Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Pakti i PS per zgjidhjen e krizes

Publikuar me : 08.09.2010 Ne : Politike - 109 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

LETRA
Botohet per here te pare oferta e plote e socialisteve per arritjen e marreveshjes dhe hetimin e zgjedhjeve. Kater variantet si mund te shkoje ceshtja e fleteve ne Komisionin e Venecias, si do te ruaje KQZ kutite e votimit


Dy dite me pare, Gramoz Ruci pohoi ne Kuvend se socialistet e kane bere oferten e tyre te fundit per zgjidhjen e krizes dhe tashme nuk terhiqen me. Oferta eshte ne tryezen tuaj zoti Berisha, duhet ta pranoni, - pohoi Ruci.

Nga ana e tij, kryeministri u tregua i gatshem per te pranuar pikat e marreveshjes me perjashtim te asaj qe flet per ceshtjet zgjedhore. Shekulli boton sot te plote paktin e hartuar nga socialistet, ku shpjegohen te gjitha pikat e hetimit te zgjedhjeve qe nisin nga parregullsite ne qendra votimi; problemet ne numerim; procesi i kartave te identitetit dhe pasaportave; presioni i ushtruar ne administrate permes shkarkimeve dhe levizjeve etj.

MARREVESHJA E PLOTE


Marreveshje kuader ndermjet Partise Demokratike dhe Partise Socialiste per zgjidhjen e krizes politike ne vend


Duke vleresuar rendesine e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe rolin qe mund dhe duhet te luajne te gjitha forcat politike ne kete proces; Duke vleresuar dhe respektuar Rezoluten Nr. 0282, date 8 korrik 2010 te Parlamentit Europian per Integrimin e Shqiperise dhe vecanerisht faktin se kjo Rezolute Shpreh shpresen se Qeveria Shqiptare dhe opozita e kuptojne mjaft qarte se kalimi i kundershtive (perplasjeve) aktuale politike eshte vendimtar per progresin e vendit drejt integrimit Europian dhe per vazhdimin e aspirates Europiane te Shqiperise; rithekson konkluzionin e arritur ne mbledhjen e Keshillit te Puneve te Jashtme te 17 qershorit 2010 se eshte koha me e pershtatshme per te gjetur nje zgjidhje per krizat aktuale politike, zgjidhje qe do ti rezistoje testit te kohes, dhe se eshte pergjegjesia e Qeverise Shqiptare qe se bashku me opoziten te gjejne nje menyre te menjehershme dhe transparente ne respektim te plote te Kushtetutes Shqiptare, zgjidhje dhe rruge perpara qe do te kerkohen nga vendi ne rrugen e tij ne Bashkimin Europian;


Duke vleresuar faktin se shume prej reformave qe mundesojne integrimin europian te Shqiperise kane nevoje per konsensus politik mes gjithe forcave politike dhe nevojen qe secila prej tyre te lere menjane ne kete moment dallimet qe kane ne qendrimet dhe vleresimet politike per ceshtje te brendshme te ndryshme;


Duke vleresuar rendesine e levizjes se lire te shqiptareve, pa viza ne vendet e Bashkimit Europian, jo vetem si nje e drejte e tyre, por edhe si nje element me rendesi ne procesin e integrimit Europian te Shqiperise;


Te bindur ne nevojen per te bashkuar perpjekjet tona per te kontribuar ne plotesimin e detyrimeve politike dhe teknike te vendosur nga BE si kushte per marrjen e vendimit per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare qe duan te vizitojne keto vende;


Duke mbajtur ne konsiderate qendrimet dhe vleresimet e seciles pale ne kete marreveshje ne lidhje me shkaqet dhe pasojat e kesaj situate politike;
Duke pranuar dhe u angazhuar secila pale ne rendesine e verifikimit ne menyren me transparente, ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjin, te problematikes se zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009;

Duke vleresuar dhe u angazhuar ne rendesine e transparences se zgjedhjeve si nje baze per zhvillimin ne te ardhmen te proceseve zgjedhore, ne perputhje me te gjitha standardet nderkombetare dhe te pranimit te rezultatit te tyre nga te gjitha palet pjesemarrese ne zgjedhje;


Duke konsideruar te detyrueshme per zbatim amendamentet e Rezolutes se PE per Integrimin e Shqiperise e vecanerisht amendamentin e saj (6) ku theksohet shprehimisht se ...marreveshja baze per ngritjen e nje komisioni parlamentar, me qellim investigimin e zgjedhjeve parlamentare te 2009 - me Kryetar dhe shumicen e anetareve te zgjedhur nga opozita, dhe me nje mandat per te investiguar materialet zgjedhore - duhet te vihet ne jete sa me shpejt te jete e mundur dhe se ...ky komision investigues duhet te paraqese konkluzionet e tij ne nje kohe te tille qe te lejoje parlamentin te adoptoje nje legjislacion te ri shume kohe para zgjedhjeve te ardhshme lokale dhe rajonale bazuar mbi konkluzionet e komisionit dhe propozimet e bera nga OSBE/ODIHR;
Me qellimin e perbashket per ti dhene fund situates se renduar politike te momentit dhe krizes se funksionimit te institucioneve;


Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS) bien dakord per sa me poshte vijon
I. Te miratojne konsensualisht - menjehere me nenshkrimin e kesaj marreveshje - nje rezolute te perbashket te Kuvendit te Shqiperise Per mbeshtetjen e procesit te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian sipas tekstit bashkelidhur.


II. Angazhohen per nje zgjidhje sa me te shpejte per krizen politike lidhur me transparencen e procesit zgjedhor te zgjedhjeve parlamentare te 2009 permes zbatimit te hapave te meposhtme


3.1. Ngritjen e menjehershme te Komisionit Hetimor Parlamentar me mbeshtetjen e te gjitha forcave politike parlamentare, me qellim hetimin e parregullsive dhe shkeljeve te ligjit zgjedhor gjate zhvillimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009 - jo per efekt te ndryshimit te rezultatit, po per efekt te nxjerrjes se problemeve e pergjegjesive ne zbatimin e ligjit gjate procesit zgjedhor - duke respektuar plotesisht hapat dhe garancite e pershkruara ne menyre te plote ne kete marreveshje. Veprimtaria e ketij komisioni do te shtrihet ne nje afat kohor prej 4 muajsh. Bashkelidhur drafti i projektvendimit perkates.


Opsion shtese 1


Miratimi ne Kuvend me procedure te pershpejtuar te ndryshimeve ne ligjin Nr. 8891, date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit te Shqiperise, duke sanksionuar drejten e opozites se radhes qe me shumice dhe kryesim ne komisionin hetimor parlamentar te hetoje zgjedhjet e pergjithshme dhe vendore per efekt transparence, permiresimi legjislativ dhe kontrolli mbi institucionet zgjedhore.

Opsion shtese 2


Miratimi i nje amendamenti ne ligjin Nr. 8891, date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit te Shqiperise, duke sanksionuar te drejten e opozites qe te kete shumicen ne perberjen e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet e vitit 2009.


3.2. Hetimin nga Komisioni Hetimor Parlamentar i aspekteve te procesit zgjedhor te identifikuara si problematike ne raportin e OSBE/ODIHR-it dhe te vezhguesve te subjekteve politike, pa asnje perjashtim paraprak nga palet.


Hetimi do te perfshije ne objektin e tij ceshtjet kryesore te meposhtme
i. hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara, te ngritura nga partite politike, si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare, per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor;


ii. hetimi i dyshimeve dhe akuzave te ngritura nga partite politike, si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit;
iii. hetimin e pretendimeve per parregullsi dhe shkeljeje te ligjit gjate procesit te numerimit te votave, si dhe rolin dhe vendimmarrjen e KZAZ- ve dhe KQZ-se ne kete proces;


iv. hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore ne caktimin e zonave te qendrave te votimit, si dhe perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit;

v. hetimin e kritereve dhe procedurave te ndjekura nga Ministria e Brendshme ne fshirjen e dublikimeve te te dhenave ne baze te regjistrit te gjendjes civile, si dhe procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore;


vi. hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara, te ngritura nga partite politike dhe/ose dhe vezhguesit vendas e nderkombetare, per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me menyren dhe kriteret e zbatuara nga komisionet zgjedhore perfshire edhe KQZ ne caktimin e Qendrave te Votimit ne ambiente private;


vii. hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit, te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009;
viii. hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ ne lidhje me deshtimin apo mangesite e shfaqura ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese se monitorimit ne procesin e numerimit te votave;


ix. hetimi i akuzave publike per perdorim te mjeteve publike, si dhe te administrates publike te cdo niveli, ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore;
x. hetimi i akuzave per presione te ushtruara per largim, transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore, lokale apo te cdo enti publik, per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore, te kryera gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009, si dhe periudhen vijuese pas saj;


xi. hetimin e rasteve te dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg, nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009;


xii. cdo shkelje tjeter qe lidhet me procesin zgjedhor dhe qe do te rezultoje gjate hetimit.
3.3. Mjetet e hetimit te ketij komisioni do te perfshijne keqyrjen e menjehershme te materialeve zgjedhore ne perputhje me objektin e ketij komisioni hetimor dhe ceshtjet e identifikuara ne planin hetimor qe do te miratoje komisioni.


3.4. Per sa i perket kutive te fleteve te votimit, komisioni do te kerkoje brenda 10 diteve detyrimisht opinionin e Komisionit te Venecias (KV) per kushtetutshmerine e aksesit te dokumentacionit ne keto kuti ne funksion te hetimit, si dhe metodologjine dhe gjeresine e aksesit, me qellim hetimin e mangesive ne procesin e numerimit te votave, duke perjashtuar ne cdo rast hetimin e plote te ZAZ te vecanta, me qellim shmangien e cdo diskutimi ne lidhje me tabelat e rezultateve zgjedhore perfundimtare qe kane miratuar KZAZ perkatese.


Opinioni i Komisionit te Venecias do te kerkohet ne nje prej ketyre varianteve
Varianti a) nepermjet nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar per Kryetarin e Kuvendit, i cili ngarkohet tia percjelle kerkesen KV;


Varianti b) nepermjet nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar per Presidentin e Republikes, te cilit i kerkohet tia percjelle kerkesen KV;


Varianti c) nepermjet nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar per Sekretarin e Pergjithshem te KiE-se, duke i kerkuar percjelljen e kerkeses ne KV konform te angazhimit te bere nga ana e Presidences se KiE;


Varianti d) nepermjet nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese te paraqitur sipas Kushtetutes duke i kerkuar qe tia percjell kerkesen per opinion ne KV brenda 10 diteve dhe nese kjo nuk pranohet prej GJK te obligohet Kuvendi i Shqiperise per tia percjelle brenda 7 ditesh kete kerkese KV.


Varianti alternativ per piken 3.4.


Palet bien dakord qe te vazhdojne te negociojne per te gjetur zgjidhjen ligjore te pershtatshme konform ligjit lidhur me kutite e fleteve te votimit.


3.5. KQZ eshte e detyruar te vazhdoje te ruaje dhe te administroje te gjitha kutite e votimit deri ne perfundim te vendimmarrjes se Komisionit te Venecias, vendimmarrje te cilen palet obligohen ta respektojne ne menyre te njejte pavaresisht qendrimit perkates.
3.6. Institucionet shteterore (KQZ, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtesise, Ministria e Financave, Institucioneve te tyre te varesise, apo cdo institucion tjeter i perfshire ne kete proces) detyrohen te bashkepunojne dhe japin informacion apo cdo te dhene zyrtare qe ndihmon hetimin brenda 7 diteve nga dita e kerkeses te formuluar nga ana e KHP.


3.7. Mos kufizimin paraprakisht dhe permes votes bllokuese te shumices te se drejtes se Komisionit te Posacem Hetimor per te marre vendime ne perputhje me objektin e hetimit dhe ne frymen e ligjit.


3.8. Adresimin e perfundimeve te hetimit te kryer nga Komisioni i Posacem parlamentar tek organet kompetente dhe Komisionin bipartizan te Reformes Zgjedhore me qellim reflektimin e tyre ne ndryshimet e ardhshme ne Kodin Zgjedhor apo ligje te tjera qe lidhen me procesin zgjedhor.


3.9. Palet pranojne asistencen ligjore dhe monitorimin e gjithe veprimtarise se Komisionit Hetimor Parlamentar nga nje ose disa perfaqesues te caktuar bashkerisht nga Delegacioni i Komisionit Europian dhe nga Prezenca e OSBE/ODHIR-it ne Tirane.


III. Angazhohen per nje reforme te plote elektorale duke konsideruar rekomandimet e Raportit te OSBE/ODHIR-it dhe gjetjet e Komisionit Hetimor Parlamentar permes ngritjes dhe funksionimit te Komisioni te posacem parlamentar bipartizan per reformen zgjedhore.


Ky komision te filloje nga funksionimi menjehere me perfundimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, duke siguruar asistencen teknike te eksperteve te OSBE/ODIHR-it.
Partia Demokratike (PD) Partia Socialiste (PS)
Tirane, me.07.2010

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Berisha Kam 21perqind, te diplomuar jashte

Publikuar me : 02.02.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 66 here.
Berisha  Kam 21perqind, te diplomuar jashte“Thithja e trurit” nga ana e universiteteve dhe administratës shtetërore ishte sot tema qendrore e mbledhjes së qeverisë. Kryeministri Berisha u shpreh se është e domosdoshme që universitetet e vendit të ndërmarrin përpjekjen për thithjen e kontigjentit të të shkolluarve që jetojnë jashtë vendit. “Është shumë e domosdoshme që të gjitha universitetet të ndërmarrin përpjekjen e madhe për thithjen e trurit. Shqiptarët, pavarësisht se ku kanë lindur, duhet që...Lexo te gjithe artikullin »


» Topi dekreton Artan Zenelin per Gj. e Larte
» 21 janari, flet nga SHBA ish-Ministri i Brendshem
» Rama Kryeprokurorja, ne shenjester nga PD
» Arvizu Te ndalen sulmet ndaj Kryeprokurores
» Komisioni hetimor “denon” Spahiun qe ne seancen e dyte
» Ndryshohet Kodi, me shume kohe per regjistrimin e kandidateve
» Rama dhe disa deputete te PS vizite ne Austri
» Becaj takon ambasadorin e ri te Italise
» Berisha kerkon “ndreqjen” e historise
» Rama S’blejme me shume, paguajme me shume taksa

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit