Prokurorit te Pergjithshem, Zevendeskryeministrit dhe nenkryetarit te Kuvendit paguhet me 66 mije leke ne muaj. Shtesa per vjetersi ne pune per pozicionet e mesiperme, jepet ne masen 2 per qind pas cdo viti pune, deri ne 25 vjet, dhe llogaritet mbi vleren12 mije leke.
Paga per pozicionin sekretar i ministrit, sekretar, sekretar i keshilltarit eshte 55 mije leke ne muaj. Sipas vendimit, te drejten per te pasur keshilltare te jashtem e kane vetem Kryeministri dhe zevendeskryeministri. Pagesa e tyre mujore eshte deri ne 40 per qind te pages mujore te keshilltarit te brendshem. Masa e pageses percaktohet nga titullari i institucionit perkates.
Nivelet e mesiperme te pagave, zbatohen edhe per funksionet ekuivalente te administrates se Presidentit, Kuvendit dhe Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.
Sqarim per kategorite I-a Sekretar i Pergjithshem; I-b Sekretar i Pergjithshem ne Ministri
Drejtor Departamenti ne Qeveria, Drejtor i Departamentit te Administrates Publike; II-a Drejtor i Drejtorise se Pergjithshme; II-b Drejtor Drejtorie; III-a Pergjegjes Sektori; III-b Specialist i nivelit te larte; IV -a Specialist i nivelit te mesem; IV-b Specialist
Te gjithe efektivet e policise si dhe ata zjarrfikes do te kene nje rritje te pagave e cila shtrin efektin qe prej dates 1 Korrik te ketij viti. Publikohen tabelat e miratuara ne mbledhjen e qeverise me nivelin e pagave per te gjitha kategorite sipas grades dhe rolit per secilin efektiv, si dhe rritja perkatese.
Referuar tabelave ne fjale, rritjen me te larte e kane perfituar efektivet e nivelit zbatues si dhe ata te nivelit te pare drejtues.
Rritje gjithashtu kane perfituar edhe niveli i mesem drejtues si dhe niveli i larte. Ne keto te fundit perfshihen Zevendes Drejtori dhe Drejtori i Pergjithshem. Pagat e forcave te Policise se Shtetit perbehen nga nje page baze, plus shtesat qe secili prej tyre perfiton bazuar mbi pozicionin ku ushtrohet detyra.
Sipas nivelit te ri te pagave per punonjesit e Policise se Shtetit, paga mujore baze per nje nen inspektor shkon nga 32 mije leke ne 35 mije e 600 leke, ndersa nje inspektor, i cili deri me tani eshte paguar me 34 mije e 500 leke ne muaj, tashme paguhet me 39 mije leke.
Paga mujore baze per krye inspektorin eshte ne nivelin e 44 mije lekeve. Nderkohe, ne nivelin e mesem drejtues, nen komisaret paguhen me nga 53 mije leke ne muaj ndersa komisaret me 58 mije leke. Kryekomisari merr nje page prej 82 mije lekesh ne muaj. Krahas pages, baze vendimi njeh edhe shtesa te tjera mbi pagen per punonjesit e Policise bazuar mbi sherbimet e ndryshme qe ata bejne.
Per te gjitha gradat e mesiperme, nese ata jane ne funksione organike per hetimin e krimeve kunder krimit te organizuar, oficere te Policise Gjyqesore dhe specialiste te policise ne zone perfitojne nje shtese page prej 6 mije e 500 lekesh.
Te njejten shtese e perfitojne edhe ata qe jane ne funksione organike te mbrojtjes se te miturve ne funksione te drejtorise se bashkepunimit dhe koordinimit nderkombetar. Te njejtat grada perfitojne edhe nje shtese page qe varion nga 16 mije e 500 deri ne 20 mije leke ne muaj nese jane ne funksione te Forces se Posacme dhe Oficere te Policise Gjyqesore prane Prokurorise per Krimet e Renda.
Nese ushtrojne detyren ne repartet RENEA, ate te helikoptereve, ate anti - eksploziveve, etj, perfitohet edhe nje shtese page prej 40 mije lekesh ne muaj. Nderkohe, sipas nivelit te miratuar nga qeveria, Zevendes Drejtori i pergjithshem dhe Drejtori i Pergjithshem perfitojne nje page respektivisht 106 mije dhe 115 mije leke ne muaj.
Zjarrfikesit
Ashtu si forcat e Policise edhe Forcat Zjarrfikese marrin nje page qe perbehet nga paga baze plus shtesat per shkak te natyres se sherbimit qe ata kryejne. Shtesa varion nga 6 deri ne 8 mije leke ne muaj ndersa paga eshte sipas grades. Nje agjent paguhet me 35 mije e 200 leke, agjenti i I-re 38 mije e 300 leke, asistenti 40 mije e 950 leke, asistenti i I-re 42 mije e 500 leke, ndersa krye asistenti trajtohet me nje page prej 45 mije lekesh ne muaj. Per sa i perket nivelit te mesem, nen inspektori paguhet me 49 mije leke ne muaj, inspektor 53 mije leke ndersa kryeinspektor 62 mije leke. Ne nivelin madhor, drejtuesi paguhet me 105 mije leke ne muaj dhe drejtuesi i I-re me 115 mije leke ne muaj. Te dy keto te fundit nuk perfitojne shtese page.