Qeveria britanike ka njoftuar se do te marre hua prej disa miliarda dollaresh per te financuar shkurtimet ne taksa ne perpjekje per te neutralizuar efektet negative te recesionit.
Ministri i Financave Alister Darling tha se kjo pakete stimuluese do te kap vleren e 30 miliarde dollareve.
Nje element kyc eshte pakesimi i pekohshem ne taksat e shitjeve nga 17.5 per qind ne 15 per qind.
Por vitin e ardhshem huate e marra nga qeveria do te rriteshin ne tete perqind te GDP-se dhe do te kete rritje taksash per ata qe kishin te ardhura te larta pas zgjedhjeve te ardhshme te cilat duhen mbajtur ne mesin e vitit 2010.
Konservatoret e opozites thane se paketa konsiderohej si nje predhe e madhe e pashperthyer taksash ne nje rrigjallerim te ardhshem ekonomik.